Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Faleminderit per pergjigjet..., Ariani TB dhe Illyrjan rex...
    Pershendetje

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    per ata qe i besoin shtypit dhe propagandes serbe nji lajm i keq



    Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi


    Thaçi ftohet në konferencën rajonale në Slloveni


    Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka marr ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet me 20 mars në Bërdo të Sllovenisë.

    Ftesa e publikuar të mërkurën nga Kabineti i kryeministrit Thaçi është e nënshkruar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe në të kryeministrit Thaçi i drejtohen si: "Shkëlqesia e tij, kryeministër i Kosovës".

    Mediet serbe kanë raportuar paraprakisht se Kosova në këtë takim do marr pjesë me mbishkrimin UNMIK-Kosovo.

    Ndërkohë, të mërtën, Presidenca e Kosovës, kishte reaguar ndaj paralajmërimeve të disa medieve serbe se, udhëheqësit kosovarë kanë pranuar të udhëtojnë në konferencën në Bërdo me logon UNMIK/Kosovo.

    Zyra për informim e Presidencës ka reaguar duke sqaruar se presidenti Sejdiu do të udhëtojë në Bërdo vetëm si president i Republikës së Kosovës dhe nën asnjë kusht tjetër.

    Zyrtarisht, kryeministri Thaçi ka pranuar ftesën nga nikoqirët e kësaj konference si kryeministër i Kosovës dhe jo nën logon UNMIK/Kosovo, siç ishte paralajmëruar dje nga mediet serbe. /RTK/Telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Uordsuort: Të 27 vendet e BE-së janë dakord që Kosova një ditë të jetë në BE

    Beograd, 3 mars 2010 - Askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës, por Evropa nuk dëshiron "vrima të zeza" në rajon dhe "të gjitha 27 vendet e BE-së janë dakord që ky territor (Kosova), në një trajtë dhe formë, gjithashtu një ditë duhet të jetë në BE", ka deklaruar ambasadori britanik në Beogradi Stiven Uordsuort. Ai këto komente i bëri në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti" të Beogradit, pas konstatimit për mesazhet "pranojeni Kosovën si fqinjë" si një formë e kamufluar e kërkesës për njohjen e pavarësisë. Uordsuort, pasi citoi një deklaratë të baroneshës Eshton në Beograd, e cila ua përcolli liderëve lokalë qëndrimin për perspektuivën evropiane të Kosovës, tha: "Do të donim që Serbia të mbështesë atë perspektivë, që të punojë me BE-në, me fqinjët, si dhe me komunitetin serb në Kosovë në mënyrë që tërë rajoni të lëvizë përpara". I pyetur nëse vendimi pro Serbisë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të ndikojë që Britania dhe vendet e tjera ta ndryshojnë vendimin për njohjen e Kosovës, ambasadori britanik tha se "kjo kurrë nuk do të ndodhë". Ai theksoi se shumica e shteteve në Evropë e kanë njohur Kosovën - mbi 60 për qind e anëtarëve të OSBE-së, mbi 70 për qind të anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe mbi 80 për qind të anëtarëve të BE-së. "Republika e Kosovës si shtet i pavarur është bërë anëtar i FMN dhe BB, me mbështetjen e rreth 60 për qind të të gjithë anëtarëve të OKB-së. Është plotësisht joreale të pritet që e tërë kjo të kthehet prapa", tha diplomati britanik, duke u shprehur i sigurtë se 22 vendet anëtare të BE-së nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre. Gjithashtu ambasadori Uordsuort e quajti plotësisht joreale përpjekjen eventuale të Serbisë për hapjen e negociatave për statusin e Kosovës, duke thënë se kjo do të "çonte drejt konfrontimit steril, e cili nuk është në interes të askujt". Ai tha se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe që njerëzve që jetojnë në Kosovë t'u sigurohet një jetë më e mirë. "Kjo nuk do të thotë se nënkuptohet njohje formale", tha ai.
    He LLAP ,po shtrohet pyetja kur se ??.ne vitin 2100 a ??.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Hiqen dilemat
    Ftesa dërguar Kryeministrit Thaçi për përfaqësimin e Kosovës në Bërdo.
    Tash s’ka asnjë dilemë. Në Konferencën e Bërdos, Kosova do të përfaqësohet si Shtet i Pavarur. Në emër të Kosovës flet Kryeministri Thaçi. Ndërkaq, Lamberto Zannier flet vetëm në emër të UNMIK’ut.

    Nga Valmir Klaiqi më 04.03.2010 në ora 7:56

    Të mërkurën janë hequr dilemat që u shfaqën ditëve të fundit rreth pjesëmarrjes së Kosovës në konferencën “Së bashku në Bashkimin Europian - Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen europiane”, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo të Sllovenisë.

    Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar zyrtarisht ftesën për këtë konferencë, të cilën ia kanë dërguar Kryeministri i Sllovenisë, Barut Pahor dhe Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosar, dy vende këto të cilat janë organizatore të kësaj konference.

    Sipas ftesës zyrtare, Thaçi ftohet si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
    Në konferencë nuk do të jetë i pranishëm Presidenti Fatmir Sejdiu.

    Xhavit Beqiri, Zëdhënës i Presidentit, tha të mërkurën se shefit të tij nuk i ka mbërritur ftesa për pjesëmarrje në konferencën rajonale në Bërdo të Sllovenisë.

    “Presidentit nuk i ka ardhur ftesa. Kosova do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri, sepse edhe formati i saj është i tillë që shtetet përfaqësohen në shumicë nga kryeministrat”, tha Beqiri, për Express.

    Në ftesën që Kryeministri Thaçi ka pranuar të mërkurën, ndër të tjera thuhet se rrethanat që ka krijuar kriza globale financiare në politikëbërjen e BE’së në asnjë rrethanë nuk duhet të rrezikojë zgjerimin e BE’së.

    “Ne presim që konferenca e organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Këshillit Europës, Herman Van Rompuy, do të demonstrojë vullnetin dhe kapacitetin e Ballkanit Perëndimor për të bashkëpunuar në politikë dhe në nivelin praktik, në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët. Konferenca do të sigurojë një mundësi për të diskutuar mbi mënyrat për të kontribuar për të ardhmen e përbashkët europiane”, thuhet në ftesën drejtuar Kryeministrit Thaçi.

    Në ftesë po ashtu thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, por ritmet e zhvillimit të shëndoshë mund të mbahen vetëm me ruajtjen e pronësisë dinamike dhe lokale mbi proceset e reformave.

    Ndryshe, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale gjithmonë hap debate të mëdha, për shkak se Serbia nuk pranon të marrë pjesë në këto konferenca, nëse Kosova përfaqësohet si shtet i pavarur.

    Ditëve të fundit, mediat serbe kishin raportuar se në Konferencën e Bërdos, Kosova do të përfaqësohet nën siglën “UNMIK/Kosovo”, derisa aty i pranishëm do të ishte edhe Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier.

    Në një prononcim për Express, Zëdhënësi i UNMIK’ut ka sqaruar se Shefi i tij do ta përfaqësojë vetëm misionin që udhëheq.

    Pas ftesës që i ka mbërritur Kryeministrit Thaçi, nuk dihet nëse Serbia do të pranojë të marrë pjesë në këtë konferencë.

    Idetë për negociata me Serbinë janë joserioze

    Idetë për bisedime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, Qeveria e Kosovës i konsideron ide qesharake.

    Zëdhënësi Memli Krasniqi tha se idetë që vijnë nga qarqe të ndryshme në Beogradi apo diku tjetër, nuk duhet të merren si serioze, ngase, sipas tij, bisedime për statusin nuk mund të ketë asnjëherë.

    Sipas Krasniqit, ekzistojnë shumë çështje në sferën e bashkëpunimit rajonal, që përfshijnë aspekte të natyrave teknike që janë në funksion të përmirësimit të jetës qytetare, ato çështje për të cilat mund të diskutohet me Beogradin, por assesi për çështje që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

    “Është qesharake që dikush të bjerë në grackë të këtyre mendimeve se mund të ketë negociata për statusin e Kosovës edhe një herë. Të gjithë atyre që kanë hezitime apo huti të tilla, u themi le t’i heqin, sepse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e patjetërsueshme dhe është e përhershme”, tha Krasniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    Tadiqi: Kosova në Bërdo, në përputhje me 1244
    Publikuar: Sot, më 05 mars 2010

    Ptuj, 5 mars – Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka kërkuar të premten që Kosova në konferencën rajonale në Bërdo të Kranjit, më 20 mars të përfaqësohet “në përputhje me rezolutën 1244”.
    Tadiq deklaratën e tij e ka dhënë në Ptuj të Sllovenisë, ku është takuar me organizatorët e konferencës, kryeministrin slloven, Borut Pahor, dhe me kryeministren e Kroacisë Jadranka Kosor.
    “Ne dëshirojmë që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, përfaqësuesit e Kosovës të marrin pjesë në forumet rajonale në formatin që është përcaktuar me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka theksuar Tadiqi, transmeton FoNet. “Ky është kushti që Serbia të marrë pjesë në një forum të tillë”.
    Pahor dhe Kosor e kanë ftuar Tadiqin për ta diskutuar mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës dhe të Serbisë së bashku në konferencën e Bërdos. Kjo konferencë, ide e përbashkët e Kroacisë dhe e Sllovenisë, organizohet për të debatuar rreth stabilitetit të mbarë rajonit.
    “Gjatë bisedës njëorëshe në kështjellën e Ptujit kemi arritur, edhe pse jo në tërësi, të zgjidhin të gjitha çështjet, qoftë statusore apo përmbajtësore lidhur me konferencën e 20 marsit”, ka thënë kryeministri slloven Borut Pahor, transmeton “Delo”. Cilat ishin ato çështje ai nuk i sqaroi para gazetarëve, por Tadiqi në deklaratën e tij përsëriti qëndrimin e Serbisë, se parakusht për pjesëmarrje të saj në këtë konferencë është ai që “Kosova të marrë pjesë në formatin që është në përputhje me rezolutën 1244 të KB-ve".
    Pala kosovare, ndërkaq, ka theksuar se në Slloveni do të udhëtonte vetëm si shtet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy

    Rompuy: Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal

    Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, i ka bërë thirrje Serbisë që të luajë rol “konstruktiv” në rajon, sidomos me fqinjët.

    “Shfaqa shpresën se Serbia do të ketë ndikim pozitiv në stabilitetin në rajon. Nënvizova se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Kosova duhet të përfshihet në bashkëpunimin rajonal në mënyrë pragmatike”, tha presidenti i BE-së, Van Rompuy.

    Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkovic, në Bruksel. /rel/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Kranj, Kosova shkon si shtet

    Nga Express më 06.03.2010 në ora 15:02
    Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë thënë se Kosova, në konferencën mbi Ballkanin Perëndimor që mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjit, do të marrë pjesë vetëm si shtet.

    Deklarimet e krerëve të Kosovës vijnë pasi shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar, ka sqaruar për gazetarët se në tavolinë do të vendosen vetëm emrat e pjesëmarrësve, por jo edhe shtetet. Gjithashtu, ai ka saktësuar se UNMIK-u do të marrë pjesë në takim.

    Por, presidenti Sejdiu tha sot se Kosova në konferencën në Slloveni do të paraqitet vetëm si shtet i pavarur dhe jo nën siglën “Kosova-UNMIK”.

    “Kryeministri do të shkojë në bazë të ftesës së kryeministrave të Sllovenisë dhe Kroacisë. Ai do të përfaqësojë vetëm vendin tonë”, tha ai, i pyetur nga gazetarët.

    Edhe kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova do të paraqitet si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, si bartës të institucioneve dhe vetëm si shtet i pavarur.

    “Kosova është shtet dhe bartësit e përgjegjësive shtetërore paraqiten vetëm si burrështetas të Republikës së Kosovës. Kosova është shtet dhe ftesa nga kryeministri slloven dhe kroat është një ftesë për kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur sovran dhe demokratik, prandaj ku do që të jetë Kosova do të jetë si shtet andaj nuk ka asnjë dilemë për këtë”, ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton KosovaPress.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Sejdiu e Thaçi: Në emër të Kosovës nuk mund të flas askush

    Prishtinë, 2 Mars 2010 (Kosovapress)
    perveq UNMIK-ut.

    Uordsuort: Të 27 vendet e BE-së janë dakord që Kosova një ditë të jetë në BE
    ne vitin 3010 ... sebashku me Afganistanin dhe Shqiperine.

    Thaçi ftohet në konferencën rajonale në Slloveni
    si lojtare mbas portes

    Rompuy: Kosova të përfshihet në bashkëpunimin rajonal
    si shikues

    Në Kranj, Kosova shkon si shtet
    n'anderr ... kur iu dul gjumi, jargani te kamt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 06-03-2010 më 12:21

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Daçiq ulet në një tryezë me Pajazitin, refuzon të fotografohet

    Tiranë, 6 mars – Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe ministri i Brendshëm i Serbisë kanë marrë pjesë së bashku këtë javë në një konferencë rajonale në Tiranë.
    Konferenca VII Ministrore mbi Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë së Kufijve në Evropën Juglindore ka bërë bashkë për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës një ministër kosovar dhe një ministër serb.
    Ministri nga Serbia, Ivica Daçiq, i cili njëherësh ka qenë edhe bashkëkryesues i Konferencës, ka pranuar të ulej në të njëjtën tryezë me ministrin kosovar, por nuk ka pranuar që në fund të takimit të dalë në fotografinë e përbashkët të të gjithë ministrave. Serbi, njëherësh, e ka braktisur sallën, kur e ka marrë fjalën ministri kosovar.
    Organizatorët e takimit kanë bërë një kompromis, duke mos lejuar vënien e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në tryezë.
    Ivica Daçiq nuk e ka komentuar praninë e ministrit të Kosovës në takim. Mirëpo, ai dhe tërë delegacioni serb ka braktisur sallën në ditën e dytë të takimit, pikërisht në seancën e pasdites së premte, kur kryesuesi i takimit, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha ia ka dhënë fjalën homologut të tij nga Kosova Zenun Pajaziti. Delegacioni serb në atë moment ka braktisur konferencën, duke mos u kthyer më në takim. Gjatë konferencës Daçiq dhe Pajaziti kanë shmangur njëri-tjetrin që të mos shtrëngojnë duart mes vete.
    Deri në momentet e fundit organizatoret nga Shqipëria nuk kanë ditur nëse ky takim do të realizohej apo jo nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është njëkohësisht zëvendëskryeministër, si dhe pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, ai ka pranuar ftesën e ministrit të Brendshëm shqiptar, duke e ditur se në këtë konferencë rajonale për sigurinë e kufijve do të jetë edhe homologu i tij Zenun Pajaziti. Sipas të dhënave, deri në momentin e fillimit të konferencës, mes Pajazitit dhe Daçiqit nuk ka pasur asnjë takim tjetër, pavarësisht se të dyja palët e dinin që ishin akomoduar në hotelin “Sheraton” në Tiranë.
    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë për “Kohën Ditore” se gjatë raportimeve në konferencë nuk janë vënë në fokus relacionet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, por çështjet e bashkëpunimeve në kontekst të sigurimit të kufijve mes shteteve të rajonit.
    “Gjatë raportimit tim, kam paraqitur angazhimet e shtetit të Kosovës për menaxhimin e integrimit të kufirit. Kam shpjeguar se Kosova e ka një strategji dhe një bord për menaxhimin e tyre”, ka deklaruar ministri Pajaziti.
    Ai ka shtuar se në konferencë e ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të qenë partnere shumë racionale në të gjitha sferat e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në rajon. Sipas tij, as Serbia, gjatë prezantimit të saj nuk ka bërë ndonjë polarizim të qëndrimeve të përgjithshme, por ka qenë në vijë të interesave të përbashkëta të shteteve të rajonit.
    Përveç incidentit me shmangien e daljes së Daçiqit në fotografinë e përbashkët dhe largimit nga salla, në këtë takim nuk ka pasur ndonjë kërkesë provokuese nga përfaqësuesi i Serbisë lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës.
    KOHA net

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    perveq UNMIK-ut.



    ne vitin 3010 ... sebashku me Afganistanin dhe Shqiperine.



    si lojtare mbas portes



    si shikues



    n'anderr ... kur iu dul gjumi, jargani te kamt.
    e dim se keshtu do te kishe pas deshir te jet
    por per fat te mire eshte krejt ndryshe seq ke deshir ti
    prandaj te deshiroi enderr te bukur dhe gjum te thell dimeror
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •