Close
Faqja 17 prej 59 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 583
  1. #161
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Në vëndin tim......


    Në vëndin tim çdo gjë e çmoj,
    Çmoj një shikim në kaltërsi.
    Mes gjithësisë një gjë veçoj,
    Të bëhem skllav në dashuri.

    Në vëndin tim çdo gjë e çmoj,
    Një buzëqeshje çalë-çalë.
    Me krah të shtrirë të fluturoj,
    Si dallgë në det të jem në ballë.

    Në vëndin tim çdo gjë e çmoj
    Dhe një qerpik lagur nga djersa.
    Ti vënd ta dish se për ty rroj
    Dhe ti për mua , bëhu shpresa....

  2. #162
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Ju them.......


    Nga fryma e etërve mbaj erë stërralli.
    Si gurzjarri,xixa kam në sy.
    Mes furtunave është farkëtuar balli
    Dhe hapësirën e quaj liri.

    Nuk njoh zinxhirë,gardhe e fortesa,
    As fjalë tinzare fshehur shpirtit tim.
    S'pranoj prej forcës të vdesin gjallesa,
    Veç buzëqeshje dhuroj çdo agim.

    Nuk e njof dhunën brënda kësaj bote,
    Kur pikëllimi pushton çdo qelizë.
    Kështu jam unë, boshti i një rrote,
    Që përparoj e s'mund të shtyp një mizë.

    Prandaj ju themëhuni si unë.
    Vëllezër ç'prisni? Ç'kërkoni më tepër?!
    Askënd nuk lartëson, kjo dallgë e kjo furtunë,
    Veç trumbeton si diktaturë e vjetër.....

  3. #163
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Më mirë.....

    S'dua të jem një yll i fikur,
    Ai s'ndriçon, sjell errësirë.
    As burrë i shtirur si i ditur,
    Që s'sjell në botë një gjë të mirë.

    Më mirë të jem një vesë mbi bar,
    Që rrëshqet lehtas e pa shkumë.
    Me fjalën të ngrej një lapidar,
    Të vënë kurorë pa bujë e zhurmë.

  4. #164
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Nuk i besoj atij njeriu ......


    Aspak nuk i besoj atij njeriu,
    Edhe pse në dukje ngjan i mirë.
    S'ka shpirt,ka surrat miu,
    Në vënd të gjakut ujë të ngrirë.

    Të pa njohurit për të flasin kot.
    E ç'mund t'i lidhë me një zemërgur.
    Këtë ua them me bindje të plotë:
    "Ai ka vdekur e varr s'do të ketë kurrë!"

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Nuk i besoj atij njeriu ......


    Aspak nuk i besoj atij njeriu,
    Edhe pse në dukje ngjan i mirë.
    S'ka shpirt,ka surrat miu,
    Në vënd të gjakut ujë të ngrirë.

    Të pa njohurit për të flasin kot.
    E ç'mund t'i lidhë me një zemërgur.
    Këtë ua them me bindje të plotë:
    "Ai ka vdekur e varr s'do të ketë kurrë!"
    Një nga poezitë e tua më të bukura Riza për domethënien e saj.
    Përgëzime miku im!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nje shpirt ne revolte, ne preokupimin madhor per fatin e shoqerise njerezore, por edhe ne intimitet, ne ndjesine me te prekshme, me delikate te tij, qe deshmon per nje bote te pasur njerezore e poetike.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #167
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Beso dhe Mondi ju përshëndes dhe ju falenderoj për kohën që harxhoni duke u prekupuar me postimet e mia.Që është një revoltë shpirtërore kjo duket qartë dhe që është e i imponuar nga realiteti që kemi kaluar dhe po kalojmë kjo është akoma më e qartë.Po si mo nuk është menduar asnjëherë dhe në asnjë kohë për popullin këtu në Shqipëri.Ç'janë këta sharlatanë që vetëm me gjuhën e urrejtes dinë të flasin përpara këtij populli të tej lodhur.Jeta në Tiranë po e humbet kuptimin e saj,ka dalë jashtë binarëve.Të duhet me orë të tëra të shkosh në punë,të duhet me orë të tëra të kthehesh në shtëpi.Njerzit të detyruar harxhojnë energji të kota nga të dy krahët e politikës.E kuptoj që kjo temë ka akoma më shumë nevojë për poetikë,por më mirë them ta shpreh këtë revoltë poetik (ashtu siç e ka cilësuar dhe Mondi) se sa të hesht fare.Esht për të ardhur keq që ky vënd po ecën si breshka për shkak të politikës .Gjithashtu nuk do të dëshiroja kurrë që kjo temë të bëhej arenë debatesh për politk.Jam përpjekur për të luftuar fenomenin dhe jo të djathtën apo të majtën.Vet personalisht nuk jam përzjerë për asnjë çast me politikën individuale dhe nuk do përzjehem ndonjëherë sa të jem gjallë.Jam tepër i lidhur pas familjes dhe jetës private.Ju falenderoj të gjithve në mirkuptimin dhe ju ndjehem borxhlli për nivelin e temës. Respekte...

  8. #168
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Politikanët veshshurdhër:


    Nuk e di se sa i turpëruar jam,
    Që me ju jam bashkëkohës...
    A kini sy e veshë,zotrinj politikanë?!
    Atdheu rënkon si zogu në mes të llohës!

    Çirreni e ulërini për kolltukë,
    Mbi mishrat e popullit të gjakosur...
    Mjaft!Mjaft!Kockat na i ndukët,
    Si qënie të pa ngopura,
    Me gjuhë të farmakosur!

    ..Edhe në xhungël ka më shumë qetësi,
    Më shumë mirëkuptim mes egërsirash...
    Me gjakun tonë po bëni tregëti,
    Dhe zanat i nxorrët në pazar rrospirash.

    As gjak,as nder s'na latë në faqe,
    Si oktapodët po hamë vëllai-vëllanë..
    Na lodhët!Na vodhët!...Duam paqe!
    Po na qesh bota..Zotërinj Politikanë!

  9. #169
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Plagët


    Ju ndjeni dhimbje...
    Dhe ne na therin dhimbjet,
    Kur plagët e njëri-tjetrit i lëndojmë.
    Në djall të venë mosha edhe bindjet!
    Në sy njëri-tjetrin s'na lënë ta shikojmë.....

  10. #170
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    &&&&&&&&&&&&&


    Në jetë të jetve,populli tim,kockë e lëkurë,
    Hamalli i lirisë,me shpirtin e krijuesit
    Dhe në çdo kohë i zënë me gurë,
    Nga perënditë? ......Jo! ....Nga mashtruesit.....

Faqja 17 prej 59 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •