Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795

    Kostunica hyn i armatosur në Kosovë

    Vojislav Kostunica, të dielën, hyri i armatosur dhe qëndroi në Kosovë.


    E hëne 24 Maj 2010 9:17



    Vojislav Kostunica, të dielën, hyri i armatosur dhe qëndroi në Kosovë. Ministri Bajram Rexhepi ka kërkuar nga EULEX’i t‘i ndalë njerëzit e armatosur, por kjo s’ka ndodhur. Ai thotë se ky Mision s’është i gatshëm të ndërhyjë në Veri, siç bën në pjesët e tjera të vendit. EULEX’i, ndonëse i vendosur në pikat kufitare në Veri, arsyetohet se kërkesën për Kostunicën e ka marrë pas hyrjes së tij në Kosovë.

    I përcjellë me truproja të armatosura, ish-Kryeministri serb, Vojislav Kostunica ka qëndruar të dielën në pjesën veriore të Kosovës pa leje të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

    Ai ka qëndruar në Zveçan dhe lokalitete të tjera në Veri për të kërkuar votën e serbëve për njerëzit e partisë së tij që garojnë në zgjedhjet ilegale për Komunën e Mitrovicës që janë paralajmëruar të mbahen këtë të diel.

    Kostunica dhe eskorta e tij me njerëz të armatosur ka hyrë dhe ka dalë nëpër kufirin verior të Kosovës, i papenguar nga Policia e EULEX’it dhe Policia e Kosovës, që në këtë pjesë të vendit përbëhet gati tërësisht nga pjesëtarë serbë.

    Gjatë kësaj vizite, politikani radikal serb ka qenë i shoqëruar nga ish-Ministri për Kosovën, Slobodan Samardzic dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Serbisë, që ndodhet në opozitë që nga zgjedhjet e vitit 2008.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Misioni i BE’së që eskortat e armatosura të ndalen dhe të identifikohen, por kjo nuk është bërë.

    “EULEX’i nuk është i gatshëm të bëjë një pengesë të tillë sikurse e bën në pjesët e tjera kufitare”, ka thënë ai.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Kemi kërkuar që sidomos eskortat e armatosura që bartin liderët polikë të ndalen, të identifikohen, të identifikohet armatimi dhe ky është ai minimumi që kërkojmë nga EULEX’i. Mirëpo, as këtë nuk e kanë bërë”, ka thënë Rexhepi, në një prononcim për RTK’në, të dielën në mbrëmje.

    Ai tha se nuk ka kërkuar që të përdoret dhuna ose presioni, sepse kjo do të shkonte në llogari të politikës serbe.

    “Kemi kërkuar një minimum që për eskortat e armatosura të evidentohen armët ose të ndalen në kufi, sepse nuk kanë të drejtë të hyjnë. Ne e kemi kërkuar këtë, në një mënyrë, në takimin e fundit. E kanë marrë në konsideratë, mirëpo s`kanë vepruar. Në takimin e ardhshëm do të kërkoj që kjo të jetë rregull për arsye se nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244 dhe po ashtu vendosja e rendit dhe ligjit është edhe në kuadër të Rezolutës 1244 dhe integriteti territorial. Pra, ata nuk dalin jashtë mandatit, siç thonë, neutral, por duhet t’i implementojnë ato që i kanë brenda mandatit”, ka thënë ministri Rexhepi.

    Ai ka theksuar se zinxhiri komandues për Policinë e Kosovës në pjesën veriore të vendit shkon përmes EULEX’it.

    Zëdhënësja e Misionit të BE’së, ***** Limdal, ka konfirmuar për Express kërkesën e institucioneve të Kosovës për EULEX’in.

    “Drejtori i Policisë së Kosovë e ka kontaktuar zëvendësshefin e komponentit të Policisë së EULEX’it, por kjo është bërë pasi që Kostunica ka hyrë në Kosovë”, ka thënë ajo.

    Limdal nuk ka pranuar të komentojë se përse nuk është intervenuar pas hyrjes së Kostunicës në Kosovë.

    Pjesëtarë të Misioni i BE’së janë të vendosur në dy pikat kufitare në Veri, aty ku ka kaluar eskorta e Kostunices.

    Për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë ekziston një marrëveshje që ato të realizohen duke kërkuar leje, e cila përcillet në Qeveri përmes Zyrës së Përfaqësuesit të BE’së në Beograd dhe Zyrës së Pieter Feithit në Prishtinë. Mirëpo, ish-Kryeministri serb nuk ka kërkuar leje nga askush.

    Kostunica ka zgjedhur Zveçanin për të mbajtur mbledhjen e Këshillit drejtues të partisë, për të shpalosur një program ekonomik si dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi.

    Ai ka përsëritur qëndrimin e tij rreth statusit të Kosovës dhe ka theksuar se se po të ishte në pushtet, kurrë nuk do të pranonte vendosjen e EULEX’it në Kosovë.

    Ndryshe, paralajmërimi i institucioneve të Serbisë për organizim të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të Mitrovicës konsiderohet një provokim i ri ndaj Kosovës dhe manipulim me pjesëtarë të pakicës serbe, por nuk pritet të pengohet mbajtja e tyre.

    Zëdhënësja e EULEX’it, Kristiina Herodes ka deklaruar se Misioni i BE’së nuk i pranon të ashtuquajturat struktura paralele dhe për këtë arsye nuk i njeh zgjedhjet serbe dhe as rezultatin e tyre.

    Ajo citohet të ketë thënë për Radio B92 se EULEX’i, megjithatë, do të vazhdojë të bashkëpunojë me liderë të komunitetit serb.

    Ndërkaq, zëdhënësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Russel Geekie ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Mitrovicë, UNMIK’u është njoftuar përmes medieve, por nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare për këtë.

    “Nuk jemi të njoftuar zyrtarisht nga Beogradi as nga dikush tjetër, por duke marrë parasysh pozicionin neutral ndaj statusit të Kosovës, nuk do të ishte e përshtatshme që të marrim ndonjë qëndrim lidhur me zgjedhjet”, citohet të ketë thënë Geekie për agjencinë e lajmeve, Tanjug.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë për Radion Europa e Lirë se “sipas të gjitha gjasave, nuk do të ndërhyhet në këto zgjedhje, sepse ende nuk kemi përfituar mjaft në komponentin e sundimit të ligjit në atë pjesë”.

    Është paralajmëruar se këtë të diel do të votohet edhe në Komunën e Novo Bërdos./express/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po pse nuk hin,qeveri nuk kemi ,kete e din shum mire koshtunica siq e dim edhe ne,ne kete koh qeveris i ka hin lepri ne bark,as qe mendojn per kosove,por qysh me i kurdis rrenat kur te ballafaqohen para drejtesis.
    Euleksi e din qe te gjith jan te korruptum dhe e ka te leht me shantazhu me qeverin,por po me qudit ky popull pse nuk ngritet per te kerku dorheqjen e kesaj qeverie.
    E ter energjia rreth kosoves do te zhvillohet rreth aferave te hajnis ,ne vend qe te merren me sigurin e kufijve,me ekonomi e me shume gjerat tjera.
    Kjo qeveri eshte e konsumueme dhe qdo pritje do te perkeqesoi gjendjen ne kosove edhe ashtu katastrofale.
    Shkiet per dit hyn e dalin ne kosove si te duan sepse askush nuk kundershton,dul bajram regjepi dje para gazetarve e qajke,me vaj nuk mbrrihet asgje duhet sakrifiku,duhet tregu te vendosur,por nuk e kan leht se e kan mizen pas veshi

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    S'ka faj qeveria ne kete gje.
    Ajo e ka bere te veten, ka kerkuar nga EULEX-i apo nga pala nderkombetare te zgjedhe kete problem. Me kete ka treguar se eshte kunder hyrjeve te tilla. Me teper qeveria s'mund te bej. Tani duhet te flasi ajo pjese e popullit, e cila i sheh si te padiskutueshme hyerjet e tilla. Ka disa cuna shqiptare qe jane ushtarake me profesion. Ata sigurisht e dijne se nga cila largesi mund te vrasesh sot me arme preciziteti. Keta duhet te marrin tash fjalen.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    jo qeveria ka faj sepse te gjithe qeveritaret tane jane njejte sahanlepiresa menjehere ua kthejne b.... nderkombetareve dhe serbi futet ne kosove si mbret

    turp per shqiptaret kosovare qe kane votuar kesi kopilash

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Po befasohem se si Kostunica hyn ne Kosove, thot qe kjo eshte tok Serbe e se ndal kush ?

    Kurse disa te rinje, vetem pse eshte sypozuar qe keta mund te jen besimtar te filan sektit, jan arrestuar pa asnje akuz te vetem ?!

    Turperohem me qeverin e Thaqit !
    I kam menduar si njerez te moralshem, por po e deshmojn te kunderten dita - dites !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Po befasohem se si Kostunica hyn ne Kosove, thot qe kjo eshte tok Serbe e se ndal kush ?

    Kurse disa te rinje, vetem pse eshte sypozuar qe keta mund te jen besimtar te filan sektit, jan arrestuar pa asnje akuz te vetem ?!

    Turperohem me qeverin e Thaqit !
    I kam menduar si njerez te moralshem, por po e deshmojn te kunderten dita - dites !

    Kush i moralshem? Thaqi a ? Xhavit Haliti ? Lushtak hajni? Po lere o shoku. Keta jan te ndershem aq sa edhe Brizhid Bardo. Po keta jan kokrra e kurvave. Nga i pari e deri tek i fundit. Veq bojn llam,llam,llam.

  8. #8
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    kjo deshmon edhe nje her se kosova nuk eshte shtet dhe se politikanat aktual nuk jan te aft te udhheqin nje shtet
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    S'ka faj qeveria ne kete gje.
    Ajo e ka bere te veten, ka kerkuar nga EULEX-i apo nga pala nderkombetare te zgjedhe kete problem. Me kete ka treguar se eshte kunder hyrjeve te tilla. Me teper qeveria s'mund te bej. Tani duhet te flasi ajo pjese e popullit, e cila i sheh si te padiskutueshme hyerjet e tilla. Ka disa cuna shqiptare qe jane ushtarake me profesion. Ata sigurisht e dijne se nga cila largesi mund te vrasesh sot me arme preciziteti. Keta duhet te marrin tash fjalen.
    Ma zberthe dhe nje here....te lutem???

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Kush i moralshem? Thaqi a ? Xhavit Haliti ? Lushtak hajni? Po lere o shoku. Keta jan te ndershem aq sa edhe Brizhid Bardo. Po keta jan kokrra e kurvave. Nga i pari e deri tek i fundit. Veq bojn llam,llam,llam.
    E din si eshte tek ne, respekti per ata qe luftuan duke i konsideruar si njerez te ndershem, por kur sot te dalin argat ne sherbim të të huajve ! Jes pa fjal, dhe e pyes veten nese keta ishin ata qe i njifshim dikur ?!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •