Uthmani, model nė marrėdhėniet bashkėshortore
Morali me tė cilin njihej mė shumė Uthmani, ishte turpi. Ēdo popull qė e ka pasur turpin si moralin kryesor, ai popull ėshtė lartėsuar dhe nderuar. 29.10.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Nė kėtė temė do tė flasim mbi figurėn e Uthman ibnu Affanit dhe marrėdhėniet e tij bashkėshortore. Ai ishte shumė i dashur dhe tejet miqėsor me gruan e tij. Uthmani ėshtė njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet dhe ėshtė Halifeja i tretė musliman pas tė dėrguarit tė Zotit. Emri i nėnės sė tij ishte Erva dhe ajo ishte halla e Profetit a.s. Cilėsitė e tij tė rralla, e bėnė Profetin a.s ta zgjedhė atė si dhėndėr pėr dy vajzat e tij. Ishte ky fakt, ai qė e bėri tė njihej dhe me emrin Me dy drita. Si u konvertua nė islam dhe kush ishte shkaku? Personi qė u bė shkaktar pėr konvertimin e Uthman ibnu Affanit nė islam, ishte Ebu Bekri. Kur pranoi islamin, Uthmani ishte 32 vjeē. Qė nė rini, Uthmani ishte aktiv dhe kishte ndėrtuar marrėdhėnie shoqėrore tė shėndosha dhe fitimprurėse. Ai ishte njė nga muslimanėt e parė qė koknvertoheshin dhe pranonin islamin si fe tė vetme tė tyre. Duke qenė nga tė parėt qė pranuan islamin, ai ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė pėrhapjen e islamit. Morali me tė cilin njihej mė shumė Uthmani, ishte turpi. Ēdo popull qė e ka pasur turpin si moralin kryesor, ai popull ėshtė lartėsuar dhe nderuar. Ndėrkohė qė ēdo populli qė i ka munguar morali i turpit, ėshtė degjeneruar dhe shkatėrruar. Ėshtė pikėrisht morali i turpit njė nga faktorėt kryesorė pėr forcimin e marrėdhėnieve me Zotin e madhėruar. Kjo, pasi turpi tė pengon nga veprimi i gjynaheve tė mėdha dhe tė vogla. Pėr moralin e turpit thuhet qė ai ėshtė kurora e tė gjithė moraleve. Pėrse u quajt me dy drita? Dy vajzat e Profetit a.s para se tė martoheshin me Uthmanin, ishin tė fejuara me dy djemtė e Ebu Lehebit. Kur Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore dhe filloi tė publikojė fenė islame, Ebu Lehebi, gruaja dhe fėmijėt e tij ishin nga armiqtė dhe kundėrshtarėt e tij. Madje Ebu Lehebi u kėrkoi dy djemve tė tij qė ta prishnin fejesėn me dy vajzat e Profetit a.s. Me kėtė, Ebu Lehebi kėrkonte ti shkaktojė dhimbje dhe ti bėjė presion psikologjik dhe social Profetit a.s pėr ta braktisur fenė. Pikėrisht pėr shqetėsimet dhe keqtrajtimin ndaj Profetit a.s, Zoti shpalli njė sure tė veēantė pėr Ebu Lehebin. Thotė Zoti nė Kuran: Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftė nė gjithēka! Nuk do ta ndihmojnė atė as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do tė hidhet nė zjarrin me flakė tė tėrbuara, po ashtu edhe gruaja e tij, qė mbart drutė e zjarrit, nė qafėn e saj do tė ketė njė litar prej fijesh palme. (Mesed 1-5) Pasi dy djemtė e Ebu Lehebit e prishėn fejesėn, Profeti a.s zgjodhi Uthman ibnu Affanin si dhėndėr tė tij dhe vajzėn e tij Rukajen e martoi me tė. Lidhja martesore mes tyre ishte njė lidhje e bekuar dhe e lumtur. Kur Profeti a.s urdhėroi muslimanėt qė tė emigronin pėr nė Abisini, bashkė me muslimanėt e tjerė ishte dhe Uthmani me gruan e tij Rukajen. Ata tė dy, ishin ēifti i parė qė emigronin pėr hir tė Zotit. Kur Profeti a.s emigroi bashkė me muslimanėt e tjerė pėr nė Medine, Uthmani dhe Rukaja u kthyen nga Abisinia dhe u vendosėn nė Medine. Pas disa kohėsh nė Medine, Rukaja sėmuret rėndė dhe pėr pasojė vdes. Kjo gjė e dėshpėroi shumė Profetin a.s dhe bashkėshortin e saj Uthmanin. Profeti a.s, duke e parė Uthmanin tė mėrzitur dhe tė dėshpėruar, i tha:Tė shoh tė mėrzitur o Uthman! Po o i dėrguari i Zotit - iu pėrgjigj Uthmani me vdekjen e Rukajes, u ndėrpre lidhja miqėsore mes meje dhe teje dhe ēėshtė mė e keqja nuk pata as fėmijė me tė. Profeti a.s i tha:O Uthman! Mė erdhi Xhibrili a.s dhe mė propozoi qė tė tė martoj me vajzėn tjetėr Umu Kulthumin. Kėshtu u martua Uthmani me vajzėn e dytė tė Profetit a.s Umu Kulthumin. Por edhe kjo martesė e cila e gėzoi Uthmanin, pėrfundoi si e para me vdekjen e Umu Kulthumit. Kur Profeti a.s e pa tė dėshpėruar Uthmanin pėr vdekjen e gruas sė tij, i tha:O Uthman! Pėr Zotin nėse do tė kisha njė vajzė tė tretė do tė kisha martuar me tė. Kjo tregon dhe njė herė mbi marrėdhėniet dhe lidhjet e forta mes Uthmanit dhe Profetit a.s. Martesa e Uthmanit me Nailen Pėr shkak tė martesės sė Uthmanit me dy vajzat e Profetit a.s, u quajt Uthmani me dy drita. Ėshtė njė nofkė qė nuk e ka pasur asnjė njeri tjetėr qė nga Ademi a.s dhe nuk do e ketė njeri tjetėr deri nė Ditėn e Kijametit. Askush tjetėr pėrveē Uthmanit, nuk ėshtė martuar me dy vajza tė njė profeti. Diēka e tillė ėshtė njė vlerė tjetėr qė i shtohet vlerave tė Uthmanit. Pas vdekjes sė Umu Kulthumit, Uthmani u martua me njė grua tjetėr Nailen. Ajo ishte njė grua fisnike, e guximshme dhe e bukur, por jo mė e bukur se Umu Kulthumi dhe Rukaja, e cila merrej se shembull dhe model pėr bukurinė e saj. Model i hijeshisė burrėrore ishte dhe vetė Uthmani. Nga historitė qė rrėfehen nė kėtė aspekt, ėshtė se Profeti a.s e dėrgoi Usamen tek Uthmani ti japė diēka. Usame vajti tek Uthmani, hyri nė shtėpinė e tyre dhe i pėshėndeti por nuk ua dha porosinė e Profetit a.s. Ai u kthye tek Profeti a.s, i cili e pyeti duke buzėqeshur:Ēfarė pe qė nuk ua dhe porosinė time? Usame i tha:Pėr Zotin pashė Uthmanin me Rukajen dhe mbeta i hutuar nga hijeshia dhe bukuria e tė dyve. Bujaria dhe zemėrgjerėsia e Uthmanit Uthman ibnu Affani njihet pėr bujarinė dhe zemėrgjerėsinė e tij. Me kėtė rast, tė gjithė ne e dimė kontributin e Uthmanin nė pėrgatitjen e ushtrisė muslimane. Kur Profeti a.s u bėri thirrje muslimanėve qė tė kontribojnė nė pėrgatitjen e ushtrisė, vetė Umeri solli gjysmėn e pasurisė sė tij. Ebu Bekri solli tė gjithė pasurinė e tij, ndėrkohė qė Uthmani dhuroi 950 deve tė ngarkuara me ushqimet dhe armatimet e nevojshme pėr luftė dhe pesėdhjetė kuaj. Diēka e tillė ishte njė kontribut shumė i madh, gjė qė e bėri Profetin a.s tė thotė:Nuk ka gjė qė e dėmton imazhin e Uthmanin pas kėsaj dite. Profeti a.s e pėrgėzoi me xhenet dhe ai ėshtė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Kontributin me pasuri nuk mundet ta bėjė kushdo. Sa herė na ndodh qė nėse duam ti japim dikujt ca tė holla, ne nxjerrim ato mė tė vjetrat edhe pse kemi tė reja dhe nė tė njėjtėn vlerė. Ka njerėz tė cilėt japin dhe kontribojnė me pasuritė e tyre pa i llogaritur ato qė japin, siē ishte Uthman ibnu Affani. Uthmani dhe pusi RumaM Njė rast tjetėr tė cilin vlen ta pėrmendim ėshtė dhe rasti kur Uthmani u dhuroi muslimanėve pusin Ruma. Ruma ishte njė pus nė pronėsinė e njė hebreu, nga i cili mbushnin ujė dhe furnizohej i gjithė qyteti i Medines. Profeti a.s, njė ditė shprehu dėshirėn qė ky pus duhej tė ishte pronė e muslimanėve. Uthmani e bleu kėtė pus dhe e dhuroi vakėf pėr tė gjithė muslimanėt. Jo vetėm kontribut material Uthmani nuk dallohej vetėm nga kontributet materiale dhe pasuritė qė jepte pėr mirėqenien e muslimanėve. Ai kishte njė kontribut tė ēmuar dhe nė morale dhe vlera shoqėrore. Kur tė gjithė muslimanėt pėrgatiteshin pėr tė marrė pjesė nė luftėn e Uhudit, edhe Uthmani deshi tė marrė pjesė nė kėtė luftė. Ai vajti tek Profeti a.s dhe i tregoi se gruaja e tij ishte e sėmurė. Profeti a.s e urdhėroi qė ti qėndrojė tek koka dhe tė mos marrė pjesė nė luftė. Kėshtu, Uthmani i qėndroi tek koka duke i shėrbyer dhe dhėnė zemėr. Me kėtė, duam tė themi qė kontributi i tij nuk ishte vetėm material por edhe moral dhe social. Sa herė qė flasim mbi kopracinė dhe babėzinė, flasim dhe mbi kopracinė emocionale. Kur gruaja e tij Rukaja vdiq, dhimbja e Uthmanit ishte e dyfishtė. Kjo, pėr shkak se i vdiq gruaja dhe e dyta pėr shkak se ai nuk morri pjesė nė betejėn e Uhudit bashkė me muslimanėt e tjerė. Dhimbjen e parė Profeti a.s ia lehtėsoi duke e martuar me vajzėn e tij tė dytė. Ndėrkohė qė dhimbjen e dytė ia lehtėsoi duke i folur mbi qėllimin dhe nijetin e mirė. Ne tė gjithė e dimė qė kushdo qė ka njė nijet tė mirė, por nuk e realizon atė, i shkruhet sikur e ka vepruar. Nėse njė musliman vepron njė vepėr tė mirė, i shkruhet sikur ka vepruar dhjetė tė tilla. Nėse vepron njė vepėr tė keqe, i shkruhet njė e tillė. Njė herė, morra njė taksi dhe gjatė bisedės me shoferin, mė tregoi se gruaja e tij ankohej gjithmonė dhe se kohėt e fundit i kishte kėrkuar dhe divorcin. Ai ndihej i dėshpėruar pasi me kėtė grua kishte gjashtė fėmijė, tė cilėt i kishte ai nėn kujdestari. Ai tregonte se ēdo ditė dilte nė mėngjes nė punė, kthehej nė drekė pėr tu gatuar fėmijėve dhe dilte pėrsėri nė punė deri natėn vonė. Unė fillova ta pyes mbi hollėsitė e marrėdhėnieve tė tyre bashkėshortore dhe zbulova qė gruaja e tij ishte neglizhente dhe shpėrfillėse. Nė fund unė e pyeta:Po pėrse pranove qė tia japėsh divorcin? Ai mė tha:Po ēfarė mund tė bėja tjetėr? A mund tė jetohet me njė grua qė nuk tė don dhe nuk tė respekton?! Nga kjo histori mėsova se pėrveē marrėdhėnieve bashkėshortore, ka edhe besnikėri bashkėshortore. Uthman ibnu Affani e kishte kėtė besnikėri bashkėshortore, e cila buronte nga morali i turpit dhe shumė moraleve tė tjera. Ai ishte model mbi kontributin me pasuri nė udhėn e Zotit dhe model nė besnikėrinė dhe marrėdhėniet bashkėshortore. Martiri Uthman ibnu Affani Tregohet qė Uthmani e pėrfundoi leximin e gjithė Kuranit brenda njė nate. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm ėshtė dhe rasti kur Profeti a.s ishte nė shoqėrinė e Uthmanit, Ebu Bekrit dhe Umerit nė malin Uhud. Nė atė ēast, mali tronditet dhe Profeti a.s i flet me fjalėt:Qetėsohu Uhud! Pasi sipėr teje ndodhet njė Profet, njė i besueshėm dhe dy martirė. Kjo ishte njė dėshmi nga ana e Profetit a.s pėr Uthmanin. Kur shumė njerėz i kėrkuan ta lėrė postin e Halifes, ai u tha:Jo. Nuk e heq njė kėmishė qė e kam veshur njė herė. Uthmani ishte njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Ai ishte dhe mbetet simboli dhe modeli i rinisė muslimane dhe njėkohėsisht ėshtė krenaria e kėtij umeti. Uthman ibnu Affani kishte njė djalė qė quhej Iban ibnu Uthman. Ai u bė njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė Medines dhe pėrmendej bashkė me dhjetė fakihėt mė tė mėdhenj tė qytetit. Paqja e Zotit qoftė mbi ju!
Krijoni Kontakt