Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    A është përhapur Islami përmes shpatës?!

    Pyetja: Si mund të konsiderohet Islami fe e paqes kur është përhapur përmes shpatës?

    Përgjigja:


    Është një ankesë dhe pakënaqësi e rëndomtë e disa jomuslimanëve, të cilët thonë se Islami nuk do të kishte me miliona pasues anembanë botës po të mos ishte përhapur përmes ushtrimit të dhunës dhe forcës. Argumentet në vijim do të japin një pasqyrë të pastër, se larg nga përhapja e islamit përmes shpatës ishte fuqia e pandashme e së vërtetës, arsyes dhe logjikës përgjegjëse për përhapjen e menjëhershme të Islamit.



    1. Islami nënkupton paqen.



    Fjala Islam rrjedh nga rrënja e fjalës ‘salam’, që do të thotë paqe. Gjithashtu kjo fjalë nënkupton nënshtrim ndaj urdhrave të Allahut të Madhërishëm. Si rrjedhim, Islami është fe e paqes, e cila sigurohet duke iu nënshtruar dëshirës së Krijuesit Suprem, Allahut të Lartfuqishëm.



    2. Nganjëherë edhe forca duhet përdorur në mënyrë që të ruhet paqja dhe të mbretëroj harmonia

    Jo çdo qenie njerëzore në këtë botë dëshiron ta ruajë paqen dhe harmoninë. Ekzistojnë shumë njerëz të cilët nuk e duan atë për shkaqe dhe interesa të tyre vetjake. Për të ruajtur paqen nganjëherë kërkohet edhe përdorimi i forcës. Pikërisht për këtë arsye kemi policët, të cilët për të ruajtur paqen dhe rendin në shtet përdorin forcën kundër kriminelëve dhe elementeve armiqësore.

    Islami është përkrahës dhe nxitës i paqes, gjithashtu i këshillon pasuesit e tij që të luftojnë dhunën dhe tiraninë. Lufta kundër dhunës nganjëherë kërkon edhe ushtrimin e forcës. Në Islam fuqia mund të përdoret vetëm kur duhet përkrahur drejtësia dhe paqja.



    3. Pikëpamja e historianit De Lacy O’Leary



    Përgjigjja më e mirë ndaj keqkuptimit se kinse feja islame është përhapur përmes shpatës është dhënë nga historiani i njohur De Lacy O’Leary në librin “Islami në Udhëkryq (Islam at the Crossroad )” (faqe 8). “Historia na e bënë të qartë se legjenda e muslimanëve fanatik të shpërndarë anekënd botës duke e përhapur islamin me tehun e shpatës dhe duke nënshtruar racat e ndryshme është një nga mitet më absurde të fantazuara saqë historianët kanë mundur ta përsërisin.”



    4. Muslimanët e kanë qeverisur Spanjën për 800 vite me radhë



    Dihet fakti se Spanja është sunduar dhe qeverisur nga muslimanët për më shumë se 800 vjet. Muslimanët në Spanjë asnjëherë nuk përdorën shpatën që t’i detyrojnë njerëzit të konvertohen në Islam. Më vonë, në Spanjë erdhën kryqëzatat e krishtera dhe i zhdukën muslimanët nga ai vend me shpata. Është me rëndësi për t’u shënuar se në Spanjë gjatë sundimit të muslimanëve nuk kishte asnjë njeri të vetëm i cili mund të thërriste ezanin në mënyrë të hapur. Ezani është thirrja për në namaz.



    5. 14 milion Arab janë kiptas të krishterë



    Muslimanët që prej 1400 vjetësh ishin drejtues dhe udhëheqës të Arabisë. Për disa vite, Arabinë e sunduan Britanikët dhe për ca vite të tjerë ajo u qeveris nga Franca. Në përgjithësi, muslimanët e qeverisën Arabinë për 14 shekuj me radhë. Akoma edhe sot ekzistojnë 14 milionë arabë, të cilët janë të krishterë kiptas, d.m.th. të krishterë të lindur me gjenerata. Sikur muslimanët të kishin përdorur gjuhën e shpatës, atje nuk do të mund të ekzistonte asnjë arab i krishterë.



    6. Me shumë se 80% e banorëve të Indis janë jomuslimanë



    Muslimanët në Indi sunduan pothuajse një mijë vjet. Po të dëshironin, ata do të konvertonin në Islam çdo indian, pasi kishin në duart e tyre fuqinë.

    Më shumë se 80% e popullsisë së Indisë sot janë jomuslimanë. Të gjithë këta indian jomuslimanë janë dëshmitarë se Islami nuk është përhapur përmes forcës, apo siç e quajnë ata "përmes shpatës".



    7. Indonezia dhe Malajzia



    Indonezia është vendi që numëron numrin më të madh të muslimanëve në botë. Shumica e banorëve në Malajzi i përkasin besimit islam. Dikush mund të pyesë: "Cila ushtri muslimane vajti në Indonezi dhe Malajzi për ta përhapur Islamin?[1]



    8. Bregu Lindor i Afrikës



    Në mënyrë të ngjashme, Islami është përhapur me një shpejtësi të madhe edhe në Bregun Lindor të Afrikës. Dikush përsëri mund të pyes se mos rastësisht Islami është përhapur përmes shpatës: “Cila ushtri islame mund të ketë shkuar në këtë vend?”



    9. Thomas Carlyle



    Historiani i njohur, Thomas Carlyle, në librin e tij “Heroes and Hero worship” (Heronjtë dhe Adhurimi i Heronjëve), i referohet këtij keqkuptimi, i cili ka të bëjë me përhapjen e Islamit: "Me të vërtetë se shpata, mirëpo ku do ta gjesh shpatën? Çdo opinion i ri është fillimisht pakicë –minoritet-, krejtësisht i vetëm. Në mendjen e një njeriu të vetëm. Atje ai ende jeton ashtu siç është. Në tërë botën një njeri i vetëm i beson atij. Atje ekziston një njeri i cili është kundër shumicës, merr një shpatë dhe mundohet të propagandojë me të, por ajo do të bëjë shumë pak për të. Ju doemos duhet ta merrni shpatën! Në përgjithësi, një gjë mund të shumojë dhe riprodhojë vetvetiu aq sa mundet.”




    10. Nuk ka dhunë në fe



    Me çfarë shpate u përhap feja islame? Edhe sikur muslimanët të posedonin një gjë të tillë, ata nuk do ta përdornin për motiv të përhapjes së Islamit, për faktin se Kurani në ajetin vijues thotë:



    “S’ka detyrim në fe, sepse tashme është dalluar e drejta nga e shtrembra!…”



    11. Shpata e Mendjes dhe Intelektit



    Është shpata e intelektit dhe arsyes, e cila i fiton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Kurani në kaptinën Nahl, pjesa e 16-të, ajeti 125, thotë:



    “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di me së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.”



    12. Shtimi i feve në botë nga viti 1934 deri në vitin 1984



    Në një artikull të revistes Reader’s Digest ‘ALMANAC’, libri i vitit 1986, solli statistikat e shtimit të përqindjes së religjioneve më të mëdha të botës dhe përfshinte periudhën pesëdhjetëvjeçare, respektivisht nga viti 1934 deri në vitin 1984. Ky artikull u publikua dhe në revistën ‘The Plain Truth Magazine'. Në krye të listës renditej feja islame, e cila kishte shtuar rritje në 235%, Krishterimi kishte shënuar rritje vetëm 47%. Dikush mund të parashtrojë pyetjen: Çfarë lufte ndodhi në këtë shekull, ku miliona njerëz përqafuan Islamin?



    13. Islami është feja që po shënon rritjen me të shpejtë dhe me dinamike në Evropë dhe Amerikë



    Sot, në Amerikë, feja më me ndikim dhe me një rritje të shpejtë është Islami. Gjithashtu edhe në Evropë, feja e cila po ecën me një shpejtësi dinamike është Islami. Cila shpatë është duke i detyruar njerëzit në Perëndim që ta pranojnë Islamin, ku ka numër të madh të konvertuarish??!



    14. Dr. Joseph Adam Pearson



    Dr. Joseph Adam Pearson në mënyrë të drejtë ka thënë: “Njerëzit të cilët shqetësohen se një ditë bomba nukleare do të bjerë në duart e Arabëve nuk kanë arritur të kuptojnë se bomba islame veç ka rënë, ajo ka rënë ditën kur lindi Muhamedi alejhi selam.”

    Janë këto vetëm disa nga argumentet që e tregojnë se Islami nuk eshte përhapur përmes shpatës, por me BINDJE.

  2. #2
    Aurum Venator
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    77
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    4. Muslimanët e kanë qeverisur Spanjën për 800 vite me radhë

    Dihet fakti se Spanja është sunduar dhe qeverisur nga muslimanët për më shumë se 800 vjet. Muslimanët në Spanjë asnjëherë nuk përdorën shpatën që t’i detyrojnë njerëzit të konvertohen në Islam. Më vonë, në Spanjë erdhën kryqëzatat e krishtera dhe i zhdukën muslimanët nga ai vend me shpata. Është me rëndësi për t’u shënuar se në Spanjë gjatë sundimit të muslimanëve nuk kishte asnjë njeri të vetëm i cili mund të thërriste ezanin në mënyrë të hapur. Ezani është thirrja për në namaz.
    kur po lexoja kte pik me erdhi nje ide. ezani esht thirrje per namaz. thirrja per namaz ne mesjete dhe me pare qe kur ndjekesit e Muhamedit vendosen te ngirnin kulte, ne mungese te mjeteve per komunikim nga larg (telekomunikacion) dilnin mbi minare dhe bertisnin ose me sakt "kendonin".
    sot qe kemi mjete komunikimi ne distance, pse nuk behet thirrja e namazit me ane te ktyre mjeteve, pra me telefon apo e-mail?

    p.s kte sygjerim e bej meqe Islami nuk esht kunder shkences si fete e tjera dhe besoj se nuk do ma marrin per ters. Selam.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Corvus : 09-02-2010 më 09:23

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    o corvus.....ajo ironia jote e shemtuar , e piste dhe pa-tualet....mund te kete vend tjeter, dhe jo ne propozime qe kane te bejne me kete fe hyjnore, qe FEJA ISLAME eshte pro-shkences dhe jo kunder saj, kete gje e dime mjaft mire neve, nuk eshte e nevojshme te na i tregoje nje karagjoz si puna jote. Ti po ke ndonje gje kunder fese ISLAME, dil hapur dhe fol, shpalos argumentet ketu, dhe mos na be neve si "orator i mbaruar"....MORE VESH ORE "trim" ???
    Nuk mund te ndryshohen RREGULLAT FETARE vetem e vetem se te do qejfi ty apo ndonje "karaboshi" tjeter si puna jote.....po he se jemi mesuar neve nga keto lloji gjarperinjsh, nuk na bejne me shume pershtypje....Allahu e forcofte ISLAMIN dhe i BASHKOFTE muslimanet kudo qe jane, Allahu i udhezofte ne ISLAM njerezit e mire, te drejte te sinqerte, me moral , me baza shoqerore dhe njerezore, AMIN....ESSELAMU ALEJKUM....

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    SIGURISHT qe FEJA ISLAME eshte perhapur PA-SHPATE, pa dhune..., pa imponim......., por eshte perhapur me MORALE TE LARTA, me vullnet te hekurt, me besim te palekundur tek FORCA dhe FUQIA e ALLAHUT te Madherishem, SEPSE ALLAHU nuk e thyen premtimin e TIJ, AI premtoi qe do ta bente kete fe MBIZOTERUESE mbi te gjitha fete e tjera, dhe e mbajti premtimin, DHE u perhap FEJA ISLAME ne te kater anet e GLOBIT, dhe perseri do te perhapet , dhe perseri do ta marri FUQINE, LAVDINE, AUTORITETIN, edhe PSE kjo gje nuk u pelqen IDHUJTAREVE.
    Une i pyes ata te cilet thone se ISLAMI u perhap "me shpate".....une shtroj pyetjen:
    -"PO SOT, si po perhapet ISLAMI? Po sot ne koherat moderne, kur ISLAMI po sulmohet me te gjtiha format dhe menyrat dhe mjetet e mundshme, qofte me MEDIA, me gazeta, me revista, me PROGRAME manipulative TELEVIZIVE, madje madje edhe me USHTRI, po sot valle, PSE po perhapet kjo FE HYJNORE? Apo edhe sot po perhapet me dhune ISLAMI ne mesin e qindra dhe mijera dhe milionave Europianeve dhe Amerikaneve, per te mos folur ne INDI, ne Kine, ne Japoni, ne Afrike, madje Islami po njeh rritje cdo dite edhe ne Ameriken Latine, ku jane vende me nje trashegimni te stabilizuar krishtere, valle po sot SI PO PERHAPET ISLAMI ???.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Joooooooooooooooo
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une mendoj se te shqiptaret feja islame (dhe jo vetem) eshte perhapur permes mjeteve te dhunes apo permes shpates. Kur feja islame u perhap tek shqiptaret (ne kohen kur pushtuesi e kishte ate fe), kishim te bejme me nje popullsi qe ishte kryesisht analfabete dhe nuk e besoj se ishin ne gjendje ta njohin edhe aq mire ideologjine islamiste, sa per ta pranuar ate me vullnet ( per shkak se kane lexuar per te dhe u ka pelqyer, sic do duhej te ishte rregull). Ne ditet e sotme pranimi i nje feje eshte me teper ne baza vullnetare, sepse flasim per njerez te shekullit XXI, ku ata pa dhune ose ta pa ndikuar mund te kalojne ne cilen fe te duan, meqe edhe kane mundesi te lexojne dhe te informohen me shume per ate ideologji.

    Sot te shqiptaret eshte e vertete qe shumices u shtohet mbiemri muslimane, por sa sakte jane ushtrues apo praktikues te fese islame? Nje perqindje shume e vogel, sepse menyra se si eshte pranuar nuk ka qene me vullnet dhe nuk eshte ushtruar shume ne familje, apo nuk i eshte dhene rendesi, sepse ka qene per shumicen ose faktor per te mbijetuar ose faktor i dhunes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Une mendoj se te shqiptaret feja islame (dhe jo vetem) eshte perhapur permes mjeteve te dhunes apo permes shpates. Kur feja islame u perhap tek shqiptaret (ne kohen kur pushtuesi e kishte ate fe), kishim te bejme me nje popullsi qe ishte kryesisht analfabete dhe nuk e besoj se ishin ne gjendje ta njohin edhe aq mire ideologjine islamiste, sa per ta pranuar ate me vullnet ( per shkak se kane lexuar per te dhe u ka pelqyer, sic do duhej te ishte rregull). Ne ditet e sotme pranimi i nje feje eshte me teper ne baza vullnetare, sepse flasim per njerez te shekullit XXI, ku ata pa dhune ose ta pa ndikuar mund te kalojne ne cilen fe te duan, meqe edhe kane mundesi te lexojne dhe te informohen me shume per ate ideologji.

    Sot te shqiptaret eshte e vertete qe shumices u shtohet mbiemri muslimane, por sa sakte jane ushtrues apo praktikues te fese islame? Nje perqindje shume e vogel, sepse menyra se si eshte pranuar nuk ka qene me vullnet dhe nuk eshte ushtruar shume ne familje, apo nuk i eshte dhene rendesi, sepse ka qene per shumicen ose faktor per te mbijetuar ose faktor i dhunes.

    Poa e mir shum pra,me thuaj pse pra nuk e pranuna fen edhe shtet fqinje siq janaqdonia,Serbia,Malizi,e shum tjera qe kan qen ne okupim te Turqis ne ate kohe,pse kete shtet pra nuk u ben musliman pasi qe thua se Turqia me dhun na ka lene fen,he me thuaj.
    Kjo jep te kuptoj se ne nuk e kemi pranuar fen me dhun por me qef,se po te ishte me dhun atehere do ta pranoni edhe shtet fqinje.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga ujkus Lexo Postimin
    tema eshte e mire po ka nje problem te vogel qe gjithmone fete jane perdorur si opiume per popujt .feja ska dhune e vertete por ne emer te fese jane bere luftra .

    themi qe te gjitha jane te allahut ateher pse te zihemi per toke prona pare nacionalizma kur themi qe besojme ne zot .pra bime ne kontradikt ne kete pike .

    them se buda , krishti ishin rrehat ne ket pike lane gjithcka per te arritur shume .

    krishti i la poo pasuesit e tij jo nuk i lane po perkundrazi luftuan .

    keshtu e dhe ne myslymanizem dhune ska po aliu u vra bashke me 72 heronje ne luften e qerbelase . pre se u vra ma thoni dot ju myslumane te nderum te forumit .

    pra aliu u ther nga myslymane apo e kam gabim . uroj te jem gabim

    u ther per pushtet ,megjithate .........


    tema eshte interesante por mos ngatarrojme feja si institucion per masat dhe feja si mireqenje e brendshme per te adhuruar dhe bashkuar me krijuesin.
    Nuk eshte feja opium, por pjestaret e fese qe nuk e njohin ate bejne gabime shpesh ne paraqitjen e saj.
    P.sh. e ke pare se si prindi nga dashuria e tepert per femiun shpesh e ndrydhe, e shtrengon (nga dashuria e tepert pra), por femija fillon e qane, sepse prindi e ka lenduar ate (pavetedije).
    Nuk ka faj vetura pse vozitesi eshte i pakujdesshem.

    Eshte e vertete kjo puna e Aliut r.a. por askush nuk e mohon qe ata qe e kane bere kete kane gabuar rende.
    Edhe per kombin ndodh e njejta gje p.sh. ne Kosove ne kohe lufte ishin UCk ne njeren ane dhe LDK ne anen tjeter.
    Qe te dyja kane dashur me te miren per Kosoven, por menyra se si ata kane dashur te arrijne te liria e Kosoves ka qene e ndryshme nga njeri-tjetri dhe shpesh e kane quajtur njeri-tjetrin tradhetare.
    A do te thote kjo qe edhe kauza e kombit eshte opium?

  9. #9
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Poa e mir shum pra,me thuaj pse pra nuk e pranuna fen edhe shtet fqinje siq janaqdonia,Serbia,Malizi,e shum tjera qe kan qen ne okupim te Turqis ne ate kohe,pse kete shtet pra nuk u ben musliman pasi qe thua se Turqia me dhun na ka lene fen,he me thuaj.
    Kjo jep te kuptoj se ne nuk e kemi pranuar fen me dhun por me qef,se po te ishte me dhun atehere do ta pranoni edhe shtet fqinje.

    Sepse fqinjet kane qene me te organizuar fetarisht dhe shqiptaret nuk kane pasur ndonje kishe te tyre kombetare qe do ti udheheqte. Tjetra, turqit kane pasur njefare afiniteti ndaj races luftarake te shqiptareve dhe jane munduar qe sa me shume ta asimilojne (kete e thote edhe Skender Rizaj)

    Dhe, e fundit mendoj se tek shqiptaret feja ska pasur kurre ndonje rol. Ata ne thelb kane qene pagan.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    qe kishte pakenaqesi ne popull per te nxirrte nje revulucionar qe mblidhte te pakenaqurit, dhe qe kishte arme per te rrexuar ferdinantin , pra i bente te gjithe bashke dhe pregatiteshin per revolucion .tani nje nate para revolucionit hynte ushtria ne kampin e tyre dhei vriste te jithe .

    le te vijme te kosova ,ishte adem jashari ,uck e te tjer qe dolen dhe hodhen pushke reale kunder serbit e jo ldk e dashur qe merte paret e emigranteve qe bente pazare armesh me tarkanin dhe qe benin palle te gjithe dhe se rrunin per kosoven .sa per rugoven them qedhe ai si lider i shqiptarve u be se beogradit i interesonte nje lider paqesor kur isuf gervalla vritesh ne gjermani dhe kur ne 81 njerezit luftonin per kosoven e pavarur .prandaj shikoje me thell ket pune .

    sa per islamin shqiptaret u bene turk e jo myslymane per pushtet e per pashalliqe pare femna e ca te dush ti po jo me dhune .se dhuna nuk hyri shume ne trojet tona . pra vete skenderbeu ish ortodoks u bo myslym,, e katolik e ca te duahs ti

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •