Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 87
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama braktiset nga ambasadorët e Perëndimit, bojkoton fjalën e Lohan

    Kreu i PS i kërkoi takim ambasadorit Uithers, i cili paraditen e djeshme nuk i kishte hapur telefonin
    Kryetari i PS bojkotoi dje fjalën e ambasadorit të Komisionit Europian, Helmut Lohan duke mos qëndruar në ambjentet ku po zhvillohej ceremonia e Ditës së Europës. Sapo ka mbërritur në ambjentet e hotel "Rogner" ku po zhvillohej ceremonia, Rama ka ndjerë se është braktisur nga pjesa më e madhe e ambasadorëve perëndimorë, të cilët e kanë kaluar pa vënë re praninë praninë e kreut të PS. Stacioni i Ramës ka qenë ambasadori amerikan Uithers. I gjendur mes miqve të tjerë të ftuar, ambasadori ka zhvilluar një dialog me Ramën që është zbardhur nga mediat. Ambsadori amerikan i ka shpjeguar Ramës arsyet se përse nuk i kishte hapur telefonin. E ndërsa Uithers po i shpjegonte Ramës problemin, personat e pranishëm u larguan për t'i lënë vetëm. Megjithatë, bisedat me zë të ulët midis Ramës dhe Uithersit janë kapur nga mikrofonat e kamerave dhe në këtë moment Edi Rama i ka kërkuar ambasadorit Uithers që të mënjanohet nga të tjerët. "Po na dëgjojnë këtu mbrapa. Mbase shkojmë përmes këtij korridorit të ngushtë atje ku nuk munden", i ka thënë konkretisht Rama diplomatit amerikan duke u larguar nga ceremonia. Të izoluar nga të tjerët dhe larg objektivave të kamerave, kryetari i Partisë Socialiste dhe ambasadori amerikan qëndruan për 20 minuta me njëri-tjetrin. Menjëherë pas kësaj, Edi Rama u largua fshehurazi nga ceremonia, e cila u zhvillua vetëm pak metra larg çadrave ku ngujohen prej disa ditësh deputetët e PS-së. Largimi i Ramës në momentin kur po fliste kreu i delegacionit të KE-së ka qenë një moment që ka rënë në sy nga të pranishmit në ceremoni, si krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik dhe gazetarë.

    Komuniteti ndërkombëtar vetëm dy ditë më parë ka lëshuar kritika të ashpra ndaj protestave dhe qëndrimit të kryesocialistit Rama. Ndërsa i njëjti qëndrim i ashpër është shprehur edhe nga SHBA, ku zv/sekretari i Shtetit, Stuart Xhons i ka cilësuar qëndrimet e opozitës të rrezikshme përsa i përket stabilitetit të vendit si dhe integrimit evropian. Por, edhe ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve, Rama ka lëshuar dje pasdite një koment, në të cilin shprehet se ata po mbështesin palën e gabuar. Në një kohë që apeli i ndërkombëtarëve shkon për integrimin e Shqipërisë dhe për qytetarët shqiptarë, Rama është munduar që të justifikojë deklaratat kundër grevës dhe protestave si deklarata që mbështesin qeverinë dhe jo popullin shqiptar. Reagimi i Ramës ndaj qëndrimit të Brukselit ashtu si edhe bojkotimi i fjalimit të ambasadorit të KE-së, dëshmojnë qartë alergjinë e tij ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mire kjo u muarr vesh, po ajo tjetra me ate amerikanin ambasador pas kulisave c'eshte, mund te dije dikush me shume? Llogaritni dot sa fjale mund te thuhen ne 2o minuta koke me koke?
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2009
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mire kjo u muarr vesh, po ajo tjetra me ate amerikanin ambasador pas kulisave c'eshte, mund te dije dikush me shume? Llogaritni dot sa fjale mund te thuhen ne 2o minuta koke me koke?

    po benin dashni



    Sa kot artikulli.
    Si artikull revistash ku merren me thashetheme e jo lajme te dites.

    Sidomos kjo e fundit, Reagimi i Ramës ndaj qëndrimit të Brukselit ashtu si edhe bojkotimi i fjalimit të ambasadorit të KE-së, dëshmojnë qartë alergjinë e tij ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.. merren perralla gazetat. Si ne komunizm qe besonin njerzit cfar do te thoshte qeveria.
    Me behet cici

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga kikirik Lexo Postimin
    Sa kot artikulli.
    Si artikull revistash ku merren me thashetheme e jo lajme te dites.
    shko bej cicin atehere
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    o edvin more edvin
    shqiperine po na e nxin
    kush kupton edhe ka mend
    ti nuk ndryshon se je bllokmen
    te kan lon nji amanet
    te na kthesh ne indentitet
    per me bo popullin majmun
    me dajak ta vesh ne gjum
    me i mbyll syte e me i mbyll gojen
    me i cmend fare e me i qit bojen
    mjere shqiperia e mjer tirona
    cna ka gjet mi tkeqen nona
    na ka ardh enveri prap
    ky seshte rob por eshte ****

    ..........

    mka pelqy kjo puna trapit..
    e po mdhem barku prej gazit…
    a din kush per me diftu…
    kush del sante prej kafazit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pok, ec me kohen..
    nuk i thone me bllokmen..
    i thone bllokqen..
    lol

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Si mund te bojkotosh fjalen e dikujt? Futja kot, titulli eshte gabim.
    Edi Rama u mundua per 20 min t'i shesi nje telefon ambasadorit hamerikan pastaj iku i zemeruar kur ambasadori i kerkoi discount.
    Diskuto!
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Rama braktiset nga ambasadorët e Perëndimit, bojkoton fjalën e Lohan


    po ate e ka braktise nena e tij mo e jo me nuk e braktiska perendimi..shyqyr thuaj qe ka ata 200 petritat komunista lule qe i rrine pas by.the pa do mbeste fillikat ne kete marrezine e tij....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 13/05/201

    Çfarë do të thotë "zgjidheni vetë"
    PREÇ ZOGAJ

    Janë shtuar zërat nga Europa që i kërkojnë klasës politike shqiptare ta zgjidhë vetë krizën e saj. Ditët e fundit, komisioneri për zgjerimin, zoti Stefan Fule, e ka përsëritur dendur këtë kërkesë, duke referuar edhe mjetet që Shqipëria ka e duhet të përdorë, siç janë Gjykata, Kushtetuta, Institucionet.

    Në pamje të parë, ky qëndrim duket si shprehje respekti dhe besimi në aftësitë e elitës dhe institucioneve shqiptare. Shqipëria ecën e duhet të ecë vetë tani që është bërë anëtare e NATO-s dhe po kërkon të marrë statusin e vendit kandidat në BE!

    Mirëpo, po të mbahet parasysh dështimi i deritanishëm i përpjekjeve të Europës për zgjidhjen e krizës sonë politike, vetiu të shkon mendja se ky qëndrim nuk ka të bëjë me shprehjen e respektit. Duket me shumë si lodhje e Europës me ne, madje edhe si braktisje, qoftë edhe e çastit. Zgjidheni vetë!

    Ne që nuk zgjidhem gjë deri me sot në praninë e delegacionit të madh të Këshillit të Europës, me ndihmën e zyrtarëve më të lartë të Komisionit për Zgjerimin, me ecejaket aktive dhe fort dashamirëse të ambasadorëve Widhers të SHBA-së, Montobio të Spanjës, Lohan të BE-së dhe Boch të OSBE-së, ne pra që i kthyem duarbosh gjithë këta partnerë, gjithë këta miq, gjithë këta ndërmjetës, duhet ta zgjidhim vetë, duhet të vrasim veten e të zgjidhim vetë!

    Në fakt, në këtë kontekst, kjo formulë me shumë kuptime, ka edhe kuptimin e ndëshkimit. Ju ndëshkojmë ta gjeni vetë zgjidhjen për krizën tuaj! Koha ka filluar! Po nuk e gjetët, kriza do t'ju përpijë në vorbullën e saj të gjithëve.

    A vërtetë besojnë në Europë se qeveria dhe opozita e Shqipërisë mund të ndërtojnë vetë, pa ndërmjetësim, një dialog të frytshëm që do t'i jepte fund krizës? Nuk besoj! Të kërkosh dialog brenda institucioneve, të kërkosh zgjidhje brenda parlamentit - kjo është parimore. Ne duhet t'i falënderojmë zyrtarët europianë që nuk mërziten të na përsërisin pa pushim mesazhe të tilla të drejta.

    Por, ne emër të mirësjelljes, e kemi për detyrë t'u themi: këto mesazhe nuk mjaftojnë më, nuk tingëllojnë më dhe nuk lidhen më me krizën shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë e konsumoi botërisht vullnetin e shumicës qeveritare për të mos e zgjidhur krizën, duke ngritur një komision hetimor të njëanshëm, të pavlefshëm, që ka mbetur në letër.

    Kriza shqiptare ka ekspozuar para botës dobësitë e institucioneve që janë dobësitë e demokracisë në këtë vend. Kriza e refuzimit të transparencës së zgjedhjeve ka bërë vetvetiu, pa dashje, një transparencë të një lloji tjetër: transparencën e frikës së qeverisë për t'u përballur me hetimin parlamentar të kutive të votimit; transparencën e një sistemi ku arbitrariteti ka vënë në gjunjë garancitë.

    Shumëkush në Europë dhe në Shqipëri nuk e kishte ditur këtë. Por e mori vesh, falë krizës që po nxjerr në dritë të vërtetën e Shqipërisë.

    Shumica e PD-së, me mbështetjen e PS-së, ka prishur vitin e kaluar disa balanca jetike të pushteteve, duke i lenë krizat eventuale pa menaxhim institucional, në mëshirën e fatit, apo në mëshirën e palëve antagoniste.

    Presidenti i Republikës, edhe pse nuk i mungon dashja dhe vullneti, është rezervuar të konsumohet në role dhe në zgjidhje që nuk i sheh të mbështetura qartë në kompetencat e tij.

    Në këto kushte, për tu bërë ajo që po kërkon Europa, nuk mbetet gjë tjetër, veçse Berisha t'i telefonojë Ramës për të vendosur së bashku zgjidhjen e ngërçit. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë.

    Unë mendoj se ketë zgjidhje pret ajo pjesë e Europës që na kërkon me sinqeritet ta zgjidhim vetë problemin. Nuk po thotë kush nuk ekziston problemi. Po thonë "zgjidheni". Kushdo që ka dy para mend e merr vesh se kjo thirrje i drejtohet pikësëpari kryeministrit të vendit.

    Por "telefonata" e Berishës duket një utopi për momentin. Berisha është përfshirë në një lojë nervash me opozitën, me mendimin se sakrifica e grevistëve të urisë ka një limit, ndërsa ai është komod në pritjen e tij.

    Ai nuk po kërkon zgjidhje, siç e këshillon Europa, por po pret të dorëzohen grevistët, të tërhiqet Rama. Është e çuditshme se si mund ta mendojë këtë një politikan profesionist, që e ka provuar vetë se çdo të thotë të ngresh në këmbë një lëvizje politike kaq popullore.

    Në lëvizje të tilla ka një moment ku lëvizja e drejton liderin po aq sa lideri lëvizjen. Në mos me shumë. Në këtë pikë është sot lëvizja e opozitës për transparencën e kutive.

    Kushdo ka të drejtë ta lexojë sipas mendjes së vet kërkesën e Europës "zgjidheni vete". Shumë njerëz e lexojnë edhe si një nxitje për t'u derdhur edhe me shumë në protesta demokratike të pandalshme.

    Përvoja ka treguar se krerët politikë të Shqipërisë dhe vetë kryeministrit aktual nuk vinë të zgjidhja e duhur në kohën e duhur, por vetëm kur mbushet kupa. Këto zgjidhje kanë kosto të lartë dhe nuk u dihet asnjëherë fundi.
    Barra është edhe besim, thotë një fjalë e urtë.

    Ne e falënderojmë Europën që na nxit ta zgjidhim vetë krizën. Pa u futur në kuptimet e shumta të kësaj këshille, duhet t'i themi Europës me ndershmëri, sot dhe jo nesër: Duam ta zgjidhim vetë, por gjërat janë pleksur në atë mënyrë sa nuk e bëjmë dot.

    Kemi nevojë për ndihmë urgjente nga Europa dhe SHBA-ja. Kemi nevojë për ndihmë konkrete, që nuk mbetet në rrafshin e parimeve të përgjithshme. Kemi nevojë që Europa të hyjë në përmbajtjen e krizës.

    Kemi nevojë që zyrtarët e Komisionit për Zgjerimin, por edhe të tjerë që merren me Shqipërinë, te lexojnë raportin e OSBE-ODHRI-i, ku përtej dy tre fjalive me karakter politik që janë shtuar në Vjenë, vëzhguesit e terrenit kanë listuar të gjitha shkeljet e Kartës së Kopenhagenit në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, përfshirë numërimin e keq dhe shumë të keq në një të tretën e territorit. Po aty, vëzhguesit kanë "gdhendur" frazën fatale se besimi i shqiptarëve te zgjedhjet është dëmtuar rëndë.
    Më tej, Europa do të na ndihmonte shumë po të shohë e reflektojë mbi kutinë e Ruzhdijes, e vetmja që është hapur. Do të na ndihmonte shumë po të shohë se dy parti politike, PDK dhe LZHK, kanë bërë padi penale për manipulim të zgjedhjeve, e para në prokurorinë e Shkodrës, e dyta në atë të Tiranës, por, si në një përbetim të përgjithshëm kundër transparencës, edhe rruga e prokurorisë rezulton e mbyllur për opozitën.

    Së fundi, Europa do të na ndihmonte shumë nëse e merr dhe e sheh me sytë e vet Kushtetutën e Shqipërisë, nëse bindet vetë se cili është neni, cila është klauzola që ndalon hetimin parlamentar të kutive.

    Të gjithë jemi dakord që hetimi të respektojë Kushtetutën dhe të garantojë transparencën. Por, me këtë formulë qeveria luan sikur Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive. Europa ka dëgjuar qeverinë dhe ne nuk mund ta qortojmë pse i ka besuar qeverisë sonë.

    Por është momenti ta shohë me sy, është momenti ta kërkojë të përkthyer nenin që ndalon transparencën. Ky nuk është cenim i sovranitetit. Posaqë Shqipëria synon të bëhet pjesë e Europës, Europa ka të drejtë ta luajë këtë rol në Shqipëri. I lutemi!

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    paska fole..

    paska fole '' qiftelia '' preq...si nuk i vjen marre...njeri pa shtylle kurrizore...ishte me komunistet e doli me demokratet , u prish me demokratet e iku me komunistet ..kur e pa se komunistet moren tatpjeten iku prap me demokratet...kur demokratet e vune te 7-tin ne liste ne shkoder ky na u hidherua dhe ja iku prap me komunister...rrisk i dikujt tjeter ne vendin e 7-te te hype ne karigen e parlamentit ...sigurisht eshte bere pishman per zgjedhjen qe beri..te pakten do kishte nje karrige...dhe tash bashke me pederin tjeter spartak dalin e pellasin tek foltorja e socialisteve...me shprese se krietari i komunisteve tju hedhe ndonje kocke...

    mos u qudisni ne mutacione te tilla politike...neser me siguri do te nderrojne lekure prap...jane mesuar.....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •