Presidenti i vendit, Bamir Topi ka deklaruar se për ligjin e shumëdebatuar të SHISH-it, kundërshtuar nga opozita, ndërkombëtarët, SHBA dhe së fundi edhe NATO do të flasë vetëm përmes dekretit.
Gjatë një interviste në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Topi është shprehur se nuk mund të paragjykojë një ligj që është duke u diskutuar ende në strukturat parlamentare.
"Mesazhi i presidentit vjen në momentin e duhur. Presidenti flet me dekret"- ka thënë Topi, duke sqaruar tre opsionet që ka në dispozicion; miratimin, kthimin mbrapsht ose heshtjen.
Ai ka pranuar se është në dijeni të debatit të madh me të cilin është shoqëruar ligji në fjalë, por ka këmbëngulur se do të flasë në momentin e tyre.
Komisioni i Sigurisë ka miratuar sot me votat e mazhorancës projektligjin për SHISH-in, pavarësisht kundërshtive të hapura të ndërkombëtarëve, SHBA-së, opozitës e së fundi edhe NATO-s.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që mësohet se kalimi i ligjit u bë vetëm me disa ndryshime të vogla teknike(nuk janë saktësuar ende se cilat).
Pas mbledhjes, kreu i Komisionit Leonard Demi ka theksuar se në këtë mbledhje u miratua projektligji për Shërbimin Informativ, i cili i jep më shumë pavarësi këtij institucioni.
Ne mesdite, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka kërkuar sot Kryeministrit Berisha që të terheqë ligjin për SHISH edhe për faktin se është duke cënuar marrëdhëniet me SHBA-të.
"Kemi pritur tre ditë me rradhë reagimin e zotit Berisha për deklaratën shumë shqetësuese të ambasadorit Withers, i cili vuri alarmin për një projektligj të ulët në qëllim, të rrezikshëm në në përmbajtje e të shëmtuar në formë, që nuk e ka pëlqimin e partnerit tonë kryesor", u shpreh Rama.
Sipas Ramës, pa SHBA-në vendi ynë nuk do të ishte antër i NATO-s dhe s'do kishte sigurinë që ka sot.
Ndaj mungesa e një reagimi në përgjigje të anbsadorit Withers është sjellje që nuk turpëron thjesht zotin Berisha, po turpëron Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. "Nuk është hera e parë", vijoi Rama, "që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit".
"Unë i bëj thirrje zotit Berisha ta tërheqë menjëherë, pa humbur asnjë ditë, projektin e turpshëm të kthimit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shik-un famëkeq që përgjonte e përndiqte kundërshtarët e tij në politikë, media e shoqërinë civile", tha ai.
________
Opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Sigurisë ku sot miratohet nen për nen pr.ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror. Mbledhja po zhvillohet me dyert të mbyllura dhe në sallë ndodhen perfaqesues nga qeveria, misioni EURALIUS dhe trupi diplomatik.
Pas apelit të SHBA-së, edhe NATO i ka bërë thirrje qeverisë të mos e miratojë këtë ligj. Zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, e quajtur NOS i është drejtuar dje zyrtarisht qeverisë shqiptare.
NOS i ka kërkuar qeverisë shqiptare që ndryshimet e ligjit për SHISH duhet të kalojnë më parë nga kjo zyrë. Zyra në fjalë përbëhet nga tre degë, nga Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për sigurinë dhe Siguria e mbrojtjes.
Kërkesë që nënkupton më parë ekspertizën e NATO-s për ndryshimet në fjalë, të cilat kanë gjetur kundërshtime nga ndërkombëtarët dhe opozita në vend.
Ligji për SHISH-in, Komisioni i Sigurisë: Nen për nen diskutohet sot
Komisoni i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë sot nen për nen projektligjin për SHISH-in dhe do të marrë vendimin përkatës. Lajmin e jep vetë komisioni përmes një deklarate për mediat, ku sqaron se në mbledhjen e djeshme u zhvillua një senacë dëgjimore për projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, Për Shërbimin Informativ të Shtetit, të ndryshuar".
Komisioni bën me dije se ligjit i janë bërë ndryshime që respektojnë standardet demokratike dhe rrisin transparencën.
Me poshtë deklarata e Komisonit të Sigurisë:
Në këtë seancë deputetët dëgjuan hartuesit e këtij projektligji, përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, si dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, nëpërmjet Drejtorit të këtij Shërbimi, ku u njohën në hollësi me punën e tyre të përbashkët. Oratorët bën të njohur se këto ndryshime demokratike bëhen të nevojshme për shkak të sfidave me të cilat përballet SHISH, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë global, për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë.
Ndryshimet që propozohen zgjerojnë dhe saktësojnë detyrat e SHISH kundër terrorizmit, trafikut të armëve, lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, krimit të organizuar, korrupsionit të personave që kanë funksione publike, etj. Duke u mbështetur në përvojën e sotme të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE, këto ndryshime respektojnë standardet demokratike dhe rritin transparencën e këtij institucioni ndaj publikut, duke ftuar, për herë të parë, edhe opozitën të japë mendimin e vet për emërimin e Drejtorit të SHISH.
Por, për fat të keq, në këtë mbledhje, opozita nuk mori pjesë, edhe pse z. Demi kontaktoi personalisht me z. Ruci për rëndësinë që ngërthen ky projektligj dhe që kolegët opozitarë duhet të japin kontributin e tyre konkret. Në këtë seancë dëgjimore morën pjesë ekspertë nga Institucionet ndërkombëtare (përfaqësues të misionit OBDAT, si dhe përfaqësues të misionit EURALIUS të Bashkimit Evropian).
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendosur që nesër, më datë 16 mars, në orën 10:00, të diskutojë projektligjin nen për nen dhe të marrë vendimin përkatës. Duke përfituar nga ky rast, deputetët e shumicës ftojnë, edhe një herë, kolegët opozitarë të zënë vendet e tyre në Komision.
________
Ligji për SHISH-in, PD: Pasqyron standardet e NATO-s dhe të BE
TIRANË- Partia Demokratike i ka quajtur të pabaza qëndrimet e PS-së kundër ligjit për Shërbimin Informativ Kombëtar, por nuk ka bërë asnjë koment për reagimin e fortë të SHBA-së, lidhur me ligjin në fjalë.
Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli është shprehur se ligji për SHISH-in është hartuar në bazë të rekomandimeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
"Për sa i përket komenteve mbi Ligjin e SHISH, të cilat z. Rama i bën pa e lexuar ligjin, Partia Demokratike qartëson se çdo gërmë, çdo fjalë e çdo fjali rreth këtij ligji është marrë dhe pasqyron standardet më të mira të vendeve të NATO-s dhe BE-së"- tha Mëhilli.
Në emër të PD-së, ajo ka ftuar Ramën të dërgojë anëtarët e vet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. "Partia Demokratike e fton Rama të dërgojë anëtarët e vetë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku do të diskutohet ligji, dhe të paraqesë atje të gjitha vërejtjet që ka, por është e sigurt se s'ka për të pasur asnjë vërejtje"- tha ajo.
Një ditë më parë për ligjin e SHISH-it, reagoi SHBA përmes ambasadorit John Withers, i cili u shpreh hapur në kundërshtim të tij, duke deklaruar se ai minon pavarësinë e institucionit dhe cenon imazhin e Shqipërisë.
____________
SHISH, SHBA kundër ligjit: Minon pavarësinë
Sipas ambasadorit amerikan, SHISH duhet të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike
TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin alarmin për ndikimin negativ që mund të sjellin në veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetërorë (SHISH) ndryshimet e miratuara vetëm pak ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve në ligjin që rregullon organizimin dhe funksionimin e këtij shërbimi. Në një dalje të pazakontë për mediat, çka tregon edhe shqetësimin që SHBA-të kanë për këtë çështje, ambasadori amerikan në vendin tonë, Xhon Withers, ka folur pa "dorashka", duke kritikuar ashpër amendamentet e miratuara nga mazhoranca si dispozita që cenojnë pavarësinë politike të SHISH-it. Ambasadori ka theksuar se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tepër e rëndësishme që ky shërbim inteligjent...............
Krijoni Kontakt