http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120164
Si hije
rrëshket dhe pa ftuar...
mbush ditët boshe te mia,
një dhimbje e shkrirë në deje..." Ja kjo
qënka vetmia"!
Nje brengë që përmbys shpirtin dhe fort po ma shtrëngon,
një ankth i vetëlënduar me zemrën po lufton.....!
Rënkon dhe malli vetë.... I shkreti
s'qënka shuar,
një ndjenjë pa shpresë noton në ujërat e tërbuar,
një etje për të puthur dhe thënë një fjalë të ngrohtë,
një femër e zhuritur....Në qoshe...Paska ftohtë!
Mundohem për ta kapur,mundohem por rrëshqet,
nëpërkë dredharake gjithë qënien po ma vret,
meshirës i bërtas....skam frymë,ajër kërkoj,
më kot rri
uluras...asgjë nuk po kuptoj!
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120164
I trishtuar ky shikim dhe me kot kerkon shkelqimin,
i rropatur vete syri,si ne mjegull pret verbimin,
lotet rrjedhin
vetevetiu,akull shpirti,i vetmuar,
shkretetire çdo gje perreth,vete natyra eshte lenduar...
http://www.forumishqiptar.com/showth...=120164&page=2
Sa mizore...gjakatare, ndjenjën duan të gllabërojnë,
me nënqeshje më veshtrojnë,duan që të bëhen zot,
sa më fyejnë,më përbuzin,poshtë në tokë ato më ulin,
fortë habitem..sytë burojnë..çfarë është kjo botë!!
Krijoni Kontakt