Ne vepren e Frangut hidhet poshte pretendimi i Albos qe asnje klerik katolik ska guxuar ta mbaje per katolik Skenderbeun. Ja ku kemi nje klerik katolik, bashkekohes te Skenderbeut qe e paraqet qartazi Skenderbeun si katolik.
Ne vepren e Frangut hidhet poshte pretendimi i Albos qe asnje klerik katolik ska guxuar ta mbaje per katolik Skenderbeun. Ja ku kemi nje klerik katolik, bashkekohes te Skenderbeut qe e paraqet qartazi Skenderbeun si katolik.
Jo vetem Skenderbeu,por dhe i ati i tij Gjoni,ashtu si shumica dermuese e arberve ishin katolike,ne veri dhe ne jug.
Seminarist, faleminderit. I ke dhene nje mesim mbi stilin dhe mbi metoden shkencore.
Me nderime.
Torrkerry
Matrix, faleminderit.
I ke dhene nje mesim stili dhe metode shkencore. Nuk je prej atyre qe e nderojne sunduesit e kombit dhe e nencmojne ate qe e ka mbrojtur. Ti e di se ai nul ka mbrojtur vetem token e principatit te tij, por edhe krishterimin dhe kulturen kombetare, qe ne kete kohe nuk ishte absolutisht islame.
Me nderime.
Torrkerry
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 07-01-2010 mė 15:13 Arsyeja: lturen
Duke mbrojtur krishterimin Gjergj Kastrioti mbronte kombin e tije. Krishterimi ne vitin 1500 ishte feja dhe kultura e shqiptareve, humbja e krishterimit ishte ekuivalente me humbjen e atdheut. Gjergj Kastrioti luftoi per krishterim, ky eshte nje fakt i pakontestueshem, ne te njejten kohe luftoi per kombin shqiptar. Per islamiket e forumit eshte nje rrufe ne qiell te hapur, sepse njeriu me i rendesishem i historise se shqiptareve, luftoi kundr islamit duke mbrojtur krishterimin shqiptar dhe europian.
Rrethimi i Vjenes, nuk kishte si qellim vetem pushtimin e Austrise, por konvertimin e Europes ne islam. Dhe ne Vjene u mbrojt krishterimi.
iGERRARD73,
jam dakord me ty. Te pyes, shpjegoji asaj(atij)
1)cilat jane idiotesira qe ka shkruar,
2)pse jane idiotesira
3)dhe pse nacionalsocializmi islamik eshte i papranueshem nga nje arsye e shendoshe.
Feleminderit.
Me nderime.
Torrekrry
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 07-01-2010 mė 16:18
Biografia e Skėnderbeut, sipas Dhimitėr Frėngut
Nė kapitullin e parė tė librit tė Dhimitėr Frangut, Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut, jepet njė biografi e shkurtėr e heroit tonė kombėtar, duke filluar qė nga fėmijėria e tij, koha e gjatė e qėndrimit nė Turqi nė shėrbim tė Sulltanit, e deri nė ditėn qė ai braktisi atė pėr tu rikthyer nė atdheun e tij. Lidhur me kėtė, nė mes tė tjerash aty thuhet: Princi Gjon Kastrioti ishte ai qė sundoi atė pjesė tė Shqipnisė qė quhet edhe sot e kėsaj dite Emathia (Mati i sotėm. Shėnim i pėrkthysit) ose Tumenishtia. Gjoni kishte pėr grue Vojsavėn, tė bijėn e princit tė Pollogut, pjesė e Maqedonisė dhe e Bullgarisė, me tė cilėn pati shumė fėmijė. Ky Gjoni ishte njė burrė i fortė, zemėrmadh dhe shumė i zoti nė artin ushtarak, qė tue luftue kundėr Sulltan Murat Osmanlliut, Princ i Turqve, e tue pa se ky Murati ishte ba shumė i fuqishėm nė Shqipni dhe nė Greqi, e se nuk mund ti bante ballė ushtrive tė tij, kėrkoi tė vendoste paqen me tė (sikur dhe bani). Pėr realizmin e kėsaj paqe, u detyrue me dhanė peng Sulltanit katėr fėmijėt: Reposhin, Stanicėn (Jovanin), Konstandinin dhe Gjergjin.
Fėmijėt u ēuen para Sulltan Muratit i cili u gėzue shumė dhe mbasi u njoh me paraqitjen e mirė dhe fisnike tė tyne, i ndali sytė mbi ma tė voglin, Gjergjin, akoma tetė vjeē qė paraqitej me trup dhe tipare tė bukura e me gjumtyrė tė rregullta. Ai mendoi se kur fėmija tė rritej do tė fitonte cilėsi tė mira dhe aftėsi shumė tė spikatuna. Prandaj vendosi mos me ja kthye ma prindit, e me e mbajtė nė oborrin e tij. E bani synet dhe ja vuni emnin Skanderbeg, ku Iskander, do tė thotė Aleksandėr, e beg, fisnik. Mbas kėsaj, vendosi ta edukojė sipas zakoneve tė turqve dhe fesė myslimane, tue i caktua njerėz shumė tė pėrgatitun qė ta kishin kujdes, e qė ti mėsonin traditėn, kulturėn dhe tė gjitha rregullat e tjera turke. Ndėrkaq atij do ti plotėsoheshin tė gjitha nevojat jetėsore, si ushqimi e veshmbathja, si tė ishte biri tij. Ndėrsa rritej kėshtu nėn kujdesin e edukatorėve tė tij, dita ditės ai shkonte tuj pėrparue nė tė gjitha gjanat qė i mėsonin. Ai stėrvitej e kėnaqej me shokėt e tij, nė vrapimet me kalė, nė pėrdorimin e armėve ma tė forta dhe nė tė gjitha ushtrimet e pėrshtatėshme pėr njė kalorės tė nderuem e trim. Aq ishte prirja dhe dėshira e tij nė kėtė drejtim, sa qė, jo vetėm barazohej me bashkėmoshatarėt, por edhe ua kalonte atyne nė tė gjitha stėrvitjet, si nė kambė ashtu mbi kalė, kur stėrviteshin mes tyne, e ku Skėnderbeu shquhej gjithmonė. Veēanėrisht nė prani tė Sulltan Muratit, i cili kėnaqej shumė kur e shikonte aq tė shkathėt, guximtar e fitimtar nė tė gjitha ushtrimet luftarake. Ndėrkohė nė luftrat kundėr mbretėrve dhe princėrve tė tjerė, kudo qė shkonte me ushtrinė e tij, Sulltani e merrte gjithnjė me vete Skėnderbeun, i cili shpesh herė e luste atė qė tė merrte pjesė nė luftime.
Por Murati, tuj gjykue akoma tė ri dhe jo nė moshėn e duhun pėr tu pėrfshi nė vėshtirėsitė e luftės, ia zgjaste pėlqimin e tij me fjalė tė mira. Megjithatė, mbasi ky djalė trim, vazhdonte nė kėrkesėn e tij, ma nė fund Sulltani, pothuaj kundėr dėshirės, i dha leje me marrė pjesė nė tė gjitha betejat, qė mund tė zhvillohshin. Skanderbeu filloi tė ishte i pranishėm nė luftimet e ndryshme, ku dallohej pėr shpirt luftarak dhe trimėri, sa qė pėr forcėn dhe kurajėn qė tregonte ēuditi jo vetėm oborrtarėt por edhe vetė Sulltan Muratin, i cili bashkė me tė tjerėt pranonin se kėtij djali, kur tė arrinte moshėn e pėrsosun, nuk do tja kalonte askush pėr guxim e trimni, e nuk do tė gjendej njė i tillė qė ti dilte pėrballė. Kur Skandėrbegu mbushi 19 vjeē, u emnue nga Sulltani Sanxhak, qė do tė thotė komandant i 10 mijė kalorėsve. Mė vonė e emnoi Pashė dhe e ēoi shpesh herė kundėr anmiqve tė tij, tue i dhanė me vete disa Sanxhakė tė tjerė, tė cilėt duhej ti bindeshin, e tua njohun autoritetin mbi tė gjithė ushtrinė, siē u njihej Komandantėve tė Pėrgjithshėm nga Princat e tyne. I dėrguem nė atė pjesė tė Azisė sė vogėl qė quhet Anadoll, zhvilloi aty beteja tė shpeshta kundėr anmiqėve dhe korri gjithmonė fitore, tue u shkaktue atyne humbje dhe vdekje tė mėdha, kėshtu qė pushtoi shumė vende nė atė provincė, tė cilat i vuni nėn zgjedhjen dhe pushtetin e Sulltanit. Ky, tue pa gjithė atė shkathtėsi dhe trimni tė Skanderbeut, e thoshte publikisht se Skanderbeu ishte krahu i djathtė i tij, syni dhe zemra e tij, ishte mbrojtėsi i vėrtetė dhe i sigurt se zmadhuesi i shtetit tė tij.
Prandaj tė gjithė turqit e donin fort, e nderonin dhe e ēmonin shumė. Kur Skanderbeu kishte mbushur moshėn 25 vjeē, e qėndronte nė Adrianopul pranė Sulltanit, bashkė me shumė pashallarė dhe fisnikė tė tjerė, u paraqit nė atė oborr njė tartar shumė i madh me trup, i cili i ftoi nė dyluftim tė gjithė luftėtarėt e Sulltanit. Askujt nuk ia mbante tė matej me tė, sepse kėtij tartari i kishte dalė nami se kishte fitue gjithmonė kundėr atyne qė kishin pranue dyluftimin, dhe shumė prej tyne i kishte vra. Kur Skanderbeu pa gjithė atė frikė tė oborrtarėve tė Sulltanit, tue mos e durue fodullėkun e tartarit, i kėrkoi Sulltanit dhe gjithė tė pranishėnmėve qė ta lejonin tė ndeshej me tė. Por Sulltani dhe oborrtarėt ma tė shquem, tė gjithė sė bashku mundoheshin ta tėrhiqshin nga ai vendim, tė shqetėsuem, sepse kishin frikė pėr jetėn e tij, po tė ndeshej me tartarin. Skanderbeu nuk tėrhiqej nga kėrkesa e tij, sa qė ma nė fund ia plotėsuen. E kėshtu, nė prani tė Sulltanit, tė gjithė Oborrit, e tė njė turme tė madhe populli, me shpirt tė vėndosun dhe guximtar, i doli pėrballė tartarit, i cili filloi tė tallej me tė (si Golia me Davidin, se po i vinte keq se po luftonte me njė tė ri pa pėrvojė luftarake.
Skanderbeu shumė i inatosun filloi tė luftonte dhe pėr mjaft kohė nuk dallohej se nga do tė anonte fitorja. Kur e pa Skanderbeu se kundėrshtari, aty mu para Sulltanit, po vazhdonte ti bante qėndresė, u mbush me aq inat ndaj vetvetes, sa qė filloi me i dhanė goditje tė tmerrshme anmikut dhe brenda pak kohe e mundi dhe e vrau. Mandej, mes brohoritjeve tė oborrtarėve dhe popullit u kthye nga Sulltani, qė e priti me gėzim dhe hare. Nė kėtė kohė, Sulltani shkoi nė Bursa, qytet i Bitinjės ku nė prani tė tij u paraqitėn dy luftėtarė persianė, njeni i quejtun Jahja dhe tjetri Zampasa, tė cilėt kėrkuen dyluftim si tartari, por me ndryshimin se do tė luftonin mbi kalė, me shtizė me shpatė dhe mburojė. Kundėr tyne kėrkoi tė luftonte Skanderbeu, tė cilit iu dha pėlqimi. Filloi luftimi, sė pari me Jahjen, e ndėrsa luftonte kundėr tij, pabesisht e sulmoi Zampasa, por Skanderbeu nuk u shqetėsue fare dhe me besim nė ndihmėn hyjnore dhe nė forcėn e shkathtėsinė e tij, mori ma tepėr fuqi dhe shpirt luftarak, e tue luftue me guxim, pothuaj e njėkohėsisht u dha vdekjen si njanit ashtu dhe tjetrit. (Sipas Julian Pisko Studim historik mbi Skėnderbeun, kjo ngjarje pavarėsisht nga mėnyra si mund tė jetė tregue dyluftimi i Skanderbeut kundėr kalorėsve persianė, asht dhe mbetet njė ngjarje historike.) Pėr kėtė trimni tė rrallė e tė lavdishme.
Skanderbeu u pėrgėzue e u nderue prej tė gjithė tė pranishmėve. Ndėrkohė hungarezėt kishin zbritė kundėr Muratit pėr tia shkatėrrue shtetin. Ai e nisi Skanderbeun kundėr tyne me njė ushtri tė madhe, dhe nė atė fushatė ai u suell me shumė kujdes e shumė urtėsi, tue shmangė ēdo luftim me hungarezėt. Skanderbeu kishte mbajtė dhe mbante gjithmonė pranė vetes mjaft shqiptarė tė krishtenė, besnik tė prindit, tė cilėt vazhdimisht i mėsonin fshehurazi pėr atė fe qė e kishte fitue qysh nė pagėzim. Prandaj bani si bani dhe me urtėsi tė madhe veproi qė hungarezėt, shumė tė krishtenė, tė ktheheshin pa u ndesh me tė siē kishte qenė dėshira e tij. Pastaj u rikthye shėndoshn e mirė me gjithė ushtrinė e Sulltanit nė Adrianopul, prej tė cilit u pėrgėzue shumė dhe u nderue me dhurata tė ēmueshme. Murati thoshte nė prani tė njerėzve ma tė shquem, oborrtarėve dhe familjes, se hungarezėt ishin friksue nga aftėsia dhe trimnia e Skanderbeut, prandaj ishin largue. E luste Skanderbeun, qė ti kėrkonte ndonjė nder, por Skanderbeu me shumė respekt i pėrgjigjej se nuk donte asgja tjetėr, pėrveē mirėsisė sė tij. Kjo i mjaftonte.
"Nė Romė ndodheshin edhe 3 libra tė panjohur pėr Skėnderbeun"
Pėrkthyesi Pervizi: Si e gjeta origjinalin nė Itali
Lek Pervizi, i cili qė prej vitit 1991 (1944-1991 ka qenė i internuar familjarisht nė disa kampe) jeton nė Bruksel, ka pėrshkruar edhe momentin e gjetjes sė kėtij libri nė bibliotekat e Italisė. Lidhur me kėtė, nė mes tė tjerash ai ka shkruar: “Si shumė shqiptarė tė tjerė, isha i intersuem dhe jam, me e njoft thellė e ma shkoqitun historinė e kombit tonė, qė nga origjina e deri nė ditėt tona. Por pėr konditat qė ishin krijue pėr njė pjesė prej nesh, tė mbyllun nėpėr burgje e kampe, njė nismė e tillė mund tė quhej e pamundshme dhe absurde vetėm me u mendue, e jo ma me u realizue. Ndėrkohė librat dhe dokumentet qė trajtonin historinė e vjetėr shqiptare, qėndronin qetėsisht tė radhitun nė raftet e bibliotekave tė ndryshme tė Europės, posaēėrisht tė atyne tė Italisė.
Mes atyne vėllimeve pushonte nė pritje tė heshtun prej 525 vjetėve dhe vepra tė Dhimitėr Frangut, mos dikush shqiptar vinte dorė mbi tė. Nė kėtė zbulim bibliotekar, gjeta dhe dy libra tė tjerė qė flisnin pėr Skėnderbeun, njani botue italisht nė Palermo mė 1845 nga njė anonim, dhe tjetri i Austriakut Pisko, gjermanisht, botue nė Vjenė nė 1894, tue i shtue kėtyne dhe veprėn e francezit Duponect, Paris 1884. Tė gjithė kėta shkrimtarė ndjekin fillin tregues tė Dhimitėr Frangut, pa iu shmangur njė fije, me shtesa tė tjera plotėsuese, me vend e pa vend. Pra, ē’ishte kjo rastėsi qė mė ēoi pikėrisht mue nė atė bibliotėkė dhe me ra nė ato libra? Ndoshta sepse nė ato kohna tė vjetra, fisi im i Pervizit tė Skurajve kishte qėndrue e luftue pėrkrah Skanderbeut? Ndoshta ky, kushtrimi i tė parėve, mė thirri dhe mė caktoi tė ndjek rrugėn e ripėrtėrimjes sė historisė shqiptare, ku Skanderbeu zinte vendin e nderit. Pėrfundimisht, kėnaqėsia ma e madhe, si pėr mue si pėr lexuesit, asht ajo e njohjes ma mirė dhe vlersimit tė Dhimitėr Frangut, si njė shqiptar i ditun, ndonėse modest, qė i vuni detyrė vetes me radhitė historinė e Skanderbeut ashtu siē e kishte pėrjetue vetė, pranė tij, gjatė 25 vjetėve tė epopesė sė madhe e heroike tė Shqiptarėve, qė luftuan pėr liri dhe pavarėsi nan udhėheqjen e njanit prej strategėve ma tė shquem tė historisė botore, siē ishte Princi Gjergj Kastrioti Skanderbeu”.
Shkembimi i letrave te ketyre dy liderave ishte shume interesant. Nuk e di se sa e vertete eshte burimi i ketyre letrave , mgjth mu duk terrheqes sidoqofte.
Dukej qarte se pergjigja e skenderbeut ishte klasike e diplomacise se asaj kohe.
S'besoj se lexuesit e kesaj letre besojne sikur per nje cast se skenderbeu vertet i qendronte asaj qe shkruajti ne ate leter.
Eshte shume naive ta besosh ate gje .
Krijoni Kontakt