-
i/e regjistruar
Zemra mes dy koheve
Zemra midis dy kohėve
"A doni t'ju tregoj se kujt i vijnė djajtė? Ata i vijnė ēdo gėnjeshtari gjynahqar." (Shuara: 221-222)
Pejgamberi (a.s) ka thėnė: "Nė trupin e njeriut gjendet njė copė mishi, nėse ajo ėshtė e shėndoshė, ėshtė i shėndoshė i gjithė trupi dhe nėse ajo do tė prishet, prishet i gjithė trupi. Ajo ėshtė zemra." (Buhariu, Muslimi) Ēdo trup qė sėmuret, duhet tė shėrohet. Papastėrtia e trupit ėshtė shkak pėr shumė sėmundje, ndėrsa papastėrtia e zemrės sonė ėshtė shkak i vuajtjeve, i mjerimit dhe i pakėnaqėsisė sonė nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Zemra e pastėr dhe e shėndoshė ėshtė ajo zemėr qė ka shpėtuar nga shirku dhe nė tė nuk ekziston urrejtja pėr besimtarėt, smira, koprracia, mendjemadhėsia, dashuria pėr dynjanė dhe pėr karrierėn, dyshimet, dilemat nė ndjekjen e mendimeve tė kėqija dhe nga sėmundja e epshit, qė pėrfundon nė ndjekjen e dėshirave tona. Zemėr e pastėr dhe e shėndoshė ėshtė ajo zemėr qė ėshtė e privuar nga ēfarėdo pasioni nė kundėrshtim me urdhrat dhe ndalesat e Allahut dhe ēfarėdo mėdyshjeje, e cila do tė shfaqej ndaj asaj qė ka thėnė Ai, ėshtė ajo zemėr, e cila i ėshtė pėrkushtuar adhurimit tė Allahut tė Madhėruar pėrmes dėshirės, dashurisė, mbėshtetjes te Ai, kėrkimit te Ai, bindjes, frikės dhe shpresės. Ēfarėdo gjėje qė tė bėje zemra, duhet ta bėje nė emėr tė Tij: kur dashuron, tė dashurojė nė emėr tė Allahut, kur urren, tė urrejė nė emėr tė Allahut, kur ofron, tė ofrojė nė emėr tė Allahut dhe kur privon, tė privojė nė emėr tė Allahut. Kjo zemėr ėshtė privuar nga adhurimi i ēdo gjėje tjetėr pos Allahut. Ajo i ėshtė nėnshtruar dashurisė sė partneres ndaj Allahut. Ajo i ėshtė shmangur ēdo tė mete qė tė largon nga Allahu dhe ēdo dyshimi qė e kundėrshton Lajmin e Tij. Pejgamberi (a.s) filloi me devotshmėrinė e zemrės, frytet e sė cilės janė: kullimi (pastrimi) i zemrės, shpėtimi dhe largimi i saj nga mėkati, dhuna, urrejtja dhe smira. Kėto janė cilėsitė e zemrės sė shėndoshė, e cila, kur del para Allahut nė Ditėn e Gjykimit, e shpėton personin nga zjarri i Xhehenemit. Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kuran, duke treguar pėr Ibrahimin (a.s): "...dhe mos mė turpėro nė Ditėn, kur do tė ringjallen njerėzit, nė Ditėn, kur askujt nuk do t'i bėjė dobi as pasuria, as fėmijėt, pėrveē atij qė vjen me zemėr tė pastėr tek Allahu!" (Esh Shuara: 87-89) Allahu i Madhėrishėm, njeriun qė ka zemėr tė pastėr, njeriun e drejtė, si dhe njeriun qė kėrkon ndihmė dhe i lutet vetėm Atij, e ndihmon dhe e ngre nė grada tė larta, si nė kėtė botė, ashtu edhe nė tjetrėn, ndėrsa gėnjeshtarėt dhe mėkatarėt Allahu i Madhėrishėm do t'i dėnojė pėr mėkatet e tyre, zemrat e tyre do tė ngelin tė papastra. Lidhur me kėta njerėz, Allahu thotė nė Kuran: "...O i Dėrguari i Allahut! Mos u brengos pėr ata qė zhyten shpejt nė mosbesim, qofshin nga ata qė me gojėn e tyre thonė: "Besojmė", ndėrkohė qė zemrat e tyre nuk besojnė apo prej hebrenjve, tė cilėt trillimet i dėgjojnė shumė, (madje) dėgjojnė edhe ata qė s'kanė ardhur te ti. Ata i ndryshojnė vendet e fjalėve (nė tekstet e shenjta) dhe thonė: "Nėse (shpallja) ju ėshtė dhėnė kėshtu, pranojeni e, nėse nuk ju ėshtė dhėnė kėshtu, atėherė, ruhuni e mos e pranoni". Kur Allahu dėshiron ta lėrė dikė nė humbje, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr ta penguar Atė. Kėta janė tė asaj dore tė cilėt Allahu nuk dėshiron t'ua pastrojė zemrat. Pėr ata, nė kėtė jetė ka poshtėrim, kurse nė jetėn tjetėr ka ndėshkim tė rėndė." (Maide: 41) Nėse njeriu dėshiron qė ta pėrmirėsojė veten, rruga mė e lehtė e mė e afėrt ėshtė qė tė gjejė veten ndėrmjet dy kohėve, ngaqė tė gjendesh ndėrmjet dy kohėve: tė kaluarės dhe tė ardhmes, nė tė vėrtetė gjen jetėn tėnde. Atė mund ta pėrmirėsosh me pendim, keqardhje pėr atė qė ke vepruar nė kundėrshtim me dispozitat e sheriatit dhe tė kėrkosh falje nga Ai, qė dėnimin e ka shumė tė rreptė pėr mėkatarėt. Kėto tri veprime qė u pėrmendėn nuk kėrkojnė prej teje punė dhe lodhje tė madhe, ngase janė veprim i zemrės dhe i gojės. Pėrsa sa i pėrket kohės sė ardhme, atė do ta pėrmirėsosh duke mos vepruar atė qė Allahu i Madhėrishėm e ka ndaluar. Edhe ky veprim ėshtė i lehtė, ngase prej teje kėrkohet mosveprim e jo punė. Kjo do tė thotė se tė kaluarėn e pėrmirėson me pendim, ndėrsa tė ardhmen duke u larguar nga ndalesat, me qėllim tė pastėr, pėr tė respektuar ligjin e Krijuesit tėnd dhe duke vazhduar kėtė rrugė. Nė tė dy veprimet trupi ėshtė i qetė, ndėrsa veprimin e ka zemra dhe goja. Ajo qė ka rolin vendimtar ėshtė shfrytėzimi i pėrpiktė i kohės sė tashme, ngaqė po ta kesh humbur, ke humbur lumturinė dhe shpėtimin, nėse e ruan nė pėrmirėsimin e kohės sė kaluar dhe tė ardhmes, siē u cek mė lart, atėherė ke shpėtuar dhe ke fituar rehatinė dhe kėnaqėsinė. Gjithashtu, duhet tė kesh parasysh se ruajtja e kohės sė tashme ėshtė mė e vėshtirė se sa pėrmirėsimi i kohės sė kaluar dhe tė ardhmes. Ngase ruajtja e kohės sė tashme bėhet duke detyruar veten qė tė veprosh atė qė ėshtė mė e vlefshme dhe mė e dobishme dhe me tė cilėn arrihet shpėrblimi mė i madh. Pikėrisht kėtu dallojnė njerėzit. Nga ata varet se ku do tė shkojnė mė pas, si kanė ditur ta shfrytėzojnė kohėn. Koha e tashme ėshtė fletė e bardhė, nė tė cilėn ti i shėnon veprat e tua, veprat qė mund tė tė dėrgojnė nė Xhenet, ose mund tė tė dėrgojnė nė zjarr. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se jeta e kėsaj bote ėshtė shumė e shkurtėr dhe kalon shpejt, e nėse e lejon veten qė ta kalosh nė gjumė apo nė punė tė kota, atėherė pas saj vjen dhembja e madhe e pėrgjithmonshme, e cila ėshtė mė e rėndė se shfrytėzimi i kohės me vepra tė mira dhe ndalimi nga ndalesat pėr ata qė kuptojnė. Nėse tė keqes ia kthejmė me tė mirė, armiku ynė do ta kuptojė butėsinė dhe pastėrtinė e zemrės sonė dhe me kalimin e kohės do tė na bashkėngjitet neve si njė besimtar dhe shok i sinqertė. Pėr kėtė Allahu i Madhėrishėm thotė nė Kuran: "Nuk barazohet e mira me tė keqen! Tė keqen ktheje me tė mirė e atėherė armiku yt do tė tė bėhet menjėherė mik i ngushtė. Ky virtyt u dhurohet vetėm atyre qė durojnė dhe vetėm atyre qė kanė njė fat tė madh." (Fusilet: 34-35) Allahu i Madhėrishėm na porosit tė jemi tė durueshėm, sepse mos durimi ėshtė punė e djallit, njeriu ėshtė nėn ndikimin e shejtanit dhe pėr t'u larguar duhet tė kėrkojė mbrojtjen e Allahut. Nė suren "El-A'raf", ajeti 200 thuhet: "Nėse djalli pėrpiqet tė tė shtyjė drejt sė keqes, kėrko strehim tek Allahu, se vėrtet, Ai dėgjon dhe di gjithēka." Ata qė janė tė pajisur me devotshmėri, Allahu u ndihmon qė ta dallojnė tė mirėn nga e keqja. Djalli ia paraqet njeriut tė gjitha tė kėqijat e kėsaj bote si gjėrat mė tė mira dhe mė tė nevojshme dhe njerėzit me besim tė lehtė bien shumė shpejt nėn ndikimin e tij, shmangen nga rruga e drejtė, e pasi t'i arrijė qėllimet e veta, djalli thotė: "Dhe, kur tė marrė fund puna, djalli do tė thotė: "Vėrtet, Allahu ju bėri njė premtim tė vėrtetė. Edhe unė ju premtova, por ju mashtrova. Unė nuk kam pasur kurrfarė pushteti mbi ju. Unė thjesht ju thirra e ju m'u pėrgjigjėt. Prandaj, mos mė qortoni mua, por qortoni veten! Unė nuk jam shpėtimtari juaj e as ju nuk jeni shpėtimtarėt e mi. Unė tani e mohoj qė mė bėtė ortak me Allahun (nė adhurim)." Vėrtet, keqbėrėsit do tė kenė njė dėnim tė dhembshėm." (Ibrahim: 22) Enes ibnu Malik, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: "Ishim ulur me tė Dėrguarin e Allahut (a.s) dhe ai tha: "Do tė dalė tani njė burrė nga banorėt e Xhenetit." Doli njė burrė prej Ensarėve, mjekra i pikonte nga uji i abdesit dhe nallet i mbante nė dorėn e majtė. Nė ditėn e nesėrme Profeti tha tė njėjtėn fjalė dhe doli po i njėjti person si herėn e parė, nė ditėn e tretė Profeti e tha tė njėjtėn thėnie, sėrish doli po i njėjti person me pamjen e tij tė parė. Kur u ngrit Profeti (a.s), Abdullah ibnul Asi shkoi pas personit me fjalė dhe i tha: "Unė u grinda me babain tim, pastaj u betova qė tė mos futem tek ai tri ditė. Nėse e shikon tė arsyeshme mė streho ti. Derisa tė kalojnė tri ditėt, unė do tė qėndroj tek ti." Ai, tha: "Po!" Enesi vazhdon dhe thotė: "Abdullahu qėndroi tri netė me tė, por nuk pa tė ngrihej natėn, veēse, kur kthehej, zgjohej, apo rrotullohej natėn nė dyshekun e tij, e pėrmendte dhe e madhėronte Allahun, derisa ēohej pėr namazin e sabahut. Abdullahu e kishte dėgjuar tė fliste vetėm mirė gjatė atyre tri netėve dhe gati duke nėnvleftėsuar punėn e tij dhe duke e konsideruar tė pakėt, i thotė: "O rob i Allahut, unė nuk pata as grindje, as hidhėrim dhe as shkėputje nga babai im, por e dėgjova Profetin (a.s) duke thėnė tri herė: "Del tani, ndėrmjet jush njė burrė prej banorėve tė Xhenetit.". Dole ti tri herė, pastaj dėshirova tė strehohem tek ti, qė tė shikoja si ėshtė puna jote dhe tė merrja shembull nga ty, por nuk pashė tė punoje shumė. Ēfarė bėre qė arrite kėtė vlerėsim nga Profeti (a.s)?" Ai u pėrgjigj: "Nuk ka asgjė tjetėr, veēse atė qė pe." Kur Abdullahu nisi tė largohej, e thirri dhe shtoi: "S'ka gjė tjetėr pėrveē asaj qė pe, vetėm se unė nuk bėj hile, mashtrim ndaj asnjėrit prej myslimanėve dhe s'kam smirė asnjėrin pėr tė mirat qė i ka dhuruar Allahu." Abdullahu i tha: "Kjo tė bėri ty tė arrish atė shkallė, tė cilėn ne nuk kemi mundėsi ta bėjmė."" Pastėrtia, kthjelltėsia e zemrės ėshtė qetėsi nė dynja dhe fitore nė Ahiret. Banorėt e Xhenetit nuk kanė kundėrshtim ndėrmjet tyre, as urrejtje. Zemrat e tyre janė si njė zemėr e vetme, madhėrojnė Allahun mėngjes e mbrėmje. Prirja e ndjeshmėrisė pėr urrejtje hiqet nga zemra e tyre, gjendet vetėm vėllazėria e pastėr. Ai qė ka kėtė karakter nė dynja, ėshtė prej banorėve tė Xhenetit. Pejgamberi (a.s) na ka porositur dhe na ka urdhėruar qė tė pastrojmė zemrat tona nga sėmundjet, si: xhelozia, urrejtja, hidhėrimi, armiqėsia dhe kėshtu me radhė ndaj sėmundjeve tė tjera, tė cilat i kaplojnė zemrat. Njė person, qė arrin tė pastrojė zemrėn e vet prej kėtyre dukurive negative, ka arritur nė njė shkallė tė lartė te Allahu. Nga e gjithė kjo qė u tha deri tani, pėrfundojmė se zemra ka shumė veēori dhe virtyte, prandaj duhet pasur kujdes i veēantė, duhet pastruar rregullisht qė tė mos shmanget dhe tė mos humbasė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt