
Postuar më parë nga
keshtjella100
APO
SELIA E KRYETARIT RUGOVA : INSTITUCION QEVERISËS APO SHTAB I KRIMIT TË ORGANIZUAR ?
PAK NJE HISTORI JO SHUME E MOQME:
me 20 prill 2005
Prapavija e errët e institucioneve të Kosovës
Pak fakte janë bërë publike nga bastisja e shpejtë, përqendruese dhe me shumë predispozita për të penguar përfundimisht goditjet e këqija nga sjelljet, aktivitetit dhe qëllimet e një suite – marionetë e stacionuar, mu në zyrën e kryetarit të Kosovës. Zyrës së kryetarit të Kosovës, vetë kryetari i Kosovës i thotë “presidencë”. Mirëpo, kontrollimi disaditësh i zyrës dhe lagjes “Velania” ku është e vendosur selia e kryetarit të Kosovës, ka rezultuar që është bërë nga njësi speciale të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, e këta të fundit tani i shohim rregullisht në dyer të selisë. Kontrolli ka nxjerrë sheshit shumë spekulime dhe flitet për gjetje të armëve, municion, para, por “spekuluesit seriozë thonë që ka të ngjarë që në zyrën e kryetarit të Kosovës, ose aty diku, të jetë gjetur edhe drogë”. Organet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje, gjë që ishte dashur të bëhej si gjithkund në botën e qeverisur mbi baza demokratike. Kur s’ka detaje, gjithmonë ka spekulime. Rreth misterit në Velani, një gjë tashmë është vërtetuar: se nëpër shkallët e selisë dhe kthinave perandorake të ndërtesës, përskaj xhipeve dhe në xhipet zyrtare të suitës së kryetarit, në konferenca shtypi, aeroporteve e gjetiu nuk shihen djelmosha në të zeza që shumë të krekosur, përbënin “gardën” e kryetarit tonë. Nuk shihen këta djelmosha që jo vetëm ishin shumë (flitet për 40, 60 e ndoshta edhe deri në 80 veta) mirëpo, ishin edhe arrogantë, të pakulturuar dhe mjaft të dyshimtë në kuptim të prejardhjes dhe biografisë për të qenë të denjë ta ruajnë me besnikëri një kryetar. Pak na intereson prejardhja dhe biografia e tyre, sepse ka qenë çështje e zyrtarëve për siguri të kryetarit kjo punë, por në anën tjetër nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: çka i duheshin kryetarit Rugova kaq shumë roje, dhe prej kujt ruhet kryetari Rugova kaq shumë?
Suita - marionetë, nuk është bërë dje. Si një shtab i krimit duket të ketë qenë selia e kryetarit të Kosovës. Çka është synuar kështu…? Shefat e ndryshëm të sigurisë së kryetarit Rugova, kanë demonstruar duke mbledhur shumë djem me të zeza rreth lagjes Velania “aftësinë mbrojtëse”! Kanë demonstruar në publik rejtingun e tyre me pretekst se “kryetari Rugova është shumë i rrezikuar”! Gjithashtu, shefat e sigurisë së kryetarit Rugova kanë krijuar rrjetin e marrjes nën kontroll të selisë së kryetarit të Kosovës, dhe përdorimin e selisë dhe të figurës së kryetarit për nevoja të ndryshme – të gjithanshme. A e ka ditur pozicionin e tij dr. Rugova? Absolutisht. Ai ka qenë që prej fillimit, para lufte dhe pas lufte i vetëdijshëm se krijimi i një “garde” mbrojtëse që reflekton “siguri dhe pompozitet në sy të publikut dhe qytetarëve”, që kryen bile edhe punë të tjera, që ia ruan atij figurën dhe ia forcon vazhdimisht prestigjin pa zgjedhur mjete, është një diçka që e kanë përdorur perandorët, mbretërit, diktatorët etj. Kjo, i ka konvenuar vazhdimisht mentalitetit të tij ballkanik!
Dy veprimet direkte, padyshim të montuara (sulmi i 12 marsit të vitit 2004, dhe sulmi i 15 marsit të vitit 2005), kanë specifikën e tyre, por këto “driblingje” të skenuara në mënyrë perfekte, më në fund e humbën shijen. Sado që nuk po flitet dhe nuk po tregohet se cila ishte shija e humbur, kryetari i Kosovës e ka përfunduar lojën. Policët zyrtarë që e ruajnë tash e tutje nuk janë autsajderat e lozhave të sigurisë, dhe skenarët e ndodhur nëse jo sot, një ditë do të bëhen publikë. Në sytë e qytetarëve dhe në sytë e prokurorëve e të gjykatave, misteri nga Velania nuk është fshirë. Dhe as nuk do të fshihet! Projekti që ka mundur të shpërthejë në mënyrën më të keqe, po të mos kishte qenë “dosja e PDK”-së, ka mundur të variojë sipas një parashikimi të zi: një ditë, dr. Rugova të mos i shpëtojë atentatit të vetëprojektuar. Pra, që imagjinimet e deritashme të shefave të sigurisë, të përfundojnë me një të vërtetë. Me apo, pa qëllim…
Të gjithë do ta kishim të qartë se çfarë do të ndodhte! Së pari, “partia mëmë” dhe shefat e sigurisë së dr. Rugovës me ndihmën logjistike të “Botës sot”, me ndihmën e qarqeve politike dhe agjenturore jashtë Kosovës, por edhe me ndihmën e mercenarëve nga Serbia e Maqedonia, do ta akuzonin apriori PDK-në për atentat. Ashtu – kështu, për të dy improvizimet e atentateve të përmendura më lart, tashmë është thënë se ka gisht PDK. Atentati ndaj Rugovës do ta kishte synimin sa perfid në njërën anë, po kaq të qëllimshëm në anën tjetër: shkaktimin e destabilizimit anarkik të vendit. Ky skenar i errët, sipas të gjitha gjasave një ditë është dashur të bëhet i vërtetë (një nga rezervat e fundit të fundërrinave antikombëtare dhe proserbe për ta shpartalluar Kosovën). Synimi për t’u likuiduar dr. Rugova një ditë të afërt, do ta keqësonte gjendjen. Acarimi do të synohej për të nxitur luftë civile.
Pse e supozojmë këtë fakt? Vrasjet e njëpasnjëshme për gjashtë vitet e fundit (pa iu kthyer kohës së luftës kur ishte tentuar me çdo kusht përçarja dhe konfrontimi i armatosur), vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt etj., kanë pasur qëllime të errëta për të shkaktuar përplasje kombëtare. Skenari që u bë në lidhje me dërgimin në Hagë të Ramush Haradinajt (kryesisht me ndihmën e LDK-së dhe të shërbëtorëve të saj në partitë e tjera, dhe në AAK), kishte për qëllim shkaktimin e kaosit, por ky kaos u projektua që të eskalojë në konflikt civil, me vrasjen e të vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Shërbimet agjenturore e provokuan edhe një tjetër gjë: goditjen e selive të partisë ORA, dhe të PSHDK-së. Tri sulme serike (tentim-atentati kundër kryetarit Rugova, vrasja e Enver Haradinajt dhe goditjet e selive të partisë ORA dhe të PSHDK-së), ishin të mjaftueshme për të kuptuar (shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut) se suita – marionetë e instaluar në Velani por e degëzuar në gjithë Kosovën, ishte gati të dilte nga kontrolli i plotë. Ramë Maraj që tashmë duket të ketë qenë shpirti i agjenturës së ish-UDB-së (e konvertuar në organizatën “Sigurimi i Atdheut”), në bashkëpunim me të rekrutuarit e tij në LDK dhe në parti të tjera, e kishte siguruar terrenin politik dhe institucional, dhe e kishte krejt të lehtë ta dridhte Kosovën, sa herë të kishte nevojë. Dekonspirimi i z. Maraj dhe kontrolli në Velani, janë dy ngjarje që assesi nuk duhet të marrin fund në gazeta, këtu ka punë policia dhe prokuroria. Këto dy ngjarje, aktet dhe faktografia, terreni, gjendja e djeshme dhe e sotshme po tregojnë se nuk flitet për pushtet demokratik në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të mbushura me agjentë të ish-UDB-së dhe me rekrutë të rinj, që ish-stafet e vjetra të këtyre kategorive agjenturore (të ish-Sigurimit Shtetëror Jugosllav, të ish-Sigurimit të Serbisë dhe të Sigurimit të Fshehtë ish-Jugosllavë e të Sigurimit të Fshehtë Serb të sotshëm), i kanë instaluar në pushtet nëpër gjithë Kosovën. Kosova është tip i qeverisjes gjysmë diktatoriale, me elemente të sistemit policor – ushtarak. Shumë institucione të Kosovës (Organet komunale, Organet qendrore, Kuvendi, Qeveria, policia e SHPK-së, ndërmarrjet e ndryshme publike, si PTK, pastaj bankat dhe bizneset e tjera private), janë të mbushura me agjentë të rekrutuar dhe të udhëhequr nga organizatat ilegale, si “Sigurimi i Atdheut”, por edhe nga qendra të tjera politike e parapolitike (kush do fakte, le të urdhërojë të hetojë pak më thellë institucionet e ndryshme të Kosovës dhe do t’i gjejë të dyshimtit). Kur është fjala për organizatën “Sigurimi i Atdheut”, një tip i tillë i organizatës edhe pse është dekonspiruar (sipas traditave së veprimtarisë së shërbimeve), ka shemrën e vet. Krejt nën hije dhe larg prej syve të opinionit e të qytetarëve. Skenarët e zinj antishqiptarë, por sidomos skenarët kundër Kosovës, nuk janë të mbaruar.
P.S.
Ndërskamcat e LDK-ucave synim kanë luften civile dhe kthimin e forcave serbe në Kosovë, për ta mbajtur edhe nja 15 vite pushtetin pa shtet.
Disa skenarë shifet se po deshtojnë edhepse ca kanë vënë rrënjë dhe ua thithin gjakun shqiptarve sipas diktatit të Rugovistve-Millosheviqian.
Krijoni Kontakt