Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 103
  1. #81
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Deri tani kan mbet vetem shpifje...Gerdeci e tha fjalen e vet ne zgjedhje ku PD-ja dul fituese!
    Tuneli..hmm me vjen keq se si nje shqiptar si edi rama nuk ka zemer qe ta vizitoj nje veper kaq madhore te ndertuar ne Shqiperi!

    Tjetra...sa per ekonomi dhe varferi...keto ekzistojn vetem ne mendjet tuaja,sepse Shqiperia po ec me ritme te knaqshme drejt nje stabilizimi ekonomik dhe te nje rritje te ekonomis...ket spo e them une por institucionet ekonomike evropiane e boterore!

    Pritni tani turist,punoni dhe fitoni e mos u merrni me Sali Berishen!
    MemphiS ku jeton ti ne Shqiperi apo jo?
    1- Se si e ka thene fjalen Gerdeci do ta shohim kur te hapen kutite e votimit.
    2- Tuneli !! Tuneli hmmmm, me aq sa ka kushtuar ka vajtur me shtrenjte se tuneli i La Manshit.
    3- Sa per ekonomin e mire qe ka Shqiperia edhe ne Hene sikur te jetoje do ishe ne dijeni per te kunderten.

  2. #82
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb.com

    Si aktor rolesh shekspiriane
    Nga: ILIR DHIMA

    TIRANE- Vetėm disa javė mė parė, shumė vetė u habitėn qė lideri problematik i maxhorancės sonė qeverisėse arriti tė gjente kohė nė njė kohė tė vėshtirė pėr t'u shprehur edhe me gjuhėn e Shekspirit mu nė mbledhjen e Qeverisė. Kishte datėlindjen njė anėtare e kabinetit, qė mban emrin e tij. Po, vėrtet kishte datėlindjen ministrja e Integrimit.

    Por, shefi i saj nuk i solli lule. Dhe, sipas tij, jo se nuk e meritonte ajo qė i rrinte pranė nė tavolinėn ovale. Jo, vėrtet, porse siē e pa tė nevojshme kryeministri ta shpjegonte 'incidentin' pėrpara kamerave televizive, ndodhi qė ky, duke hyrė nė mbledhje iu desh qė tufėn e luleve tė porositur pėr kėtė rast t'ia linte nė duar truprojės sė tij. T'ia linte nė duar pikėrisht nė hyrje tė sallės, sepse n'atė ēast iu kujtuan vargjet e Shekspirit: "...lulja lules i thotė lamtumirė".

    Prekėse pėr ministreshėn qė kryetari e krahasoi me lulen dhe qė vet ai kujdesej tė mos i binin nga krahu petalet e saj! Shumė prekėse edhe pėr ca telespektatorė, qė mė sė fundi e morėn vesh se sa i madh qenkej shkrimtari anglez i Mesjetės, pėrderisa e zinte nė gojė vet lideri i tyre, duke i recituar aq bukur ato vargje!
    Akoma mė prekėse pėr disa diplomatė europianė, qė kuptuan se ato 500 pyetje tė Pyetėsorit integrues qė iu kthyen nga Brukseli tamam nė ato ditė Qeverisė shqiptare pėr rishqyrtim dhe ripėrgjigje, sė bashku me 178 pyetje tė reja qė iu drejtuan kėsaj, nuk paskėshin qenė shenja dėshtimi, por tė suksesit tė madh qė kishte mbledhur Tirana zyrtare dhe i kishte shndėrruar nė njė tufė lulesh pėr lulen ministre!

    Askush nuk do tė ishte i saktė tė numėronte raste tė tilla, kur shamitė e dėgjuesve mbyten nė lot prej mallėngjimit, prej gazit dhe shpresės, nė vend tė mėrzisė, trishtimit dhe mjerimit. Askush nuk do tė ishte i saktė t'i vlerėsonte kėto raste me tėrė peshėn e tyre tė vėrtetė, kur nėqoftėqė atij si burrė shteti nuk i vjen ndoresh pėr tė gjitha punėt, tė paktėn si aktor bėn pėr ēdo rol. Pėr ēdo rol, edhe tė galerisė shekspiriane.
    Tani ėshtė kuptuar fare mirė qė kryeministri ynė, ndonėse po hidhet te tė shtatėdhjetat, pothuajse ēdo ditė shfaqet nė skenėn politike duke u pėrpjekur t'i veshė vetes velin e sė resė dhe tė zgjojė pėrsėri e pėrsėri ato shpresa qė zakonisht mbėshteten te tė rinjtė premtues. Dhe, sikur nesėr njė herė e mirė ta humbiste kėtė titull, tė gjithė nė kėtė vend dhe jashtė tij do tė habiteshin tek do tė kujtonin qė ky kryeministėr na paskej qenė protagonist i teatrit politik pėr 20 vite rresht.

    E gjithė kjo karrierė ėshtė pėrsosur pėrherė e mė tepėr, sepse ai mbetet i aftė ta japė mjaft mirė si stilin heroik, ashtu edhe atė komik, si patosin ashtu edhe tonin familjar, si tragjedinė, ashtu edhe farsėn. Madje, kjo e fundit (farsa, pra), i pėrgjigjet mė shumė se ēdo gjė tjetėr botės sė brendshme tė tij. Vėrtet qė kryeministri ynė nuk ėshtė orator i klasit tė parė, por si polemist ama nuk ka tė sharė. Duke pasur kujtesė tė ēuditshme, sidomos tė bėmave qė ngarkojnė biografitė e tė rekrutuarve prej atij vet nė poste shtetėrore tė ndryshme, kryeministri vepron me ēiltėrsi elegante edhe nė situata tė ndėrlikuara.

    Veē kėsaj, kur ka tė bėjė me kundėrshtarėt e vet politikė dhe ata profesionistė, gjithnjė paturpėsia cinike e ka mbrojtur dhe e mbron nga ēdo e papritur, sikurse egoizmi dhe shkathtėsia e kanė ruajtur dhe e ruajnė nga ēdo pohim apo shpifje nė vrullin e sinqeritetit. Edhe kur nuk ka qenė dhe nuk ėshtė i aftė tė zotėrojė njė temė, ai di tė luajė me tė; edhe nėse i mungojnė pikėpamjet e duhura ai ėshtė nė gjendje tė qėndisė thėnie e thashetheme me fjalėt e duhura. Kėshtu pra, ajo qė synon tė arrijė nuk ėshtė vetė suksesi, por vetėm dukja e tij, duke u shprehur i vendosur: "E quaj tė tillė, se e quaj tė tillė" ('Dy zotėrinjtė nga Verona', Akti I, skena e dytė).

    Shumė kritikė kanė sjellė argumente pėr dėmin qė sjellin standardet mė subjektive. Ata tė gjithė e pranojnė qė shumė ēėshtje duhet tė zgjidhen nga nocionet e tė drejtės dhe tė padrejtės, dhe sigurisht qė ēdo njeri duhet ta pranonte tė nisej nga kėto nocione qė mbizotėrojnė nė shoqėrinė ku jeton. Por, thonė ata, merreni me mend fatin e njė ēėshtjeje ku nuk ka asnjė pikė orientimi pėr protagonistin, nocionet e tė cilit mbi tė drejtėn dhe tė padrejtėn ndryshojnė nga ato tė shoqėrisė!

    Epo, nėse njė protagonist, si kryeministri ynė aktual, s'ėshtė nė gjendje tė bėjė diēka tė mirė, fundja di tė sajojė. Dhe, kur s'i mat dot forcat me njė armik tė fortė, fundja mund t'i krijojė vetes njė armik tė dobėt. Dhe, kėshtu mbushen faqe mė faqe edhe veprat shekspiriane, qė s'kanė tė sosur e tė sėmbuar.

    E pra, duke mos qenė nė gjendje tė realizojė plane tė mėdha ose projekte largpamėse, ky protagonist si kryeministri ynė, nė ngatėrresa, pėr ta vrarė pastaj mendjen se si mund tė dalė prej tyre, pa i hyrė ndonjė gjemb i madh nė kėmbė. Ai ndonjėherė i do ndėrlikimet, domethėnė, kur ato mungojnė i nxit vet ato, duke vepruar si artist nė konflikte, derisa e gjithė katrahura tė pėrfundojė nė debate parlamentare tė zjarrta, qė pėrbėjnė qėllimin e tij tė vetėm dhe tė pėrhershėm. Por, sidoqoftė, nė tė gjitha rrethanat vitet kanė treguar qė arrihet nė atė acarim dramatik, tė cilin vet e ka yshtur. Kėshtu ndodh edhe nė marrėdhėniet me aleatėt e huaj tė vendit, tė cilėve duke iu pėrulur me vepra, nė situata tė rėnduara iu kundėrvihet atyre me fjalė.

    Por, si mė parė, ashtu edhe aktualisht, nėse ky art i improvizuar i kryeministrit tonė s'ėshtė kurorėzuar kurrė me rezultate sado pak tė shkėlqyera, aq mė shkėlqyeshėm pėrpiqet ai t'i imponojė njė pjese tė publikut njėfarė interpretimi tė kėtyre rezultateve, duke e bėrė kėtė tė fundit qė t'i marrė frazat pėr vepra, fantazitė pėr realitet, gėnjeshtrat pėr tė vėrteta, motivet e ulėta pėr pretekste tė larta. Pikėrisht me kėto cilėsi, figurat e aktorėve tė tillė rolesh shekspiriane do ta bėnin dikur Tomas Karlejlin t'i quante kėta "udhėheqės tė rremė tė botės".

    Megjithatė, kalorėsi Ruxhero ende dashurohet pėrsėri me Alēinėn dhe magjepset pas hireve tė saj. Ndonėse e di qė kjo plakė "Pa sy e pa dhėmbė, pa shije, pa gjithēka" ("Si t'ju pėlqejė", Akti II, Skena e shtatė) i ka shndėrruar tėrė admiruesit e vet tė mėparshėm nė gomerė dhe kafshė tė tjera dygjinore. Por, a do tė ndodhė kėshtu edhe tani e tutje? Vėshtirė tė zgjasė mė tej kjo gjendje. Sepse, siē na ka mėsuar i famshmi Shekspir, ca qė duan t'u ngjajnė personazheve, si: Rikardi II, Rikardi III, Henriku IV, Makbethi etj., tek i afrohen fronit nisin tė shkatėrrohen si njerėz, derisa asgjėsohen plotėsisht si tė tillė kur bėhen mbretėr.

    Edhe pėrvoja e tė gjitha skenave tė botės, aq mė tepėr nė kohėt moderne, mė sė miri ka dėshmuar se, kur vjen njė ditė dhe protagonistėve tė tillė u mungojnė suflerėt, nga gjoksi i mpakur dhe goja e plakur u del paralajmėrimi i agonisė: "Ēdo ēap n'udhėn e shkurtėr dy herė rėnkoj/Zemrėn e rėndė dyfish do ta rėndoj..." ("Rikardi II", Akti V, Skena e parė). Atėherė, tė tjerėt, sidomos mė admiruesit e protagonistit, krahėt ia kthejnė sallės teatrore dhe sytė i mbajnė atje ku merret frymė mė thellė.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Sali Berisha eshte 100% Shqiptar...familjar e Kombetar!! Ahh mos te harroj..eshte po ky burre qe njeher e rrezoi komunizmtin e tash po ja shkaterron edhe rrenjet e fundit te ktij soji t'flliqur!
    Ti Memphis, duhet te jesh njohes i mire i historise se Shqiperise, keshtu qe me siguri e di mire qe edhe vete Saliu "qe njeher e rrezoi komunizmtin e tash po ja shkaterron edhe rrenjet e fundit te ktij soji t'flliqur!" ka qene vete Komunist.
    Per me teper, Ti duhet ta dish mire qe deri ne vitin 1990 te rralla ishin Fiset (Sojet) Shqiptare pa Komuniste, pra sipas teje tere Shqiperia qenka e felliqur.

    Po nejse, shume mire, po tani, sot, si "po ja shkaterron edhe rrenjet e fundit te ktij soji t'flliqur!" Doktor Tradhetari ???
    Mos valle keshtu : http://english.aljazeera.net/program...053184273.html ??

    Shikoje Memphis shikoje dhe mos e mbro kot. Apo mos valle po te pelqen ti vesh pushken gjysmes se Shqiperise per nje Tradhetar qe genjen aq trashe, sa vetem Ti mund ta besosh ??

    Te gjithe bertisnin Ujku (Komunizmi) ...! Nderkohe Cakalli (Sali Berisha) nga krahu tjeter bente kerdine

  4. #84
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    http://english.aljazeera.net/program...053184273.html

    Ky dokumentar ishte me te vertete i bukur. Duhet ta shihni.

  5. #85
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Me rastin e 19 vjetorit tė lėvizjes studentore dhe themelimit tė PDSH


    SHINASI RAMA: SALI BERISHA ĖSHTĖ FIGURĖ AUTORITARE



    „Jam larguar vetė nga Partia Demokratike, kam dhėnė dorėheqjen, pėr shkak tė mospajtimeve tė mia parimore me Sali Berishėn. Nė dorėheqjen time, qė duhet tė jetė diku nė arkivin e PD-sė, unė kam thėnė se Sali Berisha ėshtė njė figurė autoritare e me probleme, qė i ka tradhtuar idealet e Lėvizjes Studentore, vegėl e Ramiz Alisė, dhe spiun i dyfishtė i Sigurimit dhe i UDB-sė jugosllave. Kujtoj se para se tė ikja nga mbledhja ku dhashė dorėheqjen, iu kam thėnė atyre qė ishin nė mbledhje se, unė do tė iki vetė, por ju qė po i shkoni mbrapa kėtij ta dini se ky do ju hajė kokėn tė gjithėve e do tė bėhet shkaktari i luftės civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrėnė kokėn tė gjithėve, shihini se ku janė katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetė. Dhe, e mban vendin varur e peng, njė hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje nė tė cilėn e ēoi sė bashku me palėn tjetėr tė parisė sė Tiranės nė vitin 1997“ - thotė Shinasi Rama.


    Mes tė ftohtit tė dhjetori dhe dimrit, viti 1990 solli edhe njė erė tė re, tė vėshtirė pėr t’u pranuar nga mentaliteti i kohės, drejtuesit e vendit dhe gjithė ithtarėt e Partisė sė Punės: pluralizmi politik. I papranueshėm krejtėsisht, por i pashmangshėm gjithsesi. Shinasi Rama, njė nga themeluesit e Partisė Demokratike, vjen nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare” duke na treguar pėrpjekjet e gjithė atyre njerėzve qė kėrkonin njė Shqipėri ndryshe. Takimi me udhėheqėsin Ramiz Alia, debatin e tij me tė, ndėrsa Rama kėrkonte pluralizėm politik. Pėrse refuzoi Sali Berisha tė ishte bashkė me studentėt nė kėtė takim? Apo edhe fakte tė tjera, si debatet gjatė kėtij takimi me vetė studentėt, mes tyre edhe me Azem Hajdarin. Mė tej, Shinasi Rama tregon pėr formimin e Partisė Demokratike dhe rolin e dyfishtė tė Sali Berishės, si i dėrguar i Ramiz Alisė...

    A mund tė sillni nė vėmendjen e lexuesve ato ditė tė fillim dhjetorit tė vitit 1990... Si i kujtoni sot?

    Ato ditė kanė qenė ditėt e vėrteta tė romantizmit rinor shqiptar. Tė gjithė e dinin se sistemi duhej shembur, puna ishte jo vetėm qė gėrmadha tė mos zinte njeri brenda, por edhe se duhej menduar mirė se ēfarė sistemi do tė ndėrtohej. Tash gjykoj se, nė vija tė trasha, pėr aq sa mė takon mua e shokėve tė mi, idetė i kemi pasur shumė tė dobishme e shumė tė qarta si pėr gjendjen, ashtu edhe pėr rrugėn ku duhej shkuar. Mendoj se Lėvizja Studentore, e cila filloi nė dhjetor tė vitit 1990, por vazhdoi deri nė prill tė vitit 1991, luajti njė rol tė dorės sė parė nė fillimet e tranzicionit. Lėvizja Studentore ka merita tė pakrahasueshme pėr nxjerrjen e vendit nga kriza e thellė politike, pėr shmangien e luftės civile, pėr vendosjen e sistemit pluralist, pėr krijimin e partive opozitare, pėr shembjen e mitit tė Enver Hoxhės e tė legjitimitetit tė PPSH-sė, pėr ēlirimin e energjive intelektuale e pėr dhėnien e shembullit tė shėrbimit publik nė njė moment shumė kritik pėr shqiptarėt. Unė i kujtoj ato ditė me respekt e nderim, dhe mė vjen shumė keq kur shoh e dėgjoj ish-pjesėmarrės qė e shtrembėrojnė tė vėrtetėn pėr pėrfitimet e ditės. Ėshtė e vėrtetė qė shumė studentė u pėrdorėn nga intelektualėt, por ėshtė edhe mė e vėrtetė qė ne i pėrdorėm intelektualėt duke i detyruar qė tė bėnin atė qė donim ne, veēanėrisht gjatė rrėzimit tė mitit tė Enver Hoxhės, dhe pasojat dihen. Ajo periudhė ėshtė pjesė e ēmuar e historisė sė shqiptarėve. Veprimet tona kanė qenė tė menduara mirė e nė shėrbim tė interesave tė tyre. Ne mund tė kemi humbur shumė si njerėz e si individė, e prandaj nuk jemi nė politikė, por vendi e kombi fitoi nga sakrificat tona dhe pėr kėtė jemi e duhet tė jemi gjithnjė krenarė.


    Ju keni qenė nė takimin me Ramiz Alinė. Ekzistojnė disa tė vėrteta tė atij takimi. A mund tė na e riprodhoni me pak fjalė kėrkesat e studentėve dhe pėrgjigjet e zotit Alia?

    Nuk ka 100 tė vėrteta, ka njė tė vėrtetė. Ajo ėshtė e regjistruar dhe tė gjithė e kemi nga njė kopje tė regjistruar tė takimit, pavarėsisht manipulimeve e shtrembėrimeve qė i janė bėrė nė media, e pavarėsisht asaj ēka flitet nga ish-pjesėmarrėsit apo tė tjerėt. Ne kemi shkuar atje me njė listė kėrkesash qė ishin shumė tė drejta pėr njė kohė tjetėr, por krejt tė tejkaluara pėr momentin historik qė u krijua. Thelbi i veprimit tonė ishte qė tė pėrdoronim masėn studentore, entuziazmin e krijuar dhe mbėshtetjen popullore pėr ta transformuar kėtė Lėvizje Studentore nė njė Lėvizje historike, shumė tė ndryshme nga revoltat e rebelimet e mėparshme si demonstratat nė Shkodėr e nė Tiranė, ikja nga ambasadat, rebelimi i Kavajės, i Elbasanit, traktet e Korēės e me radhė. Duhet t’i vėmė pikat mbi ‘i’. Ka pasur njė debat lidhur me atė se ēka do tė kėrkonim. Nė bisedė me drejtuesit e tjerė tė Lėvizjes, unė iu thashė se do tė shkoj pėr tė kėrkuar vetėm pluralizmin politik. Mirėpo, Azem Hajdari kėmbėnguli se duheshin respektuar kėrkesat e studentėve, ku pluralizmi ishte vetėm njė pikė e shurdhėr dhe e humbur diku nė mes tė listės. Ndjehej shumė pėrgjegjėsia qė kishim dhe ishte shumė e qartė se ēfarė potenciali kishte ajo lėvizje. Pėr kėtė arsye, ndėr tė tjera, kėrkoja qė tė krijonim kushte edhe pėr intelektualėt e Tiranės qė tė dilnin hapur kundėr sistemit e tė kėrkonin atė qė duhej. Personalisht iu kam thėnė si Gramoz Pashkos, ashtu edhe Sali Berishės qė tė vinin e ta kėrkonin pluralizmin me gojėn e tyre e tė provonin se kush ishin, por qė tė dy refuzuan.

    Kur ndėrruan mendje, dihet se studentėt nuk i lanė as tė hynin nė sallėn ku po takohej Pėrfaqėsia Studentore pėr tė diskutuar se ēfarė do tė bisedohej nė takimin me Presidentin Ramiz Alia. Nga ana e tij, Presidenti Ramiz Alia kishte ardhur i pėrgatitur pėr ta pėrdoruar kėtė takim ashtu siē i interesonte atij, d.m.th., qė ta pėrdorte pėr tė konfirmuar vendimin e KQ tė PPSH pėr pluralizėm mendimi e subjektesh. Kėtė vendim ne e njihnim pėrmendėsh, se na e kishte sjellė i dėrguari i tij Sali Berisha herėt nė mėngjesin e datės 11 dhjetor, dhe ai e kishte marrė po nga vetė Ramiz Alia. Kėshtu, me atė vendim do tė na lejohej krijimi i njė organizate intelektualėsh tė rinj e studentė, organizatė paralele me BRPSH. Mbas asaj ngjarjeje, Ramiz Alia do tė shkonte gjithkah nė botė duke thėnė se, “nuk ka kėrkesė pėr mė tepėr,” “nė kėtė fazė kaq mund tė bėjmė”, “do tė zhvillohemi gradualisht” e me radhė. Ai e urrente pluralizmin politik, nuk kishte si ta donte, mirėpo e papritura ishte se ai nuk priste qė ne tė ishim aq tė pjekur sa ta dinim mirė se ēka donim e si ta kėrkonim.

    Gjendja u acarua shumė kur ai e mbylli fjalėn e tij hyrėse me ton kėrcėnues: “Tashti tė dėgjojmė ēa keni juve e ēa doni juve”. Nė atė kohė kjo ishte shumė e rėndė, sepse ai ishte diktatori i shtetit dhe njeriu i plotfuqishėm qė e kishte lėnė Enver Hoxha nė vend tė tij; nuk ishte e lehtė pėr askėnd t’i kundėrviheshe as atij, as atyre qė tė zhduknin edhe hijen me njė shenjė tė tij. Mbas ndėrhyrjes sė Arben Demetit, e mora fjalėn unė dhe mbasi bėra njė ekspoze tė shkurtėr tė historisė sė pluralizmit ndėr shqiptarėt, vura nė dukje rėndėsinė e momentit historik, ia hodha poshtė vendimin e KQ tė PPSH si tė mangėt dhe i kėrkova pluralizmin e vėrtetė politik nė emėr tė kombit shqiptar e tė interesave madhore tė kombit. Ai dredhoi dhe nisi tė hidhte fjalė andej kėndej, debati midis nesh u acarua keq.


    Ndėrhynė studentė e pedagogė, dhe nė dialogun midis meje e tij ne shkėmbyem ca fjalė jo tė kėndshme e tė rėnda, mirėpo unė nuk kisha shkuar atje pėr tė aprovuar ēka thoshte Ramiz Alia. Mbi tė gjitha, pluralizmi ishte njė e drejtė qė ne duhej ta fitonim vetė e pėr tė gjithė shqiptarėt, nuk mund tė ishte dhurata e Ramiz Alisė. Mbas kėrkesės sime pėr pluralizėm politik tė mirėfilltė e pa kushte, tė gjithė studentėt e pedagogėt e pranishėm, nė vend qė tė mė mbėshtesnin e ta mbyllnim takimin aty, filluan tė flisnin edhe njė herė pėr nėntė kėrkesat nė letėr: jo duam ujė, jo duam drita, pse e lejon apo se lejon partia jonė krijimin e organizatės sė studentėve e intelektualėve tė rinj, pse na rrahėn, e kėshtu me radhė. Pat momente tė rėndėsishme, dhe ndėrhyrja e Tefalin Malshytit qė e ndau rolin e tij tė Presidentit nga Sekretari i Parė, e Ben Likės qė e vuri me shpatulla pėr muri nė lidhje me rrahjen e studentėve, e Mimozės nga Vlora, lidhur me rrenat e shtypit tė atyre ditėve dhe e ndonjė tjetri si Blendi Gonxhe apo Adrian Petrollari, janė momente shumė interesante tė atij takimi.

    Megjithatė, pėr nja dy orė Ramiz Alia u mundua tė tregonte se ishte nė kontroll tė gjendjes, mbajti fjalime pėr gjendjen ekonomike e tė jashtme, u diskutua edhe njė herė ēėshtja e pronės dhe rrahja e studentėve, pati shumė shprehje respekti e pėrulje karshi tij, ku natyrisht u shqua Arben Imami. Nė njė moment, edhe Azemi( Hajdari) i tha duke bėrė me kokė nga unė: “Shoku Ramiz, kėta qė i ēojnė dy gishtat nuk na e duan tė mirėn ne”.

    Aty e kam ndjerė veten shumė vetėm dhe jam habitur me poshtėrsinė e dyfytyrėsinė e disave. Si po shkonte ai takim, ishte e qartė se do tė pėrfundonte me njė fitore tė madhe tė tij, edhe personale, edhe politike. Kėshtu, nė njė moment, mbasi e humba durimin, u ngrita nė kėmbė dhe i ulėrita: “A don me e dhanė apo jo?”, dhe ai tha njė ‘po’ tė mekur. Kėshtu u fitua edhe pluralizmi politik. Edhe ai e dinte se pluralizmin e fituam ne, nuk na e bėri dhuratė njeri, as ai, askush tjetėr. Kujtoj njė moment mbas takimit, kur desha t’i them se politika ėshtė politikė e se jemi tė gjithė shqiptarė e duhet tė punojmė pėr tė mirėn e kombit. Ai as nuk pranoi tė mė shihte, e jo tė mė fliste. Natyrisht, ai kishte edhe gurin, edhe arrėn nė dorė dhe kishte kohė tė pėrgatitej qė gjendja tė mos i dilte prej dore. Dhe, unė e dija se ashtu do tė ndodhte. Kėshtu, sapo u fitua pluralizmi, paria e Tiranės nuk humbi fare kohe dhe pėrfitoi nga momenti; ato e dinin se tash do tė dilnin tė gjithė tė bėnin partinė e vet, sepse ishte lejuar formimi i tyre. Nga ana e tij, tė nesėrmen, mė 12 dhjetor Ramiz Alia u takua fshehurazi me tė gjithė ata qė u bėnė lojtarėt kryesorė tė kėtij tranzicioni, njė e nga njė e nė grupe tė caktuara dhe iu dha dritėn jeshile. Mirėpo, thelbi i atij takimi ishte se mbas takimit me ne kishte ndodhur njė ndryshim i thellė politik, sepse ne i kishim ndėrruar rregullat bazė tė lojės. Pluralizmin e kėrkuam dhe e fituam vetė ne, ishte njė kėrkesė e pastėr politike, njė kontribut qė nuk e jepte dot njeri dhe qė e nxori vendin nga qorrsokaku ku ishte. Si Ramiz Alia, ashtu edhe tė gjithė tė tjerėt ishin krejtėsisht tė vetėdijshėm se sa i rėndėsishėm kishte qenė ai takim e pse ishte aq i rėndėsishėm.

    Kush e dha idenė pėr tė themeluar Partinė Demokratike?

    Mendimin pėr tė formuar Organizatėn e Studentėve e tė Intelektualėve tė Rinj e kemi diskutuar gjatė, por mendimin pėr tė formuar partinė opozitare e kam dhėnė unė, dhe veprimet e para pėr tė bėrė bashkė njerėzit i kam ndėrmarrė po unė. Shiko, nė atė kohė ka pasur shumė presion mbi tė gjithė ne. Sistemi ishte shumė funksional dhe si u mor vesh ‘kush ishte kush’ edhe nė Lėvizjen Studentore qė sa kishte lindur, strukturat e shtetit u munduan qė tė sillnin pjesėtarėt me influencė tė familjeve pėr tė ndikuar mbi ne. Nė rastin e Azemit, atij i sollėn tė vėllanė, Rasimin, qė ishte instruktor nė KQ tė Partisė nė Tropojė. Komiteti i Partisė nė Shkodėr ēoi njė njeri tek im atė, por im atė ia la nė dorė teserėn e Partisė dhe i tha; merre, unė do tė shkoj mbas djalit tim e nuk pranoi tė bisedonte mė gjatė me tė dėrguarin e Komitetit tė Partisė.

    Tash, nėn influencėn e Rasimit, tė Saliut e tė Besnik Mustafajt, Azemi u ndryshua shumė. Shumė nga studentėt i besonin, mirėpo tash ai kishte mendime tė tjera. Ai kėmbėngulte qė intelektualėt t’i bashkėngjiteshin Lėvizjes Studentore e ne tė viheshim nėn drejtimin e tyre, gjasme sepse ato dinin mė shumė se ne, dhe pėr ēdo gjė ai u bė zėdhėnėsi i mendimeve tė tyre. Unė kisha mendimin e kundėrt, d.m.th., mendoja qė intelektualėt e tė tjerėt duhej tė vepronin mė vete dhe ne duhej tė kishim fytyrėn tonė e tė ndiqnim rrugėn tonė. Gjendja u bė kritike nė mėngjesin e datės 11 dhjetor, kur morėm vesh se KQ i PPSH e kishte lejuar formalisht krijimin e organizatės sė Studentėve e tė Intelektualėve tė Rinj, gjithnjė brenda rregullave ekzistuese, si organizatė paralele e rinisė.

    Sali Berisha, si i dėrguar i posaēėm i Ramiz Alisė, na e solli vendimin e KQ tė PPSH nė mėngjesin e 11 dhjetorit dhe tha se, “ky ėshtė vendimi e mos kėrkoni mė se mandej nuk i dihet”. Pra, u pa se ata do tė lejonin qė tė bėhej njė organizatė, mirėpo unė nuk u pajtova me kėtė rrugė. Isha i vendosur qė nė takimin qė do tė bėhej nė darkė me Ramiz Alinė tė kėrkohej me forcė pluralizmi politik i mirėfilltė dhe tė mos iknim prej andej pa e ndryshuar sistemin, edhe sikur tė hupnim fare. Me kėtė synim, para mensės, mė datėn 11 dhjetor, aty nga ora 10 - 10:30 e mėngjesit i kam thėnė gruas sė Gramozit, Mozės qė ta sillte Gramozin nga Fakulteti Ekonomik. Ajo shkoi dhe e thirri dhe mbasi i kam prezantuar Saliun me Gramozin, iu kam thėnė qė tė shkonin e tė mblidhnin edhe intelektualėt e tjerė e tė bėnin partinė politike se ne do t’i mbėshtetnim deri nė fund. Mbas atij momenti ata nuk u ndanė nga njėri-tjetri. Mirėpo, kishin frikė dhe atyre qė i thirrėn me urgjencė tek shtėpia ku jetonte Gramozi me familje, Sokol Neēaj, Genc Ruli, Aleksandėr Meksi e disa tė tjerė, iu thanė se do bėnin partinė e studentėve kur nė fakt unė iu kam thėnė hapur se ata duhej tė bėnin partinė e tyre.


    Sinasi Rama: Berisha dhe Pashko nuk e donin Edi Ramėn nė PD


    Edhe pse Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisė Demokratike mė 12 dhjetor, ai deri nė janar tė vitit 1991 mbeti anėtarė i PPSH-sė.


    Shinasi Rama, njė nga themeluesit e PD-sė, nė kėtė pjesė tė dytė tė intervistės sė tij na tregon detaje mjaft interesante tė disa prej personazheve tė kohės... mes tė cilave, ai zbardh edhe zėnkėn e Edi Ramės me Sali Berishės, i cili bashkė me Gramoz Pashkon nuk e donin atė nė PD. Ndėrkaq, Shinasi Rama tregon pėr largimin e tij nga PD-ja parashikimin qė kishte bėrė ai dikur, se Berisha do ta ēonte vendin pranė luftės civile. Sipas tij, “Saliu ua ka ngrėnė kokėn tė gjithėve, shihini se ku janė katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetė. Dhe, e mban vendin varur e peng, njė hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje nė tė cilėn e ēoi sė bashku me palėn tjetėr tė parisė sė Tiranės nė vitin 1997”...


    Thuhet se Sali Berisha, kur e mori vesh qė do tė themelohej PD-ja dhe jo Partia e Studentėve ka ikur nga takimi?

    Nuk ka rėndėsi se si erdhi e si iku Saliu, rėndėsi ka qė ai e ndjeu potencialin qė kishte kjo lėvizje politike, dhe me gjithė luhatjet e njohura tė tij (ndėr tė tjera, ai dhe tė tjerėt mbetėn anėtarė tė PPSH-sė deri nė janar tė vitit 1991), Saliu u bė shpejt shumė i fuqishėm nė PD. Pavarėsisht karakterit tė dobėt, ai kishte dije, kishte shumė lidhje gjithkah, ishte shumė inteligjent, njeri i strukturave dhe gėzonte shumė respekt si nė intelektualėt e Tiranės, ashtu edhe nė popull.


    Ju si pjesė e atij grupimi themeluesish, mund tė na thoni se cilėt kanė qenė themeluesit kryesorė tė kėsaj partie?

    Themeluesit kryesorė kanė qenė Shinasi Rama, Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, qė i shkonte mbrapa si dele e bindur Saliut. Njėherė unė kėmbėngula pėr t’i pėrzėnė kėta tė dy e tė tjerėt qė vinin mbas tyre nga Qyteti Studenti. Vetėm kur e pashė se nuk kishte rrugė tjetėr, se kishte ardhur e gjithė Tirana nė shesh, iu thashė qė do ta shpallnim partinė, por me disa kushte qė i vura po unė. Dhe, njeri kusht ishte qė nė Komisionin Nismėtar tė kishte gjashtė studentė, e jo vetėm Azemin si donte Sali Berisha. Mandej, secili solli njerėzit e tij dhe kėshtu u bė Komisioni Nismėtar. Pėr tė siguruar mbėshtetjen e studentėve qė e donin dhe e respektonin shumė Azemin, ata e mbėshtetėn Azemin pėr kryetar tė Komisionit Nismėtar, dhe i dhanė hapėsirė tė madhe, ēka ishte njė lėvizje e zgjuar nga ana e tyre. Edhe unė e mbėshteta, jo pse i besoja, por sepse kisha bindjen se nuk kishte se ku tė shkonte pa mbėshtetjen time e tė studentėve tė tjerė e do tė rrinte afėr nesh. Mirėpo, isha gabuar. Ndėr studentėt ishin Azem Hajdari, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula, Blendi Gonxhe dhe Shinasi Rama. Gramoz Pashko solli Genc Rulin dhe Aleksandėr Meksin. Saliu kishte Preē Zogaj, qė ishte edhe mik i imi, e Arben Imamin. Pėrveē Arben Demetit, nė sallė u propozua nga Eduard Zaloshnja, dhe u pranua edhe Merita Zaloshnja. Pak mė vonė, mė duket edhe Mitro Ēela, por shumė shpejt u kooptuan edhe njė numėr njerėzish qė mė vonė bėnė emėr dhe sot numėrohen ndėr themeluesit e saj, si Zenel Hoxha, Tefalin Malshyti, Eduard Selami, Agron Cika, e tė tjerė.


    Keni qenė prezent kur ka ndodhur zėnka mes Sali Berishės dhe Edi Ramės? Ēfarė dini pėr largimin e kėtij tė fundit nga PD-ja?

    Kam qenė prezent. Sa ishte zgjedhur Komisioni Nismėtar formalisht, dhe nė mbledhjen nė darkė erdhi Edi Rama. Gramozi me Saliun nuk e donin fare, ishte krejt e qartė ajo gjė. Pa u bėrė partia, kishte filluar problemi i kryetarit tė vėrtetė dhe Edi Rama ishte njė problem pėr ta, sepse kishte ambicie, vullnet dhe dėshirė pėr tė kontribuar. Edi Rama kishte bėrė emėr e gėzonte respekt ndėr studentėt e Arteve dhe mė gjerė. Kėshtu qė duke e shfrytėzuar mirė gjaknxehtėsinė e Edi Ramės e duke qenė shumė mė tė djallėzuar, kėta tė tjerėt arritėn e ia treguan vendin. Unė e njihja mjaft mirė dhe u pėrpoqa ta mbaj aty duke i thėnė: “A mund tė na gjesh njė motor pėr tė shkuar nė Shkodėr”? Diēka qė duhej ta bėnte tė mendonte dhe ta shtynte tė rrinte, por ai ishte shumė i nxehur. Nuk pati durimin e duhur as tė dėgjonte e tė kuptonte si duhet se ēka i thashė dhe krisi e iku nga salla.


    Pėrse u larguat ju nga Partia Demokratike?

    Unė gjithnjė e kam parė veten si student dhe tė pėrkohshėm nė PD. Rruga e studentėve ishte edukimi dhe transformimi i universitetit nė njė forcė pėr demokracinė e pėr kombin. Rruga e intelektualėve dhe e tė tjerėve ishte politika. Mbas pluralizmit, objektivi qė mendonim se ishte kryesor ishte shmangia e luftės civile, dhe metoda qė gjetėm ishte shembja e mitit tė Enver Hoxhės. Pra, ajo qė ndodhi nė dhjetor nuk ishte rastėsi. Kėshtu, jam i lumtur qė Shoqata Studentore “Fan S. Noli”, themelues e kryetar i sė cilės kam qenė, dha kontribut tė ēmueshėm historik nė organizimin e grevės sė urisė e nė rrėzimin e mitit tė Enver Hoxhės. Jam larguar vetė nga Partia Demokratike, kam dhėnė dorėheqjen, pėr shkak tė mospajtimeve tė mia parimore me Sali Berishėn. Nė dorėheqjen time, qė duhet tė jetė diku nė arkivin e PD-sė, unė kam thėnė se Sali Berisha ėshtė njė figurė autoritare e me probleme, qė i ka tradhtuar idealet e Lėvizjes Studentore, vegėl e Ramiz Alisė, dhe spiun i dyfishtė i Sigurimit dhe i UDB-sė jugosllave. Kujtoj se para se tė ikja nga mbledhja ku dhashė dorėheqjen, iu kam thėnė atyre qė ishin nė mbledhje se, unė do tė iki vetė, por ju qė po i shkoni mbrapa kėtij ta dini se ky do ju hajė kokėn tė gjithėve e do tė bėhet shkaktari i luftės civile. Dhe, ashtu ndodhi. Saliu ua ka ngrėnė kokėn tė gjithėve, shihini se ku janė katandisur, si ata, ashtu edhe ai vetė. Dhe, e mban vendin varur e peng, njė hap pa shkuar tek lufta civile, gjendje nė tė cilėn e ēoi sė bashku me palėn tjetėr tė parisė sė Tiranės nė vitin 1997.


    Si e shihni ju sot Partinė Demokratike?

    Partia Demokratike ėshtė instrument i pamėdyshje i vullnetit tė Sali Berishės. Si ėshtė kryetari, ashtu ėshtė edhe PD-ja. PD-ja nuk ka ideologji, nuk ka strukturė tė konsoliduar, nuk ėshtė nė shėrbim tė shqiptarėve, ėshtė vegėl e njė klani tė caktuar familjar dhe mbahet me urrejtjen e turmave tė verbra e tė militantizmit terrorist. PD-ja ėshtė kthyer nė njė kancer pėr shqiptarėt.


    Sot asaj i mungojnė thuajse gjithė themeluesit e saj, njė pjesė e mirė e pėrjashtuar. A ka ngjashmėri kjo Parti sot me atė qė u krijua nė vitin 1990?

    Jo, nuk ka asnjė lidhje me PD-nė e vitit 1990. PD-ja e vitit 1990 duhej tė ishte njė front i gjerė popullor, pėr tė bashkuar tė gjithė shqiptarėt e pėr t’iu dhėnė shpresė e rrugėzgjidhje nė atė kthesė historike. Vetėm ashtu do tė shpėtonte kombi shqiptar dhe shteti i tij. Udhėheqėsit qė dolėn nė krye tė saj duhej ta sakrifikonin veten dhe tė bėnin atė qė duhej bėrė. Por, tė gjithė patėn interesat e tyre tė ngushta dhe e sakrifikuan vendin pėr ato interesa. Sot PD-ja ėshtė ashtu si e kam pėrshkruar mė lart, instrument i verbėr politik i Sali Berishės. Dhe, pėr ta transformuar PD-nė nė atė mėnyrė e nė atė nivel ku ka rėnė, Saliu ka bėrė kompromise shumė tė dėmshme e kriminale, sepse i ka fryrė shumė zjarrit tė pėrēarjes e tė ndasive duke krijuar njė besnikėri patologjike e deri nė marrėzi tek militantėt e mbėshtetėsit e tij dhe duke i shtyrė shqiptarėt tė vriten me njėri-tjetrin. Tani ajo ėshtė partia personale e tij, dhe kush i bashkėngjitet PD-sė ėshtė bashibozuk i Saliut. Ata qė janė pėrjashtuar dikur e qė janė kthyer tek Saliu kanė treguar se kush janė e se nuk kanė as vlera, as ideologji, e as nder, por vetėm interesa, dhe janė treguar pėrfaqėsues tė denjė tė parisė sė Tiranės. Ndėr ta shkėlqen Arben Imami, ai qė u vesh si gjeneral grek, dhe tė cilin tash Saliu, pėr t’iu dhėnė njė shuplakė tė mirė tė gjithė shqiptarėve si dhe militantėve tė PD-sė qė dikur e kanė urryer me shpirt, e bėri ministėr tė Mbrojtjes tė njė vendi qė s’ka ushtri dhe do ta zgjedhė nė Kėshillin Drejtues tė PD-sė. Dhe, mandej kėta tė tjerėt, tė kthyerit e tė thyerit, do ta duartrokasin. Vetėm ky fakt tė tregon se sa poshtė ka rėnė ajo parti.


    Si e keni njohur ju Sali Berishėn dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr tė sot?

    Unė e kam njohur shumė mirė, dhe duke u bazuar nė atė qė kam menduar e thėnė pėr tė qysh herėt, mendoj se nuk jam gabuar aspak kur e kam konsideruar si njė ndėr njerėzit mė tė rrezikshėm pėr shqiptarėt. Personalisht, mė vjen keq pėr tė, sepse nė disa momente ka luajtur e do tė mund tė luante rol pozitiv, e mendoj se po tė ishte futur nė rrugėn e duhur do tė bėnte gjėra tė mira, sepse e kishte potencialin, dijen e zgjuarsinė. Mirėpo, ai duhej tė mbahej nėn kontroll, se ishte krejtėsisht i paparashikueshėm dhe me karakter tė dobėt, me probleme, e me sedėr tė sėmurė. Sot mendoj se i ka hipur njė eufori e pajustifikuar. Saliut i duket vetja si Skėnderbeu. Mirėpo, Saliu po sulmon mullirin e erės qė po vetė e ka ndėrtuar. Historinė nuk e bėn Saliu, historinė e bėn tjetėrkush, Saliu vetėm sa ia mbush mendjen vetes se ėshtė Skėnderbeu. Por, duke i lėnė mėnjanė krimet e vogla qė nuk iu bėjnė mė shumė pėrshtypje njerėzve, atij i janė faturuar e do t’i faturohen shitja e trojeve shqiptare, kriza e piramidave, shkatėrrimi i ekonomisė kombėtare, dėshtimi i pėrplotė i tranzicionit, tradhtia e dėshtimi i zgjidhjes sė duhur tė ēėshtjes kombėtare, shkatėrrimi i familjes shqiptare dhe i jetėve tė shumė njerėzve, shpėrdorimi i kontributeve tė emigrantėve, mungesa e vizionit politik e shoqėror pėr tė ardhmen, e me radhė. Kėto janė krime tė pėrbindshme, dhe pėrgjegjėsi kryesor historik ėshtė Sali Berisha. Ai ka marrė pėrgjegjėsinė pėr tė drejtuar shtetin, ka qenė nė krye tė shtetit, dhe natyrisht edhe paria e Tiranės qė nuk ka lėnė gjė pa bėrė si duke punuar pėr tė ose duke vazhduar politikat e tij. Gjykimit tė historisė ai nuk i ikėn dot, as Saliu, as kurrkush tjetėr. Ai qė i thotė vetes jam Skėnderbeu, ėshtė vetėm Don Kishoti.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Velaj: Ju tregoj pėr Shinasi Ramėn


    Nga Koha Jonė

    Luke Velaj tregon historine e tij per te njohur Shinasi Ramen qe sipas tij njihet si "dhjetorist" por qe per Velajn, eshte "spiuni i Sigurimit te Shtetit qe me coi 12 vjet ne burg"

    "Ne dhjetor te vitit 1990, kur nisem protestat dhe serish ne shkurt 1991 kur menduam vetemohimin, te gjithe beme ne vetvete nje betim, qe te mbajme idealet e kesaj levizjeje gjalle dhe te pastra. Ne kerkuam nje Shqiperi si e gjithe Europa dhe jemi shume. Kerkuam nje Shqiperi ne NATO dhe ky eshte realitet tani dhe kerkuam nje Shqiperi demokratike dhe Europa sapo na pranoi statusin e vendit kandidat per ne BE.

    Eshte e vertete qe demokracia i ka dhene te drejten e fjales cdo individi ne Shqiperi dhe kjo e drejte mbrohet me ligj nga Kushtetuta e vendit. Megjithate, mendoj se kur flasim per ngjarje te medha si ato qe ndodhen ne dhjetor te vitit 1990, morali dhe integriteti i njerezve duhet te jete ne nivelin e atij ideali per te cilin ne te gjithe se bashku luftuam. Cdo gje nisi ne 8 dhjetor dhe studentet te mbeshtetur masivisht nga gjithe shqiptaret arriten ta shnderronin levizjen studentore ne nje levizje te gjere masive per pluralizem. Kjo levizje u kurorezua me krijimin e te pares parti opozitare ne Shqiperi, Partise Demokratike.

    Diktatura nuk ishte shkaterruar ende, por krijimi i PD-se jepte shpresen qe lufta te spostohej ne nje nivel me te larte. Populli opozitar kishte perfaqesuesen e vet politike. Nuk ishte e thjeshte se menjehere disa njerez, te cilet me kohe dhe me nje qellim ishin infiltruar nga Sigurimi i Shtetit ne levizje e me pas, brenda radheve te PD-se, ku nisen luften e ashper. Nje prej tyre ka qene edhe Shinasi Rama, i cili vetem per nje gje eshte per t'u pergezuar, besnikerine ndaj Alise dhe bashkepunetoreve te tij ne PS. Ky person ka te drejte te flase, thjesht sepse ne Shqiperi ka liri te fjales, por moralisht ai duhet te heshte dhe ka 1000 arsye per kete. Ai duhet te heshte deri kur t'i tregoje shqiptareve me prova se nuk ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, pasi cfare shqiptaret dine per te aktualisht, eshte se ai ka qene agjent dhe vete viktima e tij, nje qytetar nga Shkodra, z.Luke Velaj e ka akuzuar Shinasi Ramen publikisht.

    Ne daljen publike te z.Velaj thuhet: "Pashe keto dite ne gazete nje material te shkruar nga njefare Shinasi Rama lidhur me politiken e Tiranes e me rolin e tyne ne jeten e shqiptareve. Interesante, e kishte nenshkruar si "Instruktor" tamam si dikur instruktoret e KQRPSH! Ky bandill priti njehere qe shefi i tij Ramiz Alia te thoshte nje fjale e pastaj me te marre udhezimet nisi zbatimin ne jete te ideve te tij te "ndritura".

    Ky Shinasiu ka nje histori te pasur sigurimse e komuniste si pak kush ne moshen e tij, gje qe e ben kete "trim" kampion madje! Ai pat, nje kohe ne Shkoder, nje reputacion jo te mire, pat lene shkollen e Oficereve dhe nisi te endej rrugeve duke u futur ne shume grupe te rinjsh e me gjithkend, e njerezit e thjeshte kujtonin se eshte si ata, por ne fakt ai kishte pas misionin, te endej ashtu dhe te shoqerohej me sa me shume vete. Kete e provon dalja deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj, nga Shkodra. Me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkollen e Gjuheve te Huaja, pasi e kreu detyren mire. Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve ne vitin 1990 e qe nisi te beje karriere ne PD. Pasi ia tregova Sali Berishes te verteten rreth Shinasi Rames, PD ia tregoi kete Shinasise e ai u largua nga vendi per t'u vendosur perfundimisht ne USA, ku me kane thene se shume shitet si figure kombetare!? Kulmi!

    Kam vetem kaq per t'i thene ketij djali, se nese nuk ndihesh fajtor per sigurimslleqet tuaja te pakten hesht e mos na jep leksione se na e ka shpifur shtypin ky emri yt. Le te flasin ata qe jane te paster, se te pakten kane shembull per te dhene e jo juve shoku Shinasi Rama, sepse ju jeni djegur, ja keni shitur shpirtin djallit te kuq sigurims. Ma mire tani rri ne heshtje e lepi kocken qe te ka rene per hise.

    Megjithate, agjenti Rama nuk e ka degjuar kete keshille, por vazhdon te jape leksion, jo vetem duke injoruar idene e moralit, por duke ofenduar dhe fshikulluar gjithe ata qe kane vuajtur ne burgjet e komunizmit. Kane qene te pabese si Shinasi Rama qe kane futur neper burgje qindra mijera shqiptare ne kohen e diktatures dhe ne rastin e Rames eshte shume e keqe, sepse ai e ka bere thjesht per nje te drejte studimi. Kuptohet qe ai nuk mundet tashme te dale nga loja qe ka nisur, pasi padroni i tij Ramiz Alia, qe ka nje urrejtje te thelle per PD-ne, e ka thirrur serish ushtarin Rama t'i sherbeje si dikur ne vitin 1991 shkaterrimit te se vetmes parti te madhe demokratike.

    Pra, Shinasiu nis universitetin ne moshe te madhe dhe levizjet studentore e gjejne ate student. Ne fillim ai ishte konstruktiv ne fjalimet e tij, pasi thjesht misioni ishte te ngjitej sa me lart, pra te infiltronte ne kryesine e PD-se e mundesisht te merrte frenat e PD-se. Kur ai pa se figura te medha te PD-se, si Berisha, Hajdari, Meksi, Pashko etj. u evidentuan shume shpejt dhe, qe ne fillim, siguruan nje mbeshtetje te madhe, Shinasiu nisi planin "B", duke dale neper tribuna e duke permendur gjakun ne cdo fjalim te tij. Ai nuk kerkonte pluralizem, por ai kerkonte thjesht shkaterrim te pluralizmit, ai kerkonte anarshi totale dhe deshtim te perpjekjeve te shqiptareve per demokraci. Ne kete rast nderkombetaret do te vertetonin tezen e Alise se eshte shume e veshtire te mbash nje popull si shqiptaret ne nje sistem te lirise. Askush nuk ra ne gracken e ketyre tezave. Si per ironi te fatit, ne te njejten kohe Edi Rama bertiste nga tribuna e Stadiumit "Qemal Stafa" per varje te komunisteve ne deget e rrapeve dhe kjo i pelqente edhe Rames tjeter nga Qyteti "Studenti".

    Ne, studentet, u ngritem per pluralizem e demokraci, ne kerkuam qe ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa e jo ta katandisnim ne nje katraure te tipit Somali. Me pas Shinasiu, kur e pa qe ishte e veshtire te caje mes dragojve, mori planin "C" nga Ramiz Alia. Ai vendosi qe te krijonte shoqaten "Fan Noli" dhe duke perdorur kete emer te gjithe u mblodhen, pasi menduan se ishte nje shoqate letrare, por jo, ai paraqiti nje program krejtesisht politik me idene qe t'i kundervihej partise se pare opozitare ne vend, Partise Demokratike. Ne ate kohe PD ishte ende e impenjuar me rrezimin e diktatures se Ramiz Alise, nderkohe qe Shinasi Rama fuste shkopinj nen rrota. Keto shkopinj nuk ishin nen rrotat e Berishes, por ai po i vinte nen rrotat e te gjithe shqiptareve qe kerkonin te cliroheshin nga diktatura qe po mundohej te mbijetonte. Kur te pranishmit degjuan programin politik te individit Rama nuk e mbeshteten dhe ky ishte fundi i perpjekjeve, pasi Shinasi Rama jep direkt doreheqjen nga kryesia e PD-se. Ne ditarin e Azem Hajdarit per nje nga mbledhjet e para te kryesise se PD, citohen disa fjale te simbolit te levizjes studentore, ku ai shprehet se ishte shume mire qe Shinasiu dha doreheqjen pasi ne Shkoder ai nuk kishte punuar mire. Me kete shprehje Azemi po kerkonte t'i vinte kapakun bemave te sigurimsit Rama.

    E verteta te jep lirine

    Hapja e dosjeve kurre nuk duhet politizuar, por thjesht duhet bere, per shkak se agjentet e Sigurimit thjesht kerkojne anarshi dhe nje Shqiperi te destabilizuar, pasi vetem keshtu mund te mbijetojne. Nga ana tjeter, ne nje Shqiperi qe nuk i hap dosjet e komunizmit, kushdo qe ka kryer krimin e spiunimit ndaj nje te pafajshmi, apo rolin e agjentit te Sigurimit, mund te dale hapur apo te deklaroje e te kerkoje ndjese publikisht. Ne kete rast, ai person eshte i lire shpirterisht.

    Une kerkova largimin e Shinasi Rames nga PD

    Duke qene djali i njerit prej 200 petritave te themelimit te PKSH-se, ushtarakut Ali Rama, Shinasiu nuk kish nga shkon "molla bie nen molle"-thone!

    U be edhe ai sigurims pse kjo pune shkon me gjak, por fatkeqesisht ndryshe nga sigurimsat klasike, Shinasiu pat nje kohe reputacionin e rrugacit ne Shkoder, pat lane shkollen e oficerave e endej rrugeve me gjithkend e njerezit e thjeshte duke e pare ashtu kujtuan se eshte ashtu si ata, por ne fakt ai kish pase mision me ndejte ashtu. Kete e provon dalja e tij deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj nga Shkodra me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkolle te gjuheve te huaja se kreu detyren me se miri!

    Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve 1990 e qe duke ba karriere ne PD po te mos i thosha une Sali Berishes se ne rast se nuk perzeni nga PD persekutorin tim une do iu kundervihem boterisht. PD ia tregoi kete Shinasise e ai ia mbathi ne USA ku me kane thene se si shume shitet per figure kombetare!? Kulmi! Kam vetem kaq me i thane ketij djalit, nese nuk ndihesh fajtor per sigurimlleqet tuaja te pakten hesht mos na jep leksione se na shpif shtypin emri yt, le te flasin ata qe jane te paster se te pakten kane shembull me dhane! Jo juve shoku shenasi rama ju jeni djegur, ia keni shite shpirtin djallit te kuq sigurims! Ma mire tash rri ne heshtje e lepij kocken qe te ka rene ne hise".

  7. #87
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Skandalet e Sali Berishes

    1. Shtator 2005: Menjėherė pas krijimit tė kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund tė lejojmė privatizimin e Albtelekom mė shifra tepėr tė ulėta”, tha ai pėr Calik. Por vetėm pak muaj mė vonė, kreu i qeverisė sėrish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrėdhėnieve me Publikun nė Partinė Demokratike, realizon njė pėrgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha nė zyrėn e Jozefina Topallit. Nė pėrgjime Ngjela akuzon Berishėn: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndėrkohė qė Berisha i pėrgjigjet: tė pėrjashtoj nga partia. Doje tė bėje si Nano me Metėn. Biseda e pėrgjuar mes tyre bėri xhiron e mediave, ndėrkohė qė ky ishte sinjali i parė i pėrgjimeve brenda qeverisė sė PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishės, Dritan Berisha, i punėsuar nė ministrinė e brendshme shkakton njė incident me armė zjarri pėrpara hotel “Dajtit” nė qendėr tė Tiranės nė qershor tė vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndėrhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishės emėrohet nė sektorin e kurrikulave nė Akademinė e Rendit vetėm njė vit mė vonė.

    5. Nėntor 2006. Berisha shpėrblen 250 mijė euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nėnshkroi njė marrėveshje tė fshehtė me forumin e Crans Montanės dhe nė marrėveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, ėshtė miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kėrkoi qė termat e kontratės tė mos publikohen. Kėsti i parė i parave u dha me nėnshkrimin e marrėveshjes.

    6. Shkurt 2007: Pėr shkak tė ndryshimeve nė administratė dhe “fshesės Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua tė paguajė 1 milionė euro pėr tė gjithė ata qė u hoqėn padretėsisht nga puna. Ishte vetė Komisioni i Shėrbimit Civil qė zbuloi abuzimet e bėra nė administratė nga ministrat kryesorė tė qeverisė.

    7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorė i jepet firmės “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anėtarit tė kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike dhe botues i gazetės “55”. Ndėrkohė qė menaxherja e “Alpine” ishte njėkohėsisht sekretare e pėrgjithshme e Ministrisė sė Kulturės. Ndėrkohė qė austriakėt e Alpine ishin tė implikuar nė njė proces korrupsioni nė Gjermani.

    8. 28 shkurt 2007. Pėr shkak tė deklaratave politike, Qeveria humb betejėn me Turqinė nė ekstradimin e Aldo Bares, kapobandės sė Bandės sė Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatės sė lartė prova politike, njė spot elektoral tė PD. Qė atėherė e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumė tė kėrkuar, nuk ėshtė kryer.

    9. 25 prill 2007. Vetėm pak ditė para vizitės sė presidentit tė SHBA nė Shqipėri, George Ė.Bush, pas njė sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorėheqjen nga detyra ministri i jashtėm Besnik Mustafaj. Mes tyre ėshtė zhvilluar njė sherr nė zyrė.

    10. Maj 2007: Qeveria ndėrmerr nismėn pėr miratimin e ligjit “pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” ose atė qė u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vėnia e gjobave nga tatimet nė masėn 15% edhe pse nuk kishte pėr kėtė njė vendim gjykate. Ligjin e kundėrshtoi biznesi dhe opozita dhe pėrfundoi nė gjykatė kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollės “Omiros” nė Korēė. Ministria e Arsimit qė miraton kurrikulat e shkollės miratoi edhe njė tekst historie nė kėtė shkollė greke nė Korēė, duke deformuar historinė e Shqipėrisė. Ēėshtja hapi debate tė shumta nė parlament, opozita kėrkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos njė gjobė marramendėse ndaj televizionit Top Channel. Bėhet fjalė pėr gjobėn 13 milionė euro, nėn arsyetimin evazion fiskal. Njė rast i paprecedent nė vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjėherė ndėrkohė qė ėshtė ende e vlefshme. Vetėm dy vite mė vonė, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionė lekė, televizionin NEWS 24, vetėm sepse transmetoi njė spot televiziv tė grupimit G99

    13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierė me armė tė nisura nga Shqipėria nė drejtim tė Armenisė. Tregtia e armėve shkaktoi njė superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjėherė i dėrgoi letėr konferencės islamike pėr penalizmin e Tiranės zyrtare. Armenia nė kėtė kohė ishte nė konflikt tė hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipėrisė si njė akt kundėr Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndėrmarrja Meico.

    14. 29 gusht 2007: vdes punėtori i katėrt nė minierėn e kromit nė Bulqizė. Menjėherė ministria ndėrpret punėn nė minierė derisa tė plotėsoheshin kushtet. Por duke filluar qė nga viti 2007 e deri mė sot, fabrika nuk ėshtė mbyllur dhe nė Bulqizė kanė humbur jetėn nėn shkėmbinjtė e galerive rreth 30 punėtorė.

    15. 8 shtator 2007: Mungesė totale rendi nė Gjirokastėr. 100 lazaratas fusin nė komisariat tė gjithė policėt. Djegin edhe godinėn e komisariatit. Shkak u bė vrasja nga forcat renea tė tė kėrkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve tė Tiranės Flamur Mallkuēi sė bashku me 4 inspektorė tė tjerė. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugėve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugėve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarė tė tjerė tė administratės shtetėrore. Kėrkonin ryshfet pėr fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janė jashtė dyerve tė burgut tė gjithė tė akuzuarit pėr ryshfet gjatė kėsaj kohe.

    18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishės me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijė dollarėsh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare njė ditore dhe kėrkoi qė kontrata tė ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet pėr Tom Ridge. Nė qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtėsisė nė SHBA tė bėnte publike kėtė kontratė.

    19. 9 tetor 2007: Durrės-Kukės, plas skandali mė i madh financiar i kėsaj qeverie. Kėtė periudhė, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nėn akuzė. Procedurat pėr tenderin nė Shqipėri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisė cuan deri nė heqjen e imunitetit tė Lulzim Bashės. Sipas KLSH, nė raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri nė 232 milionė euro. Firma nis punėn pa pasur njė projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardė euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndėrkohė qė ministri Basha ėshtė pa imunitet dhe ēėshtja e korrupsionit ka mbėrritur deri nė gjykatėn e Lartė. Qeveria, asnjėherė nuk bėri publik projektin dhe kontratėn me firmėn “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka njė faturė tė qartė financiare.

    20. 1 nėntor 2007: Lulzim Basha, ministėr i jashtėm kėrkon ndryshimin e mandatit tė OSBE: Nga ndėrhyrja tė kalojė tek ekspertiza. Kėrkesa u bė gjatė konferencės sė ambasadorėve nė Tiranė. Debati rikthehet sėrish nė gusht 2008. OSBE i con letėr Lulzim Bashės: duam tė qėndrojmė, s’duam tė ndryshojmė mandatin

    21. 6 nėntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku nė dorėn e Bamir Topit. Dėshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpėtoftė Shqipėrinė”. Shkarkimi u bė me anė tė votimit me 77 vota pro, 36 kundėr dhe 3 abstenime, tė raportit tė komisionit hetimor tė hartuar nga pėrfaqėsuesit e maxhorancės, qė kėrkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve tė rėnda ligjore gjatė ushtrimit tė kėtij funksioni. Ndėrkohė qė me ardhjen e qeverisjes sė PD, Sollaku dhe bashkėshortja e tij u gjendėn nėn hetim permanent dhe nėn presionin e maxhorancės.

    22. 14 nėntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vėllain e ish ministrit tė drejtėsisė Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte pėr njė tender te drejtoria e burgjeve. Vetėm njė ditė mė vonė, nė 15 nėntor, jep dorėheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishėn se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional pėr korrupsionin nė 66 vende. Sipas raportit mė problematike paraqitet Shėndetėsia dhe gjyqėsori, Rreth 80 % e shqiptarėve nuk besojnė tek qeveria.

    24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishės”, vajzės sė kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombėtar ndėrkohė qė vajza e kryeministrit vėrtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit tė saj tregtar. Pas presionit tė medias, Argita Berisha bėn ndryshimin e deklarimeve nė Qendrėn kombėtare tė regjistrimit tė Bizneseve: nė datėn 4 shkurt 2008 figuronte si “shėrbim konsulence dhe avokatie”, ndėrsa nė 8 shkurt u shndėrrua nė aktivitet tė pėrgjithshėm.

    25. 15 mars 2008: Shpėrthen Gėrdeci, skandali mė i madh korruptiv nė Administratėn Berisha. Njė biznes fitimprurės pėr kompaninė Albademil dhe SAC, por qė nga shpėrthimi i Gėrdecit, humbėn jetėn 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosėn mbi 300 vetė dhe u dėmtuan mbi 4000 prona. Tre ditė mė vonė jep dorėheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndėrkohė qė prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikės. Hetimet njė vjeēare vunėn nėn akuzė 29 persona dhe ēėshtja shqyrtohet nė gjykatėn e Lartė.
    Korrupsioni i Gėrdecit, dhe dosja hetimore nxorrėn nė pah shumė elementė. Njė ndėr njerėzit qė kishte influencuar nė bėrjen e akteve nėnligjore dhe ligjore qė ēuan nė tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha. Vetėm 38 minuta pas shpėrthimit tė Gėrdecit, Mediu flet nė telefon me djalin e kryeministrit. Ndėrkohė qė tre ditė pas tragjedisė, Shkėlzeni takohet me mediun nė zyrėn e kėtij tė fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramėn dhe pak minuta para se tė arrestohej Ylli Pinari. I pėrfshirė nė kėtė aferė rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtė i djalit tė kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisė amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD, i cili kishte bėrė pronare vajzėn e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit nė firmėn “Trans Digging”, e cila ndėrtoi fabrikėn e Gėrdecit. U pėrfshi edhe ish ministri Aldo Bumēi, i cili vendimin e qeverisė qė i hapi rrugėn Gėrdecit ia besoi Shkėlzen Berishės. Denoncuesi kryesor i gjithė kėsaj afere u bė ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neė York Times, pėr armė tė skaduara nga Shqipėria drejt Afganistanit. MEICO e pėrfshirė nė trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratė nga Pentagoni pėr tė pajisur me armė ushtrinė afgane, nėpėrmjet njė prej njerėzve tė listės sė zezė sė SHBA, Henry Tomei, nėpėrmjet firmės Evdin. Nė pazarin e shitjes sė fishekėve u pėrfshi edhe djali i kryeministrit, pas njė bisede tė regjistruar mes Kosta Trebickės dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se nė kėtė aferė ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neė York Times si njė letėr higjenike, ndėrkohė qė gazetari amerikan nė njė intervistė nė Gazeta Shqiptare tregoi pėr presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi tė pėr marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.

    27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bėn presion gazetės prestigjioze Financial Times qė tė shihte edicionin special nė kėmbim tė reklamave shtetėrore qė duhet tė merrte nga ministritė. Por gazeta nuk pranoi kėtė akord. Specialja botohet pa reklamėn shtetėrore, ndėrkohė qė menaxheri i gazetės Financial Times deklaroi pėr Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratėn me kėtė gazetė.

    28. 8 prill 2008: Qeveria nėpėrmjet ministrisė sė Kulturės paguan 300 mijė euro pėr spot turistik nė CNN. Dokumentet zbuluan qė Pango e bleu spotin katėr herė mė shtrenjtė sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisė me firmėn holandeze, ku CNN merrte 90 mijė euro ndėrsa studioja grafike merrte 210 mijė euro pėr 90 sekonda e 6 ditė xhirime. Ndėrkohė qė ofertat e CNN tė vitit 2006 kishin qenė shumė herė mė tė lira.

    29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e pėrgjithshem tė tatimeve nė administratėn e Sali Berishės. Akuzohet pėr zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset nė arrest shtėpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrėzon kandidaturat e Bamir Topit pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė. Rrėzimi i kėtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar, SHBA, OSBE, dhe Kėshilli i Evropės kundėr praktikave tė ndėrhyrjes sė qeverisė nė institucionet e pavarura.

    31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve pėr pazare nė zonėn e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarė tė hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degės sė PD nė Vlorė. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Nė 2005 kandidoi pėr deputet nė Vlorė pas humbjes u emėrua tė zyra e Kthimit tė Pronave.

    32. 1 gusht 2008: Qeveria pėrgatit ligjin pėr prokurorinė. Shkakton reagime tė forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione tė forta pėr tė vėnė nėn kontroll prokurorinė. Flet edhe Berisha: Shqetėsimet e SHBA pėr ligjin pėr prokurorinė, njė trillim

    33. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret nė Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit qė ujiten me autobote shtetėrore. Qeveria dhe policia nuk pranojnė dot dėshtimin nė luftėn kundėr kultivimit tė kanabis sativa.

    34. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramė kokainė nė makinėn e ambasadorit shqiptar nė itali. Skadali nė Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushėriri i parė i Rahman Selmanllarit, shokut tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės, djalit tė kryeministrit.

    35. 13 shtator 2008: Humb jetėn nė rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen qė denoncoi aferėn korruptive tė Gėrdecit dhe trafikut tė Armėve nga Shqipėria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisė dhe konkluzionet e njė eksperti amerikan nxorrėn se vdekja e tij nė njė fshat tė Korēės ishte aksidentale, edhe pse nė opinion ky mendim nuk gjeti vend. Mė pas emri i tij u pėrdor pėr luftė politike nga tė dy palėt.

    36. 5 tetor 2008: Prangoset nė Sarajevė Damir Fazlliē. Nė Shqipėri kishte krijuar firmėn SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit tė jashtėm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi nė QKR tre firma. Ndėrkohė qė te Kompania Rompetrol kishte punėsuar mbesėn e Sali Berishės, shpresa Breēani. U verifikua blerja e tokave nė Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte kėtė si njė park industrial. U akuzua edhe pėr ndėrhyrje nė blerjen e energjisė pėr llogari tė Shqipėrisė nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishės, Flutura Kola i bleu Fazllicit njė kompani nė vlerėn e 1.7 milionė eurove pėr firmėn Croėn Acquisitions. Prokurorėt ndalohen pėr herė tė parė tė pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia pėr t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramėn: Eshtė prokurore e diktaturės. Pasuritė e Fazlliēit po i bllokon mafia.

    37. 1 shtator 2008: Njė tjetėr skandal nė fushėn e bujqėsisė. Shfaqet pėr herė tė parė misri pa kokrra. Sabotohen tė gjithė fermerėt shqiptarė. Farėn e misit pa kokrra e solli nė Shqipėri Fiqiri Ismaili, qė ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Bashkisė sė Vorės, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas mė shumė se njė jave ankese nga tė gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithė fermerėve. Ndėrkohė, dėshtimi i prodhimit tė misrit nė Shqipėri, favorizoi Serbinė.

    38. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipėria. Nė vitin 1996, ka qenė Fondi Monetar Ndėrkombėtar ai qė tėrhoqi nė mėnyrė demonstrative, pėrfaqėsinė e tij nga Shqipėria. Ishte pragu i kolapsit tė piramidave, president i plotfuqishėm i Republikės ishte Sali Berisha dhe ministėr Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njėjta dyshe komandon financat e shtetit, por kėtė herė, ėshtė FMN-ja qė kėrkon tė qėndrojė, ndėrkohė qė Tirana zyrtare nuk duket se synon tė rinovojė marrėveshjet e saj me kėtė institucion financiar ndėrkombėtar. Tė pyetur lidhur me tė ardhmen e lidhjeve tė ngushta FMN-Shqipėri, qė zyrtarisht pėrfundojnė nė janar tė vitit tė ardhshėm, pėrfaqėsuesit e tė dy palėve dje kanė dhėnė pėrgjigje tė kundėrta. Sipas Gerėin Bell, shumė vende tė botės e kanė kėrkuar zgjatjen e mandatit tė misionit tė FMN-sė, sidomos nė periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatė, duke thėnė se qeveria shqiptare ka pėrballuar deri tani situata shumė mė tė vėshtira sesa njė vit elektoral. “Ėshtė njė ēėshtje, qė ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet pėr tė administruar nė favor tė ekonomisė sė vendit situata shumė mė komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kėsaj qeverisjeje, pėr fat tė keq, qėlloi me zhvillime jo fort tė favorshme nė tregun rajonal dhe botėror. Por, menaxhimi i kėtyre situatave ka dėshmuar kapacitete tė mjaftueshme tė institucioneve tė shtetit shqiptar, midis tė cilave edhe qeverisė, pėr t’u pėrballur me sukses me kėto zhvillime. Nėse do tė ketė zhvillime tė tjera, ne do tė jemi tė hapur pėr ēdolloj diskutimi”, - tha kreu i Financave.

    39. 26 tetor 2008: Qeveria ndėrmerr hapin e miratimit tė njė ligji tė ri pėr lejet e ndėrtimit “Pėr territorin”. Projekti shkaktoi skandal nė zyrat e Bankės Botėrore dhe Kėshillit tė Evropės: Qeveria po cenon autonominė e pushtetit vendor. Jemi kundėr.

    40. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunėve”, berisha akuzon Zamir Shtyllėn drejtorin e hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme si hetues komunist. “ky ėshtė njė ligj qė prek shtyllėn dhe gjithė shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorėheqjen nga prokuroria, ndėrkohė qė hetonte cėshtje tė rėndėsishme si Gėrdeci, Fazllic e Durrės-Kukės. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” njė ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundėr ligjit pėr “dosjet”: shkelet kushtetuta

    41. 29 janar 2009: Skandali me pronat pėr herė tė parė emri i kryetarit tė grupit parlamentar tė PD Astrit Patozi nė skandalin e “Plazhit tė Gjeneralėve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajės, njėkohėsisht kushėri me kryetarin e grupit parlamentar tė PD.

    42. Shkurt 2009: Shpėrthen skandali i “Jalės”, i implikuar dhėndėrri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbėr Malltezi. Bėhet fjalė pėr prishjen e shtėpive tė banorėve nė Jalė nėn argumentin se do tė zbatohej njė projekt i Bankės Botėrore. Por BB sapo mori ankesat e banorėve nisi njė panel inspektimi nė terren pėr tė parė tė gjitha shkeljet, dhe nxorri me pėrgjegjėsi njė pjesė tė zyrtarėve tė vet lokalė dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit tė menaxhimit tė bregdetit tė Jugut, dhėndėrrin e kryeministrit. Ēėshtja hapi debate tė forta nė Parlament.

    43. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret nė Tiranė, nė njė takim me krerėt mė tė lartė tė shtetit dhe qeverisė, nė njė vizitė dy ditore. Berisha dhe Karamalis nėnshkruan marrėveshjen pėr “sheltin detar” qė u konsiderua si skandali i radhės. Marrėveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndėrkohė qė kjo ishte arritja e vetme e kėtij takimi. Sipas kordinatave tė reja tė vendosura mes Shqipėrisė dhe Greqisė, qeveria shqiptare i fali Greqisė rreth 225 kilometra katrorė det. Baraslargėsia e pikave nuk ėshtė ruajtur, ndėrkohė qė pėr kordinatėn 150, fundore, kanė pretendime dhe italianėt. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit tė ushtruar nga media dhe njė pjesė e politikės, nuk kaloi nė legjislaturėn e kaluar parlamentare.

    44. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndėrhyrė nė institucionet shtetėrore pėr miratimin e lejes sė ndėrtimit tė njė parku energjetik nė tokat qė kishte blerė pak kohė mė parė miku i familjes, Damir Fazlliē. Nė e-mailet konfidenciale tė Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar pėr shitjen e tokave tė Damir Fazlliē ėshtė diskutuar edhe ndėrhyrja e saj nė disa institucione. Madje ka qenė vetė vajza e kryeministrit ajo qė ka premtuar tė ndėrhyjė nė Koorporatėn Energjetike Shqiptare pėr tė marrė lejen prej saj. Mė pas janė marrė edhe lejet nga Ministria e Energjetikės, Kėshilli i Ministrave dhe sė fundmi, KRT-ja e Durrėsit. Tė gjitha kėto institucione kanė varėsi direkt ose lidhje tė afėrta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon qė ėshtė njė avokate qė nuk ka lidhje me punėn e tė atit, tė gjitha kėto vendime janė nė shkelje tė hapur dhe nė konflikt me detyrėn e tė atit. Madje pėr tė rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kėrkonte 800 euro.

  8. #88
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kontrabandėn e karburanteve nė drejtim tė Malit tė Zi me lejen e qeverisjes sė Partisė Demokratike e denoncojnė shifrat e zhdoganimeve zyrtare tė kėtyre produkteve nė vitin 1995. Kėshtu, sipas shifrave zyrtare, nė vitin 1995, nė kulmin e embargos tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr krimet qė po realizonte pushteti i Millosheviēit nė Jugosllavi, janė zhdoganuar rreth 150 mijė tonė karburante.

    Ndėrkohė qė nė vitin qė mbahet mė i miri pėr qeverisjen e PD, viti 1996, janė zhdoganuar rreth 81 mijė ton karburante. Ndėrsa nė vitet 1992, 1993, 1994 shifrat e zhdoganimeve janė gati tre herė mė tė ulėta se nė vitin 1995. Ky favorizim i kontrabandės qė bėri regjimi i Berishės nė njė kohė qė kosovarėt masakroheshin pėr ditė, ishte shėrbimi mė i mirė qė mund t'i bėhej njė diktatori si Millosheviēi nė atė kohė.

    Zheljko Raznjatoviē i njohur me pseudonimin "Arkani", ka ardhur nė Shqipėri mė shumė se njė herė. Ardhja e tij ėshtė mundėsuar nėpėrmjet agjentėve tė hershėm tė UDB-sė, duke shfrytėzuar njohjet e thella nė mes tyre nė aktet kriminale. Mesohet se qėllimet e kėtyre takimeve kanė qenė trafiku i karburanteve dhe armėve drejt Serbisė dhe Malit tė Zi, gjatė kohės sė luftėrave nė ish Jugosllavi.

    Personat qė kanė mundėsuar kėto takime me superkriminelin Arkan, kanė qenė miq dhe njerėz tė afėrm tė Bashkim Gazidedes. Njė takim i tillė ėshtė zhvilluar nė Durrės nė vitin 1995. Pėr kėto takime, kreu i PD-sė, Sali Berisha, nuk duhet tė bėjė tė paditurin sepse ka pasur deponime me shkrim gjatė kohės kur Bashkim Gazidede ka qenė kryetar i SHISH. Dhe nuk ka asnjė mundėsi qė Berisha tė mos ketė pasur dijeni pėr tė gjitha kėto lėvizje dhe veprime tė ish shefit tė SHISH, Bashkim Gazidede, pėr mė tepėr qė ky i fundit e kishte shndėrruar institucionin e tij nė njė institucion tė varur totalisht nga Sali Berisha.
    Pėr kėtė takim tė shumėpėrfolur, egzistojnė edhe gjurmė tė tjera faktesh nė SHISH. Nėqoftėse Gazidede i ka fshehur gjurmėt e kėtij takimi, atėherė Sali Berisha, si ish President i vendit dhe ish kryetar i njė partie nė pushtet, duhet tė na sqarojė se si ka mundėsi qė gjatė vitit 1995 nė drejtim tė Malit tė Zi, shkuan jo njė e dy litra por 150 mijė ton karburante, ndėrkohė qė nė vitin 1996 kjo shifėr jo vetėm u pėrgjysmua por u dyfishua dhe nuk bėhet fjalė pėr ujė tė gazuar por pėr naftė dhe benzol. Dhe kėtė nuk e bėnte vetėm Gazidede, pa dijeninė e ish shefit tė tij. Qėllimi i Arkanit ishte shumė i qartė. Vendosja e monopolit mbi transportin e naftės nga Greqia nėpėr Shqipėri drejt Malit tė Zi e Bosnjes, ku Arkani njihej si zot i plotfuqishėm nė kėtė zonė pėrsa i pėrket kontrollit mbi kėtė biznes qė e bėn atė mė tė suksesshmin. Kėtė kontroll ai e ka mbuluar mė sė miri sė bashku me tė birin e Sllobodan Milosheviēit, Markon, duke bėrė nė kėtė mėnyrė qė fluksi i karburantit tė ketė shifra tė tmerrshme. Ky ėshtė njė nga skandalet mė tė mėdha tė SHISH nė kohėn e PD-sė. Mėsohet se problemet kanė qenė trafiku i karburanteve dhe ai i armėve drejt Serbisė dhe Malit tė Zi, gjatė kohės sė luftėrave nė ish Jugosllavi. Dihet qė nė vitin 1995 kish shpėrthyer lufta nė Bosnje, kohė kur firma ekonomike e PD-sė, "Shqiponja", ėshtė akuzuar si organizatorja kryesore e trafikut tė karburanteve drejt Serbisė. Ndėrsa organizmat Ndėrkombėtare e akuzuan Berishėn pėr thyerje tė embargos. Pra, ndėrmjetės i kėtyre takimeve tė dyshimta dhe tepėr tė rrezikshme pėr Shqipėrinė, ka qenė njė nga kriminelėt mė tė mėdhenj tė shqiptarėve nė Maqedoni me origjinė nga Dibra i njohur me fisin e Gazidedes. Kėshtu i tradhėtoi Berisha shqiptarėt. Ai ėshtė autori kryesor qė shndėrroi Shqipėrinė njė pikė kalimi pėr trafiqet e karburanteve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #89
    Marinari, une kam nje pyetje per ty. Nese te gjitha ato qe ke rreshtuar ti, jane te verteta, dhe per ne pakten gjysmen e tyre, kemi nga nje veper penale, atehere pse ti, grupi yt politik, apo ata qe i bejne opozicionin Sali Berishes, nuk keni bere kallezim penal ?. Justifikimi se Sali Berisha ka pushtet, nuk qendron, sepse per te pakten 8 vjete, pushtetin e kishte partia tjeter, bile dhe kontrollin e prokurise dhe te gjitha niveleve te gjykatave. Bile dhe tani, prokuroria ka hapur te pakten 2 procedime penale karshi ministrave te tij, ku nuk ka mundur te sjelle asnje prove, per implikimin e tyre.
    Perndyshe une e quaj prurjen tende, material per konsum publik, ne kuadrin e nje lufte per pushtet. Une mendoj se i tille eshte dhe ty do te te duhet te flasesh shume, per tu munduar per te provuar te kunderten. Por ti, do te mundohesh, une jam i sigurte, sepse "zelli" yt, ndoshta dhe paguhet.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Marinari, une kam nje pyetje per ty. Nese te gjitha ato qe ke rreshtuar ti, jane te verteta, dhe per ne pakten gjysmen e tyre, kemi nga nje veper penale, atehere pse ti, grupi yt politik, apo ata qe i bejne opozicionin Sali Berishes, nuk keni bere kallezim penal ?. Justifikimi se Sali Berisha ka pushtet, nuk qendron, sepse per te pakten 8 vjete, pushtetin e kishte partia tjeter, bile dhe kontrollin e prokurise dhe te gjitha niveleve te gjykatave. Bile dhe tani, prokuroria ka hapur te pakten 2 procedime penale karshi ministrave te tij, ku nuk ka mundur te sjelle asnje prove, per implikimin e tyre.
    Perndyshe une e quaj prurjen tende, material per konsum publik, ne kuadrin e nje lufte per pushtet. Une mendoj se i tille eshte dhe ty do te te duhet te flasesh shume, per tu munduar per te provuar te kunderten. Por ti, do te mundohesh, une jam i sigurte, sepse "zelli" yt, ndoshta dhe paguhet.
    Ti e ke shume drejte po per fat te keq Shqiperia eshte ne diktature dhe kultura e ndyre e mosdenimit te krimit te poltikanet tane eshte jashtezakonisht e madhe.
    Eshte njelloj te thuash qe pse nuk denonte gjykata komuniste Enver Hoxhen kur bente krim ai.
    Albania Uber Alles

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •