Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 69
  1. #31
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Cfare toro ka problem te kuptoje ketu eshte se kapitalizmi, nuk mund te vendosi drejtesi .

    Nqs kapitalizmi do ta provoje kete gje , atehere i duhet te beje ate gje qe beri dhe komunizmi.
    Ta ktheje shoqerine komplet ne barazi , duke mos qene asnjeri i pasur apo i varfer.
    Mbas ketij procesi pastaj , le te futet ne ndikim kapitalizmi dhe vetem atehere mundet qe ta gjykojme eshte i drejte apo seshte i drejte ky sistem ekonomik. Perndryshe , nuk mund te ndertohet drejtesia mbi bazament padrejtesie.

    Mirepo a mundet ta garantoje nje shtet kete gje , para se te eksperimentoje me ''kapitalizmin e paster'' ?

    Dmth i bie qe , nqs nje kapitalizem i paster vihet ne praktike , i duhet te kaloje njehere ne socializem .

    Ironike , apo jo toro?

  2. #32
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin

    Ne kapitalizem, ekzistenca jote e te qenit te pasur , nuk me ben apo me mban mua te varfer apo anasjelltas.
    Te te jap shembullin psh te Bill Gates qe e filloi nga hici per tu bere me vite me rradhe njeriu me i pasur ne bote. Pasurimi i tij nuk solli varferim te te pasurve te tjere. Shume te tjere ishin me te pasur se Bill Gates, megjithate kjo nuk e ndaloi ate per tu bere i pasur, madje me i pasur se ata.
    Pra argumenti yt bie poshte nga faktet.
    "Who is John Galt?"

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    Cerebro (25-07-2014)

  4. #33
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Francisco D'Anconia" mbi parane (fragment nga libri "Atlas Shrugged" i Ayn Rand)

    "Pra, ju kujtoni se paraja eshte burimi i te gjitha te keqijave?" tha Francisco d'Anconia.
    "A keni pyetur ndonjihere se cili eshte burimi i parave? Paraja eshte nje mjet i shkembimit te vlerave, te cilat nuk mund te ekzistojne vecse nese jane te mira materiale qe ato qe prodhohen dhe njerez te afte per ti prodhuar. Paraja eshte forma materiale e principit se njerezit qe duan te merren vesh me njeri tjetrin duhet ta bejne nepermjet tregtise dhe te japin vlere per vlere. Paraja nuk eshte mjet i lypesve, te cilet kerkojne pronesine e dickaje nepermjet loteve, as i hajduteve te cilet ua marrin ju me force.
    Paraja eshte bere e mundur vetem nga njerez qe mund te prodhojne. Kjo eshte qe konsideroni te keqe?"

    "Kur ju pranoni parane si pagese per punen tuaj, e beni vetem nese keni bindjen se ju do ta shkembeni ate me frytin e punes te te tjereve. Nuk jane lypesit apo hajdutet qe i japin vlere parase. Asnje oqean lotesh, as shuma e te gjithe armeve ne bote nuk mund ti transformoje ato copa letre ne portofolin tuaj ne buken qe do t'ju duhet te mbijetoni neser. Ato copa letre, qe duhet te ishin prej ari, jane nje dekorate nderi - pronesia juaj ne shkembim te energjise te njerezve qe prodhojne. Portofoli juaj eshte deklarata juaj e shpreses se diku ne boten rreth jush qendrojne njerez qe nuk do te anashkalojne principin moral se cili eshte eshte burimi i parave. Kete ju e konsideroni te keqe?"

    "A keni pyetur ndonjihere se cili eshte burimi i prodhimit? Zgjidhni nje motor elektrik dhe guxoni ti thoni vetes se u krijuar nga forca muskulare e brutaleve te paarsyeshem. Perpiquni te mbillnin nje fare gruri pa njohurine e lene tek ju nga njerez qe duhet ta zbulonin ate per here te pare. Perpiquni te gjeni ushqim duke perdorur asgje por vetem force fizike - dhe do te mesoni se mendja e njeriut eshte burimi i te gjitha te mirave qe prodhohen dhe i gjithe pasurive qe ekzistojne ne bote. "

    "Por ju pretendoni se paraja eshte bere nga i fuqishmi ne kurriz te te dobetit? Ke fuqi keni parasysh? Nuk eshte fuqia e armeve apo e muskujve. Pasuria eshte
    produkt i kapacitetit mendor te njeriut. A mund te themi se paraja eshte bere nga nje njeri qe shpik nje motor ne kurriz te dikujt tjeter qe nuk e shpiku? A behet paraja nga te zgjuarit ne kurriz te te meteve mendore?

    Nga te aftet ne kurriz te te paafteve? Nga ambiciozet ne kurriz te dembeleve? Paraja behet - perpara se te vidhet apo lypet - behet nga perpjekja e cdo njeriu te ndershem, secili ne varesi te aftesive qe ka. Nje njeri i ndershem eshte ai qe di se nuk mund te konsumoje me teper sesa ka prodhuar."

    "Te shkembesh duke perdorur parane eshte kodi i njerezve me deshira te mira. Paraja verteton aksiomen se cdo njeri eshte pronar i mendjes se vet dhe i mundit te tij. Paraja nuk ju lejon te paracaktoni vleren e mundit tuaj, por eshte zgjedhja vullnetare te njeriut i cili eshte i gatshem te shkembeje mundin e tij per tuajin. Paraja ju lejon te merrni te mirat materiale dhe mundin e punes tuaj, te cilat kane nje vlere vetem tek ata njerez qe i blejne ato, por asgje me teper. Paraja nuk lejon marreveshje te tjera pervec atyre qe behen per te miren e perbashket e atyre qe e shkembejne sipas gjykimit te tyre. Paraja kerkon qe ju te njihni konceptin se njerezet punojne per te miren e tyre, jo ne dem te vetes, se punojne per te fituar, jo per te humbur. Paraja kerkon qe ju te njihni konceptin se ata nuk jane kafshe pune, te lindur per te mbajtur peshen e mizerjes tuaj. Paraja kerkon qe ju duhet tu ofroni atyre vlera, jo deme; qe lidhja e perbashket mes njerezve nuk eshte shkembimi i vuajtjeve, por shkembimi i te mirave materiale. Paraja kerkon qe ju te shisni jo dobesine tuaj tek budallalleku i te tjereve, por te shisni talentin tuaj tek arsyeja e tyre. Paraja kerkon qe ju te blini jo produktin me te keq, por ate me te mirin qe paraja mund te bleje.

    Dhe kur njerezit jetojne nepermjet shkembimit - me arsye, jo me force si gjyqtar final, eshte produkti me i mire ai qe fiton, rendimenti me i mire, njeriu i gjykimit me te mire dhe i aftesise me te larte. Dhe grada e rendimentit me te mire te njeriut eshte grada e shperblimit te tij. Ky eshte kodi i ekzistences se atyre per te cilet vegla dhe simboli i tyre eshte paraja. Kjo eshte qe ju konsideroni te keqe?"

    "Por paraja eshte vetem nje vegel. Do t'ju coje atje ku doni ju, por nuk do t'ju zevendesoje ju si shofer. Do t'ju jaoi mjetet per kenaqjen e deshirave tuaja, por nuk do t'ju siguroje ju me deshira. Paraja eshte kamzhiku i njerezve qe tentojne te kthejne mbrapsht ligjin e kauzalitetit - njerezve qe kerkojne te zevendesojne mendjen duke mbajtur peng produktet e mendjes.

    "Paraja nuk do ti bleje lumturine njeriut i cili nuk ka koncept se cfare deshiron: paraja nuk do ti japi atj nje kod vlerash nese ai injoron se cfare duhet te vleresoje. Dhe nuk do ti japi atij nje qellim nese ai evitoi zgjedhjen e asaj qe kerkon. Paraja nuk i blen zgjuarsi budallenjve, admirim frikacakeve apo respekt inkompetenteve. Njeriu i cili tenton te bleje trurin e atyre me superiore se ai per ti sherbyer atij, qe zevendeson gjykimin me parane, ne finale behet viktime e atyre qe jane me inferiore se ai. Njerezit e zgjuar e braktisin, por hajdutet dhe mashtruesit do ta mbajne afer, te terhequr nga nje ligj qe ai akoma nuk ka zbuluar: Qe askush nuk mund te jete me i vogel sesa parate e tij. Kjo eshte arsyeja qe e quani te keqe?"

    "Vetem ata qe nuk e kane nevoje jane te pershtatshem te trashegojne pasurine - njeriu i cili e beri vete ate pavaresisht se nga e filloi. Nese nje trashgimtar eshte i barazvlefshem me parate qe ka, atehere ato i sherbejne atij. Nese jo, ato e shkaterrojne ate. Por ju e veshtroni kete gje dhe qaheni se e ka korruptuar paraja. Vertet? Apo ai i korruptoi parate e tij?
    Mos ja kini ziline nje trashgimtari te pavlefshem; pasuria e tij nuk eshte e juaja dhe ju do te silleshit me kete pasuri njesoj si ai. Mos mendoni se pasuria duhet te ndahej mes tuaj;duke ngarkuar boten me pesedhjete parazite ne vend te njerit nuk sjell mbrapsht virtytin e vdekur qe ishte pasuria. Paraja eshte nje pushtet jetik qe vdes pa rrenjet e tij. Paraja nuk i sherben mendjes qe nuk eshte e barazvlefshme. Kjo eshte arsyeja qe ju e quani te keqe?"

    "Paraja eshte mjeti juaj i mbijeteses. Vendimi qe ju merrni mbi burimin e jeteses tuaj eshte vendimi qe ju merrni mbi jeten tuaj. Nese burimi i parave eshte i korruptuar ju keni denuar veteekzistencen tuaj. A i keni bere parate duke mashtruar? Duke i sherbyer veseve apo budallallekut? Duke i sherbyer budallenjve me shprese se ju to te merrnin me teper sesa aftesia juaj meriton? Duke ulur standartet tuaja? Duke bere pune qe perbuzni apo duke u sherbyer njerezve qe ju ndjellin neveri? Nese keshtu, atehere paraja nuk do t'ju japi nje moment apo nje pike gezimi. Atehere te gjitha gjerat qe ju do blini nuk do te behen nje dhurate per ju, por nje turp per ju; jo nje arritje por nje kujtese e turpshme. Dhe atehere ju do te bertisni se paraja eshte e keqe. E keqe sepse nuk do t'ju nxisi respektin ndaj vetes. E keqe sepse nuk do t'ju lejoje te shijoni shthurrjen tuaj. A eshte ky burimi i urrejtjes tuaj ndaj parase?"

    "Paraja gjithmone do te ngelet nje efekt dhe do te refuzoje t'ju zevendesoje ju si shkak. Paraja eshte produkt i virtytit, por nuk do t'ju japi ju virtyt dhe nuk do ti shuaje veset tuaja. Paraja nuk do t'ju japi te pamerituaren, as nje materie as ne shpirt. Ky eshte burimi i urrejtjes tuaj per parane?"

    "Apo thate se dashuria ndaj parase eshte burimi i te gjitha te keqijave? Te duash dicka eshte te dish dhe te duash natyren e saj. Te duash parane eshte te dish dhe te duash faktin se paraja eshte krijesa e gjithcka te fuqishme brenda vetes tuaj dhe kyci i shkembimit te mundit tuaj me ate te njerezve me te mire. Eshte personi qe shet shpirtin e vet per nje qindarke qe shpall me te madhe me shume se te tjeret urrejtjen qe ka per parane - dhe ai ka arsye te verteta per ta urryer. Dashuruesit e parase jane te gatshem te punojne per parane. Ata e dine se jane te afte per ta merituar parane."

    "Mesoni dicka per karakterin e njeriut: Njeriu qe e mallkon parane e ka fituar pandershmerisht ; njeriu qe e respekton e ka fituar me djersen e ballit.
    Largohuni me vrap nga dikush qe ju thote se paraja eshte e keqe. Kjo fjali eshte paralajmeruese e afrimit te nje hajduti ashtu si zilja e nje leprozi paralajmeron afrimin e tij. Per aq kohe sa njerezit jetojne se bashku ne toke dhe duan menyra se si te merren vesh me njeri tjetrin - zevendesuesi i vetem, nese ata braktisin parane, eshte gryka e pushkes."

    "Por paraja kerkon nga ju qe te paraqisni virtytet me te larta nese doni te beni para apo ti ruani ato. Njerezit qe nuk kane kurajo, vetebesim, njerezit qe nuk kane sens moral per te drejten ne parate e tyre dhe qe nuk jane te gatshem ta mbrojne parane ashtu si jeten e tyre, njerez qe kerkojne falje se jane te pasur - nuk do te ngelen per nje kohe te gjate te pasur. Ata jane si karrem natyral i lukunive te hajduteve qe rrini te fshehur nen gur per shekuj, por qe dalin me nuhajtjen e pare te njeriut qe kerkon falje per fajin e te qenit te pasur. Ata do te nxitojne ta lehtesojne nga faji , si dhe nga jeta ashtu si e meriton."

    "Atehere ju do te vini re ngritjen e njerezve me standarte te dyfishta - te njerezve qe jetojne me force, por qe llogarisin tek ata qe jetojne duke shkembyer te krijojne vlere per parate e tyre te vjedhura - njerez qe jane piratet e virtytit. Ne nje shoqeri morale keta njerez jane kriminele dhe ligje shkruhen qe t'ju mbrojne prej tyre. Por kur nje shoqeri krijon kriminele me te drejta dhe hajdute te ligjshem, njerez qe perdorin forcen per te konsfikuar pasurine e viktimave te carmatosura - atehere paraja vetem hakmarresi i krijuesit. Te tille hajdute besojne se eshte kollaj te grabisin njerez te pambrojtur kur miratojne ligje qe i carmatosin ata. Por placka e vjedhur behet magnet per hajdute te tjere qe ua u marrin atyre me te njejten menyre. Dhe me pas gara vijon jo se cili eshte me i afti ne prodhim, por cili eshte me i pameshirshem ne brutalitet. Kur forca eshte standarti, vrasesi fiton perkunder xhepistit. Dhe atehere shoqeria zhduket ne nje shperndarje germadhash e therrjesh.

    "Doni te dini se kur do te vije ajo dite? Vezhgoni parane. Paraja eshte barometri i vitytit te shoqerise. Kur ju shikoni se shkembimi (tregtia) behen, jo me marreveshje, por me detyrim - kur shikoni se per te prodhuar dicka ju duhet te merrni leje nga njerez qe nuk prodhojne asgje - kur shikoni se paraja rrjedh tek ata qe shperndajne jo te mira materiale, por favore - kur shikoni se njerezit behen te pasur duke dhene apo marre ryshfet dhe jo duke punuar, kur ligjet nuk ju mbrojne ju, por ata kundrejt jush - kur shikoni se korrupsioni shperblehet, ndersa ndershmeria behet vete-sakrifice - atehere e dini se shoqeria ku jetoni ka marre fund.

    "Paraja eshte mjet aq nobel saqe nuk konkurron me armet dhe nuk bie dakort me brutalitetin. Nuk do te lejoje nje shtet te mbijetoje si gjysem i pasur, gjysem i plackitur."

    "Kur shkaterrimtaret iu shfaqen njerezve, ata fillojne duke shkaterruar parane, sepse paraja eshte mbrojtesja e njeriut dhe baza morale e ekzistences. Shkaterruesit konfiskojne arin dhe u lene pronareve nje tufe kartemonedhash te fallsifikuara. Kjo vret cdo standart objektiv dhe i dorezon njerezit perpara nje pushteti arbitrar te vlerave te caktuara arbitrarisht. Ari eshte vlera objektive, e bazazvlefshme me pasurine e prodhuar. Kartmonedha eshte nje hua e nje pasurie qe nuk ekziston, e mbeshtutur nga arme te drejtuara kundrejt atyre qe iu kerkohet te prodhojne. Kartmonedha eshte nje cek i shkruar nga hajdute ne nje llogari bankare qe nuk eshte e tyrja: ne kurriz te viktimave te tyre. Prisni nje dite kur ceku te kthehet me shenimin "Llogaria u boshatis"."

    "Kur ju keni bere te keqen si mjet te mbijeteses, mos prisni qe njerezit te mbeten te mire. Mos prisni qe ata te ngelen te moralshem dhe te humbasin jeten e tyre duke u bere mish per top per imoralet. Mos prisni nga ata te prodhojne, kur prodhimi penalizohet dhe grabitja shperblehet. Mos pyesni "Cilet po e shkaterrojne boten?". Ju jeni! "

    "Ju ndodheni me mes te arritjeve me te medha te qyteterimit prodhues me te madh dhe cuditeni se perse po shembet rreth jush, nderkohe qe ju mallkoni gjakun qe i jep jete - parane! Ju e shikoni parane ashtu si njerezit e eger perpara jush dhe cuditeni se perse xhungla po iu afrohet qyteteve. Gjate historise se njeriut, paraja gjithmone eshte vjedhur nga grabites e njeres marke apo te tjetres, emrat e te cilave kane ndryshuar, por qe metodat kane ngelur te njejta: konfiskim i pasurise me force dhe mbajtja e prodhuesve te lidhur, te share, te ofenduar e te cnderuar. Kjo fraze per te keqen e parase, te cilen ju e pergojoni me kaq moskokecarje arrogante e ka zanafillen nga nje kohe kur pasuria prodhohej nga skllever - skllever qe perserisin levizjet qe u zbuluan nga mendja e dikujt tjeter dhe qe nuk u improvizuan per shekuj. Per aq kohe sa prodhimi qeverisej nga forca dhe pasuria perfitohej me pushtime, kishte shume pak per te pushtuar. Megjithate gjate gjithe shekujve te avashte ekonomisht, gjate gjithe shekujve te urise, njerezit cmuan grabitesit si aristokrate te shpates, si aristokrate te lindur, si aristokrate zyrash, duke perbuzur njekohesisht prodhuesit si skllever, si tregare, si dyqanxhinj, si industrialiste."

    "Per lavdine e njerezimit,ishte,per here te pare dhe te vetme ne histori, nje vend parash - dhe nuk kam fjale me te medha per te karakterizuar Ameriken per ate qe ishte : nje atdhe i arsyes, drejtesise, lirise, prodhimit dhe arritjeve. Per here te pare mendja e njeriut dhe parate ishin te cliruara dhe kishte jo pasuri nepermjet pushtimit, por pasuri me pune. Dhe ne vend te shpatareve dhe sklleverve, u shfaqen krijuesit e vertete te pasurises, punonjesi me i madh, tipi me i larte i qenies njerezore - industrialisti amerikan."

    "Nese me pyesni qe t'ju emertoj dallimin me krenar te amerikaneve nga te tjeret, une do te zgjidhja - sepse i permban te gjithe te tjeret - faktin se ishin populli qe krijoi shprehjen "te besh para". Asnje gjuhe tjeter ne bote apo komb tjeter ne bote perdoren kete shprehje me pare. Njerezit e kishin gjithmone pasurine ne sasi statike - qe konfiskohej, lypej, trashegohej, ndahej, grabitej apo merrej si favor. Amerikanet ishin te paret qe kuptuan se pasuria duhet te krijohej. Shprehja "te besh para" permban esencen e moralit njerezor. "

    "Pikerisht keto ishin fjalet per te cilat amerikanet jane denoncuar nga kulturat e kalbura te kontineteve te grabitesve. Tanime motoja e grabitesve ju ka bere ju te shikoni arritjen tuaj me krenare si nje prototip te turpit, prosperitetin tuaj si faj, njerezit tuaj me te mire, industrialistet si batakcinj dhe fabrikat tuaja si nje produkt dhe pasuri e forces muskulare dhe e punes se sklleverve te kamzhikosur si ata qe ndertuan piramidat e Egjiptit. Pisanjoset qe qeshin si budallenj sepse nuk shikojne asnje diference midis pushtetit te dollarit dhe pushteti te kamzhikut, duhet te mesojne dallimin ne lekuren e tyre - sic mendoj se do ta mesojne se shpejti."

    "Deri sa te zbuloni dhe nese do te zbuloni se paraja eshte burimi i te gjitha te mirave, deri atehere ju do te kerkoni shkaterrimin e vetes tuaj. Kur paraja pushon se qeni vegla me te cilen njerezit merren vesh me njeri tjetrin, atehere njerezit behen vegla te njerezve te tjere. Gjak, kamzhike dhe arme apo dollare?
    Beni zgjedhjen tuaj, sa keni akoma kohe."
    "Who is John Galt?"

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    Cerebro (25-07-2014)

  6. #34
    Toro, nqs nuk e ke lexuar librin The Shock Doctrine: The Rise of Disaster Capitalism nga Naomi Klein, ta rekomendoj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #35
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Ne kapitalizem, ekzistenca jote e te qenit te pasur , nuk me ben apo me mban mua te varfer apo anasjelltas.
    Te te jap shembullin psh te Bill Gates qe e filloi nga hici per tu bere me vite me rradhe njeriu me i pasur ne bote. Pasurimi i tij nuk solli varferim te te pasurve te tjere. Shume te tjere ishin me te pasur se Bill Gates, megjithate kjo nuk e ndaloi ate per tu bere i pasur, madje me i pasur se ata.
    Pra argumenti yt bie poshte nga faktet.
    E ke vene re per cdo shembull rreth kapitalizmin ti merr bill gates?
    Nuk diskutohet qe ka pase njerez te cilet nga hici krijuan dicka e u bene pasaniker me forcat e tyre , bile edhe me djerse ne disa raste. Keshtu u formua borgjezismi anyway.

    Mirepo ti smund ta mohosh se perqindja me e madhe e shtresave te larta nuk kane arrit atje fale punes intensive dhe djerses se tyre , por fale korrupsionit e trashegimise se sistemeve paraprake. E njejta gje vlen edhe per nje njeri i cili nuk mundet te caj ne kete sistem , jo sepse nuk eshte i afte , por sepse eshte rrit ne kushte mizerabile , te pamundura per te shfaqur aftesite e tija.

    Ne te dyja rastet kjo gje eshte e padrejte. Prandaj nuk mund te kesh nje sistem FAIR , kur themelet jane ngrit mbi qellime te padrejta.

    Pastaj qendron edhe ajo pika tjeter.
    Nje njeri qe eshte i paafte per tu akomoduar ne kapitalizem , cfare behet me te?

    A beson ti ne Unions?

  8. #36
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    E ke vene re per cdo shembull rreth kapitalizmin ti merr bill gates?
    Nuk diskutohet qe ka pase njerez te cilet nga hici krijuan dicka e u bene pasaniker me forcat e tyre , bile edhe me djerse ne disa raste. Keshtu u formua borgjezismi anyway.

    Mirepo ti smund ta mohosh se perqindja me e madhe e shtresave te larta nuk kane arrit atje fale punes intensive dhe djerses se tyre , por fale korrupsionit e trashegimise se sistemeve paraprake. E njejta gje vlen edhe per nje njeri i cili nuk mundet te caj ne kete sistem , jo sepse nuk eshte i afte , por sepse eshte rrit ne kushte mizerabile , te pamundura per te shfaqur aftesite e tija.

    Ne te dyja rastet kjo gje eshte e padrejte. Prandaj nuk mund te kesh nje sistem FAIR , kur themelet jane ngrit mbi qellime te padrejta.

    Pastaj qendron edhe ajo pika tjeter.
    Nje njeri qe eshte i paafte per tu akomoduar ne kapitalizem , cfare behet me te?

    A beson ti ne Unions?
    Bill Gates eshte shembulli me klasik dhe me i afert. Une nuk kam marre shembull vetem Bill Gates. Me siper permenda Henry Ford. Shembuj te kapitalisteve te sukseseshem ka plot. Hidhi nje sy listes se Forbes qe rinovohet cdo vit. Atje hyjne vetem miliarderet qe e kane fituar pasurine e tyre nepermjet aktiviteteve te ligjshme ekonomike. Para 50 vjeteve ne ate liste ishin jo me teper se 10 vete. Sot jane mbi 700.
    Ne SHBA ne 1785 eksistonte vetem 1 milioner. Ne vitin 2000 ishin 4 milione milionere. Nese argumenti yt per trashegimine do te ishte korrekt (pra nese % me e madhe e shtresave te larta do ta kishin fituar pasurine pa djerse, dmth pa prodhuar asgje po vecse duke trasheguar dicka qe nuk krijuan) sot nuk do kishe me teper se 10-15 milionere ne SHBA, jo 4 milione!

    Asnje njeri nuk eshte i paafte per tu akomoduar ne kapitalizem. Te gjithe marrin po aq sa japin. Nese e ke fjalen per te semuret mendore, invalidet etj, ne kapitalizem kjo zgjidhet nepermjet institucioneve private te bamiresise. Shume nga ata qe ti i konsideron kapitaliste gjakpires kane dedikuar perqindjen me te madhe ne institucione bamiresie, shkolla, universitete, spitale per ata te cilet ti quan "te paafte"!

    Sa per Unions (sindikatat) a besoj? Po besoj se ekzistojne! Ashtu sic besoj se jane nje ngarkese e panevojshme per nje ekonomi apo shoqeri kapitaliste. Eshte provuar me fakte se nje ekonomi e fuqishme si ajo e SHBA eshte 30% -40% me e vogel (e kontraktuar) si pasoje ekzistences se sindikatave. Qellimi fillestar i sindikatave eshte te rrisi rrogen per antaret e saj duke veshtiresuar apo minimizuar numrin e punetoreve qe punojne ne nje industri te caktuar nepermjet kushteve absurde qe iu imponojne biznesmeneve, te mbrojtur nga ligjet e padrejta qe imponohen nga politikane te financuar nga ata (shembulli me i fundit eshte Obama dhe Obama-care ku sindikatat qe e financuan perjashtohen nga supertaksimi qe projekt-ligji parashikon per te gjithe punonjesit e tjere).
    Punoj dhe jetoj ne nje shtet te SHBA qe sindikatat po e cojne drejt falimentimit (California). Me pare jetoja ne nje shtet te Evropes ku perseri sindikatat (ne bashkepunim me politikanet qe kontrollojne) e kane marre ne qafe, besoj se e ke degjuar kohet e fundit (e kam fjalen per Greqine).
    "Who is John Galt?"

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    Cerebro (25-07-2014)

  10. #37
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Asnje njeri nuk eshte i paafte per tu akomoduar ne kapitalizem. Te gjithe marrin po aq sa japin. Nese e ke fjalen per te semuret mendore, invalidet etj, ne kapitalizem kjo zgjidhet nepermjet institucioneve private te bamiresise. Shume nga ata qe ti i konsideron kapitaliste gjakpires kane dedikuar perqindjen me te madhe ne institucione bamiresie, shkolla, universitete, spitale per ata te cilet ti quan "te paafte"!
    Nuk mendon se keto "bamiresite" nga ana e milionerve kane te bejne "pak" dhe me perfitimet e ketyre te fundit ne taksa apo aspekte te tjera financiare?!

  11. #38
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nuk mendon se keto "bamiresite" nga ana e milionerve kane te bejne "pak" dhe me perfitimet e ketyre te fundit ne taksa apo aspekte te tjera financiare?!
    Perfitim ne taksa? Kjo shprehje eshte te pakten kontradiktore. Aq me teper qe flitet per taksimin qe iu imponohet te pasurve sot kudo ne bote. Ne SHBA psh 5% e popullsise paguan 90% te taksave qe vjel shteti nga qytetaret.

    Ne nje shtet ku te gjithe njerezit presupozohet se jane te barabarte perpara ligjit ne te drejta dhe ne detyrime, ku te pakten teorikisht shteti na mbron ne menyre te barabarte te gjitheve, une qe jam i varfer i paguaj shtetit $3000 ne vit takse, por nje tjeter qe ka bere "krimin" te jete i pasur i paguan shtetit $2 milion dhe kjo quhet "barazi shoqerore" apo "drejtesi shoqerore"? Nocioni qe nje dikush te taksohet ne baze te perqindjes te te ardhurave eshte absurd.

    Shembull tjeter modern eshte Finlanda apo Zvicra ku perpara disa kohesh dikush u gjobua per nje shkelje te thjeshte trafiku jo ne baze te shumes se paracaktuar nga ligji, po ne baze te perqidjes te te ardhurave mujore ($200 000 gjobe!!!). Dmth nese nje pasur duhet te gjobohet nje x perqindje te te ardhurave mujore sepse kaloi shenjen e stopit pa ndaluar, nje i varfer qe ben te njejten shkelje por qe merr ndihme sociale nga shteti duhet ne fakt ta paguaje shteti me te njejten x perqindje sepse shkeli ligjin?!?!
    "Who is John Galt?"

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    Cerebro (25-07-2014)

  13. #39
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Perfitim ne taksa? Kjo shprehje eshte te pakten kontradiktore. Aq me teper qe flitet per taksimin qe iu imponohet te pasurve sot kudo ne bote. Ne SHBA psh 5% e popullsise paguan 90% te taksave qe vjel shteti nga qytetaret.

    Ne nje shtet ku te gjithe njerezit presupozohet se jane te barabarte perpara ligjit ne te drejta dhe ne detyrime, ku te pakten teorikisht shteti na mbron ne menyre te barabarte te gjitheve, une qe jam i varfer i paguaj shtetit $3000 ne vit takse, por nje tjeter qe ka bere "krimin" te jete i pasur i paguan shtetit $2 milion dhe kjo quhet "barazi shoqerore" apo "drejtesi shoqerore"? Nocioni qe nje dikush te taksohet ne baze te perqindjes te te ardhurave eshte absurd.

    Sipas teje keta zoterinjte i japin keto leke per bamiresi nga zemra e mire qe kane?! Mqs ke ne Amerike kaq kohe, besoj e di shume mire qe taksat jane art me vete. Pasja e nje biznesi ne Amerike eshte gjeja me e mire dhe jo thjesht nga te ardhurat vjetore, por se edhe nje stilolaps qe blen e perfshin si business expense ne taksa. Prandaj te lutem mos na trego per shprehje kontradiktore kur e di shume mire qe ka biznese qe dhe me te ardhura vjetore prej $200,000, prape arrijne te marrin taksa nga shteti dhe jo te paguajne. Imagjino milioneret dhe bilioneret dhe cfare CPAs te shtrenjte parate e tyre mund te "blejne". A thua Rockefeller-t i paguajne me dhjetra miliona dollare ne taksa Amerikes?! Ehhhhh...

  14. #40
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Bill Gates eshte shembulli me klasik dhe me i afert. Une nuk kam marre shembull vetem Bill Gates. Me siper permenda Henry Ford. Shembuj te kapitalisteve te sukseseshem ka plot. Hidhi nje sy listes se Forbes qe rinovohet cdo vit. Atje hyjne vetem miliarderet qe e kane fituar pasurine e tyre nepermjet aktiviteteve te ligjshme ekonomike. Para 50 vjeteve ne ate liste ishin jo me teper se 10 vete. Sot jane mbi 700.
    Ne SHBA ne 1785 eksistonte vetem 1 milioner. Ne vitin 2000 ishin 4 milione milionere. Nese argumenti yt per trashegimine do te ishte korrekt (pra nese % me e madhe e shtresave te larta do ta kishin fituar pasurine pa djerse, dmth pa prodhuar asgje po vecse duke trasheguar dicka qe nuk krijuan) sot nuk do kishe me teper se 10-15 milionere ne SHBA, jo 4 milione!
    Milioneri i shekullit te 18 sot eshte bere industri me vete ,ku paraja nuk llogaritet me.
    Shembujt e tille jane medioker sepse standarti i jeteses eshte rrit jashte mase qe nga shembulli i 18 o toro.

    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Asnje njeri nuk eshte i paafte per tu akomoduar ne kapitalizem. Te gjithe marrin po aq sa japin. Nese e ke fjalen per te semuret mendore, invalidet etj, ne kapitalizem kjo zgjidhet nepermjet institucioneve private te bamiresise. Shume nga ata qe ti i konsideron kapitaliste gjakpires kane dedikuar perqindjen me te madhe ne institucione bamiresie, shkolla, universitete, spitale per ata te cilet ti quan "te paafte"!
    E kisha fjalen per ata njerez te cilet lindin ne varferi , te pamundur per te ngrit dicka. Sepse sic e di dhe ti , jo te gjithe njerezit jane te dhene per tu bere Entrepreneur . E dime sa japin kapitalistet e tu ndaj organizatave bamirese.
    Qellimi i vetem eshte ulja e taxave e asgje tjeter. Kapitalisti i vertete nuk mund te jete humanitar , sepse atehere i bie te jete socialist .

    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Sa per Unions (sindikatat) a besoj? Po besoj se ekzistojne! Ashtu sic besoj se jane nje ngarkese e panevojshme per nje ekonomi apo shoqeri kapitaliste. Eshte provuar me fakte se nje ekonomi e fuqishme si ajo e SHBA eshte 30% -40% me e vogel (e kontraktuar) si pasoje ekzistences se sindikatave. Qellimi fillestar i sindikatave eshte te rrisi rrogen per antaret e saj duke veshtiresuar apo minimizuar numrin e punetoreve qe punojne ne nje industri te caktuar nepermjet kushteve absurde qe iu imponojne biznesmeneve, te mbrojtur nga ligjet e padrejta qe imponohen nga politikane te financuar nga ata (shembulli me i fundit eshte Obama dhe Obama-care ku sindikatat qe e financuan perjashtohen nga supertaksimi qe projekt-ligji parashikon per te gjithe punonjesit e tjere).
    Punoj dhe jetoj ne nje shtet te SHBA qe sindikatat po e cojne drejt falimentimit (California). Me pare jetoja ne nje shtet te Evropes ku perseri sindikatat (ne bashkepunim me politikanet qe kontrollojne) e kane marre ne qafe, besoj se e ke degjuar kohet e fundit (e kam fjalen per Greqine).
    Po mire , nqs sindikatat jane te panevojshme per nje shoqeri kapitaliste , atehere ku eshte e drejta e punonjesit, e drejta per tu ankuar tek nje organizate ndaj abuzimeve te punedhenesit?
    Apo punetori ska te drejta sipas teje?
    Cna servis shifra te parendesishme perkrah rendesise se mos-abuzimit te punonjesit.
    Sipas teje , rritja e kapitalit eshte me e rendesishme se te drejtat e punonjesit?
    Kjo eshte fytyra e vertete e kapitalizmit.

    ''raise the revenue by any means necessarily''

    Po te jap nje shembull te realitetit brutal te kapitalizmit.

    Industria e cocoas nxjerr afersisht 80 miliard dollare fitim ne vit.
    Gjate 10 vjeteve te fundit kjo industri ka dhuruar vetem 75 milion dollare per te permisuar kushtet e fermave te ganes dhe bregut te fildishte. (jane shume bamires sic e permende edhe ti pak me larte)

    Ne keto ferma mbi 100 mije femije te moshes 7 deri ne 12 vjec punojne . Dhe ata sjane punetore te zakonshem. Jane marre ne nje fare menyre me force nga shtepite per ''cheap labour'' , ngaqe pagohen gati 10 dollare ne muaj.
    Kushtet ku keta femije punojne jane te tmerrshme dhe nje organizate per te drejtat e femijeve e ka cilesuar kete gje si ''children slave trade'' .
    Ti kujton se keto kompanite multi-miliard sjane te dijshem per kete situate qe ndodh ne keto ferma?

    Zyrtarisht skllaverizmi mbaroi ne bote afersisht 150 vjet me pare . Per kapitalizmin ai asnjehere ska mbaruar .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Smth_Poetic : 24-03-2010 mė 18:12

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •