Close
Faqja 27 prej 107 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 1066
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    diqka ska ka merret vesh,amerikanat jan me edrucok ne ky nep urdhera me djeg flamurin e tyne..

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Edvini tregon gjenezën e tij enveriste, urdhëron djegien e flamurit të NATO-s

    01-05-2010 / Gazeta 55


    Një grup huliganësh socialistë, të cilëve iu është shpëlarë truri nga doktrina staliniste e bllokmenëve të rinj konfirmojnë trashgimninë moniste të kryetarit të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

    Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecendetë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit.

    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=12604
    Më vie çudi se si një pjesë e popullit në Shqipëri e përkrah këtë psihopat .

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Lati. Lexo Postimin
    Më vie çudi se si një pjesë e popullit në Shqipëri e përkrah këtë psihopat .
    prit prit ku e ke?

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga kthetrat Lexo Postimin
    prit prit ku e ke?
    Më fal ne qofte se je simpatizues i E.Ramës , por nuk me duket që po punon mirë ai ?
    Por nuk e mbroj as S.Berishen se eshte i njëjti .

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Lati. Lexo Postimin
    Më fal ne qofte se je simpatizues i E.Ramës , por nuk me duket që po punon mirë ai ?
    Por nuk e mbroj as S.Berishen se eshte i njëjti .
    Edvini ,,,eshte Haxhi Qamili i koheve moderne

  6. #266
    Po perpiqem te shikoj se ku ne pantallonat apo kepucet e ketyre qe po djegin flamurin gjendet tesera e PS-se apo thjesht tregohet qe keta jane simpatizante te Rames dhe jo te Sales. Mos Gazeta 55 ka mjete investigimi qe ne te tjeret nuk i kemi?!

    Lum Shqiperia per Edvinat dhe Salat dhe me lum per keta qe i ndjekin nga mbrapa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meta e kishte nje arsye qe hyri ne greve..

    Pakti PS- PD per zgedhjet nuk i jepte shanc partive te vogla te kishin dhe ato komisioneret e tyre ne qendrat e votimit.
    Keshtu e kuptova un te pakten.
    Megjithate Meta hyri ne votime dhe sipas tije komisioneret e PD ishin treguar korrekt me votat e LSI-stave,, pra i kishin numeruar me kujdes e pa hile.

    Kurse greva e edvinistave bllokmeno miljonere ben muuuuu qe eshte e pa drejte e pa moralshme pra eshte nje taktike per te mashtruar Nderkombetaret dhe nje agresion cinik per te elektrizuar e histerizuar gjakrat e militanteve socialist qe ti kene sa me te terbuar ne aksionet e dhunshme qe kan planifikuar ne fazat e tjera te revolucionit bllokmeno miljonerist..

    Ju kujtohet kur erdhi Fratini..

    falangat e edvinit me erionet ne krye ben demonstrime te felliqura posht penxhereve te Kryeministrise pikerisht kur aty ndodhej Ministri Italian dhe ky demonstrim rrugaceror perdori dhe marshet fashiste si mjet proteste ..

    Skicofrenet e selise roze jan te afte te bejne te 999 -tat per te shkaterruar vendin..

    Cfar nuk mund te presesh prej tyre.

    Sot ata do luajne akte te hatashme ne Skenen teatrale qe kan ngritur posht penxhereve te Kryeministrit.

    Te shohim ckane pergatitur regjisoret e djallezuar.

    Milet..!

    Ndiqeni ju lutem palacollekun selim Rozist nga ekranet e mos u dukni ne bulevard.

    Te dashur Police,, Zoti ju ruajt por dhe ju kujdesuni te mos provokoheni nga zorraxhijte qe ka pergatiutur Tos Klos ruc edvini.. kunder jush..

    !!

    Kadareja akoma ne autobus ??

    Nuku ka ai fare njoftime se cpo ben miku i tij Fatmir toc kuklla e edvinit me shtabin polpotist..

    ???

    O sot o kurre i duhet thene skicofrenit Edvin.. shko ne shpi mor bandit e pi ilacet e lere Shqiperin te qete..

    Neser do jete vone..

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje nje krociere Amerikane.. (sipas Tv po flas) kishte zbarkuar ne Sarande.. si nje nga pikat e udhetimit te saje neper mesdhe..
    gati 2000 turiste ne Krociere (anije gjigande udhetimesh qejfo turistike) dollen neper qytetin simpatik te jugut dhe pastaj ishin ngjitur grupe grupe dhe gerxheve te maleve te RIVIERES tone himaro Borsho Jonike..
    Po i mahniste bukuria e atyre vendeve.


    Ja cfar ben Qetsia.
    Sjell Turiste.
    Ata 2000 neser shkojn ne shpi.. e i thot nje komshi po ku jeshe o Mis Mary..
    uu Jesh ne Allbenia.. mrekulli.. shko dhe ti o Xhek tani.. se ish lire e qetsi.. ishin popull bujari.. blem dhe qylyma e llula e raki..
    Dhe keshtu dal nga dale hapet Nami.. fitohet EMRI..
    E u shtohet paraja ne xhep Shqiptarit.. e punojne me qejf artizanet..se do vinjne te blejn euro-amerikanet..

    Prandaj Armiku qe sdo Shqiperi.. sajon zallamahi..

    Dje me tha nje Kosovar.. nuk iki tha ne pllazh shqiptar se.. edvini ay magar po ja kan nanen popllit shqiptar..

    Pra.. meqe edvinin nuk e sherojm dot..
    Meqe erionit veli nuk ja ulim dot egoizmin per tu bere me zor deputet e minister.. meqe cunin e demagogit hamit nuk mund ta c'dogmatizojme.. meqe ditmirin pocaqi smund ta njerezojme.. e Ruc daden smund ti fisnikerojme..

    Nuk ngelet pra rrug tjater vec tu themi njerzve atje.. mo shkoni ne reshtat e falangave te Selise Roze..
    Le ti leme vetem pisat ne cmendurin e babezin e tyre..per te qene Sulltane .. pa derman..

    Dhe ata pa Causherine.. nuku mund ta djegin Shqiperinë..


    Dhe do zbarkojne Krocieret me turista nga Saranda ne Veli poje.. Nga Durrsi ne tropoje.. Nga Berati ne voskopoje..
    Ja kaq e thjeshte muhabeti..dhe ka vec mire mileti..

    '

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pinkush.. cthot babi.. vate ne miting te rucit?
    mir keshën kaluar?
    po pse nuku e beri pa rracion ujin babi yt me partine per 50 vjet moj?
    apo ju te lagja ku jetonin kapterret e drejtoris se dyte ne bllok kini pasur uje pa orar?
    se populli me racion e me orar e kish at pik uje qe e mbanim neper shishe qumeshti per tu lare e gatuar e pire gjat dites.
    e ke inat saliun ti se u a hoqi rradhat per gjize e qumesht e veze shqiptareve..
    qe do te thote se partia e babit tend as nuk e ka pasur as ne pllanet prej letre mdermend tu siguroje njerzve buke strehim e uje e pak gjize..
    e po ju a prishi saliu rregullin.. cti bec..
    maskara i madh ai..
    sot nuku ka mercedes vetem babi yt po dhe fshataret e libofshes qe dikur partia e babit tend i la ne rrogoz e ne mindere kashte e me 30 leka dita punes se atyre mamave te mjera qe prashisnin 5x5 kilometra rreshta miser zbathur neper vap e balte e shi e pocaqi.. e ti bridhje konvaleshencave me makinen e babit me benzin te shtetit e shulleheshe plazheve gratis.

    nuku ju jep fare kenaqsi juve qe dhe femijet e fukarase e han nje cop buke sot e veshin nje triko per te qene e mbathin adidase..
    cfar cmirezinj kishit qene moj..
    apapapa..

    nejse.. ashtu mbetshi.. enveruce shpirt katrane..




    ne teme nashti.. meqe jan ne ethte enverizma.. duke pritur te marre pushtetin soji i tyre me ed rucon ne krie.. se u nxjerr mallin e enverit.. ay gjatovinua.. qe po skermit dhembet tani ne bulevard..

    --





    OPINION 55


    Strategjia staliniste e E.Ramës për të ngritur një kauzë të paqenë
    02-05-2010 /

    Nga Kostaq Xoxa


    Kur shkak-pasoja shndërrohet në të anasjelltën

    “Historia përsëritet”, nuk është një paradigmë e pabazuar. Për ata që kanë ndonjë fije dyshimi, është bërë edhe një shtesë: Historia përsëritet, sido që në mënyrë spiraleje. Në rastin e asaj që po orvatemi të vërtetojmë, është qartësimi i tollovisë që po bën Edvini për të përligjur gjurullditë rrugore, të shtyra gjer në radikalizëm, pa asnjë motiv të qenësishëm. Kjo do të thotë se marrëdhëniet shkak-pasojë u dashkan çoroditur duke paraqitur abuzivisht shkakun si pasojë dhe pasojën si shkak. Këtë gjë e ka bërë Stalini, për të përligjur Terrorin e Madh, që duhej të përfshinte edhe Gjeorgjinë. Vazhdimësia e Terrorit ishte paksa e vonuar për Stalininin, meqë tashmë i përkiste fillimit të viteve 50, në vigjilje të vdekjes së tij (mars, 1953).
    Tani jemi në kohën kur Byroja Politike ishte e rrezikuar që të përfshihej nga spastrimi, që kishte pasur një ndërprerje për shkak të Luftës II Botërore. Anëtarët e B. Politike e ndjenin këtë kërcënim. Kjo ua shtonte solidaritetin ndaj njeri-tjetrit. Me fushatën e fundit kundër sionizmit, Stalini në vilat e tij në rrethinat e Moskës, me emrin Zabulovo dhe Kuznecovo, në darkat që shtronte atje, i vinte të pinin sa të deheshin byroistët e ftuar, gjersa ata, ashtu të trallisur, jo rrallë ç’u mbante barku, ua nxirrte bardhaku! Stalini i shënonte imtësisht këto llafe të pamatura, që t’i kishte si argument për terrorin e fundit, që ishte duke përgatitur kundër Malenkovit, Molotovit, Voroshilovit, Kaganoviçit, Berias, Krushovit, Mikojanit, Andrejevit. Në Kongresin XIX (që i mbylli punimet më 14 tetor 1952) byroistët u bënë nga 11 në 25. Rishtarët në Byronë Politike ishin merre-merre, nga rrethet më të largëta, që të shuhej ndikimi i atyre që u përmendëm pak më sipër, e t’i kishte të lehtë për gëlltitje. Domethënë për t’i vënë para plotoneve të ekzekutimit. Polina, bashkëshortja e Molotovit, për shembull, ishte internuar në largësitë e Azisë qendrore, pavarësisht se Molotovi u ngarkua të mbante fjalimin kryesor në Konresin XIX , së bashku me Malenkovin dhe me Berian. Tani antisionizmi stalinian po krahasohej nga perëndimorët me racizmit hitlerian. Polina, bashkëshortja e Vjaçeslavit, u dënua si sioniste. E bija e Malenkovit ishte martuar me një çifut. Krushovi kishte një mbesë me nënën çifute. Nëna e Berias mund të ishte një çifute gjeorgjiane. Kaganopviçi ishte çifut. Kështu anëtarët e vjetër të Byrosë e kuptonin se ishin vënë në listën e vdekjes. Autorkanovi, me origjinë çeçene, ishte pjesëtar i elitës së privilegjuar. Ia kishte blerë mirë mendjen Stalinit dhe në vitin 1943 arratiset në Perëndim Atje mbron doktoranturën dhe jep mësim në universitetet. Në kujtimet e tij gjenerali Grigorenko e përcakton si “specialistin më të mirë të periudhës staliniane”. Sipas këtij autori, Stalini u helmua nga Beria, në bashkëveprim me anëtarët e tjerë të vjetër të Byrosë Politike. Përshkruhet hollësisht mënyra sesi u helmua Stalini. Kështu u shpall blof projekti i gjyqit kundër kamishave të bardha, si edhe fajësitë e sajuara kundër çifutëve. Byroistët e vjetër shpëtuan nga një rrezik i sigurt.
    Enver Hoxha bëri atë që nuk ia arriti dot Stalini. Diktatori ynë e bëri me kohë zëvendësimin e anetarëve me peshë të Byrosë Politikë, me kooperativiste të dalluara, shoferë e karrocierë. Lenka - Pali – Muho.... ishin prototipat e atyre që s’i prishnin punë. Ata që mund të kërcënonin fronin e tij, u shpallën armiq dhe u ekzekutuan. Kështu te ne nuk u mundësua që të bëhej deenverizimi, siç u bë në B.S. destalinizimi. Qé një fatkeqësi që shkaktoi prapambetjen tonë, për shkak të nostalgjisë ndaj diktaturës që na u bë burri i nënës, me dëme të pallogaritshme edhe në ditët e sotme.
    ***
    Stalini e kishte në gojë proverbin “nuk ka tym pa zjarr”. Por, sipas autorit Autorkanov, që u bë një autoritet i historisë kundërdiktatoriale në Perëndim, “Stalini vendosi të përhapë vetë një perde tymi artificiale, që të besohej qenia e zjarrit”. Kjo ka një aktualitet të mprehtë për ne, në ditët tona. Dhe kërkon domosdoshmërisht të zbërthehet. Sepse, me këtë metodë staliniane arrihet në qëllimin që justifikon mjetin, në librin “Princi” të Makiavelit. Ajo që përmendet si perdja artificiale e tymit në djallëzinë e Stalinit, merr rendin parësor. Pastaj vjen zjarri, si dytësor! Pra, inversohet marrëdhënia shkak-pasojë.
    Në qoftë se shkaku është artificial, për një qëllim të caktuar egoist vetjak, atëherë pasojat mund të quhen lehtësisht të manipulueshme.
    Edvin Rama është përpara një veprimtarie të tillë, - paçka se në dëm të interesave kombëtare të vendit, - pikërisht se shkaku që ai kërkon të marrë përmasat e një kauze, është krejtësisht fiktiv. Këtë fiktivitet e kanë vënë në pah, fillimisht, bash anëtarët e partisë së tij. Madje pikërisht ata, që mund të quhen si më elitarët në PS. Kjo bashkësi njerëzish në kupolën e PS-së, mori emërtesën LMN, domëthënë Lëvizja për Mendimin Ndryshe. Koha do të tregojë se neni 28 i Statusit të PS-së na qenkësh i pavlefshëm vetëm që EdRama të zinte vendin e kreut të Partisë. Përse Edi nuk kontestoi edhe zgjedhjet e 2005-s, që ishin fitimtare për PD-në dhe koalicionin e saj? Mos ishin më të mira se ato të 2009-s? Aspak. Qoftë edhe për monitorizimin elektronik të këtyre zgjedhjeve të fundit, qoftë për numrin e stërmadh të komisionerëve të PS-së (20.000 komisionerë), qoftë për raportin 4:3 të KQZ-së, (gjatë tetëvjeçarit kishin arritur në 5:2!) qoftë për listat zgjedhore , të pakrahasueshme me ato të Bashkim Finos, qoftë për kodin zgjedhor që u bë me firmën e Ramës. Ata që nuk vuajnë për mungesën e kujtesës, mund të kenë para sysh edhe bubullimat e aspirantit për kryetar të PS-së, me shprehjet: “E kishim me hak humbjen! Korrupsioni në kulm. Trafiqet bënin kërdinë. Gomonet për klandestinë, i çmendën brigjet i italiane dhe kufijtë tokësorë të përçimit të prostitutave e të drogës.... (e mallkime pa fund për tetëvjeçarin e diskredituar...). Pra, jo vetëm që nuk u kontestuan ato zgjedhjet paraardhëse ndaj atyre të 28 qershorit të vitit 2009 por, në njëfarë mënyre, u mbrojtën me zjarr! Ndërsa këto të fundit, që u quajtën më të mirat e të gjithë trnzicionit nga monitoruesit ndërkombëtarë, me miratime nga të gjithë komisionerët socialistë dhe me vendime përfundimtare në KQZ, në raportin 7:0, na dalin të pavlefshme për arsyetimin e Ramës. Shkaku është i qartë: Se ky aspirant për kryetar, kërkonte ofiqin e kreut në PS!
    Par arritjen e këtij synimi mbetej vetëm që ai të ishte fitimtari i këtyre zgjedhjeve, jo humbësi! I nisur nga kjo premisë false, tani nuk përmendet më ai tetëvjeçari i mallkuar nga Rama. Dhe nuk paska pasur të korruptuar në atë tetëvjeçar! Madje do të mbrohej me zjarrllëk Theodhori Sollaku, që t’i mbante ende nën pluhurin e dosjeve të fjetura, hajdutllëqet e atyre të korruptuarve që “kryetari i ri” i kishte mallkuar pas zgjedhjeve të 2005-s!
    Kjo praktikë e zjarrit që del nga tymi dhe jo tymit që del nga zjarri, praktikë staliniane, ka tulatur edhe LMN-në e cila e provoi qartësisht se ç’tiran është Edi Rama, që po na shitet si properëndimor, nëse perëndimorët do të flashken dhe do të pranojnë marrëzitë e “transparencave” të “Ramës”. Nëse LMN-ja do të ishte e vendosur, ajo do të mund të krijonte një parti më vete, me tipare vërtet perëndimore, sipas parimit “interesat e vendit mbi ato të partisë dhe jo anasjellas”. LSI-ja, duke qenë një parti e tillë dhe Integrimin e ka në emblemën e flamurit të saj të partisë, përbën një koalicion të natyrshëm me PD-në, fituese e zgjedhjeve dhe, në bashkëpunim me LSI-në për reforma të qenësishme, të cilat janë çmuar nga komuniteti europian dhe nga faktori euroatlantik. Ky progres nuk shihet dot nga nihilistët e Ramës të cilët bëjnë sikur nuk e dallojnë dot se ky individ ka interesin vetjak në rrafsh të parë. Po kërkon, madje, të pengojë edhe aspiratën e shqiptarëve për vizat Shengen. Tani na bën edhe greva urie, me parulla që djallëzitë e tij të jetësohen në mënyrë joinstitucionale, në shpërfillje jo vetëm të Gjykatës kushtetuese, por edhe të Komisionit të Venecies. Harroi që e vuri në grevë të gjithë kolektivin e artistëve, - kur ishte ministër i Arsimit dhe Kulturës, - dhe i nxori artistët nga greva, me dajak? Tani kërkon të përfitojë nga demokracia, duke harruar se edhe demokracia ka të drejtat e saj të ligjshme për t’u vetëmbrojtur nga anarkistët e llojit leninist, që synojnë ta zhvatin pushtetin me dhunë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-05-2010 më 02:31

  10. #270
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mëhilli: PD dënon aktin e turpshëm e anti – kombëtar të djegies së flamurit të NATO-s nga militantët e PS-së
    Zëdhënësja e Partisë Demokratike(PD),Erla Mëhilli ka reaguar sot ndaj siç tha ajo protestës së djeshme të Edvin Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Rucit dhe pinjollëve të tjerë të bllokut, militant të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë së Shqiptarëve.

    "Para këtij akti të turpshëm e të dënueshëm që fakton se bijtë nuk i lënë gjë mangut etërve në ideologjinë e tyre, udhëheqja tjetër e Partisë Socialiste me verbëri dhe skllavëri të plotë hesht duke dëshmuar kështu se ka qenë porositëse dhe organizatore e tij.

    Urrejtja e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Rucit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor Myslym Pezës ndaj flamurit të lirisë është gjenetike, por heshtja e drejtuesve të tjerë të PS ndaj këtij akti anti – kombëtar që dëshmon rikthimin e Partisë Socialiste në identitetin e saj të Partisë së Punës së Shqipërisë është tejet i rëndë e shumë i turpshëm.

    Sot jam para jush për tu deklaruar në emër të Partisë Demokratike pinjollëve të rinj të bllokut se kohërat e shqiptarëve janë kohërat e NATO-s, janë kohërat e lirisë, kurse ato të etërve të tyre kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë", thuhet në reagimin e zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli.

Faqja 27 prej 107 FillimFillim ... 1725262728293777 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •