Le keta te smure e te infektum nga nato....
“Sot, në njëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë simbolin e sakrificës së gjithë popullit të Kosovës, babain e Pavarësisë së Kosovës, komandanti tonë legjendar, Adem Jashari dhe familjen e tij heroike”, ka thënë ai. "
Hashim Thaqi
Vete Nato thote ne jemi vetem paqerujtsat e Kosoves,ne asnje dokument,po as edhe nje- komandant i Natos nuk thot se ne e kemi qliru KOSOVEN.
RROFT UCK-ja Forcat qliruese te KOSOVES
Ndryshuar për herë të fundit nga woodstock : 14-06-2010 më 05:34
I vetmi hero i kombit Adem Jashari
Pajtona me TY,po pse ka ksi faqezi qe nenvlersojne popullin e vete skom besu....e di qe ka lane vese serbia po bash kete menyre NCNCNCN pom dhimen po injoranta kishe,e jetoje e perparoj Kosove hatri e muni atyre qe shkun e keta me qesi natone para Ushtrise sone.....ishallah pshtojen
2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...
tama duhet te festohet clirimi nga sebet dhe okupimi nga NATO DHE USA
SHBA: Kosova burim dhe destinim i trafikimit
"Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit".
E hëne 14 Qershor 2010 14:20
Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit për femra dhe fëmijë, të cilët janë subjekt i trafikimit të personave, në mënyrë specifike i prostitucionit të detyrueshëm dhe i fëmijëve, që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, thuhet, pos tjerash, në pjesën për Kosovën, në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, që është publikuar sot.
Mëtutje theksohet se shumica e viktimave të prostitucionit të detyrueshëm janë femra të reja nga Evropa Lindore, përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë.
Fëmijët dhe femrat në Kosovë janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm brenda Kosovës dhe poashtu në vendet në mbarë Evropën.
Sipas raportit, një OJQ ka raportuar se ka identifikuar më se 300 fëmijë, veçanërisht nga komunitetet rome, që janë detyruar të kërkojnë lëmoshë.
Në raport thuhet se policia vazhdon të raportojë se trafikimi i brendshëm, që involvon serbët e Kosovës, poashtu mund të ndodhë në pjesën veriore.
Raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, po bënë përpjekje të rëndësishme për ta arritur këtë.
Në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, theksohet gjithashtu se duhet në që mënyrë proaktive të ndiqen dhe të dënohen autorët e trafikimit seksual dhe të punës, përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë në trafikim. /rel/
20 Qershori është Dita e Çlirimit të Kosovës
Blerim Shala
Tash e njëmbëdhjetë vjet, për çdo qershor pra, prej 11 a 12 qershorit e tutje (sepse sot e kësaj dite është e paqartë se cila ditë llogaritet si Dita e Çlirimit të Prishtinës), deri më 20 qershor, në Kosovë kemi festë. Së pari shënohet dhe kremtohet Dita e Çlirimit të Kosovës, më 12 qershor, e më pas renditen ditët e çlirimit të qyteteve të Kosovës veç e veç.
Për të mos thënë askush, pakkush ndër ne pyetet se si është e mundur që më 12 qershor kemi Ditën e Çlirimit të Kosovës, e pastaj ditët e çlirimit të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera të saj? Ku ka logjikë këtu? Nëse është çliruar Kosova më 12 qershor, si është e mundur që ka qytet e vendbanim i Kosovës, i cili po atë ditë akoma paska qenë në robëri, apo nën okupimin e Serbisë? Nëse është ashtu (dhe kështu është, përnjëmend), çfarë dite të çlirimit ne po festojmë në të vërtetë më 12 qershor?
Kur në fakt, në realitet, në të vërtetë, është çliruar Kosova dhe cila është Dita që njëmend do të duhej të festohej prej nesh?
Në kërkim të përgjigjes në këtë pyetje shumë të rëndësishme dhe objektivisht fare të lehtë, nuk ka si të të mos bien ndërmend mitet dhe legjendat politike të shekullit XX tek shqiptarët, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Me këtë qasje tej mase mbizotëruese ndër ne, politika shqiptare ka jetuar, në iluzione dhe në mashtrime, ka krijuar histori të paqena, përherë në kërkim të justifikimit të dështimeve dhe disfatave të mëdha politike dhe historike, apo në synimin për të monopolizuar historinë kombëtare, e cila zakonisht niste me paraqitjen në skenë të një figure a një personaliteti, të një partie a një lëvizjeje politike, duke hedhur në një bunar politik të gjithë historinë e mëparshme.
Këtë qasje, objektivisht, e kemi hetuar (dhe e hetojmë), sot e kësaj dite, dhe atë pra në një epokë kur të thuash çdo gjë ndodh në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Po të ishte ndryshe, sikur pra të kishim përqafuar një qëndrim objektiv të vlerësimit të historisë dhe të politikës së re të Kosovës, nuk do të ndodhte gabimi i shënimit të Ditës së Çlirimit të
Kosovës më 12 qershor.
Dita e çlirimit të Kosovës është, pa dyshim, 20 qershori. Apo, Dita kur nga Kosova u larguan forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, kur u dëbua shteti i Serbisë nga Kosova. Këtu menjëherë mund të ketë reagime të llojit racional që, sipas këtij parimi, veriu i Kosovës ende nuk bën pjesë në këtë çlirim, sepse andejpari janë të stacionuara, në format më të ndryshme, forcat serbe. Kjo është e saktë, por, megjithatë, ky fakt nuk e mëdysh konkludimin që 20 qershori i vitit 1999 është dita kur Kosova u çlirua nga Serbia.
Gabimi në përcaktimin e kësaj Dite të Madhe, njërës prej dy ditëve më të mëdha në historinë e Kosovës (tjetra është 17 shkurti 2008, kur Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit), del nga përzierja e ditës së hyrjes së forcave të Paktit NATO në Kosovë, me atë të çlirimit.
Roli i Paktit NATO, i shteteve mike perëndimore të Kosovës, në lidhjen e Kosovës me lirinë dhe prishjen e saj nga kobi i robërisë, është i jashtëzakonshëm, është vendimtar. Për këtë pajtohen të gjithë kosovarët. Por, edhe në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar prej Paktit NATO (në emrin e Kosovës, për shkaqe shumë mirë të njohura) dihet që forcat serbe kanë pasur tetë ditë afat kohor për t’u tërhequr nga i gjithë territori i Kosovës, prej datës fillestare të 12 qershorit, deri në atë konkluduese, të 20 qershorit. Edhe në këtë mënyrë, përmes rishikimit të Marrëveshjes së Kumanovës, por edhe duke kujtuar realitetin e atyre ditëve të qershorit, kur deri më 20 qershor forcat serbe ende silleshin nëpër Kosovë, mund të mbërrihet te përfundimi tashmë i shfaqur, sipas të cilit 20 qershori është Dita e Çlirimit të Kosovës.
Dita e Çlirimit të Kosovës lidhet me largimin a dëbimin e forcave serbe nga Kosova, e jo me atë të hyrjes së Paktit NATO në Kosovë.
Do të duhej, pra, sa më parë që është e mundur të mbërrihej një pajtim në gjithë shoqërinë e Kosovës, pastaj edhe në skenën politike të vendit, që prej vitit 2011 e tutje të qartësohet se kur është Dita e Çlirimit të Kosovës.
Këtë ia kemi borxh vetes dhe brezave që do të vijnë. Për të mos u koritur para tyre.
Krijoni Kontakt