Kështu e njojta Beso Bashllarin............
Po hedh disa përshtypje pas një takimi të drejtpërdrejt me të nderuarin Beso Bashllari. Njofjet virtuale i kemi marrë nga ky forum këtu e dy vite më parë që dalngadalë u thelluan deri në biseda telefonike dhe qe data 23.04.2010 rreth mesditës që një telefonat më thot:"Jam Besua i forumit ndodhem në Tiranë ,a mund të takohemi për të pirë një kafe?!".Përgjigja qe e menjëhershme :PO,Ku mund të takohemi?Lam pik takimin dhe rreth orës 17 e 15' u takuam. Sikur njifeshim prej kohësh.Që në fjalët e para të prezantimit kuptova se kam të bëj me një njeri tepër të kulturuar dhe të zgjuar.Biseda u fut në rrjedhën e saj normale për ta vazhduar të nesërmen pra dat 24 Prill rreth orës 13e30' me një shetitje rreth Tiranës dhe pastaj me një drekim tepër të këndshëm që për mua ky takim do ngelet gjithmonë në kujtes.Pash nga afër njeriun e përkushtuar dhe të talentuar të artit dhe të skenës.Shpirti dhe zemra e tia rrifnin vetëm për artin.Një jetë të tërë i përkushtuar pas humorit,komedisë ,spektakeve,radios,letërsisë i kishin dhënur atia një portret të kompletuar artisti.Megjith mosvlerësimin e këtij gjeniu për atë qytet ku ka lindur dhe është rritur,asnjëherë s'ka dalur nga vetvetia,por e ka ruajtur me mall pasionin e ti për artin.Depërtimi i shpirtit tim në thellësi të ndjenjës së tij e lartësoi më tej këtë takim. Po shtroj pyetjen përse i shkruajta këto rrjeshta në këtë temë? Përgjigja është vet brënda dhe jashtë temës :"Zërat e Çjerrë",ku vlerësimi,interesimi për artin,letërsinë si dhe gjith problemet e tjera të jetës është kthyer në bisnes të atyre që kan pushtetin.eshtë vërtet fatkeqsi që figura të tilla si kjo e Beso Bashllarit që i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin artit të lihen në kaq harresë dhe mospërfillje totale.Të nderuar antarë dhe lexues të forumit në përgjithësi dhe të temave ë mia në veçanti këto komente që po sjell unë në këtë shkrim janë një pjes e ajsbergut të figurës dhe talentit të Beso Bashllarit.Të shkruash përtë të duhet kohë të qëmtosh nëpër vite të pyesësh gjenerata të tëra të Prrenjasit dhe ta pikturosh si duhet portretin e këtij njeriu shpirtgjerë.Ma tha shpirti ti shkruaj këto pak rrjeshta pa e vënur fare në djeni Beson për këtë duke e shikuar si një detyrim të madh moral e për asgjë tjetër.Të gjith duhet të më kuptojnë sinqerisht se ky shkrim nuk është një llustër për një fasadë për figurën e tia,por më tepër se një realitet i një njeriut të artit.Beso ju uroj shëndet,lumturi familjare dhe vazhdim pasioni për artit,panvarsisht rrethanave që krijohen në jetë. Duke mos e mbyllur me kaq pasi do hedh dhe një poezi të shkurtër lidhur me këtë person marr shkas nga një thënie e të madhit GETE :"Në qytete lindin talente,në provinca vdesin gjeni"......
Një njeri-arti me vullkane.....
Sa ëndrra çelën atë ditë,
Tek një lokal me shije deti.
Në heshtje më shkëlqenin sytë,
Se si kjo ditë s'ka pat' as mbreti.
Me gërma malli medituam,
Nëpër lëndina e ugare.
Me dashje shpirti kam zbuluar,
Një njeri-arti me vullkane.
S'ka pat' faj Gëtia kur ka thënë:
"Se në provinca vdesin gjeni"......
Ua them të gjithve me plot zënë.....
Kështu të ndjeva Beso ty.......
Je vet' jeta........
Ti je vet' jeta, ndaj të dua,
Më sjell një lëmsh pasioni.
E trete veten veç për mua
Dhe shket si zë nga honi.
Të zbrita un' nga lartësitë
Të shkrihesh njësh me mua.
Si tingujt që lënë meloditë,
Rroj kot nëse s'të dua.
Dhe tek ky shteg i shurdhëruar,
Ku dielli lind nga dhimbja,
Me ty në shpirt i dashuruar
Dhe bota bëhet imja......
GETE :"Në qytete lindin talente,në provinca vdesin gjeni"......
Keni te drejte miku im, me te vertete, miku dhe shoku jone Beso bahsllari eshte nje talent i rralle ne fushen e skenes dhe per me teper ne ate te humorit, por provinca dhe njerezit qe sot drejtojne politiken , jane te paafte per te perkrahur individ te tille te talentuar..
Me keqardhje, mund te them se ato e shtyjne krijuesin te gjykoj veten, dhe nga kjo mos perkrahje, ndodh qe artisti te mooje vepren e tij.... I them keto , ngacmuar nga nje bisede me mikun tone te perbashklet Beso, i cili me tha se se kishte shkruajtur nje variete humori, dhe nuk mund ta vendose ne skene, vetem nga mungesa e gadishmerise se pseudopolitikaneve qe drejtojne ate zone.....
Me te vertete, nje krim ndaj artistit..
Ju pershendes per shkrimin dhe dashamiresine tuaj.
me respekt, Genti
Ju faleminderit Genti për pjesmarrjen dhe komentin në postimin tim: Je vet' jeta...
Un' vazhdoj ashtu me stilim tim të të shkruajturi poezi duke u përpjekur për të sjell diçka sipas avazit tim.Eshtë shum e drejt që do na marri malli për njëri-tjetrin pasi na bashkon pena dhe dëshira për të sjell diçka të re në F/Sh.Problemet e jetës janë aq të mbëdha sa detyrymisht do lëmë diçka mangut,qoftë dhe në atë pjesë që na sjell kënaqësi siç është komunikimi me njëri-tjetrin nëpërmjet vargut.Të uroj shëndet e gjith të mirat.Respekte miku im......
Kur dhimbje s'ka......
Kur dhimbje s'ka përreth qytetit,
Diku në shpellë e ngre folenë.
Si një urith ja ndjen lezetin,
Të çjerr me thonj e nuk e ndjen...
Ti mbash në shpirt ti përkëdhelësh,
Vërtet të duket qesharake.
Si kovë me hi tutje ti hedhësh
Dhe ti groposësh si patate.
Kur dhimbja vjen si fik i bërë
Dhe të qëndon mbi shpinë kaluar.
Të duket vetia si i lënë
Dhe e gjith' bota e trazuar.
Sado ti çosh mes miqësh xhindi
Ato tmerrojnë dhe xhindin vetë.
Kur dhimbje s'ka përreth qytetit,
Tek mua vijnë e ngrejnë foletë.
Respekte.....
Respekte atyre që s'u joshën,
Nga politika grabitqare.
Ç'do mëndje në dromon e shoshën
Dhe krundet i flakën në varre.
Me shpirt të gjerë.....,duan lirinë,
S'ua ndryshku mëndjen korrupsioni.
Janë patriot me Shqipërinë
Dhe s'çirren si kaposh ballkoni.
Respekte atyre që s'u joshën,
Po ngelën vlera në kujtesë,
Për këtë popull shpirtin sosën
Dhe asnjëherë s'njohën pendesë.
RESPEKTE...........
Krijoni Kontakt