Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 72
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    APO

    SELIA E KRYETARIT RUGOVA : INSTITUCION QEVERISËS APO SHTAB I KRIMIT TË ORGANIZUAR ?

    PAK NJE HISTORI JO SHUME E MOQME:

    me 20 prill 2005


    Prapavija e errët e institucioneve të Kosovës




    Pak fakte janë bërë publike nga bastisja e shpejtë, përqendruese dhe me shumë predispozita për të penguar përfundimisht goditjet e këqija nga sjelljet, aktivitetit dhe qëllimet e një suite – marionetë e stacionuar, mu në zyrën e kryetarit të Kosovës. Zyrës së kryetarit të Kosovës, vetë kryetari i Kosovës i thotë “presidencë”. Mirëpo, kontrollimi disaditësh i zyrës dhe lagjes “Velania” ku është e vendosur selia e kryetarit të Kosovës, ka rezultuar që është bërë nga njësi speciale të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, e këta të fundit tani i shohim rregullisht në dyer të selisë. Kontrolli ka nxjerrë sheshit shumë spekulime dhe flitet për gjetje të armëve, municion, para, por “spekuluesit seriozë thonë që ka të ngjarë që në zyrën e kryetarit të Kosovës, ose aty diku, të jetë gjetur edhe drogë”. Organet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje, gjë që ishte dashur të bëhej si gjithkund në botën e qeverisur mbi baza demokratike. Kur s’ka detaje, gjithmonë ka spekulime. Rreth misterit në Velani, një gjë tashmë është vërtetuar: se nëpër shkallët e selisë dhe kthinave perandorake të ndërtesës, përskaj xhipeve dhe në xhipet zyrtare të suitës së kryetarit, në konferenca shtypi, aeroporteve e gjetiu nuk shihen djelmosha në të zeza që shumë të krekosur, përbënin “gardën” e kryetarit tonë. Nuk shihen këta djelmosha që jo vetëm ishin shumë (flitet për 40, 60 e ndoshta edhe deri në 80 veta) mirëpo, ishin edhe arrogantë, të pakulturuar dhe mjaft të dyshimtë në kuptim të prejardhjes dhe biografisë për të qenë të denjë ta ruajnë me besnikëri një kryetar. Pak na intereson prejardhja dhe biografia e tyre, sepse ka qenë çështje e zyrtarëve për siguri të kryetarit kjo punë, por në anën tjetër nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: çka i duheshin kryetarit Rugova kaq shumë roje, dhe prej kujt ruhet kryetari Rugova kaq shumë?

    Suita - marionetë, nuk është bërë dje. Si një shtab i krimit duket të ketë qenë selia e kryetarit të Kosovës. Çka është synuar kështu…? Shefat e ndryshëm të sigurisë së kryetarit Rugova, kanë demonstruar duke mbledhur shumë djem me të zeza rreth lagjes Velania “aftësinë mbrojtëse”! Kanë demonstruar në publik rejtingun e tyre me pretekst se “kryetari Rugova është shumë i rrezikuar”! Gjithashtu, shefat e sigurisë së kryetarit Rugova kanë krijuar rrjetin e marrjes nën kontroll të selisë së kryetarit të Kosovës, dhe përdorimin e selisë dhe të figurës së kryetarit për nevoja të ndryshme – të gjithanshme. A e ka ditur pozicionin e tij dr. Rugova? Absolutisht. Ai ka qenë që prej fillimit, para lufte dhe pas lufte i vetëdijshëm se krijimi i një “garde” mbrojtëse që reflekton “siguri dhe pompozitet në sy të publikut dhe qytetarëve”, që kryen bile edhe punë të tjera, që ia ruan atij figurën dhe ia forcon vazhdimisht prestigjin pa zgjedhur mjete, është një diçka që e kanë përdorur perandorët, mbretërit, diktatorët etj. Kjo, i ka konvenuar vazhdimisht mentalitetit të tij ballkanik!

    Dy veprimet direkte, padyshim të montuara (sulmi i 12 marsit të vitit 2004, dhe sulmi i 15 marsit të vitit 2005), kanë specifikën e tyre, por këto “driblingje” të skenuara në mënyrë perfekte, më në fund e humbën shijen. Sado që nuk po flitet dhe nuk po tregohet se cila ishte shija e humbur, kryetari i Kosovës e ka përfunduar lojën. Policët zyrtarë që e ruajnë tash e tutje nuk janë autsajderat e lozhave të sigurisë, dhe skenarët e ndodhur nëse jo sot, një ditë do të bëhen publikë. Në sytë e qytetarëve dhe në sytë e prokurorëve e të gjykatave, misteri nga Velania nuk është fshirë. Dhe as nuk do të fshihet! Projekti që ka mundur të shpërthejë në mënyrën më të keqe, po të mos kishte qenë “dosja e PDK”-së, ka mundur të variojë sipas një parashikimi të zi: një ditë, dr. Rugova të mos i shpëtojë atentatit të vetëprojektuar. Pra, që imagjinimet e deritashme të shefave të sigurisë, të përfundojnë me një të vërtetë. Me apo, pa qëllim…

    Të gjithë do ta kishim të qartë se çfarë do të ndodhte! Së pari, “partia mëmë” dhe shefat e sigurisë së dr. Rugovës me ndihmën logjistike të “Botës sot”, me ndihmën e qarqeve politike dhe agjenturore jashtë Kosovës, por edhe me ndihmën e mercenarëve nga Serbia e Maqedonia, do ta akuzonin apriori PDK-në për atentat. Ashtu – kështu, për të dy improvizimet e atentateve të përmendura më lart, tashmë është thënë se ka gisht PDK. Atentati ndaj Rugovës do ta kishte synimin sa perfid në njërën anë, po kaq të qëllimshëm në anën tjetër: shkaktimin e destabilizimit anarkik të vendit. Ky skenar i errët, sipas të gjitha gjasave një ditë është dashur të bëhet i vërtetë (një nga rezervat e fundit të fundërrinave antikombëtare dhe proserbe për ta shpartalluar Kosovën). Synimi për t’u likuiduar dr. Rugova një ditë të afërt, do ta keqësonte gjendjen. Acarimi do të synohej për të nxitur luftë civile.

    Pse e supozojmë këtë fakt? Vrasjet e njëpasnjëshme për gjashtë vitet e fundit (pa iu kthyer kohës së luftës kur ishte tentuar me çdo kusht përçarja dhe konfrontimi i armatosur), vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt etj., kanë pasur qëllime të errëta për të shkaktuar përplasje kombëtare. Skenari që u bë në lidhje me dërgimin në Hagë të Ramush Haradinajt (kryesisht me ndihmën e LDK-së dhe të shërbëtorëve të saj në partitë e tjera, dhe në AAK), kishte për qëllim shkaktimin e kaosit, por ky kaos u projektua që të eskalojë në konflikt civil, me vrasjen e të vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Shërbimet agjenturore e provokuan edhe një tjetër gjë: goditjen e selive të partisë ORA, dhe të PSHDK-së. Tri sulme serike (tentim-atentati kundër kryetarit Rugova, vrasja e Enver Haradinajt dhe goditjet e selive të partisë ORA dhe të PSHDK-së), ishin të mjaftueshme për të kuptuar (shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut) se suita – marionetë e instaluar në Velani por e degëzuar në gjithë Kosovën, ishte gati të dilte nga kontrolli i plotë. Ramë Maraj që tashmë duket të ketë qenë shpirti i agjenturës së ish-UDB-së (e konvertuar në organizatën “Sigurimi i Atdheut”), në bashkëpunim me të rekrutuarit e tij në LDK dhe në parti të tjera, e kishte siguruar terrenin politik dhe institucional, dhe e kishte krejt të lehtë ta dridhte Kosovën, sa herë të kishte nevojë. Dekonspirimi i z. Maraj dhe kontrolli në Velani, janë dy ngjarje që assesi nuk duhet të marrin fund në gazeta, këtu ka punë policia dhe prokuroria. Këto dy ngjarje, aktet dhe faktografia, terreni, gjendja e djeshme dhe e sotshme po tregojnë se nuk flitet për pushtet demokratik në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të mbushura me agjentë të ish-UDB-së dhe me rekrutë të rinj, që ish-stafet e vjetra të këtyre kategorive agjenturore (të ish-Sigurimit Shtetëror Jugosllav, të ish-Sigurimit të Serbisë dhe të Sigurimit të Fshehtë ish-Jugosllavë e të Sigurimit të Fshehtë Serb të sotshëm), i kanë instaluar në pushtet nëpër gjithë Kosovën. Kosova është tip i qeverisjes gjysmë diktatoriale, me elemente të sistemit policor – ushtarak. Shumë institucione të Kosovës (Organet komunale, Organet qendrore, Kuvendi, Qeveria, policia e SHPK-së, ndërmarrjet e ndryshme publike, si PTK, pastaj bankat dhe bizneset e tjera private), janë të mbushura me agjentë të rekrutuar dhe të udhëhequr nga organizatat ilegale, si “Sigurimi i Atdheut”, por edhe nga qendra të tjera politike e parapolitike (kush do fakte, le të urdhërojë të hetojë pak më thellë institucionet e ndryshme të Kosovës dhe do t’i gjejë të dyshimtit). Kur është fjala për organizatën “Sigurimi i Atdheut”, një tip i tillë i organizatës edhe pse është dekonspiruar (sipas traditave së veprimtarisë së shërbimeve), ka shemrën e vet. Krejt nën hije dhe larg prej syve të opinionit e të qytetarëve. Skenarët e zinj antishqiptarë, por sidomos skenarët kundër Kosovës, nuk janë të mbaruar.


    P.S.
    Ndërskamcat e LDK-ucave synim kanë luften civile dhe kthimin e forcave serbe në Kosovë, për ta mbajtur edhe nja 15 vite pushtetin pa shtet.

    Disa skenarë shifet se po deshtojnë edhepse ca kanë vënë rrënjë dhe ua thithin gjakun shqiptarve sipas diktatit të Rugovistve-Millosheviqian.
    ....Presidenca , partija , shtepija , e tij ...Fund e kry kan qen Krim....bile bile me kshyr holl e holl ma kriminel del ky coftina se Milloshi....

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    keto jane kashelashat e shikut me ate dosjen e tij 500 e kusur faqe qe e dorezoi athere jakup krasniqi ne unmik!!
    por ato ishin mashtrime e dolen mashtrime tash po dihet se kush eshte baba i krimit dhe korrupsionit!!


    shoqe keshtjella nuk mund te besh krahasime se ato ishin shpifjet e shikut
    dhe keto jane milionat qe jane vjedh nga fatmir limaj ,adem grabovci hashim thaqi etj pra ketu flitet me fakte e jo me shpifje!!

    PO pse ore zoteri nuk po afron fakte po flet sikur te jeshe t'u i rujtur bagtine shqipetaret flasin per kurrupcionin por kur t'i thuashe faktet thote me niher se jo nuk di po kame ndegjue Shiqoje gjygjtarin e Elexit ne Holande ka qen nje njeri qe ka keqperdor dhe ka ber shkelje te ligjite
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pa_doreza2 : 21-05-2010 më 17:26
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin

    PO pse ore zoteri nuk po afron fakte po flet sikur te jeshe t'u i rujtur bagtine shqipetaret flasin per kurrupcionin por kur t'i thuashe faktet thote me niher se jo nuk di po kame ndegjue Shiqoje gjygjtarin e Elexit ne Holande ka qen nje njeri qe ka keqperdor dhe ka ber shkelje te ligjite
    a mendon ti se prokurori i euleksit veq ja ka fut hava!!
    a mendon ti se nuk ka fakte euleksi per keqperdorime abuzime ,vjedhje korrupsion ne ministrine e fatmir limajt dhe te tjera!!


    se si i ka ai pune ne holande kjo nuk ka rendsi fare po te ishte i padobishem per holanden nuk do te sherbente ne euleks dhe anasjelltas!!

    krejt qka themi ne mund te jene deshira, inate, tifozllek pro ose kunder por le te bej drejtsia punen e vet!!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Po tishte ashtu siq thoni ju disa te ktv,,,me siguri do kishit deshir po fatkeqsishte nuk eshte ashtu...
    Valigjet ju kane kontrolluar si gjdo qytetari ,dhe valigjet shkojen dika tjeter ka te hypin kurse udhtaret dika tjeter,,a porsonalishte siq ju pretendoni jo as thaqit e as nje minister nuk eshte kontrollluar personalishte em vjen keq per ato disa qka mendojen dhe mendoni po jo...
    e tjetra eshte se tani edhe nje here euleshi po e tregon se sa ja vlen ky tani me qendru ne kosova te tregon edhe vete nuk i respekton rregullat per qka ka ardhur po merret me diqka tjeter,,,kur eshte pergjegjse per pikat kufitare ne veri nuk merr as nje veprim edhe njerzit e armatosur e del ne prishtin dhe shete mende shikoni dhe ju shqipe folsat kenaqnu se te till jeni.
    euleshi duhet se pari ti kery detyren per qka ka ardhur e tani te vazhdoj me te tjerat,,po detyrat e vetea nuk po i zgjjedhe dhe merret me qeveritaret dhe luftetaret e uqk,se kjo eshte drejtsia e tyre.. lete hyne ne kosove ndonje tjeter siq hyne serbet ne veri e shikoje evropen dhe euleshin se qka bejen ata kunder shqiptareve ..po edhe keta e kan pare se nje pjese e shqiptarev e deshirojen regjimin e kushtunices ne kosove dhe po ja bejne si po ja bejen me shqiptare

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Prokuroi holandez eshte i korruptuar deri ne fyte vete edhe ne shtetin nga vjen ,po krysorja eshte i korruptuar ne veri te kosoves nga serbet dhe qeverija serbe per ketoo qka eshte duke i bere sot ne koosve nuk eshte duke vepruar ky vetem kunder qeveris dhe individeve po eshte ka vepron kunder gjdo gjeje si eshte shqiptare dhe kosovare kjo eshte me se e vertet
    Shikoni ju more shqipe folsa si veli44,L-G2 e disa te tjere se qfare eshte duke ndodhur me eshtrat e te zhdukureve te luftes dhe qka vepron euleshi ,,a nuk jane keto punet me te meqme te euleshit aa po merret me tradhtit e sebise dhe ne bashkpunim me disa shqipe folsa si ju se juve me shume ju dhimbezet nje qytetare serbe i cili eshte vrare gjate lufte se sa 2000 familje koosvare si nuk jave dine as eshterat ku i kane me te dashurit e tyre e ksisoje vepron edhe kry muti i euleshit shikoni ne mitrovice ne sy te euleshit hyne ne veri serbet e armatosure dhe as nje veprim i euleshit e merret me ministrae dhe njerzit e luftes kjo te jep me kuptu gjdo njerit se keta jan kunder shqiptarev ne pergjethsi e jo kunder individeve po politika e tyre eshte kjo e nje pjese si ju i perkrahe sikur para lufte kur individet si ju i perkrahshin veprimet e milicise se milloshit jo se po i ndjekim teroristate edhe keta keshty sot jane ka veprojen me gjykatat sebe sot po mundohet ti jetsoj endrrat e gjykates serbe ne kosove euleshi turpi i turpit

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Me vjen keq , por ,Rugova ska qen kurr president , si merni ju per president , ku ska te baj kurgja ne at drejtim,

  7. #37
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    a mendon ti se prokurori i euleksit veq ja ka fut hava!!
    a mendon ti se nuk ka fakte euleksi per keqperdorime abuzime ,vjedhje korrupsion ne ministrine e fatmir limajt dhe te tjera!!


    se si i ka ai pune ne holande kjo nuk ka rendsi fare po te ishte i padobishem per holanden nuk do te sherbente ne euleks dhe anasjelltas!!

    krejt qka themi ne mund te jene deshira, inate, tifozllek pro ose kunder por le te bej drejtsia punen e vet!!
    Ja shihni se si mendon Gomari-2
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  8. #38
    Rrofte Hajnia
    rrofte magarija

    Ma rrofte Qeverija



    me hajna drejt ne dubrave

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    E kan nxone me pele per dore edhe thote, jo skome vjedhe,kjo ndodhe veq te shqiptaret.Ktu ne suedi veq qe seka paguar tv-ne ministrja e kultures ka dhene dorheqje, e ne kosove vjedhin miljonat edhe kurgjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 22-05-2010 më 06:43

  10. #40
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    E kan nxone me pele per dore edhe thote, jo skome vjedhe,kjo ndodhe veq te shqiptaret.Ktu ne suedi veq qe seka paguar tv-ne ministrja e kultures ka dhene dorheqje, e ne kosove vjedhin miljonat edhe kurgjo.
    E ti menjehere besove
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •