Nga Elidor Mėhilli
Marrė nga Gazeta Shekulli
Ka dy versione pėr kolapsin e komunizmit dy dekada mė parė: Sipas tė parit, i popullarizuar sidomos nė Perėndim, komunizmi lindor u shemb nga revolucioni popullor, nga masat e revoltuara nėn udhėheqjen e intelektualėve disidentė. Ky ėshtė quajtur "revolucioni i kadifenjtė".
Sipas versionit tė dytė, i pėrhapur sidomos nė Lindje, lidershipi komunist u vetė likuidua, me qėllim ndarjen e pronave shtetėrore, sigurimin e karrigeve e koncesioneve nė sistemin e ri, dhe pjesėmarrjen aktive nė plaēkitjen e vendit. Ky ėshtė quajtur "revolucioni i vjedhur". Versioni i parė ėshtė romantik, emocionues. I dyti ėshtė cinik, deprimues.
Rasti polak, pėr shembull, pėrkon me versionin e njė lėvizjeje tė gjerė popullore. Edhe nė Ēekosllovaki e Hungari kishte bėrthama disidence, pavarėsisht se tė pakrahasueshme me shembullin polak. Gjithė Lindja, nė fakt, nė vitet '80 gėlonte nga intelektualėt e irrituar, masat e mėrzitura, rinia e demoralizuar.
Mirėpo irritimi nė masė e protestat popullore nuk sjellin domosdoshmėrish ndryshim, aq mė pak pėrmbysje tė njė partie-shtet. Pse, pėr shembull, nuk u likuidua sistemi nė 56-ėn, 68-ėn, 80-ėn? As revolta nė Pekin nė 89-ėn, as protestat masive nė Teheran dje dhe sot, nuk sollėn pėrmbysje.
Shtetet diktatoriale rrallėherė kėrcėnohen seriozisht prej protestave, dhe pikėrisht ky fakt ka ndihmuar nė mitizimin e 89-ės. Por kolapsi nė Evropėn Lindore ishte pėrgjithėsisht "i negociuar", jo pasojė e ndonjė pėrleshjeje titanike nė shesh.
Versioni i dytė i 89-ės mbėshtetet tek ideja se ngėrēi i elitave komuniste ishte shumė herė mė i rrezikshėm pėr sistemin se sa vrulli popullor.
Shembulli ekstrem i kėtij versioni ėshtė Bashkimi Sovjetik, tė cilin njė politolog amerikan e ka krahasuar me njė firmė piramidale (por edhe Gjermania Lindore e Polonia ishin po ashtu tė mbytura nė borxhe).
Kur sovjetikėt kuptuan se fundi ishte i pashmangshėm (sepse nuk mund tė reformosh njė firmė piramidale) dhe pėrpjekjet e Gorbaēovit vetė-shkatėrruese, lidershipi vendosi tė "vjedhė shtetin" e tė pozicionohet pėr "tranzicionin." Kėtė version e preferojnė si skeptikėt nė Perėndim, ashtu edhe tė zhgėnjyerit e tranzicionit nė Lindje.
Sigurisht, njė analizė e kolapsit komunist duhet tė jetė mė e ndėrlikuar se kaq, duke marrė parasysh edhe kthesa tė rėndėsishme gjeopolitike (refuzimi sovjetik pėr ndėrhyrje ushtarake nė Evropė), aksidente historike (hapja gabimisht e Murit tė Berlinit), apo lidhjet mes ngjarjeve nė dukje tė izoluara, e vendimet nė dukje tė vogla por qė patėn pasoja tė pamenduara.
Por edhe kėto dy versione tė thjeshtėzuara hedhin mjaft dritė mbi 89-ėn.
Si hulumtimet ashtu edhe ceremonitė pėrkujtimore nė Perėndim nė pėrgjithėsi e kanė injoruar rastin shqiptar. Kjo ka ndodhur, sė pari, sepse Shqipėria nuk pati njė '89-ė. Sė dyti, sepse Shqipėria vazhdon tė mbetet e panjohur jashtė saj (e izoluar pėrtej regjimit tė vizave). Sė treti, sepse shqiptarėt vetė nuk janė marrė seriozisht me kėtė temė pėr njė varg arsyesh, qė fillojnė me arkivat e mbyllura e pėrfundojnė me interesa tė ngushta politike, harresa tė qėllimshme, e njė farė manipulimi retroaktiv qė mund tė quhet "ē'kujtesė."
Si pasojė, dimri dhe pranvera shqiptare e 90/91-shit na kanė lėnė peng disa keqkuptime qė me kohė janė kthyer edhe ato nė mite. Mė absurdi ndėr kėto ėshtė pohimi i rėndomtė se Alia e shokė u paskan kursyer gjakderdhjen shqiptarėve.
Pėrveēse mendjengushtė e vetė-skllavėrues, njė pohim i tillė injoron atė batak tė pashembullt ku PPSH-ja e kishte futur Shqipėrinė nė vitet '80. A thua kishte pasur pak gjakderdhje deri mė dhjetor tė 90-ės, qė kjo paqe e beftė nė varr tė sistemit tė vlejė si medalje morali.
Qė ai batak ishte jo vetėm material e qė ky vend ishte nė dorė tė njė injorance tė skajshme, del tragjikisht nė proces verbalet e takimeve me ministrin gjerman Franc Jozef Shtraus nga mesi i dekadės.
Pyetja thelbėsore pėr "revolucionin" shqiptar mbetet kjo: Pse monopoli i PPSH-sė nė 90-ėn u dorėzua aq lehtė? E mbushur me tutkunė tė kullandrisur, Politbyroja shqiptare nuk kishte aq kapacitet mendor sa tė "vidhte shtetin" shqiptar siē bėnė aparatēikėt sovjetikė.
Por duke qenė komunistė, udhėheqėsit shqiptarė ka tė ngjarė tė kenė kuptuar tė paktėn kaq: Shqipėria nuk kishte as njė fije disidence tė organizuar, e jo mė shoqėri civile, kėshtu qė "opozita", u ėshtė dukur e brishtė dhe e manipulueshme. Model tjetėr pushteti nga ai i PPSH-sė nuk kishte. Pra, nuk ishte e nevojshme tė "vidhje revolucionin" shqiptar sepse ai ishte jetim. Mjerisht, rezultati ishte shartim i instinktit manipulativ me injorancėn.
Miti tjetėr qė i ndjek vazhdimisht shqiptarėt ėshtė ideja se komunizmi u shkėrmoq nga revolta popullore. Tė djathtės ky mit i intereson; e majta ka kompleksin e origjinės e nuk kundėrshton.
Askush nuk mund tė mohojė guximin studentor tė dhjetorit, ashtu siē nuk mund tė mohohet as kurajo e qytetarėve qė i pėrkrahėn studentėt nė pėrballjen me dhėmbėt e diktaturės. Ky ishte dhe do tė mbetet njė simbol i fuqishėm i pėrpjekjes shqiptare pėr liri.
Por si ēdo simbol i fuqishėm, ai ėshtė i shkėputur nga realiteti i kohės.
As guximi, as thirrjet nė shesh, nuk garantojnė ndryshimin e njė sistemi liberal. Megjithėse shqiptarėt instinktivisht kėtė e kuptojnė fare mirė, prej njėzet vjetėsh ata vazhdojnė tė mbushin rrugė e sheshe me protesta e mitingje.
Pra, kemi ngecur pafundėsisht nė njė imazh televiziv tė 90-ės. Filmi i revoltės kundėr pushtetit dhe manipulimit tė saj pėrsėritet ēdo vit zgjedhjesh, a thua kėtė herė do tė ketė njė fund tė ndryshėm nga ai i herės sė kaluar.
Ne nuk na duhen revolucionarė (nė kėto anė historikisht revolucionarėt janė kthyer shpejt nė pronarė), ashtu siē nuk na vlen as tė jetojmė brenda njė simboli. Nė thelb, revolucioni shqiptar i 90/91-shit ishte njė fenomen hibrid, ashtu siē ishte hibrid edhe shteti komunist shqiptar. Hibrid ėshtė edhe shteti qė kemi pasur prej dy dekadash njė aksident historik.
Shkėputja nga miti i revolucionit kundėr sistemit komunist do tė vijė vetėm kur vendi tė jetė shkėputur nga ngrehina dhe praktikat e atij sistemi. Kjo nuk ka tė ngjarė tė ndodhė shpejt.
Krijoni Kontakt