Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 74
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Me aq sa kam arritur une te kuptoj, Islami teorikisht duket kercenues, por ne praktike ka qene edhe protektiv per krishterimin, nderkohe qe, ndersa teorikisht krishterimi duket jo-kercnues,
    Teorikisht,por praktikisht eshte krejt e kunderta apo jo.Me gjej nje shtet islam qe ndodhet ne troje te krishtera,dhe me thuaj sa troje muslimane jan nen pushtim nga te krishteret
    Revolution 1848

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Mjekesia Lexo Postimin
    A kemi ne muslimanet dhe kristianet pika te perbashketa midis njeri tjetrit.Une do kisha deshire qe ti sillnim ketu per ta kthyer tolerancen fetare ne nje vlere.
    urime per temen Mjekesia, me duhet te them qe eshte e qelluar.

    Citim Postuar më parë nga TeovaMas Lexo Postimin
    Shqipetaret katolik, dhe muslimane jane shembulli i botes. Me qe jemi shembulore atehere mendoje se do te shperblehemi nga ana e Zotit.
    S'i kombe jemi bashke,
    Shqiptaret orthodoks i bie ose qe nuk ekzistojne, ose nuk jane shembull, ose jane grek.
    Kjo po qe eshte tolerance. Me gjithe respektin e sinqerte qe kam per ty, me siguri ke motivet e tua ne kete diskriminim, te gjithe kemi paragjykime.



    Do ishte mire sikur kjo fryme tolerance(ne nje ekuiliber shume delikat) te zgjerohej duke analizuar pikat e perbashketa mes gjithe Shqiptareve pa dallim feje, pikat e perbashketa te Ateisteve, Agnostikeve, Krishtereve, Muslimaneve, Idhujtareve etj etj.

    Fundja a nuk jemi te gjithe dakord qe duhet te mos vrasim, mos vjedhim, te ndihmojme te tjeret ne rast nevoje, te mbrojme kombin, etj etj?
    Atehere çfare rendesie ka se çfare besimi kam une apo tjetri, apo nese besoj apo nuk besoj?

    Besoj se nese ka pika te perbashketa thelbesore mes krishterimit dhe islamit, atehere me siguri ka shume pika te perbashketa te ketyre dyjave me besimet apo pa-besimet e tjera. Dhe nese realisht kerkoni respektin e pa-besimtareve ndaj fese, ciles do fe, mundohuni te respektoni ata qe nuk besojne.
    Nese nuk respektoni dike qe nuk beson, mos prisni qe ai te respektoje ata qe besone, sepse respekti eshte reciprok.
    Per fat te keq "toleranca fetare" eshte nje subjekt qe nuk i perket vetem fetareve. Dhe duke folur per tolerance fetare mes feve duke mos konsideruar jo-fetaret eshte thjesht nje "tolerance fetare" miope.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 16-03-2010 më 18:14

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Teorikisht,por praktikisht eshte krejt e kunderta apo jo.Me gjej nje shtet islam qe ndodhet ne troje te krishtera,dhe me thuaj sa troje muslimane jan nen pushtim nga te krishteret
    Une do perkufizoja si troje kristiane te gjithe perandorine romake qe prej vitit 325 pas.K. Kjo dmth qe te gjitha trojet e lagura nga deti mesdhe, bashke me Europen perendimore, kane qene troje kristiane.

    Mos do tashti ti pergjigjesh ti pyetjes qe bere?

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une mendoj qe pika kryesore qe i bashkon keto dy besime, eshte vleresimi i larte per figuren e Jezusit. Burimet islamike flasin se Jezusi beri mrekulli, ngjalli te vdekur, sheroi te semure, ushqeu te uriturit mrekullisht, nuk u prek nga satani (pra ishte pa mekat), eshte ngjitur ne qiell me trup dhe jeton akoma, do kthehet serisht per te mposhtur antikrishtin, etj...

    Mund te thuhet po keshtu se keto besime kane te perbashket dhe faktin qe besojne ne 1 Zot, por kjo eshte shume e pergjitheshme, sepse ka shume njerez qe besojne qe ka 1 Zot lart ne qiell, por nuk jane as te krishtere dhe as muslimane praktikante. Ndaj ajo qe i bashkon keto dy fe ne menyre eksplicite, eshte sigurisht figura e Jezus Krishtit.

    Por per fat te keq, ky vleresim i larte per figuren e Jezusit ne Islam, deri diku zhvleresohet per te ngritur piedestalin e vlerave te tjera qe kjo fe predikon, disa nga te cilat kane origjine nga profeti i islamit, Muhamedi, por nje pjese tjeter duket se jane shtresezime te mevonshme, nga sahabe, dijetare, etj...

    Pra, kemi nje Person me emrin Jezus Krisht qe i vihet perballe nje bashkesi vlerash qe duket sikur e perfaqesojne edhe kete Person. Ne pamje te pare kjo duket plotesisht ne rregull, pa asnje problem, por problemi eshte se bashkesia e vlerave nuk ka jete. Jeta eshte ne Birin. Ai qe ka Birin ka Jeten. Ai qe ka vlerat, ndonese mund te jete njeri shume i mire, shume i rregullt, shume i persosur dhe per t'u marre shembull ne shume gjera, per fat te keq eshte i vdekur. Sepse vlerat nuk prodhojne Jete, por Jeta prodhon vlera!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 16-03-2010 më 18:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne fakt, tek Jezusi ato me teper ndahen se sa bashkohen.
    Ajo qe i bashkon teologjikisht eshte besimi ne NJE dhe te njejtin Zot:
    Zoti i Abrahamit
    Krijuesi i gjithshkaje
    Gjykuesi

    I bashkon besimi tek shpalljet hyjnore tek hebrejte dhe tek Jezusi. Vleresimi i jetes morale dhe te virtutshme. Besimi ne ringjalljen dhe shperblimin me parajse ose ferr.


    Historikisht i bashkon nje bashkejetese e pashmangshme, ne te mire e te keq, ku shpesh islami sa shfaroses ishte edhe protektiv, sa e mbante veten eprore ndaj krishterimit po aq e admironte.
    Ne islam krishterimi admirohet sikurse admirohet paganizmi ne krishterim.
    Ne islam krishterimi mbijeton i islamizuar sikurse paganizmi ne krishterim mbijeton i kristianizuar.
    Perkrah islamit krishterimi mati forcat e veta, seriozitetin e besimit, pa pasur ne te armikun me te eger ne histori, por as mikun me te mire.

    Nuk do ta teproja po te thoja permbledhtazi se ne islam krishterimi gjeti armikun me te mire.

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    .... Ai qe ka Birin ka Jeten. Ai qe ka vlerat, ndonese mund te jete njeri shume i mire, shume i rregullt, shume i persosur dhe per t'u marre shembull ne shume gjera, per fat te keq eshte i vdekur. Sepse vlerat nuk prodhojne Jete, por Jeta prodhon vlera!

    Nejse, respekt për mendimin/besimin tënd, (këtu ndeshen besimet) por unë mendoj se njëri që reflekton një bashkësi vlerash të mira, që janë një shembull I jetës së Jesuzit a.s. atëherë njëri automatikisht do ta ketë edhe ‘jetën’.

    Por njëri që mendon se e ka ‘Birin’ por që nuk e reflekton atë bashkësi vlerash të mira që janë shembull I jetës së ‘Birit’ atëherë ai mund të jetë shumë largë ‘jetës’, se nuk dua të them është I vdekur.

    Pra unë mendoj se nuk mundet që njëri të ketë 'Birin' e të mos ketë vlerat, dhe anasjelltash. Sepse vlerat (edhe pse në vetë vete nuk kanë jetë) janë ato që i dhanë një kuptim 'Birit' që e bënë 'Birin' të jetë ai që ishte.

    Të thuash se njëri mund të ketë vlerat por jo 'Birin' për mua është e pakuptimë. Më duket sikur disi po i heq një copë atyre vlerave që kishte Jezusi a.s.

    'Biri' ishte e gjithë historia e tij. Për mua më e rëndësishme është që ti përcjellim gjurmët e tij ashtu që edhe ne të përpiqemi sadopak të ndërtojmë një histori të mbushur me plot bamirësi në jetërat tona.

    Përshëndetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 16-03-2010 më 20:14
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Une do perkufizoja si troje kristiane te gjithe perandorine romake qe prej vitit 325 pas.K. Kjo dmth qe te gjitha trojet e lagura nga deti mesdhe, bashke me Europen perendimore, kane qene troje kristiane.

    Mos do tashti ti pergjigjesh ti pyetjes qe bere?
    Njerzit nuk kan lindur kristjan,qe ti perkufizojsh ne kete menyre.Popujt kan gjuhen rracen dhe kulturen e tyre.Prandaj cdo kush le te rrije atje ku i takon,se ndryshe gjerat rrjedhojn keshtu sic po i shohim ne media.
    Revolution 1848

  8. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga ocean Lexo Postimin
    Nejse, respekt për mendimin/besimin tënd, (këtu ndeshen besimet) por unë mendoj se njëri që reflekton një bashkësi vlerash të mira, që janë një shembull I jetës së Jesuzit a.s. atëherë njëri automatikisht do ta ketë edhe ‘jetën’.

    Por njëri që mendon se e ka ‘Birin’ por që nuk e reflekton atë bashkësi vlerash të mira që janë shembull I jetës së ‘Birit’ atëherë ai mund të jetë shumë largë ‘jetës’, se nuk dua të them është I vdekur.

    Pra unë mendoj se nuk mundet që njëri të ketë 'Birin' e të mos ketë vlerat, dhe anasjelltash. Sepse vlerat (edhe pse në vetë vete nuk kanë jetë) janë ato që i dhanë një kuptim 'Birit' që e bënë 'Birin' të jetë ai që ishte.

    Të thuash se njëri mund të ketë vlerat por jo 'Birin' për mua është e pakuptimë. Më duket sikur disi po i heq një copë atyre vlerave që kishte Jezusi a.s.

    'Biri' ishte e gjithë historia e tij. Për mua më e rëndësishme është që ti përcjellim gjurmët e tij ashtu që edhe ne të përpiqemi sadopak të ndërtojmë një histori të mbushur me plot bamirësi në jetërat tona.

    Përshëndetje
    ocean, te pergezoj per shkrimin, jo pse mendoj krejt ashtu sikurse thua por per qetesinë dhe kulturen e te shperhurit qe e ke. Kjo nuk eshte vetem ne kete rast por ka kohë qe unë shoh dhe lexoj nga ti, pra lexoj edhe ne komunitetin musliman ne shkrimet tua, je i shkelqyeshem. Zoti të ka bekuar.

    Sjellja e jote dhe fryma qe te percellë ty eshte shumë pozitive dhe kjo me bënë të mendoj shumë pozitivisht edhe per besimin Islam, pra edhe pse besoj ndryshe dhe nuk besoj shkrimeve islame, ti dhe ata sikurse je ti, te cilët ka shumë në Kosovë qe janë sikurse ti, qe i njoh dhe jam në miqesi dhe kontakt te perditshem, japin ngjyrë të mirë dhe thejshtë, nuk lëjnë vend per ndarsi as per urrejtje, ti frymon Dashuri të Zotit.

    Per çdo respekt
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #29
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    ...

    Nepermes ketyre fushave te shkatrrimit
    Pagezim nga zjarri
    Kam pare gjithe vuajtjet e juaja
    Dhe betejat beheshin me te medha
    Dhe megjithese ato me lenduan mua shume
    Ne frike dhe alarm
    Ju nuk me braktiset
    Shoket e mi te luftes

    ...

  10. #30
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pra, kemi nje Person me emrin Jezus Krisht qe i vihet perballe nje bashkesi vlerash qe duket sikur e perfaqesojne edhe kete Person. Ne pamje te pare kjo duket plotesisht ne rregull, pa asnje problem, por problemi eshte se bashkesia e vlerave nuk ka jete. Jeta eshte ne Birin. Ai qe ka Birin ka Jeten. Ai qe ka vlerat, ndonese mund te jete njeri shume i mire, shume i rregullt, shume i persosur dhe per t'u marre shembull ne shume gjera, per fat te keq eshte i vdekur. Sepse vlerat nuk prodhojne Jete, por Jeta prodhon vlera!
    Edhe Ocean ta ka shpjeguar por une do i shtoja se Jezusi erdhi per te formuar bashkesine e vlerave per te ndertuar nje mbreteri davidiane ne toke.Fakti qe nuk e realizoi nuk i hudh poshte keto vlera.Ai nuk e realizoi sepse u tradhetua dhe nuk o ndoq nga populli i tij.Biles ai Jezusi jo vetem qe si hudhi poshte keto vlera dhe keto ligje por perkundrazi u tha

    5:17 ''Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t'i shfuqizuar, po për t'i plotësuar.

    5:18 Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.

    5:19 Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t'u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t'i vërë në praktikë dhe do t'ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.

    5:20 Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •