Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni edhe ju pro që dhuna nuk i duhet shqiperia. A do ta përkrahni dhe ju Edi Ramen

Votues
31. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha ( Po ashtu dhe me dhunë)

    6 19.35%
  • Jo nuk duam përseritjen e 1997.

    16 51.61%
  • Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi

    12 38.71%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Çfarë synon kursi i radikal i Edi Ramës?



    Por në të njëjtën kohë erdhi në radhë gjithashtu momenti i aplikimit për të fituar kandidaturën e pranimit në Bashkimin Europian. Në majin e vitit të kaluar qeveria shqiptare paraqiti kërkesën në fjalë dhe në dhjetorin e kaluar Komisioni Europian i dorëzoi asaj pyetësorin përkatës si udhërrëfyes të negociatave të ardhshme që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota të BE-së. Ndërkohë pyetësori u përgatit në kohë rekord dhe ai tashmë është dorëzuar në Bruksel. Dhe paralel me këtë më 2 qershor në Sarajevë do të merret vendimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave në vendet e Shengen-it. Më së shumti deri në krishtlindjet e këtij viti ne shqiptarët do të jemi të lirë e të barabartë me të gjithë popujt e lirë të Europës, do të lëvizim lirshëm dhe do të ndjehemi krenarë për vlerat që përfaqësojmë.


    I përmenda këto si një retrospektivë të asaj që ka ndodhur këto katër vitet e fundit jo thjesht për të dëshmuar se për herë të parë Shqipëria thyen rekordet dhe mbërrin në stacionet më prestigjioze të botës demokratike e të civilizuar. Jo për të thënë se qeveria shqiptare është perfekte dhe i kryen të gjitha punët e detyrimet me devotshmëri të skajshme. Por thjesht për të bërë një ballafaqim të dy realiteteve të ndryshme, të pakrahasueshme e të paimagjinueshme. Natyrisht rezultatet e lartpërmendura nuk mund ta shfajësojnë qeverinë shqiptare nga gabimet dhe të metat që ajo ka. Aq më pak mund ta bëjnë atë të pakritikueshme e të pavëzhgueshme. Ajo është një organizëm institucional, i cili mund të degjenerojë e të bëhet pengesë, nëse nuk kontrollohet, vëzhgohet e kritikohet. Nismat dhe ligjet e saj nuk mund të jenë perfekte e për pasojë ato kanë nevojë për debat publik e politik. Ajo ka nevojë ta thellojë luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve, ka nevojë që të angazhohet edhe më shumë për të shmangur çdo vështirësi ekonomike, financiare dhe sociale. Dhe të gjitha këto mund të ishin ditën e djeshme objekt i Kongresit të Partisë Socialiste dhe "fjalës programatike" populiste të kryetarit të saj Edi Rama. Në vend të spekulimit me Nolin dhe idealizmën e tij të shpërdoruar atëherë e në kohët e mëvonshme, Edi Rama mund të bëhej i besueshëm nëse do të jepte alternativa politike në vend të kërcënimeve për dhunë e destabilitet.

    Por dje nuk ndodhi kështu. Kreu i PS-së, ashtu si dhe në mitingjet-protestë ka bërë thirrje për "mosbindje qytetare". Ai nuk i përmbahet më lëvizjes qytetare të protestave. Në fjalën e tij ai ka objektivizuar dy probleme: - Të ashtuquajturën krizë të demokracisë dhe së dyti - Të hiperbolizuarën krizë ekonomike. Me të parën aksiomë duket se dëshiron të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar. Me aksiomën e dytë të ndezë gjakrat e ekstremistëve të majtë brenda vendit. Kutitë, sipas tij janë "burimi i të dy krizave". Ndërkaq duhet thënë se "mosbindja qytetare" nuk ishte slogani i opozitës së vitit 1997, megjithëse këtë opozitë e drejtojnë të njëjtët aktorë. Deputetët e Partisë Socialiste më 1997 nuk ishin kudo ku kishte një problem, madje atëherë socialistët radikalë hezitonin në shumë raste të vepronin hapur. Ndaj veprimet e tyre nuk shiheshin siç ato shihen sot. Atëherë komitetet antiligj e antishtet i drejtonin kamikazët e Gramoz Ruçit e të Skënder Gjinushit. Sot janë shndërruar në kamikazë "komitetesh" deputetët e sojit të Fatmir Toçit, për shkak të atij korrupsioni, të cilin Edi Rama vetë e sponsorizon e njëkohësisht e reklamon si "luftë për demokraci".

    Në Kongresin e 18 prillit 2009 kreu i Partisë Socialiste ka vendosur ta vijojë me të njëjtat mjete "kryengritjen e tradhtuar" ose "revolucionin e vonuar" të vitit 1997. Duke qenë se preteksti i atij viti mungon, pra i gjendur para faktit se nuk ka më piramida financiare, Edvin Ramës i lind nevoja që të tregohet më radikal se Servet Pëllumbi i vitit 1997, ndërsa Gramoz Ruçi i vitit 2010 duket se dëshiron të flakë tej frikën e para 13 viteve. "Mosbindja qytetare" ka filluar të motivohet me "parlamentin dhe qeverinë e paligjshme" të Shqipërisë. Ndërkohë që artikulimi i këtij të ashtuquajturi motiv duket se zbulon falsitetin e asaj, që Edi u ka thënë ndërkombëtarëve se "Unë dua transparencën e kutive, ndërkohë që e njoh legjitimitetin e zgjedhjeve"!!! Këto ditë kemi parë çdo ditë nga një "Nol të vogël", në disa protesta të porositura. Deputetët e Edi Ramës janë shpërndarë në shumë qendra banimi dhe spekulojnë me hallet e përditshmërisë së qytetarëve, për t'u dhënë kamerave ushqimin e nevojshëm për dhunën e planifikuar të 30 prillit dhe 1 majit. Por Shqipëria është një hap larg Bashkimit Europian dhe ajo nuk ka ndërmend të dëgjojë spekulimet e Edi Ramës me fjalimet e Fan Nolit. Aq më tepër se ato fjalimeve i takojnë 90 viteve më parë. Nëse kreu i PS-së ka mbetur te fjalimet politike të Nolit, Shqipëria nuk mund të rikthehet për së dyti herë në harkun e 15 viteve te ajo përvojë e hidhur e kombit tonë.

    Ndërkaq duhet thënë se "mosbindja qytetare" nuk ishte slogani i opozitës së vitit 1997, megjithëse këtë opozitë e drejtojnë të njëjtët aktorë.


    Enver Bytyqi (Botasot.info)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Edvini po ëndërron për një revolucion qershori që e lidh me Stalinin



    Mësuesi i vizatimit - Kryetar PS-je s’ka asnjë lidhje me enciklopedistin dhe kulturistin Fan Noli, por po evokon protesta e revolucione, sepse ato e lidhin shkurt me Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin, si garancia e vetme që ai mund të kthehet në pushtet dhe të qendrojë në pushtet përmes dhunës dhe diktaturës

    Dje s’i ka fshehur dot Edvini ëndrrat me Rusi e me Stalin. I nxitur nga afrimi i qershorit, Rama e ka përmendur drejtpërsëdrejt referencën e revolucionit të qershorit, duke u deklaruar shqiptarëve se s’do të kishte asnjë skrupull për të imituar çfarëdolloj karikature revolucioni që do të mund ta kthente në pushtet. Afrimi i qershorit i ka kujtuar Edi Ramës Fan Nolin dhe përpjekjen e tij të qershorit, kuintesencën e një karriere politike të dështuar dhe që s’i shërbeu shtetit ende të palindur mirë të Shqipërisë. Por ngjarjet e qershorit e çojnë Edi Ramën shkurt tek Stalini dhe tek Bashkimi Sovjetik, diktatura më e madhe e Shekullit XX. Edi Rama nuk shqetësohet fort për metodikën dhe për krahasimin e pashmangshëm të Sali Berishës me Ahmet Zogun dhe përpjekjet e të dyve për legalitet; ai e ka përfaqësimin dhe zemrën tek hazreti Stalin, të cilin qeveria e panjohur ndërkombëtarisht e Fan Nolit nxitoi ta njihte e para, duke treguar edhe se ku e kishte merakun e nga anonte. Analiza historike e ngjarjeve të 1924-s është komplekse por kjo s’e ndalon Edi Ramën të shohë ëndrra me revolucion qershori, por para së gjithash me krijimin e një lidhjeje të fortë e të qendrueshme filosllave, lidhje që s’mund të garantohet ndryshe, veçse duke krijuar lidhjen e trashëgimisë me Stalinin dhe stalinizmin. Kjo lidhje e lidh shkurt Edi Ramën me Kolekët dhe me të atin, që mes minutave të lira nga hedhja e firmave për pushkatime në presidencën e Kuvendit Popullor, gjente kohë të hidhte bocetin për ndonjë shtatore të re të Stalinit. Mësuesi i vizatimit nuk e ka fare mendjen tek enciklopedisti Noli, por tek politikani i pasuksseshëm që të parën gjë që bëri kur erdhi në pushtet, i çoi selamin e njohjes, Bashkimit Sovjetik dhe Stalinit. Kjo trashëgimi i intereson Edi Ramës dhe këtë evokim shpalli dje në Kongresin e socialistëve. është një evokim që i vjen nga një ëndërr, nga një ëndërr për revolucion qershori, nga një ëndërr që risynon ta mbajë peng Shqipërinë në absurdin se ajo është Lindje, se ajo është zgjatim sllav, se ajo është vetëm dalje në Adriatik e hordhive komuniste... Edhe pse ëndërr, ajo është fort ëndërr demode, por një ëndërr e rrezikshme, e cila si e tillë, duhet ndalur të shndërrohet në një kllapi që mund të tjetërsojë rrugën e shqiptarëve drejt Perëndimit... Por format e ndaljes, afërmendsh që i përkasin klasës politike, protagonistëve shqiptarë të të gjithë krahëve të spektrit politik.


    Opozita radikalizon qëndrimin


    Rama paralajmëron rebelim antishtetëror ndaj orientimit perëndimor të Shqipërisë

    Nuk ka më asnjë mëdyshje se mos bindja e opozitës së Edvin Ramës, lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit ka të bëjë me rrugën e demokratizimit dhe integrimit euroatlantik që po ndjek Shqipëria nën qeverisjen aktuale.
    Përqendrimi i aksionit shtetëror përmes reformave dhe standardizimit të vendit sipas kritereve të Brukselit, nga ku Shqipëria synon të aderojë në Bashkimin Evropian, ka rikthyer sulmet e të majtës shqiptare, sulme këto të trashëguara nga brezi i parë i nomenklaturës komuniste dhe që po përcillen po aq mirë edhe në ditët e sotme, por me efekt të zbehtë.
    Tendencat e opozitës së çalë për të trembur aksionin shtetëror dhe reformat jetike për vendin, e konvertojnë tërësisht partinë e Ramës, kryekëput në dobi të interesave të qarqeve të ngushta hileqare kundër Shqipërisë. Ndaj edhe ngurrimi i Edvinit përmes këtyre sjelljeve të çuditshme dhe aspak reale për aspiratat e vendit, nuk kanë justifikim tjetër, përveç vënies në shërbim të projekteve ogurzeza kundër Shqipërisë dhe integrimit të saj.
    Edvin Rama, në kushtet e djegies së plotë të kartave politike dhe pas shuarjes totale të shpresave për zgjedhjeve të parakohshme, organizon të ashtuquajturat Kongrese, ku nuk bëhet gjë tjetër veçse zallamahi dhe aheng me çmendurinë e kryetarit në detyrë.
    Dëshpërimi i thellë dhe depresioni në rritje, kanë demotivuar tërësisht prirjen e kryesocialistit për debat politik dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, për rimatur edhe njëherë forcat me shumicën parlamentare.
    I ndodhur në një fazë të tillë mosnjohje të zgjedhjeve parlamentare, Edvin Rama po i atashon vetes dhe forcës politike që përfaqëson një nga përgjegjësitë më të mëdha kombëtare, siç është kurdisja e kurtheve ndaj vendit dhe aspiratave të integrimit.
    Pavarësisht sulmeve të përditshme dhe miratimit të këtyre rezolutave për një masivizim të shpejtë të reaksionit kundër shtetit, opozita e degdisur nuk ka asnjë tezë apo platformë ideale për t’ju kundërvënë progresit shtetëror të vendit, më tepër akoma në kushtet e hapjes së dyerve të integrimit, duke nisur nga liberalizimi i vizave.
    Kongresi i socialistëve miratoi projekt-rezolutën, e cila u prezantua nga deputetja Vasilika Hysi.
    Kjo projekt rezolutë bën thirrje për një përshkallëzim të qëndrimit reaksionar ndaj strukturave shtetërore dhe mosbindje ndaj ligjit, me pretekstin e transparencës së zgjedhjeve dhe krizës ekonomike.
    Edvini apeloi para të pranishmëve socialistë se protestat nuk do njohin kufi deri në një ndryshim të kursit të qeverisë, ku padyshim ajo që presin socialistët është ndërprerja e punës së integrimit të Shqipërisë dhe bllokimin e reformave.


    Reagon LMN/Ben Blushi: “Edi Rama endet si lavjerrës nga e majta në të djathtë”

    Kritika të ashpra në drejtim të Edvin Ramës ka hedhur dhe Ben Blushi. Deputeti socialist dhe përfaqësuesi i LMN-së u shpreh dje se Edi Rama duke futur në PS elementë që vijnë nga e djathta si Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela, po bën thjeshtë një lavierës nga njëri krah në tjetrin.
    Reagimi i Blushit erdhi menjëherë pas përshëndetjes që Edvini u faturoi anëtarëve më të rinj të PS. Blushi deklaroi se ka kërkuar në Kongres, që të unifikohet e majta.
    “Bëra sot thirrje në Kongres për një unifikim të së majtës, unifikim që nuk mund të fillojë nga e djathta. Nuk është bindëse për PS-në që të bashkohet me Nard Ndokën apo Preç Zogaj dhe jo me Petro Koçin. Jam për bashkim e jo për ndarje të PS-së. Jam për një program të majtë dhe jo një për një lavjerrës që shkon nga e majta në të djathtë. Jam për një parti kolegjiale, të hapur dhe demokratike që garanton bashkëjetese, karrierë dhe kontribute të gjithkujt. Jam për të protestuar, por jo për të marrë pushtetin me dhunë”, tha Blushi për mediat, duke iu referuar fjalës së tij dje në forumin më të lartë socialist, në seancën me dyer të mbyllura.
    Lidhur me kërkesën e vazhdueshme të opozitës për transparencën e zgjedhjeve të qershorit, 2009, Ben Blushi u shpreh se i mbetet bindjes se, arsyet e humbjes së PS-së në zgjedhje janë kutitë, por dhe të disa arsyeve të tjera, jashtë tyre.
    “Ka shumë arsye jashtë kutive që PS e ka në dorë t’i korrektojë dhe kjo lidhet me një kohezion më të madh brenda radhëve saj. PS ka nevojë për një parti më kolegjiale, e cila akoma nuk po prek në themel statutin e saj, që garanton kolegjialitet, që e decentralizon partinë dhe nuk e centralizon, siç ka ndodhur në 10 muajt e fundit”, deklaroi më tej, përfaqësuesi i LMN-së, Ben Blushi.
    Ai tha më tej se është ‘pro’ protestave, por protestat s’mund të kthehen në kryengritje popullore.


    Andis Harasani: “Kongresi bën analiza të gabuara, Rama kërkon të mbajë peng PS-në”

    Për drejtuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste kongresi, nuk po bën analizat e duhura. Deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se përveç faktit që nuk po u jepet falja deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe, në kongres nuk po “analizohet se çfarë shkoi keq gjatë kësaj kohe”. “Në kushtet ku ndodhet PS, mendoj se në radhë të parë, duhet të diskutojmë se cilat gjëra ne kemi bërë gabim që patëm këto rezultate në zgjedhje. Duhet të dimë se cila ishte arsyeja që ne u tërhoqëm nga kërkesa jonë ‘për kutitë’, pasi sot askush nuk foli më për hapje kutish, siç ishte rasti i kryetarit të PS-së”, u shpreh deputeti Harasani.
    Duke ju referuar projekt-rezolutës së lexuar në Kongres nga deputetja Vasilika Hysi, Harasani u shpreh se “nuk ka mundur të kuptojë shprehjen ‘bashkëpunim me pozitën’”, pasi sipas tij, “opozita nuk e njeh këtë pozitë”.
    “Ndërkohë, që këtë pozitë ne nuk e njohim, flasim për bashkëpunim me të dhe këtë vazhdoj të mos e kuptoj”, tha deputeti i Lëvizjes për Mendimit Ndryshe, Andis Harasani
    Deputeti i PS-së theksoi se drejtuesit e selisë rozë po japin dhe një model të keq me futjen në parti të njerëzve që më parë e kanë sulmuar atë.
    “Nuk di se çfarë shembulli i jepet partisë me marrjen e disa figurave që kanë qenë edhe më të ashpër sesa Partia Demokratike”, deklaroi më tej, Harasani.


    Marko Bello: “Rama, gjueti shtrigash ndaj atyre që mendojnë ndryshe”

    Deputeti i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, Marko Bellon në një prononcim për mediat u shpreh se kryetari Rama do të vërtetojë kur të diskutohen ndryshimet statusore, nëse do të jetë për përçarjen e mëtejshme të PS-së, duke përjashtuar deputetët e LMN-së, ose jo.
    “Ne kërkonim edhe fraksione, oponencë kolektive, gjë që nuk është pranuar. Me sa duket PS ose shumica e saj nuk e sheh të arsyeshme. Këtë do ta tregojë Kongresi. Ne do të kërkojmë që të aprovohet, por me sa shoh fryma është për të lejuar mendimin ndryshe, por jo veprimin ndryshe në PS. Propozimet janë të njohura. Ato janë depozituar. Janë shprehur edhe më parë. Kemi diskutuar me delegatët për propozimet për oponencën kolektive. Një pjesë me të cilët unë kam biseduar thonë që oponenca kolektive kur partia është në opozitë ndoshta nuk është e mirëpritur. Mendojnë që të bësh opozitë brenda opozitës është më e vështirë në një kohë që duhet të përqendrohemi te kundërshtari jonë politik që është PD. Po e ndjek me vëmendje lëvizjet në PS pasi këtu do të duket nëse Edi Rama do ta bashkojë apo do ta përçajë partinë. Unë uroj që Edi Rama të reflektojë dhe të krijojë një frymëmarrje për të gjithë zërat ndryshe brenda partisë sepse në rast se do të veprohet me gjueti shtrigash për të eliminuar ata që mendojnë ndryshe kjo do ta rrudhë PS”, tha Bello.


    Kastriot Islami: “PS-ja ka nevojë edhe për bashkëjetesën e fraksioneve”

    “Partia Socialiste ka nevojë për një integrim të brendshëm, një bashkëjetese të fraksioneve dhe një projekt me aleatët e saj tradicionalë, me qëllim bashkimin e gjithë së majtës”.
    Kështu u shpreh deputeti i PS-së, Kastriot Islami, një nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe (LMN).
    Duke iu referuar punimeve të Kongresit të socialistëve, deputeti Islami foli për ndryshimet statusore, duke shtuar se ato censurojnë krijimin e mendimit ndryshe, duke e ndrydhur PS-në. Nisur nga kjo, Islami tha se në paketën e ndryshimeve janë eliminuar të gjitha propozimet e LMN-së. “Për paketën e ndryshimeve LMN paraqiti disa propozime të mbështetura nga rreth 300 delegatë në Kongres, një pjesë e të cilave janë reflektuar në të, kryesisht ato që lidhen me organizimin e partisë në nivel rrethi. Por, LMN kishte idenë e vendosjes së një raporti më të drejtë midis personave me kontribute dhe kapacitete në parti dhe prurjeve të reja, gjë që nuk është reflektuar në paketën e ndryshimeve”, deklaroi Islami.


    Ylli Manjani: Edi Rama, një demagog që vazhdon të mashtrojë socialistët

    Delegati i Kongresit të PS-së, Ylli Manjani dhe përfaqësues i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, e konsideroi kryetarin e PS-së, Edi Rama si një demagog që vazhdon të gënjejë socialistët.
    Gjatë një prononcimi për mediat, Manjani reagoi rreth deklaratave në Kongres të kreut socialist, ndaj përfaqësuesve të LMN-së. “Rama e nisi fjalën e tij si Fan Noli, por e mbaroi si Enver Hoxha. U çudita shumë që Edi Rama dhe oligarkia qenkan keq, duke vdekur për bukë, sepse unë pres që në fund të këtij muaji, vetëm nga deklarimi i pasurisë së deputetëve të Edi Rama, minimumi i parave fluide, ose të kapitalizuara do të jenë diku tek 100 milion euro dhe unë nuk e di se kush është ciniku dhe i varfëri në këtë vend”, u shpreh Manjani.
    Sipas tij, Rama ka shumë kriza e probleme për të zgjidhur dhe një prej tyre është identiteti politik. Për fatin e keq, socialistët vazhdojnë të mashtrohen nga një demagog si Edi Rama.
    Në vijim, Ylli Manjani shtoi “jam i bindur që një ditë PS do t’i fitojë zgjedhjet, por atë ditë është mirë që të mos jetë Rama vërdallë, se ajo fitore nuk do të jetë më e socialistëve, por e oligarkisë dhe ky është problemi që duhet të zgjidhë PS dhe Edi Rama sot”.


    Arben Malaj: “Modernizimi i PS konsolidohet nga legalizimi i mendimit ndryshe”

    Deputeti i PS, Arben Malaj dhe pjesëtar i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, kritikon në Kongresin e PS pushtetin e përqendruar në Parti, radikalizimin e marrëdhënieve me një pjesë të institucioneve të vendit dhe kërkoi konceptimin e shumicave numerike, si prova reale e standardeve të demokracisë së brendshme.
    “Modernizimi i PS-së konsolidohet dhe nga vlera e shtuar e diversitetit të mendimeve dhe duhet të mbështetet në harmonizimin e të gjitha kontributeve”, tha Malaj.
    Ai kërkoi që Partia të qartësojë vizionin dhe avantazhet si force kryesore politike ndaj sfidave që kalon vendi.
    “Partia Socialiste është angazhuar në betejën për vlerën themelore të demokracisë dhe po drejton betejën për transparencën e votës, betejën për demokracinë”, u shpreh ai.
    Gjithashtu, ai kërkoi modernizimin e PS, ku veçoi nxitjen e të rinjve, harmonizimin e energjive pozitive të tyre me përvojën dhe përkushtimin e kolegëve, rikrijimin e një sistemi meritokracie, rikrijimin e frymës së ekipit dhe bashkëpunimit real, etj.
    Në drejtim të zgjerimit të aleancave publike, ai tha se PS duhet të meritojë rritjen e mbështetjes publike. “Duhet vizion i qartë, strategji e suksesshme, mirënjohje e sinqertë për kontributin e çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë Socialiste”, deklaroi më tej, Arben Malaj.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Haxhi Qamili për Edvinin: Unë me Myslymin e ti me Dashin, s’po pyesim për Evropin


    Nga Baba Dovleti tek Baba Stalini po tentohet të mbahet peng integrimi i Shqipërisë përmes dhunës së paguar nga filosllavët. Shteti foshnjor i 1914-s i tregoi vendin haxhiqamilizmit, ndërkohë që sot s’ka enigma për fundin e çfarëdolloj lëvizjeje haxhiqamiliste e antievropiane

    Tani në klubin e ylberistëve të Edvinit është shndërruar thuajse në gjuhë zyrtare planifikimi se si do të shndërrohet në dhunë protesta dyditore e 30 prillit dhe e 1 majit, se si do të justifikohet “marrja e pushtetit me dhunë” dhe se si do të gjenden modelet për këto justifikime.
    Afërmendsh se hesapet janë pa hanxhinë, por bën përshtypje dritëshkurtësia e Edi Ramës, Erion Velisë, Spartak Ngjelës e ndonjë tjetri në imitimin e modelit të Haxhi Qamilit. Haxhiqamilizmi si lëvizje politike regresive që kërkonte rikthimin e Baba Dovletit (turkut domethënë) po merret si model jo aq për dhunën, e cila u përdor dhe u verifikua si e dështuar edhe në shtetin e sapolindur shqiptar (imagjinoni në një shtet tashmë 100-vjeçar), por për filozofinë dhe shpirtin antievropian që e ngërthente. Edi Rama ka një lidhje fort familjare me Haxhi Qamilin, jo aq për dashurinë e tij për brekushet, por për afinitetin për familjen Peza. Qysh herët në moshën 17 vjeçare, Myslym Peza shërbente në oborrthin e Haxhi Qamilit dhe Myslymi vetë e ka cituar këtë fakt në disa kujtime të vetat.
    Kujtimet normalisht që u shkruan gjatë historisë së gjatë të bashkëjetesës politike të Myslym Pezës me Enver Hoxhën, por tashmë jemi në një fazë të tretë të vatrës së infeksionit antievropian, tek lidhja e Edi Ramës me Dashamir Pezën. Haxhi Qamili me Myslym Pezën e mësimet e Baba Dovletit nuk pyeste për Evropin dhe të njëjtën gjë po thotë sot Edi Rama me Dashin dhe mësimet e Baba Stalinit. Thirrja “s’pyesim për Evropën” përkthehet shpejt e shpejt në merakun se a po u bëhet qejfi antievropianëve? Aty është halli, tek nevoja për të mos e lënë anijen e shqiptarëve që të ankorohet në Perëndim, atje ku bashkëthemeloi me të tjerët atë qytetërim.
    Vlaga aziatike e Haxhi Qamilit po përpiqet të rigjallërohet në Shekullin XXI me kulaçin që ofron familja Peza dhe me kërbaçin që tentohet të trashëgohet prej Baba Dovletit e Baba Stalinit. Asgjë s’ka lidhje me Shqipërinë e shqiptarët në thirrjet “s’pyesim për Evropën, sa kohë kemi Myslymin e Dashin”.
    Kjo kurbë antishqiptare po stërlexohet në prag të këtij 30 prilli, por rasti dhe mesazhi e do të interpretohet edhe se si përfundoi themeluesi shqiptar i thirrjes “S’pyes për Evropin”. Edhe një shtet foshnjor si shteti shqiptar i 1914-s pati ndjesinë natyrale të neutralizonte çibanin që po mundohej të qendronte gjallë nga lindja. Nga Baba Dovleti a Baba Stalini qoftë prejardhja, përfundimi i bartësve të thirrjes “S’pyesim për Evropën” është i qartë. Mbetet veç të shohim se si do ta luajë këtë betejë të humbur, rimishërimi i Haxhi Qamilit në politikën shqiptare të shekullit XXI.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #24
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Te kishte nje opsion qe s'me pelqen as njera as tjetra do votoja.
    A jeni edhe ju pro që dhuna nuk i duhet shqiperia. A do ta përkrahni dhe ju Edi Ramen
    Jo nuk duam përseritjen e 1997.


    Opsioni mos te nenkuptonte qe me voten kundra 97 do perkrahja Ramen atehere e jipja.

    As Berishen as Rames si kam me qef. Kur flet Rama as 1 min. se duroj dot, si kafshe (jo qe Berisha eshte engjull). Por kur njerez qe flasin si rrugace edhe rrahin grate (si Rama ne mes te Tiranes), kesoj lloj njerezish nuk dua te me perfaqesojne mua si Shqiptare. As njerin as tjetrin pfff qe as gjeren me elementare edukate ne komunikim nuk kane

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nic boj..

    pse harron te shenosh se ne cilen gazete i merr dhe kush eshte autori i shkrimeve qe sjell..

    mos e prish rregullin..

    tani ne teme..

    jemi me 23 prill sot..

    sic shihet ne ca gazeta ka filluar te ndihet reagimi ndaj kryengritjes por jan shum vone.. por me mir vone se kurre..

    kto dit qe kan mbetur kan vlere te jashtzakonshme bile historike ne se atdhetaret i shfrytezojne ne maksimum ne paralajmerimin e cdo qytetari per rrezikun qe i kanoset jetes se tyre e te femijve te tyre nga revolucioni qe pritet te shpertheje..

    cfar do edvini..

    sa me shume gangstere e lahpere te grumbullohen qosheve te tiranes qe pastaj me metodat e djallezuara qe selia roze i di mire qe nga lushnje berat vlore fier 97 ta.. ti ktheje ne falanga zjarr venese e vandaliste e polpotiste..pra caushiste altino dardhoiste..

    ndonje beratas te sqaroje cfare eshte altino dardho-izma..

    kto dite sic e thash dhe dje bamiri ka liruar nga burgjet me porosi e sipas listave te perpiluara nga blend ruc tos kloset.. nje brigade me rreth 400 500 super gangstere vrases e perdhunues.. qe sigurisht do jene caktuar me kohe sipas planeve te shtabit edvinist ne njesitet qe do kryejne shantazho-provokacionet e rrezikshme qe mund te sjellin ate cfar do edvini.. anarkine totale..dhe pordhjen e shtetit.. si ne vlor berat 97 te..

    asnji ciu miu nga ambasadori amerikan.. ne perkrahje te qetesise e stabilitetit..
    kjo eshte faktor shum plus per kupolen kriminale.. sepse u jep forc e shprese se.. ben dhe keshtu..
    pra vidhers vithja.. po ndjek udhezimet e marizes lino..

    eshte dashur qe para votimeve ministria e jashtme e shqiperise ti bente nje note diplomatike stejt departmentit ku ti dergoheshin dhe filmime te perkrahjes flagrante qe widhersi i beri lumpenit enverist qe edvini i mblodhi nen penxheret e kryeministrise.. duke uleritur e u zgerdhire lahperisht e egersisht..

    para votimeve nuk kishte edvini variantin "kutia" .. me te cilin edvini dhe widhersi te justifikonin dhunen demonstrative ne bulevard.. nen dritaret e kryeministrit te ligjshem..

    pra edvini merr fuqi e nxitje diku ne ca klane te fuqishme qe duan permbysje te votes se shqiptareve..

    se ku e kan hallin.. dreqi e di..
    Pra me kohe i duhej treguar widhersit dhe linose se.. nuk bejn mire qe u a ri-sjellin me dhune enverizmen ne pushtet shqiptareve..

    po cfar duhet te bejne shqiptaret..?

    te mos behen causher te ed rucit.. pra te mos i dalin ed rucit.. pra enverizmit ne sheteg ku ai i do.. pra te mos ja mbushin bulevardin me hordhi vandalesh..

    larg nga bulevardi para kryeministrise.. ku klosi do realizoje provokimet e sterholluara..

    kjo eshte mendoj une profilaksia me e mire tash per tash..

    pra te mbetet e vetmuar ne bulevard.. selia roze.. pa plaka thumane .. te seserit.. pa causher te shpeto gjikes.. pa katundar kopliku te ndok ditmir bushatit te ilir beqes se hamitit.. pa boboshticare te pajtim majkos.. pa aldo baro lushnje te dades.. e keshtu me radfhe.. dhe klosi le ti realizoje skenaret jo me turma x te panjohuurish por me emra.. qe i njeh mire ki popull.. ne se ja mban ahere..

    pra me ja heq mundesine e stilit djallezor..hidh gur e fshih dor..



    kjo mund te neutralizoje deri diku revolucionin shtazoro- khmer rruzh..

  6. #26
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    gjeja me e rezikshme dhe njerzit me te rezikshem per shqiperine dhe shqiptaret jane teorit qe paraqesin vetem 2 alternativa per shqiptaret me edi ramen(komunistet e deklaruar) o me salen(komunistet e kamufluar).pra nuk ka rugzgjidhje per shqiptaret por te sillen e stersillen verdall dhe 20 vjet te tjere ne rethin vicioz te vuajtjes dhe peshtjellimit.Si rama dhe krahu qe perfaqeson,si berisha dhe krahu qe perfaqqeson,jane pjese te te njejtit grup kasapesh,qe me thikat e mprehura po e xhvasin,vrasin dhe roberojne shqiperin dhe shqiptaret.Ndryshe sondazhi do perkthehejeni me brarin apo me direkt7 pa pasur nje alternativ te re te njerzve te drejte,te ndershem dhe patriot,qe nuk e shohin te ardhmen e shqiperise ne xhepat e thelle te tyre,te rames,te berishes,por e shohin te ardhmen e shqiperise dinjitoze me personalitet nderkombetar ne podiumet e institucioneve nderkombetare,dhe shqiptaret zot dhe te respektuar ne atdheun e tyre te bashkuar.
    Sa drite shkurter do te ishte zgjidhja qe per te hequr nje hajdut e mashtrues arkain(sala)ta zevendesoje me nje hajdut e mashtrues modern(rama)?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga soni12 : 23-04-2010 më 01:08

  7. #27
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Opsioni i dytë s'ka të bëj fare me Qeverin por me protestat dhe dhunën që mendohet nqs nuk hapen kutit me qef.

    Do të thot nuk ka të bëj fare me qeverin por vetëm mos përseritjen e 1997 (do të thot dhunës)
    Mos ngateroni gjerat ju lutem.
    1-Proteste do te thote te mos jesh dakort me kete ose me ate problem.

    2- Rrezistence do te thote ta ndaloje kete ose ate problem.

    3- Revolucion do te thote permbysje.

    Ne rastin e 30 Prillit behet fjale per proteste ndaj Qeverise (jo vetem per kutite) por edhe per shtrenjtimin e jeteses, bile mos haroni proteste paqesore.


    Hapsi i temes duhet te kete parasysh se ç'far ka shkruar ne krye te temes si titull:
    "Protestat OK. JO dhune ne shoqerine shqiptare"

    Siç edhe shihet ne titull protesta na qenka OK bile e ndare nga dhuna atehere pse ne pikat e sondazhit protesta vihet ne te njejten pike me dhunen ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 23-04-2010 më 14:07

  8. #28
    Nuk ma merr mendja qe ka akoma budallenj qe duan perleshje dhe rremuja ne shqiperi edhe ato qe shkojn neper mitingje partish per mendimin tim jan injorante,do ishte me mire te bejn protesta per rritje ekonomike,se sa te bejn protest per karrigen e edi rames apo sales apo kushdo qofshin ato.Protestat ne gjith boten i organizojn sindikatat e pavarura ne mbeshtetje te popullit,kurse ketu i organizojn partit politike ne mbeshtetje te karriges dhe miljonave dollar te tyre.Cfar prapambetje ne mentalitet ka ky popull
    Revolution 1848

  9. #29

    Anketë me temë të pakonceptuar si duhet

    Kodi:
    1. Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha (Po ashtu dhe me dhunë)    
    ademgashi_dk, beni33, dritek7, Lupetto06, njemik•, vota: 5 - 17.24% 
    
    2. Jo nuk duam përseritjen e 1997.    
    Besoja, Brari, Drenica 97, EuroStar1, extreme, fattlumi, gimche, Kinney, Mau_kiko, Mexhi, Nice_Boy, Rugova, Schpresa, TetovaMas, Torcida_Trepca vota: 15 - 51.72% 
    
    3. Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi    
    ajzberg, Alienated, Bel ami, celyy, EdiR, EuroStar1, MemphiS_, Nice_Boy, palushi, PLAKU, tias vota: 11 37.93 %
    Në fakt kur kam votuar nuk i kam shikuar në detale pyetjet dhe tek tash e shoh se paska qenë një anketë koti, kjo, ani se aktuale!

    1. Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha
    Unë nuk e kam votuar pikën e parë për shkak të individit, por i bindur se kjo qeveri aktuale, sa më shpejt që të bjerë aq më mire është për Shqipërinë. Meqë rrugët tjera janë mbyllur, e vetmja rrugë ngelet kjo e protestave. Dhe jo vetëm kaq. Protestat nuk duhet të ndalen as me qeverinë e ardhshme ( madje të ardhshme, të ardhshme ) derisa mos të vie një qeveri që është tamam për popullin. Por JO DHUNË. ( Këso qeverie vështirë se vie në një të ardhme të shpejtë, meqë ka brumë të keq, prandaj vetëm diaspora mund ta shpëtojë Shqipërinë ( trojet shqiptare ). Ka punë për t’u krijuar një mentalitet tjetër, për t’u bërë një brumë bashkëkohor ).


    2. Jo nuk duam përseritjen e 1997
    Besoj populli do jetë syhapur dhe nuk do të bie nën ndikimin e urdhërave të kësaj politike dështuese, mjerane dhe poshtëruese. Populli, përkundër dëmeve dhe mynxyrës së 97, tregoi pjekurinë e tij, ta zëmë pilotët që kishin urdhëra për të bobmbarduar caqe civile nuk i rrespektuan këta urdhëra, por aterruan në Itali. Populli besoj e di se në raste trazirash, anarkish e mjegullnajash u hapet rruga bandave kriminale që të veprojnë hapur e lirshëm. Ndoshta nuk është krejt e paqëllimtë amnestia dhe lirimi i kriminelëve!


    3. Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi
    Fjala e urtë thotë:”Këtë kokë patëm këte feste na vunë”. Derisa shqiptarët të kenë këtë kokë ( mentalitet ) do ta kenë dhe këtë feste! Sytë janë për të parë ( ani se thuhet njeriu sheh me mend ), o burrani! Mendoni një herë: Kriminelit të Ballkanit ia mundësuan liberalizimin e vizave, Shqipërisë - deri në fund të vitit edhe kjo madje nuk është e sigurtë- jo. Hapni sytë dhe lirohuni një herë e mirë nga politikanë gdhe që udhëheqin politikë gdhe.
    Unë e di se në Shqipëri ka njerëz të ditur. Unë nuk kam dëshirë të kemi një Shqipëri Gdhe!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Kodi:
    1. Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha (Po ashtu dhe me dhunë)    
    ademgashi_dk, beni33, dritek7, Lupetto06, njemik•, vota: 5 - 17.24% 
    
    2. Jo nuk duam përseritjen e 1997.    
    Besoja, Brari, Drenica 97, EuroStar1, extreme, fattlumi, gimche, Kinney, Mau_kiko, Mexhi, Nice_Boy, Rugova, Schpresa, TetovaMas, Torcida_Trepca vota: 15 - 51.72% 
    
    3. Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi    
    ajzberg, Alienated, Bel ami, celyy, EdiR, EuroStar1, MemphiS_, Nice_Boy, palushi, PLAKU, tias vota: 11 37.93 %
    Në fakt kur kam votuar nuk i kam shikuar në detale pyetjet dhe tek tash e shoh se paska qenë një anketë koti, kjo, ani se aktuale!

    1. Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha
    Unë nuk e kam votuar pikën e parë për shkak të individit, por i bindur se kjo qeveri aktuale, sa më shpejt që të bjerë aq më mire është për Shqipërinë. Meqë rrugët tjera janë mbyllur, e vetmja rrugë ngelet kjo e protestave. Dhe jo vetëm kaq. Protestat nuk duhet të ndalen as me qeverinë e ardhshme ( madje të ardhshme, të ardhshme ) derisa mos të vie një qeveri që është tamam për popullin. Por JO DHUNË. ( Këso qeverie vështirë se vie në një të ardhme të shpejtë, meqë ka brumë të keq, prandaj vetëm diaspora mund ta shpëtojë Shqipërinë ( trojet shqiptare ). Ka punë për t’u krijuar një mentalitet tjetër, për t’u bërë një brumë bashkëkohor ).


    2. Jo nuk duam përseritjen e 1997
    Besoj populli do jetë syhapur dhe nuk do të bie nën ndikimin e urdhërave të kësaj politike dështuese, mjerane dhe poshtëruese. Populli, përkundër dëmeve dhe mynxyrës së 97, tregoi pjekurinë e tij, ta zëmë pilotët që kishin urdhëra për të bobmbarduar caqe civile nuk i rrespektuan këta urdhëra, por aterruan në Itali. Populli besoj e di se në raste trazirash, anarkish e mjegullnajash u hapet rruga bandave kriminale që të veprojnë hapur e lirshëm. Ndoshta nuk është krejt e paqëllimtë amnestia dhe lirimi i kriminelëve!


    3. Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi
    Fjala e urtë thotë:”Këtë kokë patëm këte feste na vunë”. Derisa shqiptarët të kenë këtë kokë ( mentalitet ) do ta kenë dhe këtë feste! Sytë janë për të parë ( ani se thuhet njeriu sheh me mend ), o burrani! Mendoni një herë: Kriminelit të Ballkanit ia mundësuan liberalizimin e vizave, Shqipërisë - deri në fund të vitit edhe kjo madje nuk është e sigurtë- jo. Hapni sytë dhe lirohuni një herë e mirë nga politikanë gdhe që udhëheqin politikë gdhe.
    Unë e di se në Shqipëri ka njerëz të ditur. Unë nuk kam dëshirë të kemi një Shqipëri Gdhe!
    Po po ke te drejte,po nuk e mori Edi Rama do ta japim ty qeverin
    Revolution 1848

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •