Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni edhe ju pro që dhuna nuk i duhet shqiperia. A do ta përkrahni dhe ju Edi Ramen

Votues
31. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha ( Po ashtu dhe me dhunë)

    6 19.35%
  • Jo nuk duam përseritjen e 1997.

    16 51.61%
  • Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi

    12 38.71%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lezhë,

    Rama: Protesta për kutitë, barrikadë rrënimit ekonomik

    Shekulli Online | 20/04/2010


    LEZHE - Në vazhdën e protestave që Partia Socialiste ka nisur në të gjithë Shqipërinë, sot kryetari i socialistëve, Edi Rama është ndalur në qytetin e Lezhës.

    Rama foli për problemet specifike të kësaj zone që janë motiv për protesta. "Berisha, 4 muaj më parë theksoi se kjo përmbytje ndodh një herë në 100 vjet. Sot përsëri Lezha dhe Shkodra janë përmbytur. Gjëra që ndodhin 1 herë në 100 vjet në qeverinë Berisha dhe pushtetin e tij që nuk e bën atë dot mbret, përmbytjet ndodhin 3 herë në 4 muaj, duke shkaktuar dëme që sjanë shkaktuar në 100 vjet", u shpreh Rama.

    Ndërsa duke folur për transparencën zgjedhore, ai tha se "pushteti i Sali Berishës nuk ka fundosur vetëm zgjedhjet por edhe ekonominë. Në 3 muajt e fundit, 71 mijë shqiptarë humben vendet e punës".

    Ndërsa deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli, si një ndër arsyet se përse duhet të protestojnë lezhjanët veçoi mosmarrjen e dëmshpërblimeve të përmbytjeve në Fushë Kuqe, Tale dhe Ishull Shëngjin.


    ****


    ora 13:30
    Shfaqje shqetësuese e cilësoi lideri i PS-së Edi Rama, konferencën e mbrëmshme të Berishës pas kthimit nga Brukseli.

    Gjatë një komunikimi me mediat, Rama deklaroi se tashmë të gjithë e dinë se sukseset e të parit të qeverisë janë imagjinare, ndërkohë që vendi vuan krizën ekonomike dhe rrënimin e demokracisë.

    Ai ftoi qytetarët të gjithë në protestën e 30 prillit, ndërsa shtoi se 1 maji do të jetë protesta më e gjatë që një popull bën për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.


    Më poshtë fjala e Ramës


    Ishte një shfaqje shqetësuese sepse tregoi fare qartë se i pari i qeverisë është i fundit njeri i interesuar në këtë vend për të zgjidhur krizën therëse që po prek përditë si një epidemi varfëruese familjet shqiptare.


    Zoti Berisha foli për suksese imagjinare pikërisht në ditën kur u provua publikisht se vetëm në tre muajt e fundit 71 mijë vetë kanë humbur vendin e tyre të punës.


    80 mijë vende pune premtoi zoti Berisha kur kërkoi votën e shqiptarëve dhe pasi u grabiti votën ka nxjerrë në rrugën e papunësisë mbi 100 mijë njerëz në më pak se një vit.


    Zoti Berisha u tha se nuk e mori vesh në Bruksel se kur do të liberalizohen vizat për shqiptarët dhe këtë ai e quan një vizitë të suksesshme, ndërkohë që deri para pak javësh i siguronte njerëzit se këtë verë do të dilnin nga kufijtë pa viza.


    Mesa duket edhe një gjashtëmujor tjetër po digjet pa heqje vizash, sepse ky pushtet që i ka vënë vizën parimeve e vlerave më elementare të qeverisjes në demokraci, nuk është në gjendje t'u ofrojë njerëzve asgjë më shumë sesa zhgënjim, ndërkohë që duke i gënjyer papushim vijon të rrijë në këmbë për të grabitur sa të mundet, ku të mundet e çfarë të mundet.


    Zoti Berisha jo vetëm u vodhi votën shqiptarëve, por nën pushtetin e votës së vjedhur njerëzit po humbasin përditë vende pune duke paguar përditë e më shtrenjtë ushqimin, dritat, ujin, ilaçet. Kurse qeveria u tregon përditë gënjeshtra e përralla tallëse për rritje spektakolare ekonomike dhe mrekullira ekonomike planetare, të cilave njerëzit duhet e do t'u përgjigjen me protesta të përshkallëzuara deri në 30 prill e më tutje.

    Ndërkohë që tanimë u provua zyrtarisht, mbështetur mbi dokumentet e Bankës së Shqipërisë, se rritja ekonomike e vitit 2009 ka qenë jo më shumë se 0%, se rritja e papunësisë është një tendencë e pandalshme shkatërruese për ekonominë e familjeve të pambrojtura dhe se investimet publike apo private janë në rënie të vazhdueshme, s'ka asnjë pikë dyshimi se ky vit është ekonomikisht edhe më i keq se i shkuari.


    Kjo e keqe i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të votimit dhe fajtori i vetëm për këtë gjendje alarmante të demokracisë e të ekonomisë së vendit është keqqeverisja që duhet ndalur me çdo kusht. Protestat janë mjeti që populli ka në dorë për të zmbrapsur fuqinë abuzive të një qeverie të pushtetarëve që kërrus përditë kurrizin e qytetarëve me korrupsion e varfërim.


    30 prilli do të jetë dita kulmore e protestave të përditshme që po zhvillohen kudo për hapjen e kutive të krimit elektoral dhe 1 maji do të gdhijë si dita e betejës qytetare për nxjerrjen e ekonomisë së vendit nga kutia e një krize që e thellojnë përditë pushtetarët dhe e paguajnë në fund të çdo muaji qytetarët.


    Shfaqja shqetësuese e zotit Berisha mbrëmë është një arsye më shumë për të dalë në 30 prill e në 1 maj në protestën më të gjatë e më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e provokuar nga qeveria e vet.



    ______________


    Deklaratat e Berishës, PS: Kryeministri në botën e ëndrrave, jashtë realitetit
    TIRANË - Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka reaguar pas konferencës së Kryeministrit për vizitën e tij në Bruksel.

    "Sot pamë kryeministrin të flasë për çdo gjë përveçse Shqipërisë reale. Pas ai nuk ka asnjë lidhje me realitetin e shqiptarëve", tha Shalsi, ndërsa shtoi se "pushteti i tij ngrihet mbi vjedhjen e votës, mbi vjedhjen e pronës, mbi korrupsionin, mbi dhunimin e fjalës së lirë, mbi dhunimin e institucioneve të pavarura".

    "Shqipëria e vërtetë është ajo që publikoi INSTAT sot. 75 mijë shqiptarë kanë dalë të pa punë vetëm brenda 3 mujorit të parë të këtij viti.

    Kjo është Shqipëria e vërtetë! Kjo është arsyeja sepse ne do protestojmë në 30 prill, kjo është arsyeja sepse më 30 prill shqiptarët do protestojnë masivisht në bulevardin qendror të Tiranës, deri në largimin e Sali Berishës".



    Berisha: KE na mbeshtet


    "Në Bruksel shkova për të paraqitur përpara Komisionit Europian librin e të vërtetave më të mëdha të shqiptare, që përmban të gjitha të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 18 vite, përmban të gjitha ligjet, praktikën, reformat, me të cilat shqiptarët ndërtuan demokracinë funksionale, idealin e tyre europian", u shpreh Berisha në daljen e parë publike pas vizitës në Bruksel.

    Ai përmendi të gjitha takimet me drejtues të lartë të Komisionit Eruopian, duke i cilësuar si të frytshme për vendin tonë. Ai tha se i informova personalitetet më të larta europiane se qeveria do bëjë çdo përpjekje për të zgjidhur ngërcin politik, sic tha ai duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe transparencën e formës europiane.

    "Institucionet demokratike të këtij vendi kanë të gjitha proceduarat jo vetëm për të hapur kutitë por dhe kasafortat më sekrete të këtij shteti. E rëndësishme është ti përmbahesh Kushtetutës dhe rregullave të shtetit ligjor" u shpreh Berisha.

    Ndërkohë, foli me superlativa për përparimet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit. "Në vizitën time të parë në Bruksel mund të thuhet pa ekzagjeruar se në disa aspekte vendi ndodhej edhe shekuj larg Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Pas 18 vitesh , unë në Bruksel përfaqësova një vend anëtar të NATO-s, të Këshillit të Europës, që ka firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit. Përfaqësova një vend që bëri zgjedhje të lira e të ndershme, një vend që i rezistoi krizës ekonomike", u shpreh Berisha.




    30 KOMENTE

    Zoti Edi Rama,
    Zoterinj opozitare,
    Qe Sali Shakaxhiu e ka mbushur kupen dhe ka filluar e ka kohe qe derdhet kjo nuk ka me asnje dyshim! Vjedhja e votave, manipulimi i gjithe sistemit shteteror, gjykatat e prokuroria, presidenti , qeverisja e vendit me nje parlament gjysmagjel, gjendja e mjerueshme ekonomike kthimi i vendit ne njeren nga vatrat me te rrezikshme te korrupsionit dhe droges,vrasjet politike,presioni mbi mediat si dhe demagogjia dhe presioni i paprincipt mbi opoziten, mungesa e nje perspektive te qarte per popullin, e bejne te domosdoshme largimin e qeverise se Sali Berishes. Kete tashme njerzit e kerkojne cdo dite e me shume.
    Kush duhet ta kryeje kete detyre imediate qe Demokracia dhe perspektiva e vendit te mos vazhdojne me tej te vihen ne rrezik?Para se gjithash tashme eshte e qarte se ky politikan me prirje te theksuara bajraktariste nuk e ka kurajon dhe te lere vet karrigen....
    Perkundrazi ai perdor te gjitha mjetet dhe demagogjine politike per te ruajtur pushtetin e vet dhe te klanit te tij.
    Nje pseudodemokrat i ketij kallepi nuk largohet kurre me thirrje dhe demostrata paqesore!
    Populli ka te drejte ta largoje ate ,kur nuk rrespekton rregullat e Demokracise me te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion.Dhe e vetmja force qe i njihet e drejta te mobilizoje Popullin eshte Opozita!
    Mos u terhiqni nga kercenimet e Saliut qe ka 20 vjet dhe eshte bere mjeshter i demagogjise dhe i manipulimit! Mjaft me me kete politikan sharlatan dhe te paafte, qe po mban peng perparimin e nje populli te tere per afro nje cerek shekulli!


    Neti Vjosa | April 20, 2010 10:45 PM | Repliko

    O Arber nga kanadaja! mire e ke sa thua.po kur do te flasin te gjithe emigrantet vertet shqiptare ne kanada,ne unison per keto probleme qe shqetesojne shqiperine.E ndare shqiperia,te ndare emigrantet! Sa keq.
    S'po degjojme nje ze te Shoqateve emigrante kudo ne bote.Si ta shpjegojme kete.
    Falemindrit individeve te vecante qe paraprijne me mendimet e tyre atdhetare permes kesaj gazete, vertet atdhetare.
    Dashamiresi d.


    Dashamiresi d | April 20, 2010 7:25 PM | Repliko

    Do me bente qefi kur te dalin protestuesit te ngrejne lart parrula si:
    'te hapen vende pune',
    'poshte varferia',
    'n'dal krizes ekonomike e politike'
    dhe jo t'gerthasin rroft PS'ja e posht PD'ja
    Ishalla kane zon men ket here?!


    shoku kumandar | April 20, 2010 6:36 PM | Repliko

    me kete popull budalla u tall enveri me gjakataret e tjere per 50 vjet,edhe saliu si nxenesi i enverit do te tallet 50 vjete.sepse komunistet e njohen koken e shqipetareve vetem se lehin dhe nuk te kafshojne,shqipetaret vrasin njeri tjetrin per 5 leke dhe mbrojne keta udheheqesa qe po i xhvasin cdo prone dhe dinjitetin e tyre.ne bertitem sa u ngjirem poshte komunizmi dhe komunistet por ata u bene me te fuqishem dhe me me kryesorja u bene te pasur qe tani nuk e rruajne me se cfare lehni ju keteu duke share njeri tjetrin per kete plehra.


    lesi | April 20, 2010 6:00 PM | Repliko

    Po pra, perpara... Po perpara eshte gremina, se Berisha yt na ka cuar ne buze te saj.


    Alban Albanicus replike per komentin nga myzeqari | April 20, 2010 5:51 PM | Repliko

    Qe Enverime Ramize jane votuar 99.9% kete e dime,sepse per te edhe ata qe i persekutoi,ju vrau baballaret,i internoi " votuan " per ta?!!!Ti pyet replikuesin tend ne se i vodhi apo jo Sala votat?!!!Pergjigjen qe ti se do e gjen dhe duhet ta maresh nga organet e ngarkuara me ligj dhe jo nga Hajduti.
    Grereza


    Grereza replike per komentin nga zefi | April 20, 2010 3:52 PM | Repliko

    Edhe Enver Hoxha me Ramiz Aline ishin udheheqes me votat e popullit,POR ZOTROTE,KUR TE ERDHI NE MAJE TE HUNDES, NUK PYETE PER VOTAT ,POR I VURE ZJARRIN PUSHTETIT TE TYRE! bjeri shkurt VODHI APO JO SALIU VOTAT???Ne se jo,ATEHERE ,PSE KA FRIKE TI HAPE KUTITE????Haaaaa!


    zefi replike per komentin nga Historia | April 20, 2010 3:40 PM | Repliko

    Historia! Nuk e di por me mendimet e tua, si do ti qe t'i quaj te mykura apo te ndryshkura, gjithmone me baze sahanlepiresi, kam bere nja dy here replike.Sipas teje ata qe nuk e duan berishen nuk kane te bejne me Shqiperine. Pa ktheje pak mbarazi ate flete pacavuren se do te dali e kunderta. Pa degjome dhe mua tashti: Koshi i plehrave te historise eshte gati dhe po te pret krahhapur ty, Berishen tend dhe gjithe ............qe e shkaterruat shqiperine dhe shqiptaret.Ti nuk je historia ....Keshtu bucko, dhe mos na bej konkluzione qe nuk bejne as per tek ai vendi.


    Vezhguesi F replike per komentin nga "Historia" | April 20, 2010 3:36 PM | Repliko

    Civilizimi modern dhe meritat, ketu ne perendim nuk maten me ate se ne cilen 'parti' ban pjese......Kurse per PARTINE KOMUNISTE MERITA MA E MADHE ISHTE PO TE ISHE ANTAR I SAJ, Po patet vrejtje ,e mirpres.


    cani replike per komentin nga Lymi. | April 20, 2010 3:13 PM | Repliko

    NESE VAZHDOHET ME KETO VERSIONE NJE GJE ESHTE E SIGURTE, AJO PJESE QE DO TE FITOJE KA PER TE QENE SHUME E VOGEL NE KRAHASIM ME PJESEN DERRMUESE QE KA PER TE HUMBUR. NUK DO SHUME TRU TE ANALIZOSH PERVOJEN SHQIPTARE PER TE ARRITUR NE PERFUNDIM DHE NE KETE KUADER GJITHNJE E ME SHUME PRANOJ VERSIONET E ANALISTEVE TE HUAJ, SE NE KURRE SKEMI DITUR TE QEVERISIM DHE ME SHUME IA KEMI FUT NJERI-TJETRIT.
    JAM I QARTE SE ATA QE DO TE VUAJNE JANE QYTETARET DHE FSHATARET E VARFER. (NUK E BESOJA QE DO TE CENSUROJA VETEN PER TU PELQYER NGA MODERATORI I GAZETES,MEGJITHESE E DYSHOJ)


    loku | April 20, 2010 3:10 PM | Repliko

    Ene nji gjo Lymo, smaj men tkem thon noi here ty qe je komunist, se sot po te shoh per here te pare me kete emer.


    Tironsi vjeter replike per komentin nga Lymi. | April 20, 2010 3:08 PM | Repliko

    Ca bo ti Lymi tutit, sjom as i 67-tes, as i 45-ses, as i 90-tes as i 2000-shit, ja dhash e atij parizjenit pergjigjen, ne qofte se sje ti vet. Njoni qe mpyti se ku ka qene mapo 8, i thash se po tme thote se ku ka qen xhamija vjeter, para Ethem Beut, ta kallzoj se ku ka qene mapo 8. Mos je ai qe ke ardhur nga vitet 80-ta, me rraf tironsit, qe u bojshin kollovar me bo pashaportizim ntiron? Se ndryshe skishte shonc, se dilte polici ke ura Milotit dhe ju kthejte mrapsh, vetem Pal Vata, vinte ntiron pa pashaport, ose me biciklet nga Shkodra ntiron, me pa neshjet. te boj te fala nga Ali Demi.


    Tironsi vjeter replike per komentin nga Lymi. | April 20, 2010 3:05 PM | Repliko

    O parizieni etnik me P te vogel, ne nje rast te sqarova se jom te pakten nja 150-vjet ne Tiron, por arsyeja qe e vura tirons i vjeter, ishte se nje tjeter tironc debaton ketu ne shekull. Para disa kohesh bera nje replike si tironc dhe me vone pash se dikush para meje kishte te njejtin nick. Okej o parizjen.


    Tironsi vjeter replike per komentin nga Parisieni fringo | April 20, 2010 2:58 PM | Repliko

    mendoj se revolta eshte rruga me demokratike per te rrezuar kete qeveri, qe vetem per shqiperine dhe shqiptaret nuk punon, per gjithe te tjeret po, greke, serbe e lloj lloj sorollopi.

    Lexova pak me lart komentin e (historia). Desha vetem te them te pakten nderro emrin vere biologjia ose pularia berthamore. hajt shnet ,


    moxart_78 | April 20, 2010 2:50 PM | Repliko

    Sa per dijeni "tironcit e vjeter",kurre nuk kam qene dhe as nuk jam me komunistet. As me ato te vjetrit as me kete modernit.Ti tironc i vjeter,duhet te jesh i vitit 1967,ose kijameti i vitit 1946


    Lymi. | April 20, 2010 2:35 PM | Repliko

    BERISHA ESHTE KRYEMINISTER I VENDIT ME VOTAT E POPULLIT,TE SHUMICES SE TIJ. ATA QE KANE BESIM TEK BERISHA KANE VOTUAR PER TE. PRANDAJ NUK ESHTE E THENE QE PER BERISHEN TE VOTOJNE TE GJITHE. NUK ESHTE E THENE QE BERISHEN TA DUAN TE GJTHE. MJAFTON QE E DO SHUMICA E SHQIPTAREVE DHE PAKICA DUHET TE PRESE DERI NE ZGJEDHJET E ARDHSHME PER TU PROVUAR. ATA QE SHKRUAJE E KOMENTOJNE KUNDER BERISHES MENDOJ SE NUK I LIDH ASGJE ME SHQIPERINE DHE NUK JA DUAN TE MIREN ASAJ. KOHA DHE HISTORIA DO TI HEDH ME NEVERI NE KOSHIN E PLEHRAVE.


    Historia | April 20, 2010 2:35 PM | Repliko

    Sa lavdi dhe nder me qene "tirons i vjeter". Nuk e di se me ç'fare mburrje provinciali deklarohet ky tironci i vjeter. Ketu ne france asnje parizien nuk mburret para nje marsejasi apo lionezi. Keta "tironcit e vjeter" qe Partia i beri diçka, se te ishe tironc ishe gjithçka,bile edhe intelektual vetem e vetem se ne tirane ishte selia e Partise.O "tironc",edhe i vjeter qofsh!Nuk eshte me rendesi dhe merite se ku ke lere.Me rendesi eshte se kush je.Dhe menyra se si deklarohesh ti me mburrje ...Ç'fare do te themi ne "parisienet antike" atehere. Kujdes pak!


    Parisieni fringo | April 20, 2010 2:32 PM | Repliko

    Do apo sdo Rama kjo Shqiperi do shkoje perpara.


    myzeqari | April 20, 2010 2:20 PM | Repliko

    Ruaju ujit, zjarrit dhe popullit, thote populli. Ujit (te Shkodres) nuk ju ruajte, Berishe, megjithate, shpetove, sigurisht me mashtrime. Zjarrit te Gerdecit i shpetove, megjithese gjyqi ende nuk ka mbaruar dhe, me sa duket, mund te dale edhe emri i Shkelzenit tend. Por popullit te 30 prillit zor se mund t'i shpetosh. Ti mendon se mund te perdoresh Policine dhe Ushtrine, por kot e ke. Mos luaj me ta se edhe ata bij te ketij populli jane, keshtu qe zor se mund ta vene koken ne rrezik per nje ...si zoteria juaj. Ke kohe deri me 30 prill te mendohesh e te veprosh, te pakten per te ruajtur veten ...


    Otoni | April 20, 2010 2:00 PM | Repliko

    Nje fjale e urte thote: Plakut P...n, mos ja degjo por fjalet degjoja. Por mesa duket ketij Plaku Berati, sduhet tja degjosh te dyja. Cudi si nuk degjuam ndonje fjale nga Berisha per Ramen sa ishte ne hall te vet, ky paska qen komunisti me i flakte dhe ne se paskemi ditur panvaresisht se partia e Saliut PPSH-ja ne 89-90, e quanin fashist. Por sa erdhi Rama ne krye te PS-se, plasi bomba, Saliu gjeti me ne fund nje komunist te flakte, i vjen inot se kujto se do i zej venin.

    Mos ki frik Sali Berisha se vetem venin si kryeminister do ta zej se si ish komunist sta ze njeri venin.


    Tironsi vjeter replike per komentin nga Plaku Berati | April 20, 2010 1:32 PM | Repliko

    Mos prit fjale te erekendeshme nga nje goje e lig.Budallai ka kete veti qe se ka njeriu i mencur,eshte i kenaqur nga vetja e tij.
    Keshtu thoshte Napoleoni i madh per njerezit qe nuk shikonin pertej hundes se tyre.
    O popull,ky antishqiptar qe na c'udheheq prej 20 vitesh e ka shtuar shume zullumin e tij.
    O burra ta shporrim njehere e mire.


    corba e vjeter | April 20, 2010 10:56 AM | Repliko

    O Plaku i Beratit! Une dhe ti nuk kemi pse na "ha meraku" shume per PS-ne. Sigurisht nga kahe te ndryshme. Une, sepse kam deklaruar qe nuk i perkas asnje force politike, por jam thjeshte nje shqiptar qe te bardhes i them te bardhe dhe te zezes te zeze, pavarsisht se kujt i perket. Ndersa ti, ti je nje militant i mirefillte i Pd-se qe kerkon te besh diversion te trashe, te njejte si padroni yt, qe ke ndjekur nga pas per 20 vjet.
    Komentoj ketu se sot ne Shqiperi ka shume te zeza. Prandaj, lum daja, mos gri sallate kot, se nuk ta var njeri, or adoleshent qe vetquhesh plak, se ke shku per ..esh nga mendja.


    Vezhguesi F replike per komentin nga "Plaku" i Beratit | April 20, 2010 10:44 AM | Repliko

    Ndegjova pa kujdes me nje fjale shkarazi intervisten e Sali berishes ne TVSH,nuk mund te kisha durim te ndegjoja idiotizmat e nje kryeministri ...te vendit tim, shihja me habi te madhe se si gazetare te ndryshem,mbanin shenime ne blloqet e tyre,a thua se kryeministri i vendit tim, nxirrte thesare nga goja dhe ketyre gazetareve tane - qe vetem gazetare nuk jane -sepse dallohen per servilizem dhe bashkepunetore ndaj qeverise dhe Sales,nuk u mbetej gje tjeter vetem te degjojne "me respekt"salen, tamam si ne ne kohen e Enverit.

    Fjalimi e kryeministrit te vendit tim, ishte mbushur vetem me suksese dhe arritje te medha dhe sipas tij keto 20 vjet te udheheqjes se tij, kemi arritur vetem suksese arritje qe bota nuk i ka realizuar ne keto 70 vjet demokraci.

    Por per fat te keq, keto idiotizma thuhen akoma dhe sot, si ne kohen e kongreseve.


    napolon | April 20, 2010 9:36 AM | Repliko

    Berisha enderron per ta bere shqiperine me te mire se te enverit.
    por qe ne minuten e pare te perpjekjeve per ta realizuar kte enderr ju qepet ju ..... per ta penguar.


    bazja | April 20, 2010 7:51 AM | Repliko

    Kryeminister ...ot! Kujton se jeta e shqiptareve permiresohet kur Ti bredh poshte e perpjete Evropes!
    Ke 20 vjet qe mashtron popullin me Shqiperine europjane, kur vendi eshte drejt rrenimit ekonomik, kur qindra mijera shqiptare jane te pa pune, dhe mezi presin te largohen nga Shqiperia Jote e rrempallosur!
    Shqiperia pa Sali Berishen,pa rrempallen, eshte shpetimi i kombit shqiptar.


    tonny | April 20, 2010 12:11 AM | Repliko

    Saliu mbasi "investoj"2 miljard Ero ne parkun e Semanit, qe e inaguroj me pompozitet para 4 vjetesh kaloj dhe "investoj"nja 2 miljard ne parkun e Lezhes per te vazhduar me "miljardat" e parkut te Durresit,me 6000km rruge rurale,20 miljom rrenjet e ullinjve per te perfunduar ne parajsen e Bunes ( ne kulmin e permbytjeve)qe do behej i lundrushem dhe Shkodranet do benin qejf te madh packa se uji u kish vajtur nja 2 metra brenda ne shtepi.Ky eshte Saliu, qe te na rroj thoshte Kadri Rroshi ne rolin e Sali Protopapes dhe te na puthi pake prapanicen.Thoni po deshet qe nuk eshte delenxhi(fjala delenxhi i perfshin te gjitha)kryeministri yne.


    Ollga Toronto | April 19, 2010 11:45 PM | Repliko

    Sado te mundohesh o Sali ti zbukurosh paudhesite e tua ndaj popullit shqiptar nuk ke per t`ja arritur qellimit. Kete po e verteton koha çdo dite. Vete dorezimi i pyetesorit pa perfaqesues te opozites tregon se ti dhe shqiperia eshte ne krize te thelle dhe kjo krize sado qe ti te mundohesh ta fshehesh aq me e dukshme behet, sado te mundohesh ta largosh aq me afer behet ajo,kjo per arsye te vjedhjes se votave. Hipokrizia jote tashme eshte nje perralle me te cilen as femijet e vegjel nuk vihen ne gjume pa le populli shqiptar qe po te vezhgon dhe do te jape pergjigjen e merituar me largimin tend nga skena politike e te dergojme ne muzen e shqiperise dje, se ne ate te shqiperise sot nuk ka me vende. Ajo kushtetuta per hapjen e kutive ti e shkele me dy kembet, dhe protestat popullore do te jene ato qe do te tregojne mire se çeshte kushtetuta


    Aliu nga Selenic | April 19, 2010 10:54 PM | Repliko

    Kur degjon propoganden e ketij papagalli demagog te vjen turp qe ai perfaqeson vendin tone.
    Hallet e vendit jane te medha dhe ato nuk zgjidhen me propogande bolshevike.
    Papunesia e jashtezakonshme, varferia ekstreme, gjakmarrja ne veri, paprespektiva e brezave qe mbarojne shkollen e duan te lene vendin ne pamundesi te punesimit zgjidhen me pune e e ndershmeri dhe jo me llafe e brockulla o "shoku Sali.
    Leri te tjeret ta vleresojne punen tende.

    Arber, Canada


    Arber | April 19, 2010 10:43 PM | Repliko

    Jemi te shqetesuar per punet tona ne PS dhe pastaj per kombin dhe poziten. Po behet nje vit qe rrotullohemi rreth mullarit te Edit...dhe asgje.. Po te shikojme realitetin ne PS do te thonim se eshte ne prag falimenti.Per kete arsye sot komentojne dhe zedhendesojne Edin vetem njerez pa karriere politike ne PS, vetem perfitues te çastit dhe behen politikane pastaj.....si Shalesi apo ndonje tjeter..
    Edi kurre nuk pelqen te diskutojne figura te PS, ato i kerkon si mish per top vetem kur i lypsen per te kaluar ndonje lume.


    Plaku Berati | April 19, 2010 9:35 PM | Repliko

    Sa me shum qe e hap gojen berisha aq mo shume qelb Shqiperia .
    Te kena paralajmeru o ...,mos e hap me gojen se na qelbe.


    xhungla.................... shqiptare | April 19, 2010 9:27 PM | Repliko
    Komenti juaj

    -

    shekulli

  2. #12
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Une nuk votova asnje opsion te ketij sondazhi sepse eshte ndertuar pa alternative.
    1- Nuk votoj dot piken e pare per protesta (megjithse jam plotesisht dakort) sepse bashke me te eshte edhe fjala dhune qe une nuk jam dakort.
    2- Nuk votoj dot piken e dyte sepse eshte vendosur ne kontekstin e gabuar ketu.
    3- Nuk votoj piken e trete sepse kursesi nuk jam dakort me kete Qeveri.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Të njejtën gjë po thoja dhe unë si Station! Por me disa ndryshime.

    Po do ta përkrah deri sa të bjer qeveria Berisha ( Po ashtu dhe me dhunë
    Ideja që qeveria të bie është ideja më e bukur, por jo duke u përkrahur z.Edi Rama, person i cili është një reliktë po e njejtë si dhe z.Sali Berisha. Gjithashtu jam pro dhunës, por dhunë e cila drejtohet nga një person i cili e di që kjo dhunë i shërben popullit ... pasiqë kuptuam se politikanët e paditurë, nuk kuptojnë me anë të dialogut, kërkojnë drurin.

    Jo nuk duam përseritjen e 1997.
    Normale që nuk duam përsëritjen e 1997, sepse dhe atëherë pas rrëzimit të një qeverie të dështuar, erdhi një qeveri poashtu e dështuar.

    Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi
    Ky opsion bie, nga faktet që bredhin në internet dhe nga britmat e të rinjëve shqiptarë.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #14
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Te kishte nje opsion qe s'me pelqen as njera as tjetra do votoja.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Te kishte nje opsion qe s'me pelqen as njera as tjetra do votoja.
    Pse me votu kunder perseritjes se 97 nuk ashte opsion i vlefshem ??

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    realisht keto te dyja jane i njejti opsion:

    Jo nuk duam përseritjen e 1997.
    Besoja, Brari, Drenica 97, extreme, Kinney, Mau_kiko, Nice_Boy, TetovaMas
    8 47.06%
    Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi
    Alienated, celyy, MemphiS_, Nice_Boy, palushi, PLAKU, tias

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    I hape kutite aaa ??

    Na kallxo po deshte edhe ata te tre te dhunes !!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    realisht keto te dyja jane i njejti opsion:

    Jo nuk duam përseritjen e 1997.
    Besoja, Brari, Drenica 97, extreme, Kinney, Mau_kiko, Nice_Boy, TetovaMas
    8 47.06%
    Jam i knaqur me qeverin dhe ndryshimet që po bëhen në Shqiperi
    Alienated, celyy, MemphiS_, Nice_Boy, palushi, PLAKU, tias


    Nese nuk deshiron perseritjen e ngjarjeve te 97' nuk do te thote se je i kenaqur me qeverin Berisha, por je kunder dhunes pa marr parasysh se ndaj kujt ushtrohet ajo. Te pakten keshtu e kuptoj une dhe shpresoj se edhe hapsi i temes e ka menduar te njejten , perndryshe me duhet te terheq voten time!

    Edi Rama me shoke publikisht kerkon rrezimin e qeverise me dhune dhe kjo eshte nje sprove e madhe per popullit shqiptare.
    Une e dua Shqiperine me shume se cdo gje tjeter, andaj jam teper i brengosur me ngjarjet e fundit dhe thirrjeve per dhune. Shqiptaret si nje popull i lashte evropian, duhet t'i denojne keto thirrje dhe te distancohen nga dhuna. Eshte turp qe ne shekullin 21 ne vend te dialogut te zgjedhesh dhunen.
    Andaj mendohuni mire e mire para se t'i pergjigjeni ketyre thirrjeve per dhune dhe pasojave qe do t'i shkaktonin ato juve, familjes tuaj dhe Shqiperise.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Opsioni i dytë s'ka të bëj fare me Qeverin por me protestat dhe dhunën që mendohet nqs nuk hapen kutit me qef.

    Do të thot nuk ka të bëj fare me qeverin por vetëm mos përseritjen e 1997 (do të thot dhunës)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shqiperia ka nevoj per nje lider te ri te tipit si ALBIN KURTI nje atdhetar nje shqiptar te vertet

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •