Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 129
  1. #61
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Jordania njohu pavarësinë e Kosovës


    Jordania e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke e çuar numrin e njohjeve në 61 shtete. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri.

    “Është marrë vendimi për njohjen e Kosovës nga autoritetet e Jordanisë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është duke pritur konfirmimin për njohje nga ministri i Jashtëm i Jordanisë”, ka thënë Beqiri.

    Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e pati njohur Bahrejni para rreth dy muajsh. /KTV/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #62
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës

    Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Zelanda e Re ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës. Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.

    Njoftimin e ka bërë sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.

    Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës

    Zelanda e Re e ka njohur Republikës e Kosovës, duke u bërë shteti i 63-të që zyrtarisht e njeh pavarësinë e Kosovës....
    Postuar: 15:11:39 / 09.11.2009
    Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti , si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.

    Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për opinion.

    Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    ----------------------------

    Hyseni plot optimizëm

    Republika e Kosovës është njohur të hënën nga Zelanda e Re. Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni tha se njohje të reja pritet të vijnë në adresë të institucioneve të Prishtinës. Ndërkaq, duke folur për procesin në GJND, Hyseni tha se delegacioni kosovar do të udhëtojë në Hagë me plot optimizëm, në fillim të dhjetorit.

    Nga Express më 09.11.2009 në ora 19:02
    Zelanda e Re njohu pavarësinë e Kosovës, të hënën, duke thyer kështu heshtjen prej katër muajve, që kur nuk kishte njohje të reja.

    Zelanda e Re u bë shteti i 63 që njeh realitetin e krijuar në Kosovë, me 17 Shkurt 2008.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, në një konferencë për media, tha se njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.

    Hyseni, tha se nuk është në praktiken e këtij shteti të bëjë njohje formale, por vendosja e marrëdhënieve diplomatike kompleton këtë akt.

    “Akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shihej si akti edhe i njohjes. Me një notë diplomatike, Ministria e Jashtme e Zelandës së Re ka njoftuar MPJ’në se Qeveria e këtij vendi ka dhënë pëlqimin që ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, të akreditohet edhe në kryeqytetin e Zelandës së Re”, tha Hyseni.

    Njohja nga Zelanda e Re, por edhe zhvillimet diplomatike globale, kanë shtuar optimizmin e institucioneve të Kosovës se ditëve të ardhshme do të ketë edhe njohje tjera për Kosovën.

    Madje, Ministri Hyseni, të hënën, tha se një ditë Kosova do të njihet edhe nga Federata Ruse.

    Ai tha se përmirësimi i raporteve ndërmjet SHBA’së dhe Rusisë dhe ndryshimet në politikat globale mund të ndikojë pozitivisht në procesin e njohjes së Kosovës.

    “Federata Ruse, besojmë pashmangshëm, një ditë do ta njohë Kosovën. Shpresojmë që ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndryshimet në kontekstet globale, do të jenë në të mirën e Kosovës dhe edhe Kosova do të përfitojë nga to”, tha Hyseni.

    Në këtë konferencë, Shefi i Diplomacisë kosovare ka folur edhe rreth procesit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    “Republika e Kosovës ka bërë përgatitjet e gjithanshme që edhe në pjesën përfundimtare, përmbyllëse të procesit të seancave dëgjimore, seancat gojore, të paraqitet në mënyrë bindëse dhe të dinjitetshme”, ka thënë Hyseni.

    Sipas tij, Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet që të dëshmoj edhe një herë se pavarësia e saj ka qenë akt legjitim, ka qenë rrumbullakim i aspiratave të një populli për të qenë i lirë dhe i pavarur.

    “Besojmë në paanshmërinë dhe vazhdojmë të besojmë në drejtësinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është arsyeja pse ne në Hagë do të shkojmë me plotë optimizëm dhe me besim të palëkundur në drejtësi dhe në të drejtë për të qenë të lirë dhe të pavarur”, shtoi Hyseni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-11-2009 më 14:32
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    faleminderit Zelanda e re ta kthefshem per te mire veq po me qudit ,tek sod zelanda po e njeh Kosoven ,kom kujtu qe keto shetet ekstarindustrialiste te races se bardh na kan njoft moti te gjitha,kom kujtu qe veq keto shetet e cofta sllaveortodoskse e te zezat e gjyse te zezat hindumuslimane spo dojn me nja njoft

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Nje datim simbolik, me rrxuarjen e Murit te Berlinit perputhet me realitetin dhe deshiren e popujve per vetevendosje per ti dhene fund tiranis !
    Falemenderit Nouvelle Zelandë !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Malavi njohu shtetin e Kosovës
    Republika e Malavit bëhet shteti i 64-të që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është njoftuar të mërkurën, me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

    Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malavit po ashtu theksohet se, në vijim do të ketë këmbim të mëtejmë formal midis ministres së Punëve të Jashtme të Malavit, Eta E. Banda dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në pajtim me aktin e njohjes.

    Republika e Malavit është shteti i 64 që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe gjendet në Afrikën Jugore. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 16-12-2009 më 12:25
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Malavi njohu shtetin e Kosovës

    Republika e Malavit bëhet shteti i 64-të që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është njoftuar të mërkurën, me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

    Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malavit po ashtu theksohet se, në vijim do të ketë këmbim të mëtejmë formal midis ministres së Punëve të Jashtme të Malavit, Eta E. Banda dhe ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në pajtim me aktin e njohjes.

    Republika e Malavit është shteti i 64 që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe gjendet në Afrikën Jugore

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo zelanda e re..

    bravo malavi-a..

    bravo Hyseni..

    pacin faqen e zeze rumunet e spanjolet..

    thx llap per informatat..

  9. #69
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Pavaresia e Kosoves,nuk mundemi te quaim asgje tjeter pos burgun e shqiptareve per se gjalli!
    Ku kjo pavaresi eshte mundesuar ne nje imponim nga nderkombetaret dhe servilet e serbit shqipfolesat qe e moren timonin
    e luftes çlirimtare dhe na roberuan ne forma me te sofistifikuara ne formen demokratike satanake.
    Dhe kete pavaresi te imponuar mund ta quain aparteid policor nga ana e servilave shqipfolesat .
    Ku ata qe ishin gjere dje ne bashkpunim me pushtetin serb ,tani jane ne bashkpunim me nderkombetaret qe popullin e pruren buze germines.
    Te teren kete qe po ua them ka qen elaborim nga ana e shqiptareve titista ,qe shqiptaret e kosoves ti shendrroin ne nje komunitet
    te ri duke zhdukur kombin shqiptar me pasoja tejet katastrofike.

    Me kete çka kuptoim se ne Kosove nuk paskan luftue per çlirim e bashkim kombetar,por ripertrirjes se shokut Fadil Hoxhes
    si njeri i perbetuar i serbeve.Ku treveta shqiptare ne ved te bashkimit te trojeve keto troje te shkreta po vazhdo
    in te coptohen
    edhe me tej.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga arberi_fr Lexo Postimin
    Pavaresia e Kosoves,nuk mundemi te quaim asgje tjeter pos burgun e shqiptareve per se gjalli!
    Ku kjo pavaresi eshte mundesuar ne nje imponim nga nderkombetaret dhe servilet e serbit shqipfolesat qe e moren timonin
    e luftes çlirimtare dhe na roberuan ne forma me te sofistifikuara ne formen demokratike satanake.
    Dhe kete pavaresi te imponuar mund ta quain aparteid policor nga ana e servilave shqipfolesat .
    Ku ata qe ishin gjere dje ne bashkpunim me pushtetin serb ,tani jane ne bashkpunim me nderkombetaret qe popullin e pruren buze germines.
    Te teren kete qe po ua them ka qen elaborim nga ana e shqiptareve titista ,qe shqiptaret e kosoves ti shendrroin ne nje komunitet
    te ri duke zhdukur kombin shqiptar me pasoja tejet katastrofike.

    Me kete çka kuptoim se ne Kosove nuk paskan luftue per çlirim e bashkim kombetar,por ripertrirjes se shokut Fadil Hoxhes
    si njeri i perbetuar i serbeve.Ku treveta shqiptare ne ved te bashkimit te trojeve keto troje te shkreta po vazhdo
    in te coptohen
    edhe me tej.
    Mos nxito miku mos nxito, çdo gje behet hapa hapa, kryesorja eshte pranuar me gjysem zeri gabimi historike nga nderkombtaret dje dhe boterishte eshte shpallur se populli shqiptar eshte coptuar me te padrejte, tani e dijne te gjithe se kosova eshte e pamvarun e dijne te gjithe se shqiptaret jane nje popull i pacoptuar, kote jane keta kufij ne harta, asnjehere per keto 9 dekada populli shqiptar nuk ka qene me i bashkuar dhe ne te ardhmen do ribashkohemi aqë shpejte sa qe as skemi per ta hetuar se jemi bashkuar...
    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •