Kush e ndoqi Albin Kurtin tek Top Channel e ka vërejtur se ai tha disa fjalë me vend në lidhje me Unmik/Eulex.
Sui generis
Arbreshi-Niko. Kosova eshte shtet dhe quhet Republika e Kosoves vetem ne leter.
Me Pakon e Ahtisarit Kosova quhet shtet multietnik. Dua te pyes gjithe, cili shtet boteror eshte Multietnil ku mbi 92-93 % te popullates jane te nje kombesie e 6 apo 6 % jane minoritare. Ne Pakon e Ahtisarit permenden serbet, pakicat dhe kosovaret e aspak nuk permenden shqiptaret qe jane mbi 93% te popullates se kosoves, shtohet pyetja pse. Pastaj me Pakon e Ahtisarit gjdo ligj me rendesi ne Kosoves pa pelqimin e pakices serbe e cila eshte vetem 5% ne kosoves nuk vlen fare. Ne kushtetuten e Rep se Kosoves nuk permendet fare bashkimi kombetar, shtrohet pyetja pse, e mos te harojme qe ne ate te Shqiperise egziston bashkimi kombetar. E sa perket kfijve jo qe Kosova nuk i kontrollon kufijte ne anen veriore, por as ne kufi me shqiperine, as ne kyfi me Maqedonin e as me ate me Malin e Zi nuk i kontrollojne, sepse Pakoja e Ahtisarit nuk na mundeson te kemi as ushtri e as polici tonen.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Beograd, 2 mars – E përditshmja e Beogradit “Danas”, në një shkrim të saj sot pohon të jetë gjetur “ilaçi” sipas të cilit edhe Beogradi, edhe Prishtina mund të marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin në Bërdo afër Kranjit (slloveni). Gazeta citon burime, sipas të cilave Sejdiu dhe Thaçi kanë pranuar emrin e vendit "UNMIK/Kosovo", që ka qenë një nga kushtet e Serbisë për të marrë pjesë në këtë konferencë.
Në materialet për punë të konferencës rajonale BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjit (në Slloveni), do të vihet në dukje se Kosova do të marrë pjesë me emrin “UNMIK/Kosovo”, kurse në tavolina para pjesëmarrësve do të qëndrojë mbishkrimi vetëm me emrin e mbiemrin e tyre, pa u përmendur shteti.
Sllovenia do të ftojë nga Kosova edhe përfaqësuesit e Prishtinës, edhe të UNMIK-ut, pohon “Danas” t’i ketë deklaruar e ngarkuara me punë në Ambasadën sllovene në Beograd, Jadranka Shturm – Kocjan.
“Konferenca do të organizohet sipas të ashtuquajturit format “gimnih”, përkatësisht sipas mënyrës së deritashme të thirrjes së mbledhjeve joformale të BE-së. Organizatorët do të ftojnë në cilësinë e pjesëmarrësve zyrtarët më të lartë të institucioneve të Prishtinës dhe përfaqësuesit e UNMIK-ut. Në materialet për konferencë duhet të jetë qartë e theksuar se Kosova prezantohet me emrin “UNMIK/Kosovo”, kurse para pjesëmarrësve në tavolina do të qëndrojë mbishkrimi vetëm me emrin dhe mbiemrin, pa u përmendur shteti nga vijnë. Po ashtu, sa i përket Kosovës, fillimisht do t’i jepet fjala përfaqësuesit të UNMIK-ut, e pastaj përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës”, i ka sqaruar Shturm – Kocjan “Danasit”.
Kjo gazetë pohon të ketë informacione nga burime në BE se presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi kanë pranuar që me këto kushte të marrin pjesë në Konferencë.
Ambasadorët e Sllovenisë e të Kroacisë në Prishtinë, dy vendet të cilat në bashkëpunim me Këshillin e BE-së organizojnë konferencën në Bçërdo afër Kranjit, kanë biseduar mne Sejdiun e Thaçin dhe ua kanë prezantuar formatin “gimnih” të mbledhjes së paraparë, dhe ata kanë pranuar.
Në konferencë do t[ duhej të merrnin pjesë edhe Sejdiu, edhe Thaçi, citon kjo gazetë bashkëbiseduesit nga Brukseli.
Kabineti i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, nuk ka mundur t’i komentojë këto informata, meqë sipas gazetës ftesa zyrtare për këtë mbledhje ende nuk ka arritur në Beograd.
Tadiq kohë më parë u ka thënë gazetarëve se Serbia nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Prishtinës në tubimet ndërkombëtare, nëse ajo prezantohet si “UNMIK/Kosovo”.
Faleminderit për rekomandimin
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
" Sejdiu nuk merr pjesë në samit me logon “UNMIK/Kosovo”
Prishtinë, 2 mars - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu nuk do të pranojë që të shkojë në konferencën rajonale BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjës, nëse Kosova ftohet të përfaqësohet nën logon UNMIK/ Kosovo.
Këshilltari i presidentit Xhavit Beqiri i tha KTV-së nëpërmjet telefonit se Sejdiu do të marrë pjesë vetëm si presidenti i Republikës së Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër. Reagimi i Presidencës vjen pas shkrimeve të sotshme të mediave serbe se Kosova në atë konferencë do të përfaqësohet nga UNMIK-u. Madje e përditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur në burimet e saj në Bruksel, shkruan se presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi “tashmë janë pajtuar” të marrin pjesë në këtë konferencë, dhe se në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me logon “UNMIK/Kosovo”, ndërkaq para të pranishmeve në tryezë do të qëndrojë vetëm emri i tyre, dhe jo edhe shteti prej nga vijnë. "
Do shohim pra si do paraqiteni atje.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Arbereshi_niko, per mua eshte me rendesi se ne CIA WORLD FACTBOOK Kosova paraqitet e ndare nga Serbia. Gjithashtu edhe shume stacione te lajmeve si BBC, CNN etj. ka kohe qe Kosoven e paraqesin te ndare nga Serbia. Eshte e vertete qe shume stacione por edhe gazeta te shteteve qe e kane njohur Kosoven akoma nuk i publikojne hartat e rifreskuara, me apo pa qellim. Gjithashtu eshte e vertete qe te gjitha shtetet qe nuk e kane njohur Kosoven vazhdojne te publikojne harta me Kosoven brenda Serbise.
Keto do te ndodhin deri ne diten qe Kosova te behet anetare e OKB-se.
Jemi ne kete gjendje sepse dihet qe Kosova nuk eshte cliruar vet, por eshte cliruar me ndihmen e NATO-se. Sikur te ishim cliruar me forcat tona tani do te ishim si Kroacia, pra me ulese ne OKB, me ushtri, me kufij te kontrolluar etj.
Tani jemi ne pjesen e fundit te maratones, qe eshte sigurimi i njohjeve te reja per te arritur kuoten e duhur per pranim ne OKB. Ne kete faze do te ndodhe vendimi i GJND per shpalljen e pavaresise, lobimet e ndryshme, negociatat per relaksimin e raporteve Kosove- Serbi, kushtezimet e Serbise per hyrje ne BE etj tj.
Sikur te ishin te gjitha keto ne doren e udheheqesve te Kosoves une do te isha shume i frikesuar per te ardhmen time dhe te popullit tim, jo pse ata nuk kane deshire te bejne me shume por se ata nuk dijne te bejne me shume.
Shpresat e mia jane ekskluzivisht te SHBA, sepse SHBA-te kane qene pjesemarrese ne clirimin e Kosoves dhe deshtimi i pavaresise se Kosoves do te thote deshtim i SHBA-se.
Kete nuk e besoj se do ta lejojne.
Sejdiu e Thaçi: Në emër të Kosovës nuk mund të flas askush
Prishtinë, 2 Mars 2010 (Kosovapress) Koha 16:04
Derisa institucionet e Kosovës ende nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në konferencën e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Slloveni, mediat serbe kanë nisur fushatën e tyre, duke thënë se Kosova do të përfaqësohet nga UNMIK-u në këtë konferencë. Ndërkohë nga Presidenca dhe Kryeministria theksohet se në Slloveni Kosova do të përfaqësohet vetëm si Republika e Kosovës.
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Uordsuort: Të 27 vendet e BE-së janë dakord që Kosova një ditë të jetë në BE
Beograd, 3 mars 2010 - Askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës, por Evropa nuk dëshiron "vrima të zeza" në rajon dhe "të gjitha 27 vendet e BE-së janë dakord që ky territor (Kosova), në një trajtë dhe formë, gjithashtu një ditë duhet të jetë në BE", ka deklaruar ambasadori britanik në Beogradi Stiven Uordsuort. Ai këto komente i bëri në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit, pas konstatimit për mesazhet "pranojeni Kosovën si fqinjë" si një formë e kamufluar e kërkesës për njohjen e pavarësisë. Uordsuort, pasi citoi një deklaratë të baroneshës Eshton në Beograd, e cila ua përcolli liderëve lokalë qëndrimin për perspektuivën evropiane të Kosovës, tha: "Do të donim që Serbia të mbështesë atë perspektivë, që të punojë me BE-në, me fqinjët, si dhe me komunitetin serb në Kosovë në mënyrë që tërë rajoni të lëvizë përpara". I pyetur nëse vendimi pro Serbisë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të ndikojë që Britania dhe vendet e tjera ta ndryshojnë vendimin për njohjen e Kosovës, ambasadori britanik tha se "kjo kurrë nuk do të ndodhë". Ai theksoi se shumica e shteteve në Evropë e kanë njohur Kosovën - mbi 60 për qind e anëtarëve të OSBE-së, mbi 70 për qind të anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe mbi 80 për qind të anëtarëve të BE-së. "Republika e Kosovës si shtet i pavarur është bërë anëtar i FMN dhe BB, me mbështetjen e rreth 60 për qind të të gjithë anëtarëve të OKB-së. Është plotësisht joreale të pritet që e tërë kjo të kthehet prapa", tha diplomati britanik, duke u shprehur i sigurtë se 22 vendet anëtare të BE-së nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre. Gjithashtu ambasadori Uordsuort e quajti plotësisht joreale përpjekjen eventuale të Serbisë për hapjen e negociatave për statusin e Kosovës, duke thënë se kjo do të "çonte drejt konfrontimit steril, e cili nuk është në interes të askujt". Ai tha se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe që njerëzve që jetojnë në Kosovë t'u sigurohet një jetë më e mirë. "Kjo nuk do të thotë se nënkuptohet njohje formale", tha ai.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt