Jam pro dhenies se kesaj te drejte.
Jam kunder dhenies se kesaj te drejte.
E ke gabim sepse shume here njerezit mund te perfundojne ne gjendje vegjetative per shkak te nje aksidenti te papritur dhe ajo qe ndodh me ta vendoset pikerisht nga prinderit ose burri apo gruaja nqs eshte e/i martuar. Ketu ne Amerike beri buje te madhe nje rast kur mbas kaq vjetesh burrit i dha te drejten gjykatesi qe te vendosi qe t'ja heqi tubat te shoqes sado qe familja e saj ishte kunder dhe burri i kesaj ishte martuar me dike tjeter.
Mendoj se ne baze te moshes qe kemi, duhet t'u themi familjareve se nqs dicka na ndodh cfare duam qe ata te bejne me ne. Ne fund te fundit eshte nje deshire e jona qe te afermit tane duhet ta respektojne. Une per vete nuk do doja qe te me linin ne life-support sepse nuk dua ta shikoj familjen qe te vuaj kur dihet qe per mua nuk ka shpetim. Kur perfundon ne nje gjendje te tille, vertet shume rralle mund te behesh prape njeri (edhe pse njoh dike qe mbas 40 ditesh ne life support eshte ne gjendje shume te mire shendetesore tani). Edhe pse e them kete, nuk e di se si do ndihesha nqs me duhej mua te vendosja per jeten e nje familjari tim sepse gjithmone do mendoja "po sikur ne nje te ardhme te dali nga kjo gjendje apo te gjendet nje kure". Uroj qe Zoti mos te coje asnje prej nesh ne nje situate te tille.
1+1=2 e ke shkruar vetë!
Askush nuk po thotë hajde i heqim shpresën për kurim të sëmurëve me kancer!
Po themi "ata që nuk shërohen dot, edhe nuk durojnë më dot dhembjet fizike a kanë të drejtë të zgjedhin vetë meqë janë adultë?", ju thoni jo edhe sillni shembull ilaçesh popullore të bëra me ujin e "bekuar"(pusetë lagje).
Ndryshuar për herë të fundit nga Gjinokastra : 12-06-2010 më 17:46
[QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]
Eutanazia, eshte nje nga ato menyra qe mendoj se te lehtesojne nga barra e tmerrshme e vdekjes nen renkime e dhimbje te pafundme.
Ky është rast i veçantë! Nuk ka të bëjë me sëmundje që shkaktojnë dhembje edhe nuk ka kurë, gjendja vegjetative është tërësisht ndryshe! Sepse personi në fjalë NUK ndjen tortura fizike nga ndonjë sëmundje!
Kjo është çështje tjetër! Ka të bëjë me 2 gjëra:
1-E drejta për të mbijetuar e individit, që nuk i garantohet nga shtetet kanibale kapitaliste.
2-E drejta për të patur një jetë e partnerit që nuk ja lejon ligji të martohet me partener tjetër edhe kjo e shkaktuar nga burokracia kapitaliste. Në raste të tilla ligjet do duhet të mbronin të 2 partnerët, 1-partnerin në gjendje vegjetative në shtrat, 2-partnerin e shëndetshëm që nuk mund ta shkatërrojë jetën e vetë sepse partneri nuk do kthehet më si mëparë.
Po ngatërron edhe kanibalizmin kapitalist me temën.
[QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]
Edhe pse ato qe shkruajta une nuk kane te bejne fare me kanibalizem kapitalist sic e quan ti, cfare do beje ti nqs nje i afermi yt pati nje paralize te papritur qe i preku dhe te folurin apo mundesine e te shkruarit? Nqs ti nuk e dije me pare deshiren e ketij te afermi dhe ai/ajo nuk mund ta thote dot se cfare do donte dhe eshte ne teper dhimbje, cfare do beje ti? Ndoshta pergjigja jote do ishte qe do vendosja qe ai/ajo te vdiste sepse me mire pa dhimbjet, por nuk mendon se po e ben per arsye egoiste sepse ti ne fakt nuk i di deshirat e atij/asaj? Nga e di ti qe ai/apo nuk po luftojne dhe nuk do luftojne per te dale nga ajo gjendje?
Jeten nuk ke mundesi ta krijosh por nuk ke te drejte edhe qe ta marish.
Shpresa per te jetur eshte deri para milisekondes se fundit.
Nuk eshte ne doren tone te paracaktoje se nje njeri do te vdes apo jo.
Ka ndodhur qe jane dhene shume dijagnoza te gabuara dhe njeriu ka perfunduar me eutanazi.
Qeverite perendimore ( njerezit qe prezentojen aty) jane narkomane dhe e legalizojne marihuanen, jane
homoseksuale dhe e legalizojne martesen ne mes cifteve te se njejtes gjini, ne fund nga cmenduria (depresioni) duan
te bejne vetevrasje dhe e legalizojne ate me eutanazine.
Kjo eshte historia e degjenerimit, kur njeriu nuk eshte i lidhur askund dhe kur nuk i frenon epshet !
Prit e ku e keni, do te degjoni edhe "surpriza" te tjera prej njerezve te cilet i konsideroni si me te civilizuarit.
Hajvanllëku nuk ka fund !
.....heheehehe
Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 12-06-2010 më 18:28
Ndrysho Firmën
Tani ti flet per nje njeri qe eshte ne gjendje te flase por kush e si percaktohet nqs eshte ne gjendje normale mendore, dmth nuk eshte i depresuar e kerkon vdekjen nga depresimi? Sot mund te thoj me vrisni, e neser ndryshon mendjen.
Nqs njeriu nuk ka vene 'living will' qe dua te vdes ne kete menyre, nqs njeriu nuk eshte ne gjendje te percaktoj do te qendroj ne jete ne menyre artificale...ketu pergjigjet familja. Tani ketyre njerezve sipas teje i lejohet eutanazia sepse mund te jene teper te semure shkaktuar nga ndonje aksident apo goditje ne koke, por kete vendim mjeku do ta marri nga familja. Si do te duket larg qofte te jesh ti ne nje situate te tille? Do isha cmendur te me vinte mjeku e te me thonte "Do vdesi qe do vdesi ne ju ofrojme nje mundesi tjeter per te bere vdekjen me te lehte, ja tundim kembet brenda minutave"
Nuk eshte normale, edhe nuk ka shume mjeke qe do mbajne ne kraharor vdekjen e njeriut.
Krijoni Kontakt