edi rama megjithe brigaden e kuqe,e zagaret qe i shkone mrapa ,i kane ditet e numeruara ne politike...vec kujdes njerez duhet te keni prej bishes se eger kur eshte e plagosur per vdekje.
qelbesirat po qelbin bulevardin se asnjegje tjeter spo bejn,per dit e me te shperfetyruar duken bishat.
TIRANE- President i Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës dhe anëtar i Komitetit Presidencial të PACE i bëri thirrje sot kryetarit të PS-së të tregojë sens përgjegjësie dhe se insiativa e greves se urisë ështe në kundërshitim me atë që ka deklaruar në KiE se do të bëjë.
Luca Volontè, President i EPP në Këshillin e Europës, anëtar i Komitetit Presidencial të PACE-s ndodhet në Tiranë dhe sot paradite zhvilloi një takim me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
“Veprimet e Ramës janë kontradiktore me ato që i ka kërkuar Këshilli i Europës” citohet të ketë thënë Luca Volontè, në takim, thuhet në faqen online të Parlamentit
Duke folur rreth situatës më të fundit në Shqipëri, Presidenti Volonte, citohet të ketë thënë se: “Veprimet e zotit Rama në këto muajt e fundit janë krejtesisht të pajustifikueshme. Rama po gabon dhe në planin institucional, pasi po jep pergjigje kotradiktore me çka i ka kerkuar KiE. Asambleja parlamentare ka thënë që, debati behet në parlamentet dhe bojkoti është i papranueshëm. Iinsiativa e greves se urisë ështe në kundërshitim me atë që ka deklaruar se do të bëjë.”
Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit citohet ti ketë shprehur zotit Volonte vlerësimin për Këshillin e Europës. Ajo është shprehur se "ne mbështesim tërësisht deklaratat e Komitetit Presidencial, si dhe deklaratën e Byrosë së Këshillit të Europës bërë para pak ditësh për Shqipërinë."
Volonte ka reaguar dhe ndaj grevës së urisë duke u shprehur se mos futja e tij personale në grevë “është diçka qesharake” dhe se greva po dëmton imazhin e Shqipërisë te ndërkombëtarët.
“Kjo mënyrë sjellje është sterile, pa rezultat, që prodhon probleme të mëdha për qytetarët, ashtu siç mund të prodhojë dëme të mëdha ndërkombëtare. Nuk besoj se do i shërbejë as për publicitet Ramës, duke parë se janë përpara zgjedhjet e ardhshme lokale.”- faqja online e parlamentit citon Volonte.
Presidenti Volonte ka reaguar dhe ndaj bllokimit të qarkullimit rrugor në Tiranë dhe në qytetet e tjera duke e quajtur “kundër çdo norme civile që ekziton në të gjitha vendet demokratike.
Presidenti i PPE ka mbyllur deklartën e tij duke u shprehur se se : “ Kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Unë shpresoj që Edi Rama dhe Partia Socialiste të tregojnë sens përgjegjësie, të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Europës, të vijnë në parlament jo vetëm ndonjëherë, por të kontribuojnë në përpjekjet e gjithë vendit për integrim.”
(s.g/BalkanWeb)
Cdo gje eshte relative...
ky qysh kalamo ka qe debil.
kush lind kuadrat nuk vdes rrumbullak"
Ne kembim te firmosjes per te ngritur centrale elektrike qe punojne me qymyr qe do ti çojne Italise energji elektrike te paster duke na lene mbetjet dhe ndotjen e ambjentit ketu Volonte do te bente edhe me shume se aq.
Kjo nuk eshte asgje e re bile eshte goxha e vjeter, keshtu ka qene edhe mbeshtetja per Nanon kur Nano jepte fjalen per ta mbytur Shqiperine me plehrat e Italise.
Krijoni Kontakt