Close
Faqja 33 prej 126 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 1258
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jarigas, nuk kam ndërmend të vazhdoj me debate dhe lojra fjalësh pafundësisht. Për pyetjet dhe kundërshtimet që ke, hap fjalorin dhe aty do të shohësh që unë kam të drejtë.

    Ti njëherë më kundërshton duke thënë se nuk shkruhen ashtu sipas rregullave, pastaj kur unë t'i provoj, fillon dhe kundërshton rregullat.

    Kjo temë është për ata që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën sipas rregullave që janë, dhe jo për ata që nuk duan t'i njohin rregullat. Kundërshtimet e tua të vazhdueshme unë i shoh më tepër si një dëshirë për të më kundërshtuar, dhe jo se kërkon të sqarosh apo mësosh diçka.

    Nëse gjatë një debati kupton se tjetri ka të drejtë, nuk është mirë të vazhdosh të kundërshtosh, por t'i thuash: "Po, ke të drejtë!"
    Kjo nuk është ulje, por fisnikëri.

    Sinfoni, "mbrapa" në jug është po aq e përdorshme sa edhe në veri. Fjalori shqip i përmban të dyja, edhe "mbrapa" edhe "prapa".


  2. #322
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Vendosja e "q" perpara peremrit ne rastin e Veriut apo e "nj" ne rastin e Shqiperise se mesme(une qe jam nga e mesmja, them: ky, ai. kjo, ato), ka per synim perpikesimin e objektit ne fjale, prandaj nuk jane te njejtet peremra!!!!!
    qaji=njai= ja+ai=>pikerisht ai......e me radhe....!!!!
    "kyna, aina"=> lakim dialektor i peremrit.....
    Pikerisht per kete e kam shkruar edhe une, sepse nga menyra se si flasin , ashtu edhe shkruajn. Nuk e ke ven re ?
    Revolution 1848

  3. #323
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Jarigas, nuk kam ndërmend të vazhdoj me debate dhe lojra fjalësh pafundësisht. Për pyetjet dhe kundërshtimet që ke, hap fjalorin dhe aty do të shohësh që unë kam të drejtë.
    Nese eshte keshtu, atehere, ti eshte e kote qe pergjigjesh!!
    Vertet mendon se fjalori i shqipes mund te jete "vademecum" i leruesve te shqipes???
    Ti njëherë më kundërshton duke thënë se nuk shkruhen ashtu sipas rregullave, pastaj kur unë t'i provoj, fillon dhe kundërshton rregullat.
    E pa-vertete!!!

    Kjo temë është për ata që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën sipas rregullave që janë, dhe jo për ata që nuk duan t'i njohin rregullat. Kundërshtimet e tua të vazhdueshme unë i shoh më tepër si një dëshirë për të më kundërshtuar, dhe jo se kërkon të sqarosh apo mësosh diçka
    .
    Ndersa ti mendon se ne rastin tend, ti je ai qe jep leksione dhe nuk ke asgje per te mesuar!!!!!
    Une mendoj se gjuha shqipe eshte e pasur mjft ne leksik dhe njerez te ngurte pas rregullave, e gjymtojne dhe nuk e lene te zhvillohet.....kujto:"nuk eshte bere gjuha sipas rregullave, por rregullat sipas gjuhes, dhe i vetmi sovran i saj eshte ai qe e flet, dmth populli!!!!!
    Nëse gjatë një debati kupton se tjetri ka të drejtë, nuk është mirë të vazhdosh të kundërshtosh, por t'i thuash: "Po, ke të drejtë!"
    Kjo nuk është ulje, por fisnikëri.
    Ti, a je treguar ndonjehere "fisnik"?????

    Sinfoni, "mbrapa" në jug është po aq e përdorshme sa edhe në veri. Fjalori shqip i përmban të dyja, edhe "mbrapa" edhe "prapa".
    Ndersa per fjalet "pas" e "mbas" ka nje diference gati te paperceptueshme ne kuptim!!!!
    Jarigas

  4. #324
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pikerisht per kete e kam shkruar edhe une, sepse nga menyra se si flasin , ashtu edhe shkruajn. Nuk e ke ven re ?
    NUk e ke kuptuar ate qe kam shkruar...te lutem, lexoje perseri!!!!
    Jarigas

  5. #325
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po ti, verteti shqipton ndryshe:"s'ia" dhe "s'ja"
    Jarigas ketu e ke gabim. Eshte e vertete qe shqiptohen njesoj, megjithese ne mundohesh mund ti japesh pa fare ndryshim. Po kjo nuk eshte e rendesishme. Meqe shqiptohen njesoj, nuk do te thote qe ta shkruajme gabim. Rregulli eshte ashtu sic tha Bato.

    Se pastaj mund te shkruajme edhe 2lbi e jo dylbi meqe lexohet njesoj

  6. #326
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Sipas rregullave, të gjitha duhen vendosur në thonjëza, mirëpo këtë nuk e bën askush.
    Ti pret që të shkruhet gjuhë e saktë dhe me gramatikë në internet dhe forume?
    Sot shkatërrimtarët më të mëdhenj të gjuhës janë gazetarët dhe redaktorët e paaftë, që gëlojnë kudo.
    Siç e kanë zënë, nuk është çudi që në një të ardhme të afërt të mos flasim më shqip.
    Konfirmoj faktin që sipas rregullave të gjuhës shqipe nuk duhen vendosur midis thonjëzave fjalët apo emrat e programeve apo firmave qofshin ato të huaja apo të vendit. Gjithsesi çështja është që nuk ndesha në ndonjë rregull për fjalët e huaja dhe mënyra e shkruarit të tyre.
    Pyeta një metodiste e mësuese të gjuhës shqipe e më tha se nëse do kishe shkruar: "Përmes programit "Paint"", atëherë përdorimi i thonjëzave mund të qe i drejtë, sepse fjala në thonjëza është emertimi i njërit ndër shumë programeve që ekzistojnë, në raste të tjera, jo.

    Gjithsesi nëpër librat e vjetër të gjuhës shqipe thonjëzat përdoren vërtetë vetëm në dy raste, ato që kam përmendur më sipër. Nevojitet mesa duket një aktualizim i rregullava të gjuhës shqipe duke iu referuar këtu ndryshimeve që ajo po pëson çdo ditë.


  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Pyeta një metodiste e mësuese të gjuhës shqipe e më tha se nëse do kishe shkruar: "Përmes programit "Paint"", atëherë përdorimi i thonjëzave mund të qe i drejtë, sepse fjala në thonjëza është emertimi i njërit ndër shumë programet që ekzistojnë, në raste të tjera, jo.
    Nuk di cilën metodiste ke pyetur ti, por unë dyshoj që e gjithë fjalia duhet vendosur në thonjëza.

    Nejse, më bëhet qejfi që ti u binde më në fund që "paint" nuk shkruhet pa thonjëza.

  8. #328
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk di cilën metodiste ke pyetur ti, por unë dyshoj që e gjithë fjalia duhet vendosur në thonjëza.

    Nejse, më bëhet qejfi që ti u binde më në fund që "paint" nuk shkruhet pa thonjëza.
    Thonjëzat i përdora se ishte ligjëratë e drejtë. Ti e ke gabim gjithsesi. Nëse do shkruaje (citat, prandaj hap thonjëzat):" Me programin "Paint"", atëhere mund të mos qe aq gabim. Theksi i fjalisë është tek MUND, ngaqë nuk ekziston ndonjë rregull i tillë.
    Kështu pra nëpër librat e gjuhës shqipe vetëm në ato dy raste përdoren thonjëzat: ligjëratë e drejtë apo emërtim shkolle, institucioni. Tek fjalët e huaja nuk përdoren thonjëzat. Pra të duhet të bindesh që edhe gjenitë,meshkujt si ti që gjykojnë se janë qënie superiore, gabokan.

    Ndryshuar për herë të fundit nga eldushka : 24-05-2010 më 17:13

  9. #329
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    "C" e madhe e shtypit, "c" e vogel e shtypit.
    "I" e madhe e shtyipi, "i" e vogel e shtypit.
    "A" e madhe e shtypit, "a" e vogel e shtypit.
    "O" e madhe e shtypit, "o" e vogel e shtypit.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga eldushka Lexo Postimin
    Tek fjalët e huaja nuk përdoren thonjëzat. Pra të duhet të bindesh që edhe gjenitë,meshkujt si ti që gjykojnë se janë qënie superiore, gabokan.

    Ti Eldushkë shkruan po nuk thua asgjë. Ja çfarë thua:

    Konfirmoj faktin që sipas rregullave të gjuhës shqipe nuk duhen vendosur midis thonjëzave fjalët apo emrat e programeve apo firmave qofshin ato të huaja apo të vendit. Gjithsesi çështja është që nuk ndesha në ndonjë rregull për fjalët e huaja dhe mënyra e shkruarit të tyre
    Tek fjalia e parë e konfirmon, ndërsa tek e dyta thua që nuk gjete ndonjë rregull për shkrimin e tyre. Se si e konfirmove këtë, vetëm ti e di.

    Gjithsesi nëpër librat e vjetër të gjuhës shqipe thonjëzat përdoren vërtetë vetëm në dy raste, ato që kam përmendur më sipër.
    Përdoren edhe në raste të tjera. I mbaj mend librat ku fjalët e huaja ose ato ironike vendoseshin në thonjëza. Nuk kam libra këtu me vete se do t'i tregoja. Po gjeta, do t'i tregoj.

Faqja 33 prej 126 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •