Leterkembimet e Skenderbeut sipas Dhimiter Frengut,mbase ne pjesen me te madhe jane sajime te tij,sajime artistike.
Leterkembimet e Skenderbeut sipas Dhimiter Frengut,mbase ne pjesen me te madhe jane sajime te tij,sajime artistike.
Sot mė 17 janar bie 542 pėrvjetori i vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeu, Atletit tė Krishtit
(17.1.2010 RV)Sot mė 17 janar bie 542 pėrvjetori i vdekjes sė Heroit Kombėtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, Atletit tė Krishtit e tė krishterit tė flaktė, sikur e quajtėn Papėt e Romės. Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj tė kohės, si njė strateg i shquar i luftimeve mbrojtėse, sepse me njė ushtri tė vogėl mundi tė pėrballonte dhe tė shkatėrronte taborret e ushtrisė osmane, mė tė organizuarat dhe mė modernet e kohės sė vet, si njė burrė i madh shteti, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi tė kombit vet shqiptar kundėr pushtuesit osman, i cili punoi edhe pėr bashkimin politiko-shtetėror tė popullit shqiptar .
E pikėrisht me Kuvendin e Lezhės mė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu vuri themelet e njė shteti arbėr tė organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarė nuk mundėn tė gjenin rrugėn e bashkimit. Pėr 25 vjet me radhė Skėnderbeu mbrojti lirinė e popullit dhe tė vendit tė vet dhe lufta e tij pengoi pėrhapjen osmane drejt Evropės, pėr ēka fitoi mirėnjohjen e Shteteve Evropiane dhe tė Papatit tė Romės qė kur ka qenė gjallė dhe shumė mė tepėr pas vdekjes.
Nė qiellin shqiptar emri i Skėnderbeut ka qenė njė yll polar pėr gjithė brezat pasardhės, burim frymėzimi pėr rilindasit, shembull i ndritur pėr t’u pasur nė betejat e ndryshimeve pėr t’i kthyer popullit lirinė, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugėn e pėrparimit. Nė figurėn e pavdekshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, populli shqiptar kurdoherė ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, tė vėllazėrimit, tė lirisė, tė atdhedashurisė, tė harmonisė e tė demokracisė.
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - heroi kombėtar i shqiptarėve
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe i shquar i elitės drejtuese shqiptare, qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen Shqiptare tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė. Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira, tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar. Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t'i bėhej ballė vetėm mė sukses, vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e vendeve europiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.
Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.
Nė fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figurėn e tij si historian humanist ėshtė "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barletit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.
Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barletit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.
Njė vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqėrinė shqiptare tė shek. XV ėshtė "Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve", shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė "margaritar".
Por vlen pėr tu pėrmėndur ne kėtė plejadė autorėsh qė kanė shkruar pėr Skėndėrbeun dhe romantiku i njohur arbėresh Jeronin De Rada pėr hartimin e veprės sė tij "Skėnderbeu i pafan"(1873), rrugėn e tė cilit do ta ndjek mė vonė edhe Naim Frashėri me veprėn e tij "Istori e Skėnderbeut"(1898) me vargjet karakteristike:
Kruj' o qytet i bekuar!
prite, prite Skėnderbenė
po vjen si pėllumb i shkruar
tė shpėtojė mėmėdhenė
Vargu i poetėve qė iu kthyen epokės sė Skėnderbeut nuk pėrfundon kėtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat nė vazhdim, duke u bėrė burim i tė gjithė krijuesve, e veēmas atyre qė shkruajnė poezi. Pėr veprėn e tij madhore shkruan edhe shumė shkrimtarė tė huaj nė mesin e tė cilėve pėrmendet edhe njė poemė e shkruar nė gjuhėn islandishte, duke e ngritur figurėn dhe epokėn e tij nė piedestalin e njė personaliteti nė historinė e njerėzimit. Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt dhe nė kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore, duke i dhėnė atij tiparet e njė figure legjendare. nga ATSH-ja
DISA NDODHI HISTORIKE TE KOHES SE KORRESPONDENCES MURATI-SHANDERBEU.
Nje dite sultani tha: Te bejme nje ekspedite lufte mbi kalane e Sfetigradit.
Ai dergoi si pararoje Isa Beun, dhe i tha: Shko dhe ngopi akenxhijte e mi.
Isa beu shkoi, hyri ne vendet e padepertueshme te shqiptareve dhe prej andej bente sulme.
Nderkaq te pafete qe ishinn atje i blokuan rruget.
Nje I pafej me emrin Iskender qe ishte biri I sundimtarit te shqiptareve, sultani ia kishte dhene ata vilajetin si timar.
Ky kishte qene ic-ogllan i sultanit.
Pasta jai ngriti krye kunder sultanit dhe po ky i blokoi rruget
Akenxhijve qe kishin mbrritur atje me Isa beun.
Nderkohe kur myslymane pane se jua kishin prere rruget, i vrane roberit dhe vete luftuan aq sshume sa qe shigjetat ju mbaruan dhe shpatat e tyre u bene dhembe-dhembe.
Shumica e tyre rane deshmore, por megjithate u pushtuan shume vilajete.
Kjo ndodhi me 1442.
Nga UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANES: LUFTA SHQIPTARO-TURKE NE SHEKULLIN XV – Burime osmane – .
Torrkerry
DISA NDODHI HISTORIKE TE KOHES SE KORRESPONDENCES MURATI-SHANDERBEU.
Perseri sultan Murati beri nje fushate.
Ai pushtoi qytetin e Selenikut,
duke e shpallur kete si nje lufte te shenjte e te madhe.
Pastaj pushtoi vendet dhe keshtjellat e Juvanit
(ishte principati i Gjon Kastriotit,babai i Skenderbeut).
Luftetaret u kthyen me shume placke.
Kjo ndodhi ne vitin 833 te hixhrit (1429-30).
Kronika anonime osmane.
Nga UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANES: LUFTA SHQIPTARO-TURKE NE SHEKULLIN XV – Burime osmane – faqe 54.
Torrkerry
DISA NDODHI HISTORIKE TE KOHES SE KORRESPONDENCES MURATI-SHANDERBEU.
Kur hyri viti 854 [sultan Murati] shkoi tek shqiptaret
per te derdhur gjak,
dhe pasi u kthye prej andej, beri festen...
NJE KRONOISTE NGA OBORRI I SULTANIT QE QUHEJ ENVERI.
Nga UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANES: LUFTA SHQIPTARO-TURKE NE SHEKULLIN XV – Burime osmane – faqe 38.
Torrkerry
(tė mbetem mik, tue tė premtue se kurdo qė tė bajsh atė qė tė kėshillova, pra qė tė kthehesh i krishtenė, unė do tė rikthej jo vetėm atė pjesė tė Shqipnisė qė ti mė kėrkon, por edhe gjithēka unė mbaj e kam nė kėtė botė dhe do tė jem gjithnjė shėrbėtori yt i mirė. )
Ore jeni ne vete ceshte kjo pacavure, mi fjal po tu kthente Sulltani ne kristian do ta bonim Arberin Turqi, se Turqi kristiane eshte mir do ndryshonin nga jevgj ne ariane ka lezet po muslimane nuk bon mbetesh po jevg.
Rrofsh ore Sulltan qe sqenke kthyer ne kristian , se po te na ishe kthyer (sipas letres) jo Turqishten moderne do shkruanim po Turqishten e atyre nga e djthta ne te majt.
Sipas letres, Sulltani na dilka heroi i Arberis apo i (Shqypnis se perkthyesit).
Lexo:
Postuar mė parė nga At Gjergj Fishta
Lexo:
Perpjekjet e Vatikanit per ta shitur Gjergj Kastriotin si "romano-katolik" apo "uniat" jane te turpshme. Gjithe jeta e tij dhe e familjes se tij eshte e lidhur ne menyre te pandashme me besimin orthodhoks dhe traditen bizantine. Vellai e babai i tij prehen edhe sot e kesaj dite ne nje manastir orthodhoks ne Malin e Shenjte, dhe djali i tij martoi princeshen e fundit bizantine, Irene Paleologun.Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės “i dėshpėruar” i deklaronte njė kardinali, se “s’ka marrė nga Papa asnjė grosh”. Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se “tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut”. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se “nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj”.
Vatikani le ti beje publike regjistrat e besimtareve te vete shqiptare te kohes se Skenderbeut, dhe le te shohim te gjithe nese emri i Gjergj Kastriotit eshte ne to apo jo. Une jam i bindur qe nuk eshte pasi:
a) po te ishte, Vatikani dhe propaganda e vete mes shqiptareve nuk do ta mbante kete fakt nen kesule por do ta trumbetonte me te madhe.
b) titulli qe Vatikani i dha Gjergj Kastriotit, "Athleta Christi" eshte nje titull politik qe u jepet te gjithe liderave ushtarake te mesjetes, qe bene lufte ne mbrojtje te Krishterimit. Kete tituj e kane marre vetem dy burra te tjere bashkekohes se Skenderbeut, qe te tre nga Evropa Lindore dhe orthodhokse ne besim. Nese Gjergj Kastrioti do te ishte besimtar romano-katolik, ai sot nuk do te ishte Athleta Christi, ai do te ishte martir apo shenjtor per katoliket.
http://en.wikipedia.org/wiki/Athleta_Christi
Albo
Lidhja e lezhes u mbajt ne katedralen katolike te Shen Nikolles![]()
DISA NDODHI HISTORIKE TE KOHES SE KORRESPONDENCES MURATI-SHANDERBEU.
Pastaj sultan Murati II mblodhi ushtarė tė armatosur rėndė dhe sulmoi kėshtjellen e Selanikut, duke thėnė se kjo ėsht njė luftė e madhe.
Ata bėnė njė luftė tė madhe dhe me anė tė topave shėmbėn murėt e afėrt.
Tė pafetė nuk u nėnshtruan.
Padishahu nė emėr tė zotit urdhėroi qė tė grabitej.Keshtjella u muar:
u muarėn dhe vendet e Juvanit (Priipatit tė Gjonit Shkenderbeut), u pushtuan edhe kėshtjellat pėr rreth.
Luftėtarėt erdhėn me trofe, dhe u vendosėn nė Ederne.
Kjo ndodhi ne vitin 1429-30.
Kronisti osman ORUC.
Nga UNIVERSITETI SHTETEROR I TIRANES: LUFTA SHQIPTARO-TURKE NE SHEKULLIN XV – Burime osmane – faqe 43.
Torrkerry
Krijoni Kontakt