
Postuar më parë nga
palushi
Doris Pack: E vetmja që s’po punon në Shqipëri për integrimin në BE është Partia Socialiste
07-04-2010 / Gazeta 55
Parlamenti Evropian është i shqetësuar për pengesën që po krijon qëndrimi i opozitës shqiptare për integrimin evropian të vendit. Në një intervistë të eurodeputetes Doris Pack dhënë TV Klan, është vënë në pah, se opozita s’po punon, po keqpërdoron imazhin e Shqipërisë dhe nuk është serioze. Sipas Pack, opozita duhet të kryejë ndryshime brenda partisë socaliste, pasi lideri i saj po mban peng disa anëtarë të partisë socialiste, që po vuajnë nga sjellja e tij. “Shqipëria po përballet tani me një situatë absurde, pasi qeveria po punon, duke çuar çdo gjë përpara, ndërkohë që e vetmja që s’punon është opozita. Nuk flas për të tërë opozitën, pasi unë kam kontakte të vazhdueshme me disa deputetë të opozitës, të cilët po vuajnë nën atë, që do ta quaja diktaturë e Edi Ramës, liderit të Partisë Socialiste. Partia nuk përfaqëson vendin dhe deputetët duhet të punojnë për t’i shërbyer vendit. Ajo që socialistët po bëjnë në këtë moment po cënon imazhin e Shqipërisë, pasi edhe pse qeveria ka bërë atë që duhej të bënte, opozita po jep imazhin e mungesës së pjekurisë politike. Kjo është e turpshme dhe ata duhet ta ndalojnë këtë gjë, jo për shkak të Berishës, apo Metës, por për shkak të qytetarëve. Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë vlerësuar zgjedhjet e qershorit si më të mirat që ka patur Shqipëria. Unë isha personalisht atje dhe duke qenë, se kam ndjekur të gjithë proçeset zgjedhore nga afër, mund të konfirmoj se ato ishin më të mirat deri tani. Nëse ka patur ankesa, këto duhet të drejtoheshin Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj, se si socialistët të lenë liderin e tij të veprojë siç vepron. Kjo parti po keqpërdoron imazhin e Shqipërisë dhe kjo mund të influencojë në disa vendime që do të merren nga Këshilli i ministrave të BE-së. Shpresoj, që anëtarët e partisë socialiste të tregohen më të arsyeshëm se lideri i tyre, pasi ai nuk është as deputet”, thotë europarlamentarja Pack.
Pyetje: Opozita kërkoi një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet, që kur u krijua, nuk u pranua prej tyre? A e keni ndjekur këtë çështje?
Ata duan gjithnjë diçka dhe kur ia arrijnë, kërkojnë diçka tjetër. Është sjellje kalamajsh kjo. Nuk është aspak serioze. Shpresoj, se anëtarët e tjerë të partisë socialiste të ndryshojnë diçka në partinë e tyre, pasi në këtë mënyrë, vendi nuk do të arrjë kurrë pjekurinë politike, duke u mbajtur peng nga opozita. Shpresoj, që ata të kontribuojnë që vendi të eci në një drejtim edhe më të mbarë, të mbështesin koalicionin qeveritar të përbërë prej të djathës dhe të majtës, që është një arritje shumë e madhe për Shqiprinë, por kjo nuk i pëlqen Edi Ramës, pasi është Meta që po e kryen detyrën që ka dhe jo ai. Unë kam respekt të plotë për Metën dhe Berishën, pasi gjetën gjuhën e përbashkët për të punuar bashkë për një Shqipëri evropiane.
Pyetje: Si e vlerësoni tendencën për të krahasuar Bosnjën me Shqipërinë, në proçesin e liberalizimit të vizave?
“Asnjë s’mund të thotë se Bosnja është më e avancuar se Shqipëria, pasi realiteti është ndryshe. Por këto vende gjenden në të njëjtën kategori, duke qenë, se nuk u futën me grupin e parë në listën e bardhë Shengen. Unë kam parë që Shqipëria i përbush të gjitha kushtet teknike. Këtë e kanë deklaruar publiksiht edhe kolegët e mi që erdhën në Shqipëri, duke evidentuar se kriteret janë përmbushur dhe se duhet të jepet heqja e vizave për qytetarët shqiptarë. Mund t’ju them, se Bosnja ka bërë disa progrese në kuadrin e liberalizimit të vizave. Nuk mund të gjykoj, nëse ata janë në të njëjtin nivel me Shqipërinë, por gjithsesi, niveli nuk mund të jetë më i mirë se i Shqipërisë”.
Krijoni Kontakt