Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 158
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "A e dini ju zotni se Troja* është territor shqiptar"... kështu e pyeti një gazetare e jona Brad Pitin gjatë një konference për shtyp që po zhvillonte në Cannes-Kanë,gjatë prezantimit të filmit Troja!!!
    U shukat atyhja...salla plot gazetarë të botës,asnjë nuk bëzante,e pritshin përgjigjen e Bradit...dhe ai i'a ktheu jo tha,,nuk e paskam ditë që Troja* është shqiptare....ghaghaghagha t'plasi gazi aty. Po prej kah t’patëm bre bac ty,po e vet Brad Piti këtë qurën?
    Valla prej Koqovo jam unë...gazetare e RTK-së!Atëherë u ndal e keshnja...njerëzit u ndien keq, nga mjerimi mental i kësaj budallicës...

    E tash hajt le t del dikush e të thotë se kjo çika e RTK-së nuk u përfaqsua si një LOPË,para gazetarëve e kamerave të botes mbarë.

    Ka hala këso lopsihane që bëjnë gazetarët tanë,veç për ato flasim pak ma vonë.

    *Troja është një qytet i lashtë i cili shtrihet në veriperëndim të Turqisë,në krahinën e Çanakalasë. Pra siç shihet ky vend nuk ka të bëjë asgjë me territoret shqiptare as në të kaluarën e as tash natyrisht, pasi që diferenca,largësia në mes nesh është me mijëra kilometra.

    Milaim Zeka nuk është der ai burri as ky,veç plotësisht jam pajtuar me mënyrën se si " e trajtoi" këtë shoqen(qiften) e gazetares(LOPES) së RTK-së.
    Shyqyr që dikush doli më në fund e u shpreh ashtu siç edhe mendojnë shumica e shqiptarëve.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    hahahha ik se e dim pergjegjen me siguri na i tregon ngjyrat hahhaha
    Prishtinase,dua te di pse tani edhe ti qeshe me fjalet e milit,qka kesh e vesh

  3. #133
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Shiqoni "gazetarin" e një dhe të vetmit televizion publik të Kosovës,si dhe dëgjoni fjalorin e tij prej rrugaqi,i cili kërcnon dhe ofendon gazetaren (një femër) me ...shikojeni!

    http://www.youtube.com/watch?v=CCoHw463ugk
    Po mire i paska thene Milaimi, c'fere gazetare qe qesh si idiote pa pike lidhje dhe e veshur si per te semafori.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kërkesë për falje
    Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre

    Nga OpEd - Të Tjerë më 01.06.2010 në ora 12:32
    Milaim Zeka

    Ka disa ditë që në mënyrë çnjerëzore është nisur një lojë lugetërish të disa gazetarëve të Kosovës, të cilët profesionin e tyre e kanë mësuar nëpër bankat e turpshme të një mentaliteti të ndyrë ballkanik.

    E gjithë kjo ka filluar pas një incidenti të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, në mes meje dhe një kolegeje të Radio Dukagjinit, të cilën nuk e kam njohur dhe as nuk e kam ditur se kush ishte. Doli se ajo vjen nga një familje shumë e respektuar, për çka mua sinqerisht më erdhi shumë rëndë, edhe pikërisht për këtë i kam kërkuar falje publikisht, asaj dhe familjes së saj, përmes axhës së saj, të cilin e kam shok dhe mik.

    Dua të sqaroj me këtë rast atë që ndodhi gjatë konferencës. Një gazetare bëri pyetje rreth fondit të Fatmir Limajt. Një tjetër gazetar kërceu me një pyetje tjetër rreth zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës. Në këtë konferencë kam pritur kryesisht pyetje të tipit: “Si e cilësoni vizitën në Kuvajt?”, “Çka iu premtoi mbreti i Kuvajtit rreth pavarësisë?”, “Kur do pranohet ajo?”, etj., e mandej pasi të kryhej kjo temë, të diskutoheshin edhe çështjet tjera. Meqë u prish rendi, thash që të pyes edhe unë rreth Eurovizionit, i cili një natë më parë kishte filluar në Oslo të Norvegjisë. Në fund të fundit, publiku ka nevojë të ketë edhe informacion kulturor, përveç informatave të tjera politiko-debatuese.

    Kolegia ime e nderuar u kthye nga unë dhe më ofendoi me fjalët: “Kush hamamin je ti bre që po na përzihesh në pyetje?”, por unë heshta dhe iu përgjigja tepër qetësisht se pyetja ime ishte po aq e logjikshme sa edhe pyetjet paraprake të shtruara prej saj.

    Mbas përfundimit të kësaj konference, duke dalë jashtë, përsëri jam provokuar dhe përsëri kam vazhduar të flas e të them se sipas mendimit tim, nuk duhet të dilet jashtë temave për të cilat mbahet konferenca, sidomos kur nuk është dhënë ende asnjë detaj për atë temë.

    Si përfundim, e kam lëshuar atë fjalë fyese, duke e cilësuar gazetaren dhe një kolege të saj si lopë të Danimarkës, për çka e kam ndier veten shumë keq. Jam ndier dhe ndihem i turpëruar, edhe pse gjithçka ndodhi në afekt.

    Më së shumti jam ndier keq, sepse përveç se kolege, ato janë edhe femra. Është pikërisht kjo gjini për të cilën unë kam më së shumti respekt dhe gjithmonë jam munduar t’i afirmoj vlerat e saj në shoqërinë tonë.

    Mirëpo, loja e shtrigave, e filluar nga disa “kolegë” të Kohavisionit, të cilët edhe në të kaluarën janë të njohur për linçime, izolime, dënime mediatike, etj., vazhdoi me Klan Kosovën dhe me disa gazetarë meskinë, të tipit Kërquki.

    Ne e dimë si kolegë se çfarë fjalori përdorim mbas konferencave të shtypit, apo nëpër redaksitë tona. Ne e dimë secili se kush çka është, mirëpo duke respektuar kodin etik të gazetarisë, asnjëherë në jetë nuk e kam keqpërdorur ndonjë bisedë private të dikujt për marketingun tim, siç u keqpërdor afekti im për marketing të të tjerëve. Edhe njëherë nënvizoj faktin se i gjithë incidenti ndodhi pasi kishte përfunduar konferenca, ndërsa kameramanët e gazetarët i kishin mbledhur krejt kamerat e mikrofonat dhe ishin nisur të largoheshin. Pamjet të cilat mund t’i shihni edhe në internet janë përzgjedhur me një kujdes shumë të veçantë, gati-gati të përsosur, nga “kolegët” e Kohavisionit, ndoshta për fatin tim të keq pasi i kam trajnuar shumë mirë personalisht në Shkup gjatë viteve ’90.

    Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.

    Ndërsa shkrimet e disa gazetarucëve, apo shoqatave të mjera të gjoja gazetarëve, as që më interesojnë. Fatmirësisht, ata janë “profesionistë” të vërtetë, siç e kanë ndjerë nevojën ta definojnë mirë edhe në emrin e tyre, duke u largu kështu nga ne, “joprofesionistët”.

    Është pikërisht kjo kastë e gazetarëve spekulantë e të korruptuar deri mbi kokë, të cilët e kanë degraduar veten dhe gazetarinë deri në maksimum, e që kërkojnë të mbulojnë pisllëkun e vet nëpërmjet linçimeve ndaj të tjerëve. Këta njerëz tregojnë se ende besojnë tek zgjidhja e problemit përmes linçimeve, diferencimeve apo edhe kërkesave për largime nga puna, si në vitet ‘80, në një kohë kur ekzistojnë gjykatat.

    Shpresoj që këta gazetarë do ta kërkojnë edhe dorëheqjen e Bernard Kushnerit, pasi ai e fyeu dhe poshtëroi gazetarin për një pyetje që ky i fundit ia bëri gjatë vizitës në Graçanicë.

    Gjithashtu shpresoj edhe që të qetësohen shpirtrat e ndezur të të gjithë atyre “qytetarëve” të nderuar, që e kanë marrë në inat Milaim Zekën e për pasojë edhe vendardhjen time, Drenicën - katund.

    Më ka habitur për mirë sjellja tepër korrekte, shumë civile dhe profesionale e Radio Dukagjinit, dhe kryeredaktorit të saj Feim Kurhasanit, të cilët i kanë pasur të gjitha të drejtat të reagonin ndaj incidentit ku ishte përfshirë punonjësja e tyre.

    Krejt për fund, iu garantoj teleshikuesve të mi se ashtu sikurse kam pasur guximin deri më sot të merrem me tema hulumtuese që kanë shkelur kallot e shumë njerëzve, të cilët sot e fërkojnë barkun duke u kënaqur me situatën ku gjendem, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të merrem pa kompromis me të gjitha ato fenomeneve negative që e prekin shoqërinë tonë.

    Dhashtë Zoti që politikanë të të gjitha partive, por edhe hetues të EULEX’it t’i hapin dosjet edhe të ne gazetarëve, për të parë se kush i ka shërbyer gazetarisë dhe kush korrupsionit dhe mafisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #135
    Kjo eshte gjysa e te keqtit masi ka kerku falje ben te penalizohet me nja dy flakaresh ftyres e nje shkelm botheve.

  6. #136
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    e kom dit , se kjo gazetarje asht e RAMUSHit.

    kundra asaj edhe axha i saj aht miloner ne peje , ku krejt firmat ,,dukagjini,, jan te tina tv radio shtypshkronjat dyqane eshum tjera,

    sa per moral ky pis kurr nuk kish kerku falje, po ja kan shtrengu,

  7. #137
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Po pra ska pase qare se e kishin rreh me apanga drenices ftyres.....kta bothaxhi jane veq kush si njeh....a te njetit i shan prap kohavisionin dhe organizatat e gazetareve....sa per moral kurre skish kerku falje po ja kane bo kusht ja opanga ftyres.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Qka pritet tjeter prej ti? O selen e nones. Ka ardhe koha e balavedhe e opongave. Si duket edhe ky Milaim orangutani eshte i lidhur me " qirimtaret " .

    O pash zotin veq ndegjone theksin si e ka.
    Orangutan (m'ke ba me kesh)...ket milaim "gazetarin" vetëm duhet me qu e me ba cirkusllik para orangutanëve se përndryshe as ata se pranojnë t'a mbajnë të njëjtin emër...

    Ndoshta e ke vërejtë,se ky "gazetar" ku të mundet,sidomos nëpër TV ne Kosovë kur e thërrasin me ba cirkushane me të,patjetër se e përmend se ka punu si gazetar 16 vjet në Televizionin publik të Suedis (SVT)...rren dhe nuk skuqet.

    Një televiozion publik (TVS),i cili ka ndikim jashtzakonisht të madh në opinionin suedez për shtjellimin e temave serioze,emisoneve dokumentare,gazetaris hulumtuese etj...dhe tash paramendoje milaim "gazetarin" prej drenice e drejt në studio të TVS duke folë suedisht me theksin e tij para 8-9 milionëve suedez...

    Dhe asnjëri prej atyre "gazetarëve" që e ftojnë në emisionet e tyre për me ba cirkus'hane,nuke pyesin:
    -po mirë bre milaim,po si çka ke punu ne TV suedez,çfarë emisione ke bë,ti milaim si "gazetar" shumë vjeçar,sa shkrime i ke botu në shtypin suedez të asaj kohe dhe çfarë ke trajtu në ato shkrime-analiza të kohës!!!?

    Apo ndoshta përgjigjen e gjejmë nga disa debatues k'tu që debatojmë dhe n'a sjellin titujt e shkrimeve të shtypit suedez dhe emisonet televizive si "gazetar" hulumtues me autor "gazetari" milaim...

    Prandaj RTK-ja duhet të krenohet,se në mesin e saj ka një "gazetar hulumtues" me përvojë 16 vjeçare nga një televizion publik me renome të Suedisë,i cili për shkaqe atdhedashurie dha dorëheqje nga TVS dhe u kthye në Kosovë për të sjellë përvojat e gazetaris hulumtuese suedeze në RTK-ë,ani pse emisionet e tija hulumtuese i nisi me një vones disavjeçare derisa në pushtet erdhën pajtashët e tij,të cilët i dhanë hapsirën e duhur në RTK si dhe i dhanë autorizimin që t'u ndërhyjë gazetarëve tjerë,se çfarë pyetje duhet parashtru nëpër konferenca shtypi,kur kodoshët politik të Kosovës japin deklarata para kamerave....
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Realisht z.Milaim Zeka, në këtë rast kishte të drejtë, por aspak në kohën kur ka filluar të ofendoj. Ofendimet, nuk ishin të nevojshme, sepse u pa shumë mirë që gazetarja në fjalë ishte më e re në moshë se z.Milaim Zeka, pra kjo tregon se dhe më me pak eksperiencë, ndërsa nëse aty do shtrohej një debat pak minutësh, do arrinin në një kompromisë që të dy, 1.Milaim Zeka do t'fitonte më shumë pikë në reputacionin e tij personal dhe 2.Gazetarja në fjalë do mësonte diçka të re, besoj shumë e nevojshme, në të tilla raste. Por kjo nuk ndodhi, sepse z.Milaim Zeka vendosi që në vend të dialogut të shprente mllefin e tij, me ofendime tejet të panevojshme.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga llapi-pr Lexo Postimin
    "A e dini ju zotni se Troja* është territor shqiptar"... kështu e pyeti një gazetare e jona Brad Pitin gjatë një konference për shtyp që po zhvillonte në Cannes-Kanë,gjatë prezantimit të filmit Troja!!!
    U shukat atyhja...salla plot gazetarë të botës,asnjë nuk bëzante,e pritshin përgjigjen e Bradit...dhe ai i'a ktheu jo tha,,nuk e paskam ditë që Troja* është shqiptare....ghaghaghagha t'plasi gazi aty. Po prej kah t’patëm bre bac ty,po e vet Brad Piti këtë qurën?
    Valla prej Koqovo jam unë...gazetare e RTK-së!Atëherë u ndal e keshnja...njerëzit u ndien keq, nga mjerimi mental i kësaj budallicës...

    E tash hajt le t del dikush e të thotë se kjo çika e RTK-së nuk u përfaqsua si një LOPË,para gazetarëve e kamerave të botes mbarë.

    Ka hala këso lopsihane që bëjnë gazetarët tanë,veç për ato flasim pak ma vonë.

    *Troja është një qytet i lashtë i cili shtrihet në veriperëndim të Turqisë,në krahinën e Çanakalasë. Pra siç shihet ky vend nuk ka të bëjë asgjë me territoret shqiptare as në të kaluarën e as tash natyrisht, pasi që diferenca,largësia në mes nesh është me mijëra kilometra.

    Milaim Zeka nuk është der ai burri as ky,veç plotësisht jam pajtuar me mënyrën se si " e trajtoi" këtë shoqen(qiften) e gazetares(LOPES) së RTK-së.
    Shyqyr që dikush doli më në fund e u shpreh ashtu siç edhe mendojnë shumica e shqiptarëve.
    Une nuk e di kush eshte lopa, ne fund te fundit secili e tregon veten, por nje gje desha te ta them: Troja ka qene territor i yni. Ti ne dash besoje e ne dash mos e beso, pune e jotja. E pra ajo gazetarja qe i beri ate pyetje aq te guximshme nuk eshte lope. Ajo ( edhe pse une nuk e njof fare) eshte nje trimereshe e vertete. Ate qe shumica e arkeologeve tane e permendin vetem neper oda, gazetarja e RTK-se e permendi para nje publiku me peshe shume te madhe. Nuk ka lidhje se dikush qeshi, apo se te gjithe qeshen, nuk eshte me rendesi qe edhe ne Kosove dikush qeshi, ajo pra eshte shume me large se sa ata qe qeshen dhe do qeshin me kete konkludim te saje.Ajo pat guximin te thot: " Mos perhapni rrena, mos ndryshoni historine, largohuni nga te pavertetat qe me shekuj dhe pa nderprere i lanson Greqia. "

    Tash te Milaim kali. Me cfare fytyre i thot vetes intelektual e gazetare? Me cfare fytyre i thot vetes shqiptare? Pas gjith atyre fjaleve banale, dhe asaje sjellje primitive, prej katunari te Drenices, del sot e gjoja kerkon falje. Une njehere mendova se ky far pisi me te vertete po e njifka vajzen ne fjale. Por jo. Ky u ndez vetem e vetem se gazetarja nuk i paska bere pytjen balit kup aponges, si paskan deshte " zoterijte" drenicak. Pra e njollosi ne menyren me banale, e quajti lope, budallice, lavire ne menyre qe per fund ti kercenohet edhe me " nja dy shapulla ". Po ta them ty por edhe te tjereve qe do ta lexojne kete postim: Ne nje shtet ku kultivohen vlerat, Milaim katunari per 700000 vjet nuk do te kishte pase mundesi te mirret me punen e gazetarise. Por ketu i thone Kosove. Ketu nuk sundon mendja por stupci. Ketu nuk behet politika ne kuvend, nga intelektualet, por ne Broje, ne Malisheve, ne Skenderaj e ne Jezerc nga demagoget katunare.

    Troja ka qene toke e jona !!!

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •