
Postuar mė parė nga
Mjekesia
O lexo histori dhe leri prrallat qe ju tregojne priftat e Kishes katolike.
Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės "i dėshpėruar" i deklaronte njė kardinali, se "s'ka marrė nga Papa asnjė grosh". Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se "tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut". Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se "nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj". Pohime si ato, qė u rreshtuan mė sipėr, sado qė tė merren me rezervė, dėshmojnė bindshėm qė motivet fetare nė luftėn e Skėnderbeut qenė nė rrafsh tė fundit. Edhe aq sa mund tė vijnė nė shprehje, ato qenė diktuar jo nga karakteri i luftės qė ai udhėhoqi, por nga besmi qė kishin armiqtė kryesor tė vendit tonė dhe nga nevoja e sigurimit tė aleatėve.
Megjithėse fama qė kishte fituar nė ballė tė luftės sė popullit tė vet pėr liri ishte shumė mė e madhe se sa ajo qė kishte fituar nė radhėt e ushtrisė sė sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skėnder. Ai ishte i vetėdijshėm pėr ndryshimet nė pikėpamje fetare qė kishin filluar dhe po thelloheshin nė gjirin e popullit tė tij. Prandaj, megjithė vlerėsimin e lartė qė i bėnte Evropa e krishterė, duke e shpallur si "atlet tė Krishtit", ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin qė kishte marrė nė mesin e turqve e tė nėnshkruante Aleksandėr.
Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t'cillėn luftoj kundra turqve, qė ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, qė ishin t'kshtenė..." Patėr Gjegj Fishta[1)Studime historike. Viti 1967, nr. 4. ]
Por duhet evidentuar edhe fakti se nė rrethet e historianėve tanė njihen njėkohėsisht edhe pohimet e tij kur ka qenė tek Papa dhe ka dalė prej andej i pezmatuar dhe i zhgėnjyer, tė paktėn pėr tri aspekte dhe konkretisht se: a) Ata nuk e besonin, sepse ai ishte shqiptar; b) Qėllimi pėrfundimtar i Venedikut ishte pushtimi i Krujės[12], por "ai do t'ia japė atė mė parė me gjithė ēka sulltanit"; dhe ē) "Mė parė do tė kishte dashur tė bėnte luftė me Kishėn se sa me turkun".[13]
Madje Edwin E. Jacques, nė librin e tij me titull "Shqiptarėt" ka edhe njė nėntitull tė tillė: "Tradhtia e aleatėve tė krishterė ndaj Skėnderbeut"[14] [14] Shih: Edwin E. Jacques. Shqiptarėt vėll. I. Kartė e pendė. 1995. fq. 266-269.
"Qė tė gjithė, si Gjon Kastrioti ashtu dhe tė bijtė, pėr tė shpėtuar nga katastrofa e motit 1430, u konvertuan muhamedanė pėr sy e faqe. Sipas dėshmimeve tė papės Pius II dhe tė kronikanit raguzan, Lukari, Gjon Kastrioti vetė mori njė emėr musliman dhe u quajt Hamza (A thua ėshtė rastėsi qė edhe i nipi i tij nga djali ėshtė thirrur Hamza?! -shėnimi im A. B.)
Siē dihet, para kohės sė Skėnderbeut kishte filluar procesi i islamizimit, tė paktėn, siē e konfirmon Fan Noli, qė nga koha e Balshajve[23], dhe vazhdoi mė vonė me intensitet. Kėshtu, p.sh. edhe vetė Skėnderbeu nė rrethin e tij, pėrveē tė nipit - djalit tė vėllait, Hamzait, ka pasur edhe njerėz tė tjerė tė ndryshuar, madje disa prej tė cilėve sapo kishte vdekur Skėnderbeu, qoftė nga gjaku i tij, apo nga njerėzit e sė shoqes, se "Pjesat e Shqipėrisė tė zaptuara prej turqve, u vunė nėn qeverimin e njė tė nipi prej motre tė Skėnderbeut, i cili ishte kthyer muhamedan e rronte pranė sulltanit"[24], "Arianiti - vjehrri i Skėnderbeut - (Arajniti ose Araniti) i Kaninės kish tre bij dhe nėntė bija; njė nga tė bijat, Vojsava, u martua me Gjon Cernoviēin e Malit tė Zi dhe i biri i saj, i kthyer muhamedan dhe i emėruar Skėnderbe Cernoviē, zaptoi Malin e Zi me ndihmėn e sulltanit; njė tjatėr bijė, Helena, u martua me Gjergj Dukagjinin dhe bijtė e saj tė gjithė u kthyen nė muhamedanė..."[25] [23] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 1405-1468, Tiranė, 1967, Vepra 4; , fq. 147.
[13] "...Atmosfera e mosbesimit nuk do tė zhduket nė marrėdhėniet shqiptaro-venedikase as nė periudhėn e fundit tė veprimtarisė sė Skėnderbeut, kur edhe vetė Venediku ishte i preokupuar pėr shpėtimin e zotėrimeve tė veta pėrballė invazionit otoman, qė po bėhej gjithnjė e mė kanosės. Tė dy palėt e njihnin plotėsisht gjendjen e nderė qė ekzistonte nė marrėdhėniet e tyre. Kjo pasqyrohet shumė mirė nga letra e 31 korrikut 1464 qė ambasadori milanez nė Venedik i shkruante dukės sė Milanos nė tė cilėn tregonte se nga ana e Anton Venierit, kėshilltar i Dukės sė Venedikut, kishte marrė kėtė pėrgjigje: "Ne nuk i besojmė atij (Skėnderbeut) pėr asgjė, sepse ėshtė shqiptar dhe ėshtė tradhėtar dhe i lig" (J. Radonic. Gjuragj Kastrioti Skanderbeg i Arbanija, u XV vjeku. Beograd, 1942; nr. 274). Nga ana tjetėr, nga njė letėr e 24 janarit 1467 e ambasadorėve milanezė nė Romė, Lorezo Da Pesaro dhe Agostini de Rossi informohemi se "edhe ai, Skėnderbeu, shumė qartė e kuptoi se qėllimi i asaj Sinjorie (Venedikut) priret ta pushtojė atė qytet (Krujėn) dhe thotė se mė parė do t'ia jap atė me gjithė ēka mbetet sulltanit" (F. Pall. I rapporti italo-albanesi intorno alla metĆĀ del secolo XV; nė arch. Stor. Prov. Napol. IV, 1965; Napoli, 1966; nr. LXXII).
Skėnderbeu shkoi nė Itali nė ēastet mė tė vėshtira pėr Shqipėrinė, i shoqėruar nga pak njerėz me pamjen e "njė njeriu shumė tė thjeshtė". Qėndrimi i tij formonte njė kontrast shumė tė fortė me atė qė mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qėndrimin e sė cilės aq mirė e ka shprehur nė pranverė tė vitit 1465 vėzhguesi i vėmendshėm i kėtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: "Zotėrinjtė e tė krishterėve, tė cilėt kanė nxjerrė tė holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit tė kėsaj ndėrmarrjeje (luftės antiturke) dhe pastaj i kanė futur nė xhep pėr dobinė e tyre" (J. Radomir. Gjuragj... vepėr e cituar; nr. 293). Papa Pali II, u pėrpoq me anė tė justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, tė fshihte qėndrimin e tij tė vėrtetė dhe tė largonte sa mė parė Skėnderbeun nga Roma. Bile bėri qė tė largohej nė njė mėnyrė qė e ofendonte Heroin Shqiptar nė dinjitetin e tij njerėzor. Pas njė qėndrimi prej dy muajsh, Skėnderbeu mė nė fund u nis duke e kuptuar nė mėnyrė tė plotė e pėrfundimtare qėndrimin e vėrtetė qė mbahej ndaj tij, duke marrė me vete ndjenja tė thella pėrbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja qė ai i shprehu nė ēastin e largimit nga Roma duke thėnė: "Mė parė do tė donte tė bėnte luftė me Kishėn se sa me turqit" (P. Fall. I rapporti...vepėr e cituar; nr. LXXVII) dhe se "nuk besonte se mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė se sa nė kėta priftėrinj" (Po aty; nr. LXXIII). Pėr mė gjėrė pėr kėtė ēėshtje shih: Kasėm Biēoku. Mbi disa aspekte tė marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me shtetet kryesore italiane nė fitet e fundit tė eprimtarisė sė tij. Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.
Krijoni Kontakt