Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Gjithmone mirenjohes, NATOs!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #32
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Mirenjohje atyre qe sollen Nato-ne ne Ks!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    NATO refuzon kërkesën e Beogradit

    Prishtinë. NATO-ja ka refuzuar propozimin e Beogradit zyrtar që të zhvleftësohet Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës, e nënshkruar më 9 qershor 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë, dhe mundësoi vendosjen e mbi 50 mijë trupave të KFOR-it, si garant të paqes dhe të sigurisë në Kosovë. Ky propozim i Beogradit zyrtar është shqyrtuar tash e sa kohë nga kreu i Paktit NATO, duke ardhur në konkludim që aktualisht nuk ka kushte dhe rrethana për t’i dhënë fund Marrëveshjes së Kumanovës, që do të thotë se ajo mbetet edhe më tutje në fuqi.

    Një diplomat perëndimor, që preferoi të mbetet anonim, i tha gazetës “Zëri” që në kreun e NATO-s fillimisht ka pasur dilema se si duhet reaguar ndaj kësaj oferte të Beogradit zyrtar, i cili është nënshkrues i kësaj marrëveshjeje. Ka pasur edhe zyrtarë të NATO-s që kanë menduar që ia vlen të konsiderohet seriozisht ky propozim, pos tjerash, sepse Pakti NATO preferon përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila ka hyrë në programin e “Partneritetit për Paqe” në vjeshtën e vitit 2008, megjithëse, në ndërkohë, ka shpallur neutralitetin ndaj aleancave ushtarake.

    Megjithatë, në fund, në Paktin NATO ka mbizotëruar qëndrimi se është ende herët t’i jepet fund Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Kumanovës, e cila përndryshe është pjesë përbërëse e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (10 qershor, 1999), me të cilën është krijuar edhe Misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

    Autoritetet më të larta të Paktit NATO (Admirali Fitzgerald, komandanti i Krahut Jugor të Paktit NATO dhe i Komandës së përbashkët, të cilës i subordinohet edhe misioni i
    KFOR-it, dhe gjenerali Marcus Bentler, komandanti i KFOR-it), në paraqitjet e tyre publike gjatë këtij viti kanë theksuar disa herë që derisa Kosova nuk është e kërcënuar nga jashtë (duke përfshirë këtu edhe forcat ushtarake të Serbisë), gjendja në veri të Kosovës, me praninë e strukturave ilegale, paraqet një kërcënim dhe një sprovë për KFOR-in dhe Prishtinën zyrtare.

    Megjithëse aktualisht del që propozimi i Serbisë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës është hedhur poshtë prej Paktit NATO, sipas burimeve diplomatike perëndimore në Prishtinë, kjo çështje do të mbetet mbi tavolinën e kreut të NATO-s edhe në të ardhmen.

    Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të kualifikohet në këtë mënyrë, pra, si burim i jostabilitetit të Kosovës, dhe ky përshkrim ka mbizotëruar edhe në vendimin e javës së kaluar të Paktit NATO që të mos ngutet me shkurtimin e mëtejmë të trupave të KFOR-it në Kosovë, prej 10 mijë sish, sa janë tani, në 5 mijë trupa, sa do të duhej të ishin në fazën e parafundit të qëndrimit të KFOR-it në Kosovë.

    Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës jo vetëm që ka mandatuar KFOR-in të jetë garant i paqes dhe i sigurisë përballë kërcënimeve nga jashtë (prej Serbisë), por po ashtu, i ka dhënë detyrë këtij Misioni të jetë edhe garant suprem i sigurisë në Kosovë, gjë që ka bërë që në disa raste KFOR-i të intervenojë fuqishëm edhe brenda territorit të Kosovës, siç ka ndodhur edhe gjatë trazirave të marsit 2004, që morën jetën e 14 qytetarëve të Kosovës.

    Ky mandat i KFOR-it është pranuar prej autoriteteve të Kosovës nëpërmjet Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari (mars, 2007), përmes të cilit Kosova u bë shtet i pavarur.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Urime moj Kosova jone, Pavarsine.
    Do te vijne dite te mira. Te kemi nane per qef. Djemt e tu po vetediesohen qdo dite e me shume . Se atedheu i tyre nuk eshte vetem deri te dera e oborrit.
    Te dua shume Kosove. Te dua sa Boten.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  5. #35
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    ...ishallah pshtojen!!!

    Ishallah Zoti ja u then qafen,se kesi legena nuk e meritojne lirin,edhe te huajt po i shohin keto "berlogje" dhe po veprojne ne favore te serbise...

    Mos ke gajle se zhvillimet e fundit po tregoj se kush legen e borlog dhe kush shqiptar i mirfillt.


    Mos keni dert se shteti apo nje superfuqi siq eshte Nato e USA e nxajn Lepurin me gomar


    Edhe qfar urime me at flamur te magjypve. Ku jane fjalt e Thacit qe i pat ne fillim se eshte shum kunder enklavave dhe nuk dot lejon te behet nje ndryshim shum trashanik, epo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hillirian-zo : 16-06-2010 më 17:10

  6. #36
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Mos ke gajle se zhvillimet e fundit po tregoj se kush legen e borlog dhe kush shqiptar i mirfillt.


    Mos keni dert se shteti apo nje superfuqi siq eshte Nato e USA e nxajn Lepurin me gomar
    oj dallendyshe e kqyrim cka ka mete oferu usa e nato te ardhem,ani ''superfuqi'' heeeeeeee dost e dost
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  7. #37
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    oj dallendyshe e kqyrim cka ka mete oferu usa e nato te ardhem,ani ''superfuqi'' heeeeeeee dost e dost


    Po mire a i shfrytezon ato pasuri nentoksore qe po rrin kot dhe na zhvillojn ne.
    Let shkon amerika dhe ta kallxoj qejfin ty.


    aah edhe desha t´them mos u ngut se e re je per te analizuar konstelacione politike defenziva dhe ofenzivat strategjike. Duhet edhe te njohur armikun dhe propaganden e ti, dhe shum kriterie tjera qe duhet te marre parasysh gjat analizes.


    Te lutem mos u zemero se ne vetem po diskutojm. Ketu ne forum as nji problem smund te zgjedhim. Por duhet tjem Kritik edhe vet ndaj asaj qe flasim.

  8. #38
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    Po mire a i shfrytezon ato pasuri nentoksore qe po rrin kot dhe na zhvillojn ne.
    Let shkon amerika dhe ta kallxoj qejfin ty.


    aah edhe desha t´them mos u ngut se e re je per te analizuar konstelacione politike defenziva dhe ofenzivat strategjike. Duhet edhe te njohur armikun dhe propaganden e ti, dhe shum kriterie tjera qe duhet te marre parasysh gjat analizes.


    Te lutem mos u zemero se ne vetem po diskutojm. Ketu ne forum as nji problem smund te zgjedhim. Por duhet tjem Kritik edhe vet ndaj asaj qe flasim.
    Nuk pajtona me ty,e drejte e secilit,mire e paske ceke ky eshte forum....edhe sjom e re.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  9. #39
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kosova nuk është e lirë , dhe nuk mund të përgëzojm clirimin , kur kjo nuk është e vërtet.

    Pjesërish e cliruar , pjesërish përgëzim.

    E keqja që po ndodh sidomos tash me zbatimin e planit të ahtisarit dhe 6 pikshit të s-ban s-ki s-munit , se teritori i cliruar po ngushtohet , e ajo që është më paradoksalja , kjo po ndodh me përkrhajen e qeveris së Kosoves!

    Kfilluni njerëz , Kosova duhet të clirohet për të uruar clirimin!

    Kosova duhet cliruar nga qeveria antishqiptare dhe nga okupimi i shkijeve të teritorit tonë që është jo më pak se 25% e tyeritorit.

    Të thaush Kosova është e lirë , sepse jeton në teritorin që është i lirë , është jo egiozëm , por tradhti për Kosoven si tërsi!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME SHOKË ANTISHQIPTARË CDO DITË E MË SHUMË PO E KRYMB KOSOVEN
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  10. #40
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Kosova nuk është e lirë , dhe nuk mund të përgëzojm clirimin , kur kjo nuk është e vërtet.

    Pjesërish e cliruar , pjesërish përgëzim.

    E keqja që po ndodh sidomos tash me zbatimin e planit të ahtisarit dhe 6 pikshit të s-ban s-ki s-munit , se teritori i cliruar po ngushtohet , e ajo që është më paradoksalja , kjo po ndodh me përkrhajen e qeveris së Kosoves!

    Kfilluni njerëz , Kosova duhet të clirohet për të uruar clirimin!

    Kosova duhet cliruar nga qeveria antishqiptare dhe nga okupimi i shkijeve të teritorit tonë që është jo më pak se 25% e tyeritorit.

    Të thaush Kosova është e lirë , sepse jeton në teritorin që është i lirë , është jo egiozëm , por tradhti për Kosoven si tërsi!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME SHOKË ANTISHQIPTARË CDO DITË E MË SHUMË PO E KRYMB KOSOVEN



    Por kujt do ti tregosh se kosova ende nuk eshte e lire. Kan fut nje dat qe ju dhan shkijt qe nuk ka tbej me historin e Shqiptareve por edhe e pranoj Komandant gjarpni nji flamur te magjypeve.

    Kjo dat qe futi komandant gjarpni pas gjeneratave do te na ndaj nga shqiptaret e shqipnis. Ne e kemi pas daten ky naj rrasi edhe nje
    Komandant gjarpni. Hmmmmmmmmmmmm

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •