-
Volteri per Islamin
Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotė:
Feja me tė cilėn erdhi Muhammedi, pa dyshim ėshtė mė e lartė se Krishterizmi. Besimtarėt muslimanė nuk janė sprovuar me mosbesimin, me tė cilin janė testuar tė krishterėt, tė cilėt, nė fund, deklaruan: Njė Zot ėshtė nė tresh, ndėrsa trinia ka njėsinė e njėshit.
Besimi nė Njė Zot tė Vetėm, tė Gjithėfuqishėm ka qenė nė themel tė Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit tė tij dhe trimėrisė sė tij, ndėrsa tė krishterėt pėrdorėn shpatėn dhe zjarrin pėr pėrhapjen e fesė sė tyre.
O Zot, Zot i Madh! Sikur kėta popuj tė Evropės ti merrnin si model muslimanėt! Nuk ka dyshim qė Muhammedi a.s. ka qenė njeri vėrtet i madh. Nė gjirin e virtyteve tė tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhėshtore. Ai ka qenė shtetas i urtė dhe i drejtė, i cili deri nė fund ka realizuar revolucionin mė tė madh nė historinė e njerėzimit.
Luteri nuk ėshtė i denjė as tia zgjidhė lidhėset e kėpucėve Muhammedit.
Pėrsėris se ata, qė fenė Islame e quajnė si fe me lakmi epshesh shtazore dhe njė fe qė i hap shteg plogėshtisė dhe papunėsisė, janė tė padijshėm, trundryshkur e mendjesėmurė. Kėto pretendime, janė fare tė pabaza dhe qėndrojnė shumė larg nga e vėrteta. Edhe ata, qė i pranojnė si tė qėna kėto, nuk e njohin aspak problemin.
O priftėrinj e kallogjerė! Tė gjithė ju, o burra klerikė! Nė qoftėse urdhėroheni tė mbani agjėrim nė muajin korrik, nė qoftėse ju ndalohen vera qė pini e bixhozi qė lozni, nėse urdhėroheni tė bėni pelegrinazh (haxh) nė ranishtat e nxehta tė Hixhazit (Arabisė), nėse vendoset tė jepni dy e gjysmė pėrqind tė tė ardhurave tuaja pėr sadaka, dhe ju kėrkohet tė lėshoni 14 gra nga 18 qė keni, e tė mbani vetėm 4, a mund tė thoni pėr atė fe, qė u bėnė tė tilla komunikime, se ėshtė fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!
Ndėrkaq, nė Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotė:
Vėllait tim musliman do ti thosha: Feja jote, mė duket njė fe shumė e respektuar. Ti adhuron vetėm njė Zot. Ēdo vit, je i detyruar tė japėsh, si zekat, njė tė dyzetėn e tė ardhurave dhe ditėn e Bajramit tė bėsh paqe me armiqtė. Priftėrinjtė tanė, qė shpifin tėrė botėn, ndoshta njė mijė herė thanė se feja jote zuri vend, sepse ėshtė njė fe qė u drejtohet plotėsisht kėnaqėsive. Tė gjithė kėta tė mjerė kanė gėnjyer. Feja jote ėshtė shumė fisnike.
Nė Fjalori Filozofik v. III, kapitulli Muslimanėt, Volteri thėrret me nervozitet:
Ju them pėrsėri, analfabetė tė marrė, vetėm tė paditurve mund tu thuhet se feja Islame ėshtė sensuale dhe epsharake; pėr kėtė, as qė bėhet fjalė, ju kanė mashtruar sikurse edhe pėr shumė tė tjera
Lehtė ėshtė tė shpifet, por unė e urrej shpifjen - thotė Volter nė fund tė artikullit. Pasaktėsitė duhet vazhdimisht tė pėrgėnjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtė njė mashtrim, gjithnjė gjendet dikush qė do tė risjellė atė. Mund tė shkruhen shumė libra voluminozė me intrigat e pavėrteta, me tė cilat janė sulmuar muslimanėt. Ēdo gjė qė ėshtė thėnė pėr muslimanėt, deri mė sot, duhet hedhur nė zjarr.
Marrė nga libri:
Tė tjerėt pėr Islamin
A. Sinani
-
-
Ja se cfar thot per Kristianizmin :
"La nōtre est sans contredit la plus ridicule, la plus absurde, et la plus sanguinaire qui ait jamais infecté le monde"
"Feja jon eshte pa kundėrshtim mė bajatja/qesharakja, me absurdja, me gjaksorja qė ka infektuar ndonjehere botėn"!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt