Deshire eshte kjo apo lajm zyrtar?
Se ska asgje te qarte per fundin e bojkotit.
Albania Uber Alles
Mua me intereson se a jan paguar deputetet per kohen qe kan bojkotuar punen per te cilen paguhen???????????????
do fitoin qe te dy,por humbes eshte shqiperia pikrisht pse fitoin te dy
Thyhet bojkoti, PS të enjten e 25 shkurtit në Parlament
Harasani zbulon skenarin e Ramës për futjen e opozitës në sallën e Kuvendit
Rama përgatit deputetët socialistë për t’u futur në parlament në seancën e ditës së enjte, më datë 25 shkurt, një javë para mbarimit të afatit ligjor të djegies së mandateve. Kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur grupin e vet socialist dhe u ka komunikuar secilit prej tyre se ditën e enjte të kësaj jave, duhet të hyjnë në parlament siç e kërkon BE, me idenë për të mos shkuar të enjten e datës 4 mars, ku është edhe afati i fundit i djegies së mandateve.
Ndërkohë që Rama nuk ka njoftuar pesë deputetët, Blushi, Islami, Malaj, Harasani dhe Bello, të njohur si përfaqësuesit e mendimit ndryshe brenda Partisë Socialiste duke mos u komunikuar vendimmarrjen e fundit të opozitës. Por, kanë qenë këta, socialistët e vërtetë, që kanë shpëtuar me thirrjet e tyre grupin parlamentar socialist duke deklaruar publikisht se do të bëhen pjesë e parlamentit brenda afateve ligjore. Pra, këtë javë pritet të marrë fund edhe bojkoti i partisë më të madhe opozitare në vend, ku deputetët e saj do të zënë vendet e tyre në parlament. Kjo lëvizje e Ramës, futja e socialistëve në parlament në datën 25 shkurt, bëhet për t’i djegur mazhorancës thirrjen që opozita të shkojë në parlament në seancën e datës 4 mars. Skenari i fundit për lëvizjet që pritet të zhvillojë është konfirmuar nga përfaqësues të grupit parlamentar socialistë. Por, skenari i Ramës është që pas këtij hapi që do të mundësojë që mandatet e socialistëve të mos digjen, të vijohet sërish me bojkotin. Deputeti Andis Harasani komenton këtë lëvizje të planifikuar të Ramës. Harasani shpreh keqardhjen që kryetari i tyre pas shtatë muajsh që luftoi për të gjetur hapësirë në parti po shfaq qëndrime të njëjta me këta armiq të hamendësuar. “Është një nga rastet e pakta kur të vjen keq, që kupton se ke pasur të drejtë për shtatë muaj rresht, kanë qenë përpjekjet tona kostot që kemi marrë e kam fjalën për pesë deputetët e asaj që quhet si lëvizja e mendimit ndryshe. Dhe të vjen keq që pas gjashtë muajsh shikon që dhe njëherë rezoluta e fundit e OSBE janë në të njëjtin qëndrim që ne kemi mbajtur, është po i njëjti qëndrim i të gjithë ndërkombëtarëve që PS duhet urgjentisht të ndërpresë bojkotin”, u shpreh ai. Sipas Harasanit, ai vetë, Ben Blushi, Marko Bello, Kastriot Islami dhe Arben Malaj do të futen në Parlament dhe ky është një vendim i marrë tashmë. Por Harasani shkon më tej kur sipas tij, ka zbuluar skenarin që PS ditën e enjte do jetë prezent në Kuvend, do të bëjë betimin pro, më pas do të dalë sërish. “Vazhdon të na vijë keq kur shohim se nga ana e kryetarit Rama, kryetarit në detyrë nuk kuptohet që me ndërprerje të bojkotit do të thotë që të kthehemi në parlament, të zëmë vendet tona dhe t’i japim Shqipërisë atë ç’ka ka nevojë një opozitë të vërtetë, por thjesht mendohet që të hyhet në parlament në datën 25 shkurt, pra të enjten e ardhshme të hyhet për të bërë betimin dhe për të dal, ç’ka do të lexohet si frikë për djegie mandatesh, si një frikë për moshumbjen e votës”, theksoi Harasani. Ndër të tjera, deputeti socialist deklaron se bashkë me kolegët e tij do të luftojë për të qëndruar në parlament për të bërë një opozitë reale dhe për të mundësuar fitore në zgjedhjet lokale. “Ne do të vazhdojmë së bashku me faktorin ndërkombëtar të kërkojmë që Partia Socialiste të jetë aty ku i takon si partia më e madhe në vend dhe të fillojë të përgatitet jo për zgjedhjet e parakohshme, të cilat unë i shoh shumë të vështira të ndodhin për efekt të ndryshimeve kushtetuese që çifti Rama-Berisha bënë në legjislacionin e kaluar, por të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat ne duhet të fitojmë patjetër.
Bushati: PS pritet të mbledhë grupin parlamentar për vendimmarrjet e mëtejshme
Nënsekretari për programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati nuk e konsideroi lajm faktin që opozita ditën e enjte do të bëhet pjesë e parlamentit, duke thyer në këtë mënyrë bojkotin shtatë mujor që po i bën parlamentit. Ai informoi se në lidhje me vendimmarrjet e ardhshme të opozitës, do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar, për të diskutuar më konkretisht për to. “Kjo është në situatën e një spekulimi, nuk mendoj se përbën lajm. Lajmi do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për atë që kërkon PS. Nuk përbën lajm, sepse nuk është zyrtar dhe nuk është dhënë nga burimet e PS. Do të ketë mbledhje të grupit parlamentar për t’u diskutuar më thellë për vendimmarrjet e mëtejshme”, u shpreh Bushati, për të shtuar se grupi parlamentar socialist mblidhet shpesh. Përsa i përket faktit nëse opozita ka një program të qartë për zgjidhjen e krizës, Bushati theksoi se kur vjen puna për zgjidhje të qarta dhe teknike kërkohen më shumë nga Partia Socialiste sesa nga Partia Demokratike. “Qeveria demokratike nuk ka dhënë shumë detaje në politikat e veta ndërsa nga specialistët socialistë pritet të jenë më të qartë për zgjidhjen, sepse ne i kemi ngritur këto”, vijoi Bushati. Ndër të tjera, duke u ndalur tek programi i PS, ai theksoi se ky program është paraqitur, por mënyra sesi u paraqit kanë hapur diskutim. Sipas tij, programi ka qenë proces i gjatë që vazhdoi dy vjet dhe nisi në të gjitha fushat. “Programi nuk është thjesht të prodhosh një material, programi është proces i gjatë, u diskutua dhe u mor me çdo fushë. Në çdo konferencë është publikuar në të gjitha fushat”, nënvizoi ai.
Blerina Gjevori
You are the master of your fate...You are the captain of your soul...
Ketu mund te shihni nje video qe i pershtatet plotesisht gjendjes ne te cilen eshte Edvin Rama dhe gjendjen ne te cilen e ka futur partine socialiste.
http://www.youtube.com/user/EDIRAMAIK
Ne kete ore eshte e "veshtire";qe ka dy kuptime..(Trurin e kam te shplodhur,e stomakun se kam mire).
Pastaj po e pasheo iki neser te protestoj perpara selis te partise socialiste...
Duhet ta heqin Edi Ramen,ne vend te tije duhet te vene Sali Berishen.
http://www.youtube.com/user/EDIRAMAI.../2/cHJNwv6XC80
cdo fjal qe thot doktori qendron..
prralla prralla e pune asku
shif ramizin e shif nexhin,faqet kuq i kane si 15 vjeca tuj pi caje te ngrofte neper kolltuqe,e ju akoma filozofoni per demokracine.
skenderbeu kur u kthye nga turqia tha: lirine nuk ia u solla une, ate e gjeta ketu tek ju
me duket se edhe enverit e njejta gje i ndodhi me juve:komunizmin nuk ia u solla une, ate e gjeta mu ketu tek juve (deshira per hakmarrje,deshira per te shtyp ate tjetrin,njerez xheloza me smire te tmerrshme),popull frigacak qe vetem si qener ne turme din te sulmojne,koshience njerzore = 0
Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 22-02-2010 më 05:32
Krijoni Kontakt