Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Itali, adoleshentja vret veten nga frika se kthehej në Shqipëri

    Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqipëri. Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtëpinë e tyre në Verçeli, qytet i vogël mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.

    Sipas gazetës, i ati ishte kthyer vetëm pak kohë me parë në Shqipëri dhe vajza kishte frike se i njëjti fat e priste edhe atë.

    Nxënëse model, në liceun e Gjuhëve të Huaja, Edlira prej kohësh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte të kthehej në Shqipëri dhe ti thoshte lamtumire të ardhmes së saj në Itali.

    Sipas shokëve te saj, vajza kishte shume dëshirë të mësonte anglishten, të studionte dhe të shëtiste boten. Dhe per te realizuar ëndrrat e saj, ajo ishte shndërruar në një nga nxënëset më të mira të shkollës.

    Por, frika e rikthimit në Shqiperi bëri që ajo ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me kabllon e televizorit, ndërsa e ëma kishte shkuar të bënte pazarin ndërsa e motra kishte dalë të luante me shokët.

    Sipas “La Stampa” trupi i pajetë i vajzës do të dërgohet brenda pak ditësh në Kavajë, sapo prokuroria të ketë përfunduar procedurat e nevojshme. /BW/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqipëri. Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtëpinë e tyre në Verçeli, qytet i vogël mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.
    Pse vall ndermori kete akt ? Pse vrau vehten pikerisht kur jeta e vertet fillon ?
    Shqiperia eshte vendi ku shqiptaret jane me te lumtur se kurre!
    Shqiperia eshte vendi me rritjen me te madhe ekonomike ne Bote, Franca, Gjermania, Japonia etj ja kane zili kete fakt!!
    Shqiperia eshte vendi me taksat me te ulta ne gjithe planetin!!!
    Shqiperia eshte vendi ku lirite dhe te drejtat e individit rrespektohen ne menyre maksimale !!!!
    Kjo eshte vertet per tu çuditur !
    Ngushellime familjes se saje.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Pse vall ndermori kete akt ? Pse vrau vehten pikerisht kur jeta e vertet fillon ?
    Shqiperia eshte vendi ku shqiptaret jane me te lumtur se kurre!
    Shqiperia eshte vendi me rritjen me te madhe ekonomike ne Bote, Franca, Gjermania, Japonia etj ja kane zili kete fakt!!
    Shqiperia eshte vendi me taksat me te ulta ne gjithe planetin!!!
    Shqiperia eshte vendi ku lirite dhe te drejtat e individit rrespektohen ne menyre maksimale !!!!
    Kjo eshte vertet per tu çuditur !
    Ngushellime familjes se saje.
    Vrau veten per budallallek! Donte te rrinte ne nje vend pa rritje ekonomike, nje vend pa arsim e shendetesi, nje vend me mjedis te shkaterruar..Dhe nuk donte te shkonte ne Shqiperi, nje vend me rritje fenomenale ekonomike, me mjedisin me te paster ne bote, me arsim e shendetesi qe Finlanda i sheh me dylbi, nje vend ku njerezit dynden per te shkuar, por qe vetem pak e kane fatin ta shijojne...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqipëri

    ...sa i dhimbshum ky rast....

    - nji 16 vjeqare vran vehten vetem se nuk don te kthehet ne Shqiperi ....
    - shpresa vdes e fundit...
    - kjo ishte re , dhe nuk ka pasur ndonji njeri te afronte ndihm se paku me fjal , sepse kthimi ne Atdhe nuk eshte fundi i Botes...
    - por kjo eshte adoleshenca...

    P.S. pergjegjsit ne ti marrin udheheqesit e shtetit....ton....e kan pru vendin ne ket gjendje , dikush me mir zgjedh vdekjen se sa vendin e vet .....(per shkak se eshte shtet i mir)
    Turp ju qoft gjithve politikanve ton...


    - Ngushllime Familjarve .

  5. #5
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    mos spekulloni mbi fatkeqesine e kesaj vajze..ju lutem lerine menjane politiken..
    kjo eshte jeta e qelbur e emigrantit, qe nuk di kurre ku mund te perfundoj
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga maryp Lexo Postimin
    mos spekulloni mbi fatkeqesine e kesaj vajze..ju lutem lerine menjane politiken..
    kjo eshte jeta e qelbur e emigrantit, qe nuk di kurre ku mund te perfundoj
    Une nuk mendoj se po spekullon njeri, ajo vajze (qe i ndrit shpirti ne Parajse) ka vrare vehten nga frika se mos Shteti Italian e kthente ne Shqiperi si babane e saje.
    Ky eshte fakt dhe nje fakt shum trondites per drejtuesit e Shtetit Shqiptar, ketu nuk ka vend fare per spekullim.

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqipëri. Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtëpinë e tyre në Verçeli, qytet i vogël mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.

    Sipas gazetës, i ati ishte kthyer vetëm pak kohë me parë në Shqipëri dhe vajza kishte frike se i njëjti fat e priste edhe atë.

    Nxënëse model, në liceun e Gjuhëve të Huaja, Edlira prej kohësh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte të kthehej në Shqipëri dhe ti thoshte lamtumire të ardhmes së saj në Itali.

    Sipas shokëve te saj, vajza kishte shume dëshirë të mësonte anglishten, të studionte dhe të shëtiste boten. Dhe per te realizuar ëndrrat e saj, ajo ishte shndërruar në një nga nxënëset më të mira të shkollës.

    Por, frika e rikthimit në Shqiperi bëri që ajo ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me kabllon e televizorit, ndërsa e ëma kishte shkuar të bënte pazarin ndërsa e motra kishte dalë të luante me shokët.

    Sipas “La Stampa” trupi i pajetë i vajzës do të dërgohet brenda pak ditësh në Kavajë, sapo prokuroria të ketë përfunduar procedurat e nevojshme. /BW/
    Sa prekes lajmi. E di edhe vete cfare do te thote te shkeputin tjeret nga rrenjet tua sociale, nga enderrat qe i ke te thurura ne to. Ne nje menyre eshte "marrje e jetes".

    Ne jemi fajtore. Sepse e kemi shtetin ne ate gjendje qe e kemi. Sikur te kishte liri levizjeje per shqiptaret (permbushje te kriterieve), kjo vajze do kishte qene ne jete sot.

    Por nuk jemi vetem ne fajtoret. Jane edhe ligjet italiane. Sepse lejojne nderhyrje kaq te renda ne jeten e te huajve. Po e shkepute nje te ri nga rrenja e tij sociale, i ke marrur jeten. Jo secili e perballon kete gje. Ligj debilesh eshte ky. Me debile mund te jene vetem ata perfaqesues te Shqiperise ne Itali, te cilet nuk therrasin per protesta ane e kend Italise kunder ketij ligji.

    Na qofte nje shtytje per permiresim te vendit tone sjellja e Edlires!

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Vrau veten per budallallek! Donte te rrinte ne nje vend pa rritje ekonomike, nje vend pa arsim e shendetesi, nje vend me mjedis te shkaterruar..Dhe nuk donte te shkonte ne Shqiperi, nje vend me rritje fenomenale ekonomike, me mjedisin me te paster ne bote, me arsim e shendetesi qe Finlanda i sheh me dylbi, nje vend ku njerezit dynden per te shkuar, por qe vetem pak e kane fatin ta shijojne...
    Ne radhe te pare ngushellimet e mia Familjes.

    Se dyti,mos ja fusni kot dhe mos beni politik mbi dhimbjen e te tjereve.
    Fajtor ne kete rast mund te jete edhe babai, qe nuk ka ditur si te sillej me vajzen adoleshente.Pra eshte ai mentaliteti prapanik i nje pjese te mire te shqiptareve,qe te prire nga egoja e mashkullit vendosin per fatet e gjithe familjes, pa pyetur me pare se cmendojne gruaja apo femijet.
    Nje 16-vjecar nuk e nderron Milanon me Kavajen o Edvin, te jemi realist per kete,prandaj edhe une mendoj se eshte gabim i prinderve ne radhe te pare qe nuk jane "ulur" te bisedojne shtruar me vajzen.
    Ne kete krize ekonomike qe ka perfshire gjith boten raste te tilla jane te shumta.
    Familje te tera po shperngulen nga Greqia apo Italia per arsye te krizes, nuk ke ci ben do i nenshtrohesh fatit. Mos valle duhet te bejme fajtor qeverine dhe politikanet shqiptar per kete?????????

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Me vjen keq per kete vajze se e la jeten ne nje moshe teper te re per te kuptuar se cila ishte ne te vertete tragjedia e e jetes se saj..
    Nuk e kuptoj kete logjike: me mire te vdes se te kthehem ne Shqiperi..
    Shume e ceket per mendimin tim...nejse e thashe qe ka qene teper e re per te kuptuar ....

  10. #10
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Kur njerzit kane karrakter te dobet perfundojne ne vetvrasje.
    Jeta eshte e shenjte dhe per asnje dhe asgje nuk duhet te behet harram.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •