Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Studimi, 20% e shqiptarëve vuajnë nga ankthi

    Eglantina Bardhi | 26/04/2010

    Shekulli online

    Sipas mjekëve psikiatër 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Studentët më të rrezikuarit


    Njerëzit në vendin tonë janë të predispozuar të kenë frikë madje edhe të shfaqin gjendje të ankthit. Më të prekur nga këto çrregullime janë të rinjtë. Në një takim mes specialistëve të psikiatër të vendit u theksua se stresi, depresion dhe ankthi nuk duhen neglizhuar pasi mund të kenë pasoja serioze. Pasiguria për një të ardhme, pamundësia për një punë të qëndrueshme, strehimi gjendja ekonomike por edhe një sërë faktorësh të tjerë sipas psikologëve ndikojnë në krijimin e stresit, depresionit dhe ankthit.
    Çrregullimet
    Jo pak por 20 % e popullatës shqiptare është e predispozuar të vuaje nga çrregullimet e ankthit. Të rinjtë janë më të rrezikuarit nga këto sëmundje. Sipas një studimi të bërë nga mjeku psikiatër, Pasho Maksuti, rezulton se studentet janë kategoria me e ekspozuar ndaj stresit dhe çrregullimeve të ankthit. "Në fakt stresi, depresioni por edhe ankthi po rritet gjithnjë e më shumë në popullatë dhe faktorët janë të ndryshëm duke filluar nga problemet social deri tek predispozita gjenetike për ti përballua këto çrregullime", pohojnë psikologët duke shtuar se problem i madh mbetet rinia pasi janë m të ekspozuar ndaj këtyre çrregullimeve. Nëse nuk kurohen si duhen nga mjekët specialistë, këta të fundit thonë se gjendja shëndetësore e të sëmurëve rëndohet edhe më tej ndaj askush nuk duhet të jetë neglizhent ndaj këtyre sëmundjeve.
    Shenjat
    Mjekët thonë se simptomat shfaqen në forma të ndryshme si në fizik, por edhe në personalitetin e njeriut. Sipas mjekëve specialist gjatë momentit që njerëzit përjetojnë ankth, frikë kjo gjë nëse është në nivele të larta mund të shoqërohet me një seri simptomash si: vështirësi në frymëmarrje, gjendje te ftohti ose të nxehti, rrahje të shpejta zemre ose rendim zemre, ndjenje mbytjeje, djersitje, marrje mendsh, të fikët dhe plot shenja të tjera. "Nëse vërehen këto simptoma kemi të bëjmë me një rast të pastër çrregullimi të ankthit. Më konkretisht me një çrregullim paniku i cili në shumicën e rasteve është i shoqëruar me agorafobi ose me ndonjë fobi specifike si psh fobi sociale", shpjegojnë mjekët psikiatër.

    Ankthi, terapia që duhet ndjekur

    Ilaçet nuk do janë kurë për mjekuar ankthin, por barnat mund t'i mbajnë nën kontroll ndërsa personat merr psikoterapi. Specialistët theksojnë se ilaçet duhet të jenë e përcaktuar nga mjekë, zakonisht psikiatërve, të cilët mund të ofrojnë psikoterapi ose vetëm por si një ekip me psikologë, punonjës socialë, apo të këshilltarëve të cilët ofrojnë psikoterapi. Medikamente kryesor përdorur për çrregullime ankthi janë ilaçet kundër depresionit, anti-drogë ankthi, dhe beta-blockers për të kontrolluar disa nga simptomat fizike. Me trajtimin e duhur, shumë njerëz me çrregullime të ankthit mund të çojë normale, duke përmbushur jeton.

  2. #2
    Si eshte kjo sifer 20% ne krahasim me vendet e tjera?

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si eshte kjo sifer 20% ne krahasim me vendet e tjera?
    po te rritet asistenca ulet ankthi

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ME duket se ka gabime raportimi ne shkrim, duhet te jete "20% e shqiptareve nuk vuajne nga ankthi" se me gjithe keto probleme qe ka Shqiperia, veshtire se mund te shpetoje njeri nga ankthi.

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Per fat te keq vuaj nga ankthi, por gjithmone eshte nga situata e sezonit te provimeve....sado te kem mesuar, sado te jem e gatshme per provimet, ankthi s'me le rehat pffff ma ka shpif, jam munduar ta kontrolloj por pa sukses me len pa gjume. Ne kete form me shfaqet, pagjumesia naten perpara provimit. Eshte tortur kur ke 3 provime rrjesht nga e hena ne te merkure. Mbas shume mundimi ja gjeta efektin, ilac gjumi zzzzzzzzzz

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Mbas shume mundimi ja gjeta efektin, ilac gjumi zzzzzzzzzz
    C'i do ato ilacet e gjumit per pssies?
    Nqs ke anth para provimit, shko futi nja 10cc thorazine edhe e shikon relaksin pastaj.

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Per fat te keq vuaj nga ankthi, por gjithmone eshte nga situata e sezonit te provimeve....sado te kem mesuar, sado te jem e gatshme per provimet, ankthi s'me le rehat pffff ma ka shpif, jam munduar ta kontrolloj por pa sukses me len pa gjume. Ne kete form me shfaqet, pagjumesia naten perpara provimit. Eshte tortur kur ke 3 provime rrjesht nga e hena ne te merkure. Mbas shume mundimi ja gjeta efektin, ilac gjumi zzzzzzzzzz
    sex robo.no problem provim.

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Drague vdes per t'me cituar lol

    F-I e shoh ma dashke te miren, ilace per Schizophrenia rekomandon

  9. #9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Nuk vuajnë o pipëll, por janë të ekspozuar ndaj ankthit dmth mund të vuajnë, është prevalencë. Qetsohuni

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Nuk vuajnë o pipëll, por janë të ekspozuar ndaj ankthit dmth mund të vuajnë, është prevalencë. Qetsohuni
    Eh shyqyr, se une thoshja ca kam qe here pas here qe ndjeja shtrengime te forta ne gjoks, rrahje te shpejta te zemres, dhe gjendje akulli ose zjarrlleku ndonjehere tek tuk ne te dendur.

    Dmth ta mbledh mendjen une, perfundimisht nuk vuaj nga ankthi?

    Le qe ca them edhe une. Une s'jam student. lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •