Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqipëri. Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtëpinë e tyre në Verçeli, qytet i vogël mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.
Sipas gazetës, i ati ishte kthyer vetëm pak kohë me parë në Shqipëri dhe vajza kishte frike se i njëjti fat e priste edhe atë.
Nxënëse model, në liceun e Gjuhëve të Huaja, Edlira prej kohësh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte të kthehej në Shqipëri dhe ti thoshte lamtumire të ardhmes së saj në Itali.
Sipas shokëve te saj, vajza kishte shume dëshirë të mësonte anglishten, të studionte dhe të shëtiste boten. Dhe per te realizuar ëndrrat e saj, ajo ishte shndërruar në një nga nxënëset më të mira të shkollës.
Por, frika e rikthimit në Shqiperi bëri që ajo ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me kabllon e televizorit, ndërsa e ëma kishte shkuar të bënte pazarin ndërsa e motra kishte dalë të luante me shokët.
Sipas “La Stampa” trupi i pajetë i vajzës do të dërgohet brenda pak ditësh në Kavajë, sapo prokuroria të ketë përfunduar procedurat e nevojshme. /BW/
Krijoni Kontakt