Close
Faqja 39 prej 126 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 1258
  1. #381
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga KokëKatrori
    hm, po Ti vete po thua qe t'i = te i , pra nese eshte të t'i = te te i dhe une mendoj se kjo nuk shkon. Nuk themi : ndalu vashe te te i theme dy fjale, por te ti them dy fjale.
    Ka edhe shembuj të tjerë ku përdoret apostrofi, po unë shkëputa vetëm këta. Ata që kam theksuar me të kuqe i afrohen shembullit tënd.

    Nga libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe"

    a) Për të shënuar rënien e -ë-së fundore te trajtat
    e shkurtra të përemrave vetorë dhe , te pjesëza
    e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të
    dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore
    (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të
    shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave
    të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe
    përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve.

    Kështu shkruhen:

    m'i dha; t'i dha; t'i shkruash shokut; t'i zbatosh
    rregullat; do t'i tregoja; do t'i them, për t'i pasur parasysh;
    me t'i thënë, u nis etj.;

    m'u bësh të fala; do t'u thuash; do t'u kisha
    thënë; do t'u përgjigjem; për t'i dhënë librat; me t'u
    dalë përpara; një t'i thënë, u ndalën etj.;

    m'ia numërosh një nga një; t'ia thuash; do t'ia
    tregoja; do t'ia njoftoj; për t'ia dalë në krye; me t'ia
    treguar; të mos m'ia prishni qejfin;
    për t'iu përgjigjur thirrjes; me t'iu afruar, e njohu
    etj.;

    duam t'iu nderojmë; do t'iu kishim ftuar; do
    t'ju lajmërojmë; do t'ju lutesha; për t'ia ndihmuar; me
    t'ju njoftuar, nisuni etj.;
    duam t'jua shpjegojmë juve; do t'jua kisha treguar; do t'jua di për nder; për t'jua lehtësuar punën

    Shënim. Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma
    ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dyzanoresh
    ( + e = ma; + e = ta):

    ma dha librin; s'ma jepte; ma jep; jepma; për të ma
    treguar; duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë;
    një të ma kujtuar etj.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 30-05-2010 më 13:47

  2. #382
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po pyetjes "kujt", cila gjymtyre i pergjigjet?
    Nëse i përgjigjet pyetjes Kujt?, atëhere fjala është në sintaksë kundrinor i zhdrejte. Ndërsa nëse është përgjigja e pyetjesKë?, gjymtyra është i kundrinor i drejtë.

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    T'i shkruhet me apostrof.
    Shkruhet "ndalu të t'i them"
    Për ç'ti apo ç't'i nuk jam i sigurtë, po them se do ta gjej së shpejti.
    Shkruhet ç't'i, sepse ç' eshte shkurtim i fjales çfare. Ndodh e njejta gje me formen mohuese s't'i, pra nuk t'i.
    T'i eshte trajter e shkurter e bashkuar.
    T'i = të + i
    p.sh. : T'i solla librat.
    kujt? ty
    kë? ato i

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    gjymtyrë të tjerë - gjymtyrë të tjera
    gjymtyrët e thjeshtë sintaksorë apo morfologjikë - gjymtyrët e thjeshta sintaksore apo morfologjike

    "Gjymtyrë" është gjinia femërore.
    E drejtë!
    Duhet të kishe shkruar: Fjala gjymtyrë është e gjinisë femërore.
    Meqë ia nise me të qënurin penibël.
    Gjithsesi, pa tregohu fisnik një herë e prano gabimet e bëra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 30-05-2010 më 15:49

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga KokeKatrori Lexo Postimin
    hm, po Ti vete po thua qe t'i = te i , pra nese eshte të t'i = te te i dhe une mendoj se kjo nuk shkon. Nuk themi : ndalu vashe te te i theme dy fjale, por te ti them dy fjale.

    Bato, me lejo te te kritikoj per fshirjen e postimeve. Ky Forum ka mbi te gjitha fatin e madh te mbledhe Shqiptaret kudo qe ndodhen (mendimi im te pakten) dhe sigurisht nuk eshte nje simpozium shkencor ku vecse profesorat flasin, prandaj lejo edhe ndonje postim qe Ty personalisht nuk te duket i arsyeshem.
    Tema eshte e mrekullueshme dhe s'ka shume nevoje per nderhyrje ;-)
    Batoja ka plotësisht të drejtë. Këtu kemi të bëjmë me një ndërtim paksa "të ndërlikuar" gramatikor: Në fjalinë e marrë si shembull folja është në mënyrën lidhore. Kjo mënyrë e foljes, që shpreh kryesisht modalitet mundësie, ndërtohet me pjesëzën "të": të shkoj, të ha, të rri, të jem, të..., të ..., të ... .Kur kjo trajtë e foljes përdoret bashkë me trajtën e shkurtër të përemrit vetor të vetës së dytë njëjës "ti" në rasën dhanore(kujt? -ty TË thashë), "të" e parë është pjesëza, ndërsa "të" e dytë përemri dhe kur bashkohet trajta e shkurtër e dhanores "të" me trajtën e kallëzores "i"( cilat? - ato, i (dy fjalët, ë?), atëherë "ë"- ja elidohet, sepse nuk bashkohet me "i"-në dhe e shkruajmë me apostrof "t'i". Analogjikisht me këtë vajza do të përgjigjej: "Më ndali TË M'I THOTË dy fjalë".Në raste të ngjashme trajta e shkurtër e përemrit vetor e ka funksionin sintaksor të kundrinorit, gjegjësisht të përsëritjes së tij, që është një nga karakteristikat e rëndësishme të gjuhës sonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 30-05-2010 më 21:27

  4. #384
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Librin "DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE", pa ndryshime, ashtu siç ishte botuar më 1973 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHSH-së mund ta shkarkoni këtu: http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dre...hqipe_1973.pdf

  5. #385
    Shume faleminderit per librin.

  6. #386
    £u & £i Maska e xlindax
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    Citim:
    Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    kam frike se te gjithe po dalim analfabeta
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    analfabeta - analfabetë
    hahah... po mire, analfabeta nuk eshte numri shumes??
    Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
    Xkè lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  7. #387
    një analfabet (njëjës)
    disa analfabetë (shumës)

  8. #388
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga xlindax Lexo Postimin
    Citim:
    Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    kam frike se te gjithe po dalim analfabeta


    hahah... po mire, analfabeta nuk eshte numri shumes??
    Më falni për ndërhyrje,

    kur kemi një mollë, themi mollë, nëse janë më shumë se një mollë, përsëri themi dy, tre, katër mollë.
    Pra, e njëjta vlen edhe tek fjala analfabetë përveç se në njëjësin i largohet ë-ja fundore.

    P.s. ky është mendimi im. (:
    Love has no limits

  9. #389
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    61
    lolol

    alfabet
    a-na-lfabet
    Ndryshuar për herë të fundit nga ukulele : 09-06-2010 më 15:05

  10. #390
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    Shkruhet ç't'i, sepse ç' eshte shkurtim i fjales çfare. Ndodh e njejta gje me formen mohuese s't'i, pra nuk t'i.
    Besoj se keshtu eshte. Megjithese nuk mbaj mend ta kem pare ndonjehere te shkruar te tille neper tekste, ashtu i bie te jete.

Faqja 39 prej 126 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •