Close
Faqja 18 prej 118 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 1175
  1. #171
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Çka po ndodh në KK të Prishtinës dhe në banana-republikën tonë?


    Shkruan: Avni Xhemajli - Skënderaj


    Ka kohë që në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe në banana-republikën tonë po aplikohen standarde të dyfishta ndaj qytetarëve. Në kohen kur katedralja me përmasa gjigante çdo ditë e më shumë po e merr formën e vet në qendër të qytetit, ndërtimi i së cilës ishte legjitimuar vite më parë nga KK i Prishtinës, po i njëjti kuvend së fundi ka marrë iniciativën me qëllim për nxjerrjen e një vendimi për ndalimin e shkollimit të nxënëseve të mbuluara nga shkollat fillore dhe të mesme publike në këtë komunë.

    Po kështu, kjo klasë politike edhe më herët kishte marrë vendimin për ndalimin e ndërtimit të Qendrës Islame në Prishtinë, megjithëse ishte dhenë leja dhe pati filluar ndërtimi i saj. Prej kohës së anulimit të ndërtimit të Qendrës Islame, Komuna e Prishtinës ende nuk e lejon dhe nuk e ofron hapësirën për ndërtimin e saj, kurse tani po bën përpjekje për ndalimin e vajzave të mbuluara nga shkollat publike.

    Është shumë paradoksale të ndalohet mbulesa në shkollat publike, sikur edhe moslejimi i ndërtimit të Qendrës Islame në emër të laicizmit, por që në anën tjetër, duke aplikuar standarde të tjera të lejohet ndërtimi i katedrales në mes të Prishtinës, kurse qytetarët serb të Kosovës në enklavat e tyre vazhdojnë të aplikojnë orën mësim-besimit pa u penguar fare nga institucionet e banana-republikës. Çfarë mund të thotë dhe si mund t’i quaj njeriu që ka mendje dhe logjikë të shëndoshë këto veprime? Kurrsesi ndryshe, veçse si standarde të dyfishta.

    Prandaj iniciativa për vendime tilla nga komunarët e Prishtinës në dëm të besimtarëve islam janë të papranueshme, sepse janë të padrejta, dhe përveç që janë të padrejta janë edhe diskriminuese, sepse të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Si të tilla, këto veprime janë qartazi provokime dhe aplikim i standardeve të dyfishta. Ose nëse nuk janë të tilla, atëherë çfarë vallë tjetër janë?!

    Mund të themi lirisht se muslimanët në Kosovë edhe pse e përbejnë shumicën e popullatës, si pasojë e heshtjes me vite me radhë për kërkimin e të drejtave të tyre legjitime, sot janë kategoria shoqërore më e diskriminuar, më e shkelur dhe më dëmtuar në këtë farë banana-republikën tonë.

    Por si duket, kjo iniciativë e padrejtë dhe diskriminuese e ka zgjuar e vetëdijesuar përfundimisht edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila përmes imamëve të xhamive të saj në xhumanë e fundit reagoi ndaj iniciativës së Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje me përpjekjet për ndalimin e nxënëseve nga shkollat fillore dhe të mesme publike, vetëm pse mbajnë mbulesë. Gjithashtu u bë me dije se nuk do të heshtet më siç është heshtur deri tani në shkeljen e të drejtave dhe lirive të besimtarëve në Kosovë dhe se do të fillojë angazhimi për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të tyre.

    Çështja është se, nëse Kuvendi Komunal i Prishtinës arrin të ndalojë vajzat e mbuluara nga shkollat publike, Bashkësia Islame e Kosovës dhe besimtarët islam që përbejnë shumicën në Kosovë, lirisht mund të përshëndeten dhe të harrojnë se Qendra Islame do të ndërtohet ndonjëherë në Prishtinë.

    Ja përse. Kur, një gjë që është kaq e thjeshtë dhe gjë elementare si e drejta e një vajze për t’u shkolluar në një shkollë publike nuk lejohet nga KK i Prishtinës, atëherë si do të mund të vijë në shprehje dhënia e hapësirës dhe lejimi i ndërtimit të një Qendre Islame, e cila për nga përmasa e saj nuk do të jetë aspak më e vogël se sa katedralja që gjendet sot në qendër të Prishtinës?!

    Por me gjasë, duket se kjo edhe është prapavija e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesa nga shkollat publike, që apriori do të zhvlerësojë edhe kërkesën e BIK-ut për ndërtimin Qendrës Islame në kryeqytet, por edhe kërkesën për aprovimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Tendenca e komunarëve të Prishtinës në këtë rast është më së e qartë: Të zmbrapsen të gjitha kërkesat dhe iniciativat e tilla me një anë.

    Prandaj këtu nuk është në pyetje vetëm e drejta e shkollimit dhe dinjiteti i vajzave të mbuluara, por në pyetje është edhe e ardhmja se çfarë në të vërtetë do të ndodhë me Qendrën Islame në Prishtinë, se a do të lejohet apo do të ndalohet përfundimisht ndërtimi i saj. Dhe po ashtu, përmes këtij vendimi të KK të Prishtinës, do të pësojë edhe kërkesa e BIK-ut dhe PD-së për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike.

    Prandaj mbrojtja e të drejtës së shkollimit të vajzave të mbuluara, si për BIK-un ashtu edhe për besimtarët islam në përgjithësi, ka një peshë të madhe, sepse në këtë kauzë të drejtë, përveç rrezikimit të humbjes së drejtës së shkollimit të atyre vajzave, tani po rrezikohen seriozisht edhe dy projekte madhore: E para, projekti për ndërtimin e Qendrës Islame në Prishtinë dhe e dyta, përpjekja tash e sa kohë e BIK-ut, PD-së dhe e besimtarëve islam për aprovimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike.

    Nëse humbet e drejta e vajzave për shkollim si pasojë e këtij vendimi të KK të Prishtinës, atëherë do të humbë edhe sensi i kërkesës për ndërtimi e Qendrës Islame në kryeqendër dhe po ashtu do të pësojë goditje të fortë edhe iniciativa e deritanishme për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Në atë rast, humbjet do të jenë të pallogaritshme. Shoqëria jonë do të vazhdojë të degradohet edhe më shumë.

    Prandaj BIK-u duhet të vazhdojë me iniciativën që edhe në xhumatë e ardhshme të njoftojnë dhe të sensibilizojë nëpër xhamitë e Kosovës të gjithë besimtarët islam me problematikat në fjalë, që kanë të bëjnë me të drejtat elementare të tyre, derisa ato të mos cenohen dhe të realizohen në tërësi. Gjithashtu është koha që seriozisht të mendohet edhe për protesta paqësore masive, para së të merret ndonjë blic-vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

    Këtyre provokimeve duhet t’i dalin të gjithë qytetarët përballë, në mënyrë që të ndërpriten fushatat agresive dhe diskriminuese ndaj muslimanëve në Kosovë. Sepse në pyetje është edhe dinjiteti ynë si njerëz dhe shumëçka tjetër në pyetje. Në të kundërt, jeta në këtë farë banana-republikën tonë të dashur do të bëhet edhe më ngushtë dhe do të rendohet edhe më shumë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #172
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nga kjo proteste dhe nga disa komente ketu po na shpjegohet se femrave te Kosoves ju dashka konsakruar me LIGJ menyra e veshjes. Po te mos kete ligj (per te lejuar/ndaluar nje menyre te caktuar te veshjes) femrat paskan tendence te imitojne fotot qe na sollen ketu. Pra moralin ne Kosove e ruajne protestuesit.

    Por kjo nk qenka asgje! Disa vajza ketu po pyesin djemte ne se do lejonin motrat e tyre te visheshin ala rruga 42. Me siguri qe keto motra dhe keto vajza qe pyesin, e ruajne nderin dhe seriozitetin ne veshje jo sepse deshirojne, por sepse kane frike nga meshkujt e familjes. Me sa duket keto femra kane frike nga vetja, e do shkonin direkt drejt shthurjes posa te dilnin pa shami ne koke.

    Kete ideologji e has vetem ne Iran, ku femra eshte placke. Shqiptaret i kane hapur deren mikun, i kane ruajtur nderin te shoqit, kane jetuara e luftuar perkrah me te si te barabarta.

    Ne nje shtet si Kosova sot, ku papunesia (si edhe ne Shqiperi) eshte nga me te lartat, ku mungon perspektiva per rinine (alternativa e klubeve, pabeve e kazinove), ku gjysma me e pasur e vendit eshte ende e zaptuar nga Serbi, kishte probleme shume me te rendesishme per te merituar protesta e vemendje publike. Por jo. Juve ju pengojne shamite kur dalin femrat rruges. Nderkohe qe keto femra shpenzojne pjesen me te madhe te dites nen influencen e shthurjes (TV, klube etj) qe percojne sllavet, turqit dhe greket, per arsyen e thjeshte se nuk kane me se te merren menjehere posa te mbarojne shkollat. Dikush do te thote, jo kemi edhe gamiljen qe na merr tere diten. Desha te kujtoj disa ketu se familja nuk ngrihet dot mbi vlera te munguara te nje personi qe nuk ndihen njeri (por skllav i situates, i gruas burrit dhe femijeve). Nderkohe qe pas kesaj skllaverie te dites ju kaloni ore te kendshme ne imagjitaten e shthurjes.

    Boshlleku eshte armiku qe shkaterron familjet. Mungesa e personalitetit njerezor e cila shkon dore me dore me ate moral. Shamia mbulon po aq bukur, ne mos edhe me bukur-imoralitetin, sepse personi eshte incognito.

  3. #173
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Forumi Musliman i Kosovës: Ministri Enver Hoxhaj imiton diktatorin Enver Hoxha

    Me një deklaratë për shtyp “Shamia është parim e jo simbol Islam”, Forumi Musliman i Kosovës ka shprehur se është e shqetësuar dhe e shokuar me projekt-rregulloren e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndalimin e bartjes së shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike të kësaj komune.

    Në deklaratën e FMK-ës thuhet se projekt-rregullorja për ndalimin e bartjes së shamisë, e cila bazohet në Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, është në kundërshtim të plotë me nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim të plotë me nenin 1 të Ligjit për Lirinë Fetare të Kosovës, në kundërshtim të plotë me nenin 2. të Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë.

    “Edhe pse nuk ka Ligj të aprovuar në Kosovë lidhur me çështjen e mbajtjes së shamisë apo veshjes së vajzave sipas parimeve islame, ministri aktual i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës z. Enver Hoxhaj, sigurisht aludon në, apo do të imitojë adashin e tij, Enver Hoxhën, ish diktatorin komunist shqiptar i cili ka hyrë në historinë botërore si i vetmi në botë i cili me Ligj e ka ndalur fenë në Shqipëri në vitin 1967, e ky ministër z. Enver Hoxhaj, me po të njëjtën emër sikurse paraardhësi i tij, do që të hyjë në historinë më të re i cili jo me ligj, por me Udhëzim Administrativ të ndalon bartjen e shamisë së vajzave muslimane, e që njëkohësisht do të thotë largimin e tyre nga shkolla, dhe se një veprim i tillë është i paprecedan, i cili mohon të drejtën e shkollimit të mëtutjeshëm të vajzave muslimane me shami, e që është një krim edhe më i madh, që e parandalon apo ia pamundëson shkollimin e mëtutjeshëm gjinisë femërore, që është një akt diskriminues, antinjerëzor, antihuman, antimoral, antifemëror. Edhe pse dita më ditë thiremi në drejtat njerëzore, në pjesëmarrjen e barabartë të gjinisë femërore në jetën publike dhe shoqërore, në aspekt tjetër kundërshtohet kjo e drejtë themelore e gjinisë femërore, dhe se edhe pse thirremi që askush nuk është mbi Ligjin në Kosovë, apo se gjyqësia është e ndarë nga legjislativi dhe ekzekutivi, në anën tjerë vendimi i Gjykatës së Gjilanit për kthimin në shkollë të vajzës me shami, hudhet poshtë nga zyrtarët komunal të arsimit në Gjilan, me arsyetimin se për ata është ligjor vetëm vendimi i Rregullores komunale apo Udhëzimi Administrativ 7/2009 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e jo zbatimi i vendimit të Gjykatës në Gjilan”, thuhet në deklaratë.

    Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje zyrtarëve komunal të Prishtinës si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe vet Ministrit z.Enver Hoxhaj të heqin dorë prej Rregulloreve dhe Udhëzimeve që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe Ligjet aktuale në fuqi të Kosovës e që cenojnë të drejtat elementare themelore njerëzore, e sidomos të gjinisë femërore. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #174
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Koha.net???!!! Një portal nuk mundet të jetë më i sakt se sa raportet mediatike nga vendi i ngjarjes siç ishte ajo e Top-Channelit, RTK-së, Klan Kosoves, Rrokum TV-së dhe Mesazhit
    Ke problem me lexim apo cfare?
    Krejt cfare dua te them eshte se une u nisa me te drejte nga numri qe ceka. Sepse ishe ti ai qe solle ate numer! Vetem kaq.

    Ndersa per mendimet qe i shpreha (nje pakice minimale proteston), nuk ndryshon gje edhe sikur te nisem nga ajo qe pati 20.000 demonstrues.

  5. #175
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Përgatiti: Mr. Avdyl Rrahmani
    ...

    Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.

    Ne Arsimin E Kosoves
    PRANOHET


    NDALOHET
    Nuk ka as Zot, as Kuran, as Bibel e asgje tjeter qe mund te deshmoje ndonjehere se kjo veshja e pare (fundi mini) eshte me e demshme per shoqerine sesa kjo veshja e dyte.

    Te gjitha te "keqiat", te cilat njerezit frikesohen se vijne nga veshja e pare, mund te vijne edhe nga veshja e dyte.

    Nese jam tip i tille, perdhunoj, keqtrajtoj, ngacmoj edhe murgesha, edhe nena, edhe te martuara, e lere me vajza qe bartin shami.

    Ky s'eshte argument, por mendim i disa klerikeve arabe, te cilin ca shqiptare me problme themelore te logjikimit e kane mare persiper pa reflektuar fare.

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Boll me,..........nuk eshte shamia ajo qe ruan nderin dhe moralin e femres,shkollimi dhe dalja nga injoranca e ben femren te nderuar e te respektuar.Para disa ditesh isha ne Prishtin ke nje miku im i forumit,as pashe dhe as degjeva per shamine e kokes,vajzat mesonin shkelqyeshem ne shkolle ,respektonin prinderit dhe mikun ,keto jane zakone te shqiptareve dhe jo lenia ne erresirre e femres.Si nuk e kuptoni xhanem qe gruaja injorante do te rrisi femije injorant,kjo me se shumti do ti pelqente armiqeveve tane te cilet me sa duket po investojne ..........................per injorancen dhe ardhmerine e shqiptareve.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    [QUOTE=Sharri-Liburna;2763782]une te kerkova mos ti bishtnojsh diskutimit une te pyeta shkurt deri kur ju ne emer te mu....mu..tit do ti mashtroni ti mbuloni dhe ne funde ti dhunoni vajzat shqiptare siq beri bashkpuntori yt kastriot dukaj e shum te tjer.Dhe une te thash jo si qeveritar po si qytetar mblidhe kopen tane me ata magjypsat e tu qe i keni pru me kto foto,e lene popullin ton te qet me problemet e veta.
    PS.Mos mendo se nuk po i thot te vertetat per rastin e protestav dhe organizimin e tyre ky ose kjo"sleukeia"ti je nji byth e shitur te keta bulashet magjyps.
    Une nuk e parapash se cila do te ndodh (fuqizimi apo qfuqizimi),kjo edhe mund te ndodh pasi kete lufte nuk jeni ju tue ba por kete eshte tue ba rusoaziatket,por ama permes argateve te tyre sikur qe je ti me kopen tane multinacionali,ti je ma i vogli nat kope pasi qe ata eproret tuaj fare nuk lajmerohen ketu ne forum,per ketu ty ta ka lan detyren pasi ti e ke msu shqipen pak ma mire.Por ti e di mire sikur edhe ne e dim qe keni arrit ti merrni kah vetja vetem disa magjup do kinez qe i pame ne fotot tuja,dhe disa rrugaq dhe rrugaqe,une jetoj ne kosove ne qytetin tim gjith ata qe kryejn keto vepra jane rrugaq,gjith dite sillen neper qytet me shami gjegjesisht me mjekrra te pisafta,kurse tan naten ato me shami punojn punet neper shtepi publike kurse ana tjeter bajne pune te mbrapshta(duke shitur drog,vjedh,dhunime e shume pune te pista,kete po te them une qka i njof,dhe qe i takoj cdo dit,e une besoj duke u bazuar ne keto qe i ceka me larte besoj qe edhe ti je e ksaj kategorie,per kete une nuk ndjej ndoj rrezik prej jush,sepse ate dite kur ta nalin tagjin rusosllavogjypsat ti do te lagohesh nga kjo detyre e do ta vazhdosh zanatin e vjeter deri rusosllavet ta fusin ne funksion planin"B".

    PER TI IK PERGJIGJES POSTON REFERATE TE GJYPSAV GIMSHE,PERTE CILAT KEMI LEXU DERI TASH;FJAL BAJATE;MOS I BISHTNO PERGJEGJES.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Përgatiti: Mr. Avdyl Rrahmani


    Këtyre ditëve dëgjojmë zëra të shumtë që janë kundër shamije dhe pro miniqi. Nëse këtyre ditëve kalon afër Hotel Grandit diku rreth orës 20:00 e vëren se miniqi qenka veshja kryesore të cilin femrat e një vendi në tranzicion e preferojnë. Aty sheh vajza të moshës rinore të cilat kanë ardhur për ta festuar maturën, ndërsa në përcjellje të tyre kanë ardhur edhe prindërit që ka prej tyre pothuaj të shtyrë në moshë. Nëse i shikon fytyrat e tyre, vëren se ata nuk pranojnë një veshje të tillë, por ama vajzat e tyre u sqarojnë se kjo na qenka moda dhe stili që preferohet këtyre ditëve. Ata mendojnë duke thënë se ne shpenzuam pagën e këtij muaji (272 €) për dukjen e vajzave tona sa më bukur, e që shumë më mirë do të ishte që këto të holla ti shpenzonim në ushqim i cili pothuaj se nuk na mjafton! Këta prindër mendojnë në testin e matures që bijat e tyre e kanë harruar fare pasi që ato kanë veshur miniqin. Do të ishte më e rrugës që këto “vajza” të përgatiteshin për testin i cili ndërlidhet ngushtë me të ardhmen e tyre. Kjo ndodh vetëm te ne. Në vendet përreth nuk ndodhka një gjë e tillë. Para 3 ditësh kontaktova me një të afërme timen në Gjermani dhe i thash se së shpejti do t’ju vizitoi, ama kur të arrij atje nuk dua që të vishesh sikur që visheshe në Kosovë (miniq). Ajo ma ktheu me nguti. Mos ke merak se këtu askush nuk vesh miniq sepse të dalësh këtu në miniq të konsiderojnë …….! U habita fare. Dikush që këtu e ka pasur veshjen më të preferuar miniqin, atje qenka turp të vishesh në miniq. Dhe mendova me vete. Qe sa vite është formuar shteti gjerman e qe sa vite kemi formuar ne shtet këtu? Dy vite, ama shtet. E kemi ngritur mbi bazen e “miniqit” i cili do të na ndihmojë në sy të botës shumë.

    Jam i bindur se të huajt kur vijnë në vendin tonë dhe e shohin gjendjen si është, flas për veshjen e femrave tona, mendojnë se Kosova qenka një vend trafikimi me qenie njerëzore. Miniqin më së shumti e veshin ato femra të cilat nuk kanë kurrfarë pune të kryejnë. Ato mendojnë vetëm në dukjen dhe ekspozimin e trupit të tyre sepse nga kjo nuk i pengon orari i shpejtë i punës në të cilin po që se nuk prezanton, paf të përjashtojnë.

    Në vendet e perëndimit firmat e mëdhenj e kanë gardërobën e veçantë jashtë të cilës nuk guxon askush të del, por ama te ne ende si duket nuk është miratuar ligji që ka të bëjë me punën dhe me rregullat e saj.

    Nëse flasim për shaminë, vërejmë se këtyre ditëve janë ngritur zëra të fuqishëm kinse kjo qenka pengesa kryesore e cila nuk na lejon të hyjmë në civilizimin botërorë.

    Kohët e fundit jemi dëshmitarë të asaj se në shumë vende publike, për konkurrim në ndonjë punë, nëse ke veshje tërheqëse nuk e ke këtë problem, pra do jesh e para në listën e atyre që kanë konkurruar, ndërsa po që se femra e cila mbanë mbulesën në kokën e saj, përjashtohet nga vendi i punës, nga fakulteti dhe duke shkuar edhe me larg behet përjashtimi i nxënëseve nga shkolla për shkak te mbuleses!!!!!!!!!!!!

    Mahinur Ozdemir është një muslimane e re e cila mban shami, iu bashkua partisë Kristian-Demokrate në Bruksel, duke u bërë e para dhe e vetmja grua me shami në një parti politike, e cila ka hyrë në parlamentin e Belgjikës. Athua cili është qëndrimi i institucioneve tona karshi shamisë? Natyrshëm, çdo ministri arsimore e çdo shteti duhet që të bëjë përpjekje që t’u sigurojë qasje në shkollim të gjithë pjesëtarëve të shtetit të vet. Duhet ta luftojë analfabetizmin dhe braktisjen e shkollës dhe duhet ta promovojë dijen dhe shkencën. Në rastin e këtyre vajzave ma shamia, mjerisht po ndodh e kundërta. Nëpër faqe të shuma të gazetave jemi mësuar të lexojmë se, këto nxënëse, edhe pse me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, ato largohen nga mësimi, nga e drejta e tyre elementare për shkollim. Ama, nuk gjenë asnjë arsye tjetër përveç shamisë së tyre që përfaqëson bindjet, besimin e tyre personal. Me të tilla vendime fatale atyre ua mbyllin rrugët e dijes. Dhe, kujt? Asaj që nesër do të jetë nënë, do të edukoj breza të rinj.

    A nuk do të duhej që ministria ta kalkuloj rezultatin e thjeshtë: Më e dobishme do të jetë për shtetin e Kosovës që të kemi disa nëna të shkolluara, ta pajisura me njohuri shkollore-shkencore dhe këto t’ua përcillnin fëmijëve të tyre, apo, meqë ato s’pranojnë ta heqin shaminë e tyre, t’i hedhim në listën e shumë nënave analfabete. Cili është “suksesi” që promovon ministria e arsimit këtu?

    Të shtohen radhët e femrave të pashkolluara, të mbetemi edhe pa disa kuadro, të cilat në të ardhmen mund të jenë mjeke, pedagoge, afariste etj. apo, mos ndoshta kemi të rinj me tepricë, ku djem të rinj për çdo ditë po marrin botën në sy (disa prej tyre vetëm gjatë këtij viti shkollor kanë qenë nxënës të mi, të klasës së dhjetë) e vajzat me shamia po u dashka që të mos u mësohet se si të edukojnë fëmijë që ta duan shtetin e tyre, ta ndërtojnë jetën po këtu, me po këto mundësi. Sigurisht që mbulesa është ajo e cila do të ndikojë që gjeneratat e ardhshme do të edukohen dhe dë të ngurrojnë nga prindërit e tyre të dalin lakuriq. Vetëm kështu do të vazhdojë edukimi i gjeneratave. Ndërsa miniqi është ai i cili do të ndikojë në përhapjen e prostitucijonit dhe e devijimit të rinisë.

    Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.

    Ne Arsimin E Kosoves
    PRANOHET


    NDALOHET
    Kuuuuuuuku fare budalle koka qeky leshi i kosoves shka i ka shti kto rruspia ktu ne muhabetin e gjamis.mum vet mu ma e mir koka me qu ngjami qekjo e arabis,se njeri ma shum bahet marak kur jan senet e mlume se te shplumeajo cullakajka aty me kshir pak koh te gerditet se te msohen syte vlla,a kjo arabka vlla veq rri tu kujtu qe kur tja hjeksh qat fistanin e gat meniher i dalin ato donet(brekt)me rruza adi ato qi dridhen,tani mu vesh qshtu si kjo arabka vlla e mlon marren,nashti ashte fukare ska shka me vesh e kshtu ni peleri e qet permi dhe ma gjas sshihet,edhe nashti ska munsi mu la se pe shihni qi struja e uji per dit po nalen tani edhe sapunat vlla po koshtojn shum e kshtu ni shami e e mlon zdralin vlla,se atje narabi sa pluhni e sa llomi mos me kan qeshtu mu vesh tbahet likura si e bullit pi zdralit vlla,e gati edhe te na a ba pluhen i madh edhe fukarallik,ska vlla.se spo ma lshoj fmit kompjuterin e su po shkruj per dit.
    agiim allahu bereqet ju dhasht per qato 100 evra allahu jav baft gjenet,se ju kallxova edhe do kojshive e qeter her than vina krejt bahmi nja 20 me dal ne dumustrat allahu jav baft kabull per ket mun qi pe bani per neve selam

  9. #179
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ke problem me lexim apo cfare?
    Krejt cfare dua te them eshte se une u nisa me te drejte nga numri qe ceka. Sepse ishe ti ai qe solle ate numer! Vetem kaq.

    Ndersa per mendimet qe i shpreha (nje pakice minimale proteston), nuk ndryshon gje edhe sikur te nisem nga ajo qe pati 20.000 demonstrues.
    Po si 20 mijë protestues pakicë?! je çmend apo si e ke hallin?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Po si 20 mijë protestues pakicë?! je çmend apo si e ke hallin?!
    Agim zoti tdhashte bireqet
    Valla per pak kem tu ba 20000 po ti si paguja e magjupt e shupkes qi te thojke aj pakistanezi po dojshe paret mi marr veq per veti,e aty jemi kan vall nja 2000-3000 po mos ma shume
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 20-06-2010 më 07:53

Faqja 18 prej 118 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •