Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    MOs po na bohet pishman pashai qe hyri ne NATO?

  2. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ku i kerkon ndryshimet ambasadori i USA ??? Kush eshte struktura e SHISH qe politizohet ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    sbesoj se ambasadori yne ne usa do ti jepte ndonje keshille senatit. edhe ky amerikani eshte mire te shoh punet e veta se shqiperia este shtet sovran. mendoj se berisha duhet ti thoj o mbyll gojen oi te shpalla non grata. bile ti bej leter proteste qeverise amerikane e te kerkoj ta heqin kete komunistin willers nga ambasada ne tirane

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    sbesoj se ambasadori yne ne usa do ti jepte ndonje keshille senatit. edhe ky amerikani eshte mire te shoh punet e veta se shqiperia este shtet sovran. mendoj se berisha duhet ti thoj o mbyll gojen oi te shpalla non grata. bile ti bej leter proteste qeverise amerikane e te kerkoj ta heqin kete komunistin willers nga ambasada ne tirane
    jo jo un tham biles ti prishim marrdhaniet krejtsisht me imperialistet anglo-amerikan. dhe tu shpallim lufte si ne koh te enverit. mos ta lejm Iranin e Koren e Veriut vetem.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Miratohet ligji i SHISH, Rama: Berisha, po i bën karshillëk SHBA-së

    Kryetari Rama, pas reagimit të turpshëm të Berishës dhe mazhorancës për shqetësimin e aleatit kryesor të Shqipërisë, SHBA-ve, e ka konsideruar si një akt qesharak karshillëku deklaratën e PD për P/ligjin e SHISH.
    Kryetari i PS i ka bërë thirrje Berishës të tërheqë projektligjin e rrezikshëm të kthimit të SHISH në SHIK-un famëkeq, por edhe një shpjegim të menjëhershëm publik për shpërfilljen e shqetësimit të SHBA-ve
    .


    Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në konferencën e dhënë për shtyp:

    Kemi pritur tre ditë me rradhë reagimin e zotit Berisha për deklaratën shumë shqetësuese të Ambasadorit Withers. I cili, në emër të aleatit më të madh të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vuri alarmin për një projektligj të ulët në qëllim, të rrezikshëm në në përmbajtje e të shëmtuar në formë, që nuk e ka pëlqimin e partnerit tonë kryesor.


    Prej tre ditësh kryeministri i këtij vendi, që pa miqësinë e partneritetin e Shteteve të Bashkuara jo vetëm nuk do të ishte sot në NATO, po as do të kishte garancitë që ka sot për sigurinë e për ardhmërinë e vet, jo vetëm nuk ka reaguar ndaj shqetësimit publik të përfaqësuesit të nderuar të Shteteve të Bashkuara, po është mjaftuar me nxjerrjen e një zëdhënëseje. E cila recitoi se projektligji qenkërka pikë për pikë sipas standardeve të NATO-s e të BE-së.


    Kjo është një sjellje që nuk turpëron thjesht zotin Berisha, po turpëron Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, sepse është kryeqeveritari i këtij vendi ai që sillet me shqetësimin e mikut dhe aleatit më i madh i shqiptarëve, njësoj si komisionerët e Ruzhdies me lirinë e votës.


    Nuk është hera e parë që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit.


    Një qeveri shqiptare, që në vitin 2010, vetëm një vit pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, me mbështetjen e paçmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arrin në derexhenë që të sfidojë me arrogancë e me indiferencë këtë aleat jetik për Shqipërinë, duke çuar përpara procesin e miratimit të një ligji që bie ndesh me interesat e Shteteve të Bashkuara, është një qeveri që jo vetëm nuk i përfaqëson interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, po ka humbur çdo të drejtë morale për të qeverisur shqiptarët e përfaqësuar Shqipërinë.


    Unë i bëj thirrje zotit Berisha ta tërheqë menjëherë, pa humbur asnjë ditë, projektin e turpshëm të kthimit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shik-un famëkeq që përgjonte e përndiqte kundërshtarët e tij në politikë, media e shoqërinë civile.


    Shpërfillja e shqetësimit që Shtetet e Bashkuara shprehën publikisht përmes ambasadorit ëithers, është e patolerueshme. Ne kërkojmë publikisht sot shpjegime nga kryeministri i këtij vendi për këtë shpërfillje, sigurisht bashkë me lajmërimin e tërheqjes së projektligjit.


    Dhe e sigurojmë zotin Berisha se këmbëngulja në këtë akt sa të rëndë, aq edhe qesharak karshillëku ndaj Shteteve të Bashkuara, nuk do të ringjallë dot Shik-un e vjetër, po do të jetë një arsye më shumë për të protestuar për largimin një orë e më parë të këtij pushteti të grabitur, që kërkon të mbahet në këmbë duke ndaluar transparencën e kutive të votimit, e shifrave të ekonomisë, e vendimeve të qeverisë dhe, më në fund, duke përgjuar e përndjekur kundërshtarët.


    Këto nuk janë shenjat e një pushteti korruptiv që po forcohet, po të një qeverie të korruptuar që po rrëzohet.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    sbesoj se ambasadori yne ne usa do ti jepte ndonje keshille senatit. edhe ky amerikani eshte mire te shoh punet e veta se shqiperia este shtet sovran. mendoj se berisha duhet ti thoj o mbyll gojen oi te shpalla non grata. bile ti bej leter proteste qeverise amerikane e te kerkoj ta heqin kete komunistin willers nga ambasada ne tirane
    i ka marre masat salis per kete pune ... ne SHBA kane emeruar nje doktor-mumje, birin e nje gjenerajli komunist, sallabanda ...

    sa per ate qe thua ti me la, ulu mal, te dale hena ...

    me keto veprime, salis verteton se eshte jo vetem nje don kihote, por nje haxhiqamils i pandryshueshem, anti-kombetar, anti-popull, anti-demokrat ...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Ligji u miratu ne komisionin e fundit
    Mi beni te fala Withersit dhe mi thoni "Shqiperia nuk eshte vend pa zot" Ajo ka Sali Berishen

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Ligji u miratu ne komisionin e fundit
    Mi beni te fala Withersit dhe mi thoni "Shqiperia nuk eshte vend pa zot" Ajo ka Sali Berishen
    Shqipereia paska zot sali berishen??!?

    keshtu nuk flitej as ne mesjete ... sa anakronik, sa mbrapa jeni, o te mjere ...

  9. #19
    Hallall, ligj persmari. Un s'e shaj me Salen per vete

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ku ka shku tema qe thon eshte levizur
    E paska heq shiku me duket...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •