Keta (disa greke raciste, spo i pergjithesoj krejt) jane sikur arabet, nuk e dojne aske, perveq vetes por nuk e dine se keta e pesojne nese nderrmarrin dicka kur dihet se cfare aleance kane Shqiperia me SHBA-ne. Vdekje fashizmit, liri popullit. (ani ma Turqia qe ta bon rrafsh per 2 ore, po keta te llafeve jane). Historia per ta po fillojka keto 20 vitet e fundit... budallenje
United Against Fascism
Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 28-03-2010 më 12:51
Moisiu: Greqisë po i del ushtria nga duart
Tiranë, 28 mars - Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dënuar ashpër dje skandalin e radhës së ushtrisë greke, duke e cilësuar atë si pasqyrën e frymës që ekziston në shtetin helen. Ai për gazetën "Shekulli" ka pohuar se ka ndjekur me shumë vëmendje thirrjet raciste të ushtrisë greke ndaj shqiptarëve, por edhe fqinjëve të tjerë të si Maqedonia dhe Turqia. Paradoksi më i madh, sipas tij, është se këto thirrje bëhen kundër dy ushtrive që janë pjesë e të njëjtin koalicion, NATO-s. Duke parë situatën aktuale në Greqi, gjeneral Moisiu, bazuar edhe në njohuritë e tij të mëdha në fushën e ushtrisë, ka hedhur dyshimet se Greqisë po i del ushtria nga duart.
"Është një akt i paprecedent, sidomos kur bëhet fjalë për një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Kjo nuk është një gjë rastësore, pasi bëhet fjalë për një paradë ushtarake zyrtare të organizuar përpara presidentit në ditën e festës kombëtare të vendit. Mendoj se Greqisë, në këtë kohë krize, po i del ushtria nga duart", - tha president Moisiu. Ai shpjegoi se ushtria, në asnjë rast, nuk mund të bëjë veprime të tilla, aq më tepër në një ceremoni zyrtare. "Shteti i tyre duhet të reagojë, këtyre gjërave u duhet dhënë fund. Nuk mund të ketë më thirrje raciste të ushtrisë ndaj shqiptarëve", tha dje President Moisiu.
Sipas tij, jemi përpara një akti skandaloz dhe që nuk duhet parë si i veçuar nga shumë ndodhi të tjera. "Kjo që ndodhi tregon frymën që ekziston në Greqi. Nuk flas për frymën e qeverisë dhe shtetit, por për frymën e njerëzve. Kjo tregon kushtet ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në një shtet të BE-së dhe NATO-s këto gjëra nuk duhet të ndodhin, por në fund të fundit turpi është për ta", - tha dje President Alfred Moisiu.
Ndërkohë, ekspertë të ushtrisë hodhën dyshime të forta në lidhje me bashkëpunimin që mund të kenë në të ardhmen me ushtrinë greke. "Jemi të dy vende anëtare të NATO-s dhe në të ardhmen mund të ndodhë që të jemi pjesë e të njëjtit mision në vende në konflikt. Si mund të qëndrojnë ushtarët shqiptarë pranë atyre grekë në një kohë kur këta të fundit këndojnë këngë për të vrarë ushtarët shqiptarë, çfarë sigurie do të kenë djemtë tanë për të shkuar në mision përkrah atyre që i cilësojnë si armiq?", - thanë dje ekspertët e ushtrisë shqiptare. /koha/
F.uck Gayraceland
Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman
Në parakalimin ushtarak në Athinë edhe brohoritje antimaqedonase
Shkup, 28 mars - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë e ftoi nesër për bisedime ambasadoren greke Aleksandra Papadoupulu për shkak të brohoritjeve antimaqedonase në parakalimin ushtarak në Athinë.
Në takimin me zëvendësministrin Zoran Petrov do të shprehet edhe protestë dhe do të kërkohet falje formale, konfirmuan për MIA-n nga MPJ.
Zëdhënësi qeveritar Martin Martinovski sot në konferencë shtypi, vlerësoi se manifestimi i fjalimeve të urrejtjes nuk kontribuon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinje.
"Nuk do të komentonim shumë, por parimisht dënojmë çfarëdo fjalimi të manifestuar me urrejtje. Vlerësojmë se kjo nuk kontribuon drejt ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore", deklaroi Martinovski, i pyetur për qëndrimin e Qeverisë në lidhje me ngjarjet në parakalimin ushtarak në Athinë.
"Ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, do të bëj veshje të reja nga lëkura e tyre", kanë brohoritur mes tjerash ushtarët grekë në parakalimin me rastin e festës kombëtare të Greqisë.
Mediat greke paralajmëruan se oficeri i njesitit është suspenduar, ndërsa janë paralajmëruar edhe dënime për ushtarët. Ministri për Mbrojtje Civile, Mihalis Hrisohoidis ka urdhëruar hetim dhe ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të përhap urrejtje dhe ksenofobi.Faleminderit për rekomandimin. /koha/
Ndëshkohet ushtaraku grek pas skandalit antishqiptar
Tiranë, 28 mars - Pas skandalit me videon raciste greke kundër shqiptarëve vjen dhe reagimi i zëvëndës Ministrit të Mbrojtjes greke Spiros Vujas. Në një njoftim të Ministrise të Jashtme të Shqipërisë thuhet se zyrtarisht diplomati grek dënon si të papranueshme thirrjet raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve që forca speciale greke lëshuan ndërsa parakalonin ne Athinë për festen kombëtare të Greqisë.
Zv/ministri i mbrojtjes greke Spiros Vujas tha se “qeveria greke ka ndermarre per ngjarjen nje hetim te plote dhe ka pezulluar nga detyra oficerin që drejtonte kontigjentin”.
“Unë besoj se këta persona nuk kane vend në trupën e Marinës Kufitare e cila po ndryshon dhe organizohet në një mënyre të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”, tha zv ministri grek.
Një dite me pare reagoi dhe ambasadori grek, në Tiranë Nikolaos Paziosi cili i kërkoi zyrtarisht falje Ministrit të Jashtëm Meta në emër të qeverisë greke. Ambasadori grek tha se qeveria greke do t’i shkojë deri në fund hetimit dhe autoret do ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
Reagimi vjen pas videos skandaloze ku në një ditë të shënuar për Greqinë, atë të festës Kombëtare, ushtarakët kanë kënduar këngë si dhe kanë bërë thirrje antishqiptare në mes të Athinës. “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, që në greqisht thuhet “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”.
Ajo çka rëndoi incidentin ishte se ne paradë kishte të pranishëm dhe politikanë grekë. /koha/
E ku e sheh urrejtien ti ?Kodi:Kurjoziteti me shtyu te shoh reagimin dhe natyrisht qe pashe ate qe prita, pra urrejtjes me urrejtje.
Ky eshte qendrimi qe mban ushtria e nje shteti ne nje feste zyrtare, nuk eshte mendimi im, joti apo i xristos i hedhur neper forume..
Ne fakt, urrejtjes se shprehur nga ushtaraket e shtetit grek ne kete dite
shteti jone i eshte pergjigjur duke miratuar varrezat e ushtareve greke po ne te njejten dite.
Me sa di une asnjehere nuk eshte festuar 28 Nentori me kenge urrejtje..
Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 28-03-2010 më 14:59
A deshte me ju kundërpergjigj me bakllav a? (ëmbëlsirë, torte)
Pos kësaj në festën e 28 Nëntorit asnjëherë nuk e kemi sharë Greçinë apo Serbinë ndonëse kemi pasur të drejtë shkaku i gjithë atyre masakrave që na u janë bërë.
Vetëm njerzit e kategorisë tënde pro-Grek dhe anti-Shqiptar mendojnë dhe kanë mendime të tilla të cilat nuk i përcepton mendja e shëndoshë e njeriut, ndërsa ajo e sëmura pajtohet me to.
As nuk du m'u bo grek se krejt pasurine e Greqise me pas nuk te vyn kur jeton ne urrejtje e racizem... me racizem e ngrisin moralin keta ushtare, sa ushtare te forte qenkan se, po i futkan ne paranoja, pffff
Shqiperia ka luftu me Perandorine Osmane kur keta ishin 500 here me te fuqishem edhe sun na kan bo sen, e le me Greqia qe eshte shtet i falimentuar.
Greqia,Serbia dhe Maqedonet shtyhen mes vetes se cilli prej tyre urren me shume shqiptaret.
Ketu ne Forumin ton Shqiptare ka bukur shume asi qe i duan dhe i perkrahin Greket dhe keta te tjeret bukur shume.
Por ja qe ne shqipatret jemi demokratet me te medhenje te Evropes,te pakten ashtu mundohemi te paraqitemi.
Krijoni Kontakt