
Postuar më parë nga
torrkerry
Për sa i përket krishtërimit...Demokracia kundër Krishterimit në origjinën e vet...
A ke menduar pak, përpara që të shkruah këtë? Mua më duket se krishterimi erdhi në botë 1900 vjet e më shumë përpara demokracisë...Ka shpallur i pari në botë konceptin e personit dhe konceptin e dinjitetit të personit, ka luftuar ashpër kundër një shoqerie skllaviste teokratike dhe diktatoriale deri më vitin 476,
pastaj ka luftuar ashpër dhe jo gjithmonë me sukses për t'u mbrojtur nga ushtritë barbare që vinin nga lindja dhe nga veriu...Ka pasur forcën për të butësuar më parë Europën e veriut e pastaj të tjerët, ka mbrojtur pavarësinë e tij duke shmangur sundimin myslyman me betejet e Poitiers, dhe Roncisvalle-s, duke ripërtëritur "perandoria e shenjtë Romake" me Karlin e Madh, pastaj duke liruar Spanjen me "reconquista" e saj më 1492...dhe dei në betejen e Vienes...
Nderkohë, gjatë asaj kohe që disa prej jush e quajnë "errësirë" ka bërë eskpsriencat e parë për një lloj "demokracie" në kohën e Komunave dhe e pastaj e Signorivave dhe pastaj e Pricipatave...Pastaj arriti në formimin e shteteve kombetarë...Nëse trojet shqiptare nuk i kanë bërë këto kalime. faijn nuk e ka krishterimi, por një pushtet i egër ardhur nga lindja, për të cilin mund të lexoni diçka në librin
EDWIN JACQUES, Shqiptarët, nga faqia 187 deri në faqen 267,
dhe botimet nga ana e Univeristetit të Tiranës të dokumentave osmane për sundimin e tyre në vendin tonë.
Pastaj ka gjithmonë diçka që duhet të them: Çfarë justifikon pushtimin e Shipërisë nga ana e një populli të ardhur nga Turqia? Pse ishin në Poitiers, në Roncisvalle, ne Spanjë, në Balkanet...në Vienë?
NJË PYETJE TJETËR: pSE FILOZOFIA E DEMIKRACISË PËRPAROI NË PERENDIM, DHE JO NË LINDJE? Ndoshta sepse krishterimi me konceptin e personit kishte në vetveten një farë, një mundësi që ia jepte shoqerisë perendimore të shvillohet në këtë drejtim?
Disa prej jush thonë SE FILOZOFIA E ILUMINIZMIT ËSHTË BAZA E DEMOKRACISË.
fRYTI I PARË TË ILUMINIZMIT, PERANDORIA FRANCEZE E NAPOLEONIT ISHTE NJË DEMOKRACI?
DHE REGJIMET DIKTATORIALË QË U FRYMËZUAN NGA ILUMINIZMI, QË KANË SHKATËRRUAR BOTËN ME DY LUFTËRAT BOTËRORE, ME VRASJET E REVOLUCIONIT KOMUNISTË NË RUSI, NË KINË, NË kAMBOGJI, NË...SHIPËRI, KU E KANË ORIGJINËN E TYRE?
M[ duket që për të mirën e njerëzimit, duhet të impenjohemi më shumë një "diagnozë" më të përsosur të gjërave të keqja që kemi vuajtur në shekullin e fundit.
Për mua edhe popullin tonë nuk ka vuajtur nga viti 1943 e deri më sot, nga ana e religjonëve, por për një regjim ateistë çpnjerrëzor.
Me nderime.
Torrkerry
Krijoni Kontakt