Close
Faqja 37 prej 107 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 1066
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    PS eshte e vendosur kesaj radhe ta fitoje pusht-etin me cdo kusht: qofte edhe me jete njerezish. Oret qe po kalojne tregojne Edi Rama dhe kryetari i PS ne hije ( Shoku Gramoz) jane gati te sakrifikojne jeten e te tjereve per interesat e larta te Partise dhe Popullit. Dhe keta te tjeret pranojne vetflijimin per interesat e e te siperpermendurve . Se po te jete per ata ..ata sdine asnje fjale nga programi i kesaj Partie dhe ndoshta .. nuk jane as anetare.
    Cudira qe ndodhin vec ne Shqiperi. Kushedi, te tjeret mbase i kane kaluar keto faza para 100 a 200 vjetesh dhe smeren me kesi budallenjesh.
    Me ne po cuditet booota
    Po ne koken nuk e cajme
    E te tjera .. e te tjera.

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nje lajm i mire..


    --

    Ish-të Përndjekurit Politikë: PS nuk mbron të drejtat tona



    TIRANË- Përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë kundërshtuan sot grevën e urisë së deputetëve socialistë, duke u shprehur se "PS nuk mbron të drejtat e kësaj shtrese, e cila përfaqësohet nga e djathta shqiptare".
    Dhjetra ish-të përndjekur organizuan sot një protestë para selisë së PS-së në shenjë proteste ndaj grevës së urisë së deputetëve socialistë, e cila vijon prej katër ditësh para selisë së Kryeministrisë.
    "Ne sot po protestojmë kundër atyre që flasin në emër të popullit, kundër atyre që na internuan dhe sot flasin në emrin tonë. Edi Rama duhet ta kuptojë që populli shqiptar nuk është vetëm ajo pjesë që e shoqëron atë. Shoqata e ish-të përndjekurve politikë është konseguente në parimin e saj. PS nuk mbron të drejtat tona dhe as bllokmenët nuk mund të na mbrojnë ne. Të drejtat tona i mbron e djathta shqiptare, i mbron Partia Demokratike, që i kemi dhënë votën tonë", thuhet në një deklaratë për shtyp të ish-të përndjekurve, të publikuar gjatë protestës së organizuar para selisë së PS-së.


    --



    Bravo ju lumte..

    shikoji reagimet e Stacioneve dhe Juanitove te GSH


    Dërguar nga Klodi më 04-05-2010 në 19:10
    Sali Berisha ishte fuks dhe sekretar i partise komuniste!Ky person mboka te drejtat e te perndjekureve?
    Pastaj nuk kuptoj lidhjen me protesten e te perndjekureve me protesten e opozites?
    Transparenca eshte baza e demokracis, prandaj nuk kuptoj protesten e te perndjekureve!
    Sali Berisha mbron vetem interesat e familjes se tij, po te shikonte interesat tona do te ishim ne zonen Shengen,por me shume mund te ishim pjese e BE.Mallkuar qofte komunisti Sali Berisha!

    Dërguar nga Iliri më 04-05-2010 në 16:17
    Ky eshte instrumentalizimi me i turpshem qe PD-ja u ben ish-te perndjekurve politike. Anti-metingje te tilla te ndyra benin mbeturinat e PPSH-se ne fillim te viteve 90-te. Te protestosh kunder partise ne opozite, ka ndodhur vetem ne vitin 91. turp per ata qe kane dal sot aty dhe jane bere vegla te shemtuara te komunistit te fundit qe qeveris ne Europe.

    Dërguar nga Jack, Canada më 04-05-2010 në 15:35
    Pse akoma ka te perndjekur politike ne Shqiperi?!. Shumica e tyre ishin hajdute ordinere, denoheshin me burg, sepse ne ate kohe futeshe ne burg per vjedhje mbi 1000 leke te vjetra. Ne burg ishin te pakenaqur dhe keshtu u shtohej edhe ca vite burg te tjera. Keta ishin "disidentet" ne Shqiperi. Tani pas 20 vjetesh qe kane marre hotele; me te miret qe kishte shqiperia,si turizmin e Shkodres, Korces,etj fabrika ushqimore , prona, kane marre e po marrin para me thes; mund te me spiegoj dikush se nga dalin keto para? Jane parate e shqiptareve qe nuk ishin ne burgje dhe kane paguar dhe paguajne per ta. Deri kur do te vazhdoje keshtu? Çfaj kane shqiptaret qe punuan me ndershmeri dhe qe duhet te mbajne akoma me buke keta "te perndjekur"?

    Dërguar nga Arber, Mynih, Gjermani më 04-05-2010 në 15:25
    Klodi, ke sh te drejte. Ai Xibri ta shpif fare kur del dhe flet ne emer te minatoreve. PS perfaqeson ate shtrese qe shtypi popullin shqiptar per gjysem shekulli. Kreret e kesaj partie jane bijte e ministrave dhe sigurimsave te xhaxhit.

    Dërguar nga Arber, Mynih, Gjermani më 04-05-2010 në 15:25
    Klodi, ke sh te drejte. Ai Xibri ta shpif fare kur del dhe flet ne emer te minatoreve. PS perfaqeson ate shtrese qe shtypi popullin shqiptar per gjysem shekulli. Kreret e kesaj partie jane bijte e ministrave dhe sigurimsave te xhaxhit.

    Dërguar nga dem, tirane më 04-05-2010 në 14:25
    Bashkohem totalisht me komentin nga art...hahahh

    Dërguar nga Klodi, Boston më 04-05-2010 në 13:48
    Me ne fund u bete gjalle e treguat pozicionin tuaj.Tani i takon minatoreve jo xibrake spiuna te tregojne pozicionin e tyre se nuk jane 20 minatore qe perfaqsojne interesat e minatoreve me thirrjet nevrastenike alla xibri "dy duart per nje koke" e sidomos bullafiqe te xibrit njefazor, nipit te ambasadorit te ehoxhes 16 vjet ne OKB

    Dërguar nga edo, shba më 04-05-2010 në 13:40
    o zoterin ketu flitet per voeten e lire per ate ca jeni denuar ju dhe prinderit e juj nga komunizmi .....ps po kerkon qe njerzit te votojne te lire ....ate ke keni dashur edhe ju.....mos lejoni tju perdorin....

    Dërguar nga art më 04-05-2010 në 13:11
    Po keta c'duan? I paska fryre gjarpri ne vesh ketyre per te dale e per te bere diversion. Sa te neveritshem, do me vinte keq per vuajtjet e tyre, por kur degjon fraza te tipit "pd na mbron te drejtat", them me vete s'ju paska pasur enveri faj fare juve.

  3. #363
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22
    Nese socialistet duan te bejne greve urie para kryeministrise, le ta bejne. Nuk ka asgje te keqe. Ne fakt eshte dicka pozitive. Per here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar, deputetet e majte bejne nje greve urie. Nuk kish bere ndonjehere vaki me pare ne keto 2 dekadat e fundit. Ishim mesuar te shikonim punetore, minatore, te perndjekur, deputete demokrate qe benin greva urie e protestonin. Nuk ishim mesuar qe te shihnim deputete socialiste qe te protestonin ne kete menyre. Agjerimi ka per tu bere mire, ka per t'i pastruar nga e keqja, e ka per t'i ndihmuar qe ti shohin gjerat pak me realisht tani qe do te kene kaq kohe te lire per te medituar para kryeministrise.

    Ana tjeter pozitive e protestes eshte se per here te pare ne 20 vjet, nuk po protestojne vetem ata socialistet e thjeshte, por disa nga deputetet e kreret me te mirenjohur te kesaj partie. Dhe kjo duhet pershendetur, pasi nuk mund tu kerkosh shqiptareve te te votojne apo te dalin ne shesh te protestojne me ty, kur ti nuk jep shembullin tend i pari.

    Cili eshte objektivi politik i protestes?

    Pergjigje kesaj pyetje askush nuk i ka dhene deri me sot. Lexojme ne media se objektivi sipas socialisteve eshte "hapja e kutive te votimit". Ligji thote qe nuk hapen. Socialistet i ndoqen te gjitha rruget ligjore te ankimimit mbi zgjedhjet dhe ai proces u mbyll. Koalicioni qeverises thote se kutite nuk hapen pasi ata nuk mund te dalin mbi ligjin. Hapja e kutive do te thosh ne kete moment shkelje te ligjit. Pra me pak fjale, socialistet me kete kerkese e proteste po kerkojne te dalin mbi ligjin kushtetues.

    Po bejne zhurme qe te gjejne mbeshtetje nderkombetare?

    Sipas disa "analisteve" politike ne vend e gjithe zhurma e socialisteve ka per qellim qe te terheqi vemendjen nderkombetare. Ky pretendim eshte qesharak kur sjell nder mend qe "politika e kutive" e socialisteve eshte tashme 1 vjecare. Sa mbeshtetje nderkombetare ka gjeneruar ne keto 11 muajt e fundit? Cili ka qene refreni i nderkombetareve ne keto 11 muaj? Beni opozite jo ne rruge por ne Kuvend. Kerkoni te drejten tuaj ne rruge ligjore. Me pak fjale, nderkombetaret po shprehin a) cudine qe socialistet shqiptare preferojne rrugen perpara Kuvendit, nje mosrespektim te normave te lojes demokratike b) pretendimin e tyre absurd per hapjen e kutive te votimit kur ligji nuk e parashikon dicka te tille.

    Ne fakt, une kam bindjen se sa me shume zgjat kjo tragji-komedia e "kutive", aq me shume denigrohet imazhi i socialisteve shqiptare ne Perendim, si nje force politike serioze qe mund te ofroje nje partneritet e bashkepunim te qendrueshem. Si mund te presim nga socialistet shqiptare te respektojne ligjet e mareveshjet nderkombetare kur keta nuk respektojne ligjet qe i kane shkruajtur e aprovuar vete me votat e tyre?! Dhe duke qene se ne Shqiperi ekzistojne vetem dy alternativa per pushtetin, PS e PD, sa here qe imazhi i njeres pale demtohet, imazhi i pales tjeter shtohet. Bile une jam i mendimit qe protesta e socialisteve vetem sa do ta rriti mbeshtetjen nderkombetare per koalicionin qeverises ne pushtet.

    Po protestojne qe te ngrejme popullin ne protesta?

    Kur nje parti politike zgjedh qe te dali te protestoje ne rruge, jashte institucioneve, kjo shihet si nje goditje fatale e institucioneve te shtetit. Te mos marresh pjese ne Kuvend do te thote te mos respektosh institucionin e Kuvendit te Shqiperise; te mos respektosh voten e atyre qindra mijera shqiptareve qe te votuan nje vit me pare. Se dyti, zgjedhja e rruges perpara institucioneve, deshmon se opozita nuk beson tek dialogu me koalicionin qeverises. Dhe kur kjo proteste zgjat per plot 1 vit, kjo nenkupton qe misioni i opozites nuk eshte aspak nje mision demokratik, misioni i opozites eshte nje mision bolshevik: rrezimi i pushtetit me dhune. Ne kete pike, ishte interesant qe edhe Dr. Servel Pellumbi vetem pak jave me pare, u bente te qarte socialisteve te tij te dashur se: "Pushteti merret me vote e jo me dhune".

    Cfare do te arrije opozita me gjithe kete zhurme?

    Partia Socialiste eshte nje Parti Krize. Qe ne gjenezen e saj ajo lindi nga kriza brenda Partise se Punes se Shqiperise, qe e gjente veten tashme nen nje rregjim te ri pluralist. Ne keto 20 vjet pluralizem, mentaliteti-krize brenda PS jo vetem qe nuk eshte shperbere e flakur tej, perkundrazi, eshte ushqyer e zhvilluar ne ate pike sa vete ekzistenca e kesaj partie apo misioni i saj politik nuk mund te shihet dot ndryshe vecse nje pershkallezim i krizes. Me pak fjale, ate krize qe socialistet nuk kane mundur te zgjidhin dot brenda gjirit te tyre per 20 vjet, mundohen sot ta kthejne ne krize per gjithe shoqerine shqiptare. Dhe kjo sjellje e socialisteve, burimin e vete e ka tek sindroma e vetemohimit te krizes: "Partia Socialiste nuk eshte ne krize lidershipi apo identiteti" dhe per ti mbushur mendjen vetes qe nuk jane ne krize, per tu shfajesuar, mundohen te prodhojne kriza te paqena politike, institucionale, diplomatike, ligjore. Nese gjithe shoqeria shqiptare eshte ne krize, atehere socialistet nuk kane perse te ndihen keq, pasi nuk jane vetem ata nen shokun e krizes se prodhuar nga humbja e zgjedhjeve, ne krize jane gjithe shqiptaret. Pra gjithe protesta e tyre 1 vjecare, ka per qellim qe te largoje vemendjen nga kriza e pazgjidhur brenda gjirit te PS.

    Por ndryshe nga perllogaritjet e socialisteve krize-prodhues, nje tjeter realitet politik po qartesohet si brenda ne vend edhe jashte tij. Nje realitet qe eshte nje kunderreagim llogjik i mentalitetit-krize qe socialistet po mundohen te mbjellin ne vend. Shqiptaret duan qetesi, pune, mireqenie me te mire, integrim evropian, socialistet u ofrojne polarizim, zhurme, protesta, pasigurine. Nderkombetaret po peshojne kerkesen e shtetit shqiptar per integrim ne familjen evropiane, kurse socialiste zgjedhin te protestojne fuqishem pikerisht ne keto momente kur integrimi evropian eshte me prane se kurre ne historine e ketij populli. Per evropianet, protestat e socialisteve nuk jane gje tjeter vecse nje proteste kunder integrimit te vendit ne familjen evropiane.

    Dhe ne nje realitet te tille, ajo qe po kristalizohet mire nga dita ne dite, eshte mendimi se shoqeria shqiptare eshte emancipuar ne ate shkalle, dhe shteti ligjor i se drejtes eshte institucionalizuar ne ate shkalle, sa vendi ben perpara edhe pa opoziten socialiste. Pra me pak fjale, gjithe protesta e tejzgjatur e socialisteve, nuk po provon gje tjeter vecse vetemargjinalizimin e tejskajshem te kesaj force politike nga jeta dhe drejtimi i vendit.

    Po e mbyll me fjalet e nje socialisti te thjeshte fierak, qe kur kryetari i partise e mori ne telefon qe te shkonte te protestonte ne Tirane, iu pergjigj me fjalet: "Nuk vi dot se me duhet te shkoj ne pune. Protesta nuk u jep buke femijeve te mi, puna po."

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-05-2010 më 15:52

  4. #364
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin
    shikoji reagimet e Stacioneve dhe Juanitove te GSH
    .
    Epo domosdo se po te kishim vetem reagime Palusherish dhe Braresh do ishim ne kohen e P.P.SH_se tuaj qe e donit aq shume.
    Pastaj pak me kujdes ore Palush, mos na bej me turp para Brari (K.L)

  5. #365
    E sipas disave ketu nuk duhet te veje asnje njeri neper protesta duhet te rrime e te fleme gjume te gjithe se mos humbasim nje pllake buke mos haroni se vendimet me te medha ne bote jane mare nga protestat e popollit
    dhe mos haroni se disa njerez u vrane per te drejtat qe na jane dhene ne sot....
    1 maji nuk harohet edhe mos e haroni kurre vdekjen e disa njerezve qe moren guximin te protestonin per te drejtat e tyre ....
    lereni popullin te kete mednimin e tij mos u mundoni ti mbushni mendjen me ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga HELEN OF TROY : 04-05-2010 më 16:56
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Ti si mendon se PS-ja e sotme ka gja te perbashket me ate levizje punetore qi permende

    Edvinet me Doshet kujton se perveç miliardave u bjen ndermend per punetoret e kushtet e tyne ekonomike

    nks mendon keshtu ather ke te gjitha te drejtat morale me protestu

    por nks duke protestu ekstremisht ne krah te forcave ma regresive e antieuropiane prish imazhin e vendit tand (siç po thone edhe nga PE) ,si e justifikon kete qendrim

    ne gjithe boten protestat organizohen nga sindikatat apo levizjet ambientaliste, punetore etj por jo nga partite politike

    ato e kane vendin ne parlament !!!

    ça te bajme na se Rama, Ngjela, Ndoka, Zogaj, Gjiundushi Milo etj nuk jane ne parlament, te dalim tane ne rruge per hater te tyne

  7. #367
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Une e kam kuptuar shkodran13 por je ti ai qe nuk ke kuptuar asgje.
    Ti thoje qe Rama nuk eshte i zgjedhur nga populli (dhe fjala nuk ishte per Ramen si kryetar te PS, po deshe kthehu mbrapa dhe lexo se ç'fare ke shkruar)
    Dhe une thjesht te kujtova dhe po ta perseris prape se Rama eshte i zgjedhur drejteperdrejt me voten e popullit si Kryetar i Bashkise se Tiranes.
    Dhe votat qe ka mare Rama drejtperdrejt nga populli jane pak a shume sa gjysma e deputeteve te Parlamentit te mare se bashku (ndoshta e ekzagjerova pak por sa çereku i Parlamentit per kete te garantoj)
    Kaq ishte i dashur shkodran
    Jane te ndara punet Station.
    Rama si kryetar bashkie s'ka lidhje me kete "revolucion". Si kryetar bashkie ai duhej te ishte i pari qe te kerkonte qe politika te mos pengoje qytetaret e Tiranes e do çonte policine bashkiake me gjobite pushtuesit e bulevardit.
    "Revolucion" po e udheheq Rame kryetari i PS. Po udheheq pershkallezimin ne shkalle vendi e flet si opozite e bile ne emer te te gjithe shqiptareve (ne emer te popullit, keshtu pelqente sigurimi). Pra o Station e gjitha kjo s'ka lidhje me Bashkine e Tiranes, por me PS. Nuk kane hy ne greve keshilli bashkiak, por deputetet e PS.

  8. #368
    Jane ngritur pishtaret e demokracise,lulekuqet e saj,ata qe u sakatuan dhe vdiqen ne burgjet e komunizmit,qe terhoqen bustin e enver hoxhes zvarre,qe gjithe jeten ja kane kushtuar demokracise,qe gjumi nuk i ze per hallet e ketij populli,qe jane gati edhe te flijohen per kete popull.Ata jane e.rama, g,ruci, s.gjinushi,k.islami, n.dokle,a.malaj,p.milo,I.gjoni a.dade, v.leskaj si dhe deri tek me te rinjte demokrate dhe te ndershem si e.brace,e.veliaj,d.bushati,s.tahiri,o.xhacka si dhe ish i burgosuri politik i kthyer ne komunist nga burgu rebelisti s.ngjela.si edhe grupi i bisnesmeneve qe sponsorizon kete fushate.Shikoni pra o popull se kush kerkon qe te marri fatet tona ne dore.No coment

    Sa bukur e tha ky me larte

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga palushi Lexo Postimin
    ça te bajme na se Rama, Ngjela, Ndoka, Zogaj, Gjiundushi Milo etj nuk jane ne parlament, te dalim tane ne rruge per hater te tyne
    nje miku im me tha se kishte degjuar ne autobuz dy persona tek bisedonin me njeri tjetrin se demokratet tashme jane duke u pergatitur edhe ato per te hyre ne greve urie .....

    motivi i vertete nuk dihet ..... fjale autobuzi .... nuk e di sa te verteta jane .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 04-05-2010 më 17:14
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #370
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Tradhetia vazhdon.Fundi i kesaj beteje duhet te jete ligji i zgjeruar lustracionit i cili do te perfshinte te gjithe pushtetaret e Partis se punes si dhe bijet e tyre.
    Sali Berisha,mos u dorezo.Shqiperi. mos e lejo te biesh ne hi.

Faqja 37 prej 107 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •