Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62
  1. #11
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o koso.koce

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Bujar Bukoshi, Hajdin Sejdia, Vehbi Alimuça “Vefa Holding” Dardania Banka ......

    ja lëmshi i Firmave Piramidale......

    Gjykata e Zyrihut ka dënuar me 2.5 vjet burg avokatin zvicerian Von Planta, i cili akuzohet për pastrimin e parave
    Paratë e VEFA u pastruan në Zvicër

    Von Planta u kap më ‘96 me plot 10.5 milionë franga të VEFA-s. I depozitoi nëpër banka të ndryshme

    Zyrih, 5 nëntor 2004 – Në fund të vitit 1996, në aeroportin e Zyrihut u arrestua një person, i cili po vinte nga Tirana. Shkaku i këtij arrestimi ishte çanta plot me para, që ai kishte me vete. Gjatë pyetjeve të policisë zvicerane mbi prejardhjen e parave, i arrestuari kishte deklaruar se ato ishin të firmës piramidale të Vehbi Alimuçës, “Vefa Holding” dhe se po i sillte në Zvicër, për t’ia dorëzuar një firme. Më vonë, autoritetet zviceriane zbuluan se ishte fjala për një firmë të biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia. Sipas burimeve nga Gjykata e Zyrihut, këtë firmë dhe firma të tjera në Zvicër, për Hajdin Sejdinë i administronte një avokat zviceran. Të mërkurën, avokati 79 –vjeçar Von Planta ka dalë para gjyqit, i akuzuar se në vitin 1996 për Sejdinë ka pastruar 10,5 milionë franga, të dërguara në Zvicër nga piramidat shqiptare. Sipas gjyqtarit, akovati kishte bërë biznese në favor të Hajdinë Sejdisë, i cili nga ana e tij mbante lidhje me biznesmenin e dyshimtë nga Tirana, Vehbi Alimuçaj.
    Vendimi
    Të mërkurën, Gjyqi i Qarkut në Zyrih e shpalli fajtor avokatin e moshuar, Von Planta me akuzën e pastrimit të parave. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg, pasi paratë e administruara prej tij kanë pasur prejardhje kriminale. Gjykata e shpalli fajtor avokatin, një ish-kolonel në ushtrinë e Zvicrës, për futjen në Zvicër të 10.5 milionë frangave nga një piramidë mashtruese financiare, e cila ishte ngritur në Shqipëri nga Vehbi Alimuça. Sipas gjykatës, për këtë gjë ka pasur mjaft të dhëna, ndaj edhe avokati zvicerian duhej të dyshonte.
    Pastrimi i parave
    Akt-akuza kundër avokatit tregon mënyrën sesi janë pastruar në Zvicër, paratë e kreditorëve shqiptarë. Avokati, pasi merrte paratë nga Shqipëria, punonte si bankë private e Sejdisë. Ai i shpërndante paratë në 10 llogari të ndryshme në gjashtë banka në Zvicër. Më pas fillonte një tjetër shpërndarje e parave, nëpër shtatë banka të tjera. Sipas akt-akuzës, shpërndarja e dytë është bërë në 21 llogari të depozituara në shtatë banka të tjera në Zvicër. Kështu synohej të humbisnin gjurmët e prejardhjes së parave dhe të bëhej pastrimi i tyre. Sa herë që Hajdin Sejdisë i duheshin para, ai shkonte te avokati i tij dhe i merrte. Sipas të dhënave, të bëra publike në gjyqin e avokatit Von Planta, ky i fundit kishte tërhequr disa herë para për llogari të Sejdisë. Me paratë e kreditorëve të VEFA-s, avokati zvicerian ka blerë një vilë luksoze për 1,6 milionë franga, për Sejdinë. Mësohet se kjo vilë e konfiskuar, gjendet në Küsnacht afër Zyrihut, buzë liqenit; kjo pjesë nga zviceranët quhet “bregdeti i artë”. Avokati Von Planta u shpall fajtor jo vetëm për pastrim të parave, por edhe për shkeljen e ligjit për blerjen e pronave. Gjykata e Zyrihut ka vendosur që avokati i Sejdisë duhet të paguajë një gjobë prej 250 mijë frangash, 12 mijë për shpenzimet gjyqësore dhe gati 1,2 milionë franga për shitjen e vilës luksoze.
    06/11/2004
    Avokati Von Planta rrëfeu në gjyq se ç’e kishte tërhequr tek biznesmeni kosovar
    “Me Sejdinë u njoha në vitin ‘85”
    Shekulli

    ZVICËR- Avokati zviceran Von Planta , i cili rrjedh nga kantoni Graubünden dhe Hajdin Sejdia ishin takuar për herë të parë në vitin 1985, në Vilën Teufen afër Zyrihut. Në takim kishte qenë i pranishëm edhe princi Fajzal i Arabisë Saudite, i cili ndërkohë ka vdekur. Mbrojtësi i avokatit të Sejdisë tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte magjepsur nga ky bashkëbisedim. Sejdia e kishte tërhequr avokatin edhe nga kontaktet e tij me Adnan Kashogin, kontrabandistin e njohur të armëve nga Arabia Saudite dhe me një fotografi, ku shihej Sejdia duke e përqafuar liderin palestinez, Jaser Arafat. Biznesmeni nga Kosova, i kishte mundësuar avokatit të tij një vizitë te emiri i Abu Dabit. Aty, avokati ishte pritur në një pallat, para të cilit kishin qëndruar të parkuara 100 vetura Rolls-Royce. Prokurori Michael Frank tha se gjykimi i avokatit tregon se si një person i huaj, pra Hajdin Sejdia, me vite mund të qëndrojë në Zvicër dhe mund të bëjë një jetë shumë të këndshme. Sipas akt-akuzës, Sejdia kishte jetuar për shumë kohë ilegalisht në Zvicër. Avokati i dënuar ishte kujdesur për qarkullimin e parave, për pasuritë e Sejdisë si dhe për sigurimin e leje-qëndrimit për të në Zvicër. Por ajo që e implikoi Von Plantën ishte transportimi i 10.5 milionë frangave që i përkisnin “Vefa Holding”, e rrjedhimisht qytetarëve shqiptarë që investuan paratë e tyre tek kjo firmë piramidale, nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës.
    06/11/2004

    Avokati i Sedisë: Gjithçka është trillim
    A.Bogdani

    TIRANË- Avokati i biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia, pohon për “Shekullin” se asgjë nga ato që thuhet nuk është e vërtetë. “Këto janë lojëra dhe trillime. Asgjë nuk është e vërtetë për klientin tim”,-thotë avokati Shefqet Dizdari. Sipas tij, Sejdia nuk ka ndërmend të replikojë me askënd, pasi ato që fliten nuk i interesojnë. “Ne nuk na interesojnë këto gjëra, ndaj nuk kemi ndërmend të replikojmë për to. Por mund të them se personi i gjykuar në Zvicër nuk është avokati i Hajdin Sejdisë”,-thotë Dizdari për “Shekullin”. Ky reagim vjen pas pyetjes nëpërmjet linjës telefonike të avokatit Dizdari, për lidhjet që Hajdin Sejdia ka me personin që u dënua në Zyrih me 2.5 vjet burg për veprën penale të pastrimit të parave të firmës piramidale “Vefa Holding”.

    Të dhënat e gjyqit

    1997

    Në Shqipëri shpërtheu një kryengritje e armatosur për shkak të rënies së firmave piramidale, ku kishin investuar paratë e tyre shumë qytetarë shqiptarë

    400

    Është 400 milionë franga, dëmi që i kanë shkaktuar firmat piramidale ekonomisë shqiptare. Firma piramidale me numrin më të madh të kreditorëve ka qënë VEFA

    58 000

    Plot 58 mijë shqiptarë supozohet të kenë humbur jo vetëm kursimet, por edhe shtëpitë e tyre duke futur para nëpër firmat piramidale

    20

    Vehbi Alimuça, ish-bosi i firmës piramidale “Vefa Holding” është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit
    06/11/2004

    duket se punon ne SHIK...je shume i informuar...ja na e bere transparencen e bujar bukoshes...po brari te pyeti edhe per fonde te tjera...dhe sidomos do ishte me interes te behej transparenca e fondit vendelindja theret...se vertete dikur vendlindja therriste per ndihme...por nuk e di ku perfunduan ato te shkreta ndihma...duam ta dime mos perfunduan per te blere desh e qingja te pjekur ne rogner apo i perdoren vellezerit e atyre qe e administronin kete fond per qellime te pista..di qe fill pas luftes vellai i njerit prej me te perfolur si mafie e luftes u gdhi nje mengjes shume pasanik me miliona euro ne xhep....duam te dime sa para nga ky fond u perdoren per te paguar vrases profesioniste per te eleminuar nje mori atdhetaresh dhe figurash eminente te kosoves si gjate te ashtuquajtures lufte por edhe pas saj....duam te dime se sa para nga ky fond u perdoren per te blere dhe ngritur ne kembe biznese te pista ne kosove dhe ne vise te tjera nga administratoret e tij...duam te dime se sa para te pista u pastruan nepermjet ketij fondi me karakter humanitar por qe rezultoj thjesht nje mashe ne duart e gjarperinjeve dhe hardhucave...do te thuash ti po cte duhet ty per te ditur mbi kete fond...me duhet i dashur se e mbaj mend shume mire pleurat sejdiun dikur kur na thoshte ne mergimtareve se nuk eshte patriot dhe atdhetar ai qe nuk ndihmonte fondin vendlindja therret..na detyronte te paguajme euro dhe monedha te tjera europiane ne emer te humanitetit....na duhen keto pare - thoshte plarati- me mbajt ata qe luftojne maleve te kosoves e ne te vertete na dolen se duheshin me ngrene e me pi ne rogner,duheshin me paguar vrases profesioniste apo duheshin per qellime te pista...ja pra pse na duhet te dime te gjithe mbi kete fond dhe jo vetem ju te SHIK-ut...na i bej transparente pra....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 27-01-2010 më 15:32

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Treperqindeshi t`pakten dha provimin e vete l2 vjeqar, duke ndihmuar ne te gjitha sferat e jetes dhe duke shkuar paralel me pushtetin okupues serb duke mos e lene popullin asnjehere te gjunjzohet para okupatorit dhe ndau mjete ne te gjitha sferat e jetes si ne arsim, shendetesi dhe te varverve, kurse pyetja duhet te ishte shtuar KU MBETEN MJETET E FONDIT "VENDLINDJA THERRET"mjete keto te cilat me se tepermi u perdoren per korupcion, prostitucion, firma te kapitalit vetanak, pishina, pompa te benzines e tj. kurse nga fronti u raportoke se as edhe te vetmin metelik nuk kemi marr nga kurfar fondi dhe mu keta raportues sot jan me te pasurit ne Kosoven e pasluftes. Keto pyetje dhe keto tema me se tepermi i mbrojne ata te cilet i keqperdoren keto mjete.
    Shikojeni sot kush eshte i pasur ne Kosove.

    E sa per kete keqperdorim qe ti poston eshte mire ti shtohet edhe kjo e Vendlindjes therret edhe pse keto para qe jane mbledhur per Ramush Haradinaj i ka merituar ky njeri sepse ne bagazhin e vet ka gjysmen e familjes te vrare,dhe nga ana tjeter prapa vetes ka lene dhjetra kriminel shkije te vrare.Qka me ju be ketyre tjereve se ne bagazhin e vet nuk kane asgje perveq miliona eurove te fituar ne menyra te dyshimta,e keto te dyshimta me mire eshte ti thuhet ne menyre kriminale.Qdo fond duhet te behet transparent,sepse herdokur njerezit,populli do te kerkoje llogarine.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin

    1. Mjetet të cilat janë grumbullue në Kosovë, ato ishin gjithmonë të pamjaftueshme për të mbulue të gjitha "pagat" e arësimit , shëndetësisë dhe institucioneve tjera në Kosovë vetëm me grumbullimet që bëheshin mbrenda në Kosovë. Për qdo muaj kan rrjedhë mjete plotësuese nga jashtë diku deri në 35-40% të masë¨s së përgjithëshme, nëse nuk gaboj, diku rreth 1.5 deri në 2 milj. DM në muaj, ato siguroheshin nga 3% i mërgatës.

    2. Në vitin 1997/98, u shpall akcioni ndihmë për Studentët e UP, të cilët, unë mendoj, se e kan përshpejtu proceset dhe kan bër një jehonë të pakontestueshme në diplomacin e jashtme. Për këto grumbullime, asnjëher ose KURRË, nuk është dhën Raport në organizmat e 3% se sa mjeta janë grumbulluar, edhepse për 3% vazhdimisht në Kuartale bëheshin raporte dhe u informonim se sa jan grumbulluar??!!.

    3. Në Vitin 1998, u organizue akcioni NDIHMË DRENICËS, dhe është grumbullue masë e madhe e mjetev, KURRË nuk është dhën informacion se sa jan grumbullue, fjalën e kam në mekanizmat në diasporë???!!!!.

    4. Në fund të vitit 1998, u Organizue akcioni NDIHMË PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, Dhe mund të them se masovikisht ju ka përgjegjë mërgata, ishte aq shumë e madhe e mjeteve, sa banka na i ndaloj pagesen përme tyre kët me qëllim transferi për në Tiranë, asnjëher nuk është dhënë informacion se sa mjete janë grumbullue, une mundem me tregue, vetëm në një lokalitet të një qyteti këtu, kujt i intereson, përmes E-mail sa jan grumbullue, sepse posedoj me dokumentacione burimore. KURRË nuk është tregue se sa mjete janë Grumbullue në këtë akcion.

    5. Të gjitha mjetet e grumbulluara, ishin djersa e puntorëve tanë të cilët me mundë fituan këto para, qe ata që jan jasht¨¨e e dinë si fitohen pratë këtu, dhe me zemër kanë dhënë paratë e tyre vetëm e vetëm për ta qlirue Kosovën. Ato para askush nuk i ka dhën për individ e as Parti, por ato janë dhënë enkas për ta ndihmue jetësimin e vullnetit tonë për liri.

    6. Banka DARDANIA në Tiranë, kurrë nuk ka pasë transparencë në punen e saj, flitet se aty, sidomos në vitet 1996 dhe 1997, janë bër keqpërdorime të mëdha të djersës së puntorëve tanë, në atë kohë ishte themeluar një komision kontrolli nga KQFK, dhe në vitin 1996, ka bërë kontrollin dhe nuk "dihet" qka asht gjetë??????????!!!!!!!!. Vetëm një fakt të sigurtë se kjo bankë ka marrë pjesë në Piramidat në Shqipëri si dhe përmes ca biznismenve Kosovarë në Shqipëri, ka ba thyerjen e sanksioneve ndaj Sërbisë, duke bër biznes me derivate të naftës, përmes Malit të Zi, sufinansier thuhet se ishte Banka DARDANIA. Ndërsa në ate Kohë Z. Bukoshi ia nali mjetet Kryesisë sonë në Prishtinë me pretekst se kan bër shumë shpenzime të telefonit, dhe vërtetë ju patën ndërpre telefonat qendrës sonë në Prishtinë. Ndërsa përsoneli i bankës, shiko, se qfarë kanë blerë në Shqipëri me "pagat" e tyre të vogla.

    7. Meqë jam shumë mirë i njohëtuar për këto procese, ASKUSH ASKEND nuk e ka pyetur, bile jo organizimin e 3% në perëndim që të formohet UFORK, mos të them RREN, por ky është manipulim me mërgaten. Këtë e ka bër një rreth i ngushtë me Bukoshin dhe Isa Mustafen.

    8. Nuk është e vërtetë, se ka mundur Kushner të përvehtësoj këto mjete, sepse koto mjete janë grumbulluar përmesë shoqatave të themeluara në perëndim, sepse ti e din ndoshta që nuk kemi mundur të regjistrohemi si qeveri jasht, por në emër të shoqatave kemi ba grumbullimin e mjeteve për KOSOVËN, dhe ato mjete ishin në Banka, dmth. ajo nuk ka mund të jet pronë e dikujt që Kushner të i merr parat.

    9. Publikisht Z. Bukoshi ka pranuar se ka diku rreth 60.000.000 DM. gjë që une dyshoj, sepse vetëm në Akcionin e fundit përafërsisht, thuhet, se aq janë grumbullue vetëm në zvicër, por nejse ne të mbesin aq, llogarite sa është kamata vjetore në bankat e perëndimit për këto mjete, dhe e shef se Zotëri Bukoshishi dhe ky far uFORKU ka investuar vetëm KAMATAT nga këto para në Kosovë.

    10. Nuk qëndron fakti, se siq thua ti, me këto para, do të paguheshin edhe ata që na kan vra e djegë, sepse këto para kan mundur të qëndrojnë aty ku janë dhe KONTROLLIN ndaj tyre ta marrin INSTITUCIONET të cilat i ka zgjedhë populli, i cili i ka dhanë këto para, me votën e vet dhe vetëm ata kanë legjimtimitet të shfrytëzojnë këto para. Nuk jemi në situatë që dikush të na hjedhë hi syve!!.

    11. NUK ka të drejtë askush, me këto para të thot se po ndërtoj këtë apo ate, si me ken të baballëkut të vet, ky është TURPË, ky veprim është shkelja më e rëndë që i bahet njeriut të rëndomtë që ka lën jetë e shëndet në mërgim, dhe i ka dhënë paratë e kursyera, për kosovën e jo që dikush të rreh gjoks për MERITAT e mëdha që po ka në ndërtimin e Kosovës.

    13. Pyes, sa para janë dhënë për stimulimin e zhvillimit ekonomik, dhe krijimin e vendeve të punës, e mos të flasim për invalidët e luftës dhe jetimët që kan mbetë pa më të dashurit e tyre???.

    14. Transparenca duhet, NËSE DËSHIROJMË TË JEMI SI POPULLË TË NDERSHËM DHE TË KEMI ETIKË NJERËZORE.

    Të gjitha këto të i shkruajta, për me të thën se, jemi të vetëdijshëm se paraja gjithëmonë është ma pak se jeta, jetën e kan dhënë shumë trima për ta gëzuar ne sot Lirinë, ato para janë dhënë për këtë LIRI i nderuar, dhe mu për këtë BORGJI është më i madhë edhe për Bukoshin , që bile më në fund ta bëjnë transparente këtë që ta hekin dyshimin nga vehtja.

    Po shkruaj, sepse fundja, borgj u kam të gjithëve atyre të cilët më kan besuar dhe i kan dorëzuar parat tek une. Vetëm një fakt dua të ta them, Një plakë diku rreth 60 vite i thyer sikur të ishte 80 vjet, i pruni dhe i dorëzoj 10.000 Fr. Zvicrane dhe më tha: "Shiko bre migjë, në luftë nuk muj me shku se jam invalid dhe i sëmurë, shpirti peshë po më qon, por kisha këto para dhe me zemer po i jap për ata trima që po e kërsasin pushken atje" dhe filloj të i shkojnë lotët, pra mës për vehte, këtyre borgjë u kan, që të kenë transparenc ztë plotë dhe bartje të tyre aty ku duhet.

  4. #14

    Sa mire qe ma kujtove edhe akcionin ndihmë për Studentët e UP sepse ne ate kohe kryesuesit e ketij institucioni universitar,keta te veteshpallur ne krye me Bujar Dugollin i "rruajten keto mjete" sepse dihet qe me ato para Bujar Dugolli pate blere banese ne Prishtine ne 1998.Pse nuk hulumton pak per ato mjete apo spo don edhe pse e din se humben si te mos kishin qene kurre.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Sa mire qe ma kujtove edhe akcionin ndihmë për Studentët e UP sepse ne ate kohe kryesuesit e ketij institucioni universitar,keta te veteshpallur ne krye me Bujar Dugollin i "rruajten keto mjete" sepse dihet qe me ato para Bujar Dugolli pate blere banese ne Prishtine ne 1998.Pse nuk hulumton pak per ato mjete apo spo don edhe pse e din se humben si te mos kishin qene kurre.
    jo zotri fondi i tre perqinshit ishte nje prej financuseve te piramidave ne shqiperi dhe te cilat e shkatrruen shtetin shqiptar

    dhe nese kata bujarat kan ble naj banes ne kosove ky dugolli apo ne gjermani apo diku tjeter ky bukoshi
    jan pak sen
    paret e bukoshit kan pas fuqi me shkatrrue shtet
    por sikur ato te ishin drejtue kunder shtetit serbis e jo kunder shtetit shqiptar

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    jo zotri fondi i tre perqinshit ishte nje prej financuseve te piramidave ne shqiperi dhe te cilat e shkatrruen shtetin shqiptar

    dhe nese kata bujarat kan ble naj banes ne kosove ky dugolli apo ne gjermani apo diku tjeter ky bukoshi
    jan pak sen
    paret e bukoshit kan pas fuqi me shkatrrue shtet
    por sikur ato te ishin drejtue kunder shtetit serbis e jo kunder shtetit shqiptar
    Jo,jo nese dojme drejt atehere duhet tju hyjme seneve drejt.Pse te manipulohet dhe te vjedhet paraja e atyre qe ndoshta tere diten punojne neper "baushtella"e keta krymba ksajde me ble banesa.

    Edhe per 1 euro duhet te kerkohet transparence,e lere me qe per kete fond te studenteve jane me qindra mijera DM ate kohe.Nuk jane pak.Nese dojme drejtesi per kete popull duhet transparence nese jo atehere .....mjerim per popull.

    Mos harro se populli di edhe te denoje,dhe duhet ti denoje matrapazet.krymbat qe deri dje e kane pas shpine me kashte(terrska) e sot kane miliona euro ne konto.Kah erdhen keto mjete,ku i moren keta krymba keto mjete per 3 ose 4 vite.Nga biznesi,nga fabrikat e shumta prodhuese ne Kosove,nga eksporti i madh i Kosoves.Nga hajnia dhe mashtrimet.Kjo eshte e verteta.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Jo,jo nese dojme drejt atehere duhet tju hyjme seneve drejt.Pse te manipulohet dhe te vjedhet paraja e atyre qe ndoshta tere diten punojne neper "baushtella"e keta krymba ksajde me ble banesa.

    Edhe per 1 euro duhet te kerkohet transparence,e lere me qe per kete fond te studenteve jane me qindra mijera DM ate kohe.Nuk jane pak.Nese dojme drejtesi per kete popull duhet transparence nese jo atehere .....mjerim per popull.

    Mos harro se populli di edhe te denoje,dhe duhet ti denoje matrapazet.krymbat qe deri dje e kane pas shpine me kashte(terrska) e sot kane miliona euro ne konto.Kah erdhen keto mjete,ku i moren keta krymba keto mjete per 3 ose 4 vite.Nga biznesi,nga fabrikat e shumta prodhuese ne Kosove,nga eksporti i madh i Kosoves.Nga hajnia dhe mashtrimet.Kjo eshte e verteta.
    Ibrahim RUGOVA NË DUAR TË MAFISË - THOT BUJAR BUKOSHI

    Nuk ecë asnjë vend përpara më udhëheqje të pamoralshme, me injorantë dhe hajna

    Intervistoi: BURIM ETEMAJ

    Prishtinë, 3 shkurt- Bujar Bukoshi, politikani më i lartë deri me tash i larguar nga LDK-ja, në një intervistë supërekskluzive për “Epokën e re” thotë se nuk është penduar që e ka braktisur LDK-në, përkundrazi ai ndien një keqardhje të madhe se çfarë ngjau në LDK.
    “Më vjen keq edhe për ata funksionarë të LDK-së që angazhohen ndershmërisht në atë parti, por njëkohësisht tolerojnë, për arsyet që vetëm ata i dijnë, që para hundëve të tyre dhe pas fasadës, një strukturë paralele dhe mafioze të bëjë kërdinë në atë parti dhe rrjedhimisht të bëjë kërdinë edhe në vendin tonë”, shprehet Bukoshi, dikur kryeministër i Qeverisë së Kosovës.
    Bukoshi akuzon Rugovën se është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe se shërben si mbulesë e saj, kurse Uka, djali i Rugovës, sipas tij, vendos për çdo gjë dhe për mjaft gjëra të palejueshme.
    “Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale”, thekson Bukoshi.
    Ndërkaq Qeverisë Haradinaj, Bukoshi thotë se nuk do t’ia jepte as njëqind minuta. Përbërja e saj, sipas tij, nuk është përfaqësuese për Kosovën.
    “Ajo në asnjë mënyrë dhe me asnjë kriter nuk e përfaqëson as nuk e nderon Kosovën dhe potencialin e saj politik. Në përgjithësi, është një seleksionim tmerrësisht negativ i kuadrit udhëheqës dhe kuadrit ekzekutiv”, thotë Bukoshi, për të shtuar se e vetmja rrugëdalje për të dalur Kosova nga kjo rrugë pa krye janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit.

    EPOKA E RE: Zoti Bukoshi, çfarë po ndodhë aktualisht në Kosovë dhe si do ta karakterizonit gjendjen e tashme politike?
    Bukoshi: Unë këtë gjendje e karakterizoj shumë të rëndë dhe mendoj se ajo do të keqësohet edhe më tej.

    EPOKA E RE: A nuk ju duket se kjo tingëllon mjaftë pesimiste?
    Bukoshi: Fjalët e vërteta janë të pakëndshme, por fjalët e këndshme nuk janë gjithmonë të vërteta. Po të dëgjoni deklaratat zyrtare dhe mediat zyrtare dhe politikanët tanë optimistë, keni përshtypjen se i kemi punët shumë mirë, përveç disa cikrrimeve që kanë mbetur të kryhen. Por po t’i siguronit viza rinisë sonë për vendet perëndimore, nuk e di sa pak të reja dhe të rinj do të mbeteshin në Kosovë. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për gjendjen më se të rëndë sociale, por në përgjithësi.

    EPOKA E RE: Për shembull?
    Bukoshi: Për shembull, besoj se askush nuk ka pritur as nuk ka dëshiruar që pas zgjedhjeve të dyta parlamentare, gjendja në Kosovë do të shkojë drejt keqësimit të gjendjes, sidomos në fushën e qeverisjes me institucionet dhe me veprimtaritë në sferat vitale të Kosovës.

    Kësaj qeverie nuk do t’ia jepja as njëqind minuta…

    EPOKA E RE: Ju po paragjykoni qeverinë aktuale pa pritur 100 ditë, ashtu si është zakoni?
    Bukoshi: Kësaj qeverie nuk do t’ia jepja as njëqind minuta. Përbërja e saj nuk është përfaqësuese për Kosovën, ajo në asnjë mënyrë dhe me asnjë kriter nuk e përfaqëson as nuk e nderon Kosovën dhe potencialin e saj politik. Në përgjithësi, është një seleksionim tmerrësisht negativ i kuadrit udhëheqës dhe kuadrit ekzekutiv.

    EPOKA E RE: Pas luftës, në gjykata të ndryshme të Kosovës janë mbajtur kryesisht procese kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, apo të TMK-së. Në anën tjetër, përkundër asaj se flitet më të madhe për korrupsionin dhe kriminalitetin e shumëllojshëm ekonomik, ku apostrofohen edhe emra të caktuar të politikanëve kosovarë (ju keni apostrofuar direkt zv.kryeministrin Salihaj) ky segment vazhdon të mbetet i paprekur nga drejtësia. Pse, sipas jush, po ndodh kështu?
    Bukoshi: Administrata ndërkombëtare nuk është duke i bërë kurrfarë shërbimi të mirë as këtij vendi as vetes që qysh prej fillimit e deri sot nuk u angazhua sa duhet në instalimin e rendit juridik. Ky angazhim u dasht edhe më tepër kur u pa se politikanët joseriozë të Kosovës nuk kishin as vullnet as aftësi dhe as mend që t’u prijnë proceseve të rregullimit të vendit dhe shoqërisë kosovare. Kjo pati pasoja të rënda dhe nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë edhe më të rënda. Strukturat përkatëse të administratës ndërkombëtare këtu kanë informata të bollshme dhe deri në hollësi, lidhur me dukuritë që janë fatale për ardhmërinë e Kosovës, siç janë korrupsioni, hajnitë dhe shpërdorimet nga më të ndryshmet, që në secilin vend normal parandalohen, luftohen dhe ndëshkohen. Sot në Kosovë, hajnitë dhe shpërdorimi i parave publike dhe të taksapaguesve janë bërë sekrete publike, si e drejtë e vetëkuptueshme e hajnave që gradualisht po e merr të drejtën e qytetarisë në moralin publik dhe po vazhdon të bëhet gati si normë morale.

    EPOKA E RE: Çka mund të na thuani diçka me shumë lidhur me blerjen e postit të zv/kryeministrit nga Adem Salihaj?
    Bukoshi: Në një intervistë televizive që bëra para një jave në “Koha Vizion” shpreha pikëpamjet e mia, jo për herë të parë, lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke filluar me kritikën time kundër klasës tonë politike dhe problemeve me të cilat po përballemi. Aty përmenda strukturat mafioze në LDK dhe meqë ra fjala për shembuj konkretë, u apostrufua edhe zëvendëskryeministri juaj dhe i imi. Kjo kurrsesi nuk do të thotë se vetëm në LDK ka korrupsion dhe shpërdorime.

    EPOKA E RE: Në lidhje me konstatimin tuaj, Adem Salihaj ka thënë se ju keni shpifur… dhe se duhet t’i bëni publike faktet edhe në media?
    Bukoshi: Është e drejtë e tij që edhe ai të thotë versionin e vet.

    Rugova është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe shërben si mbulesë e saj

    EPOKA E RE: Ju përmendët seleksionimin negativ. Si shjegohet kjo, a ka LDK-ja kuadro më të mira se këto?
    Bukoshi: Natyrisht se ka. Është fare e pabesueshme që LDK-ja të ketë rënë në këtë gjendje të kuadrit. Për këtë strukturë kuadri kanë vendosur strukturat paralele të LDK-së, ato që janë të përfshira në mafiozitet.

    EPOKA E RE: Po Rugova?
    Buksohi: Ai është i përfshirë në një mafi familjare, në një “cosa nostra” dhe shërben si mbulesë e saj. Pra, ajo që shihet nga jashtë, është se Rugova përdoret si fasadë, për të fshehur prapa një grup njerëzish të korruptuar, të cilët i përdorin parat e buxhetit të Kosovës, sidomos përmes tenderëve, për shpërdorime të ndryshme. Përgjegjësia e tij është se ai i shërben këtij grupi njerëzish dhe ai përdoret prej tyre si kukull. Ai është president-kukull, me të cilin lujanë njerëz nga prapaskena.

    EPOKA E RE: Kush janë këta njerëz?
    Bukoshi: Se kush janë këta njerëz edhe unë e di edhe ju e dini, por edhe shumë të tjerë. Por ata nuk janë LDK-ja, ajo anëtarësia e gjërë, për të cilën unë kam respekt. Ajo as që e ka idenë se çfarë po ndodhë. Me sa di unë, edhe pjesa më e madhe e Kryesisë së LDK-së është në zor me ato struktura paralele dhe mafioze.

    EPOKA E RE: A do të vazhdojë Rugova të tolerojë këtë?
    Bukoshi: Afati moral i tij ka skaduar ka kohë, por vetëm ky konstatim nuk mjafton.

    EPOKA E RE: A mendoni se kjo që pohoni për LDK-në dhe Rugovën mund të komentohet se keni ndonjë siklet që iu keni “gjuejt” Rugovës?
    Bukoshi: Jo, siklet personal nuk kam. Unë e kam njohur dhe e njoh Rugovën, dhe ju them me bindje të plotë se ky njeri ka degjeneruar në një kryetar fisi. Thonë se karakteristikë e politikanëve të dështuar ose e politikanëve që gjenden para dështimit është shurdhimi dhe verbërimi i qëllimshëm. Tipari kryesor në figurën e tij prej fillimit mbetet pasiviteti thuajse i plotë politik, dhe shpesh ai tash të jep përshtypjen e një figure që jeton në botën e mitologjisë, që nuk jeton më në botën e halleve, problemeve dhe sfidave me të cilat përditë ndeshen qytetarët e Kosovës. Ai gjoja predikon shtetin ligjor ndërsa në fakt është shkelësi më flagrant i tij. Me mbajtjen e dy posteve, atë të kryetarit të partisë dhe atë të presidentit ai e humbi kredibilitetin e figurës së unitetit të popullit në Kosovë. Ç’është e keqja, ai ka futur në jetën tonë politike edhe disa dukuri të pashembullta dhe të palejueshme: papërgjegjësinë, mospërfilljen, megalomaninë, dhe sidomos deliriumin e madhështisë. E shihni, se sipas shembullit të Rugovës dalin imitatorët edhe nga partitë e tjera, kur shihet se askush nuk do të japë përgjegjësi për asgjë.

    E vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pra rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit

    EPOKA E RE: Z. Bukoshi, ju kritikoni, por ata që po i kritikoni janë zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë.
    Bukoshi: Unë nuk i kontestoj zgjedhjet. Por unë them se këtu është keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vota dhe ky keqpërdorim është flagrant.

    EPOKA E RE: Atëherë cila është rrugëdalja nga kjo situatë?
    Bukoshi: E vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pra rënia e kësaj qeverie dhe shpërndarja e parlamentit.

    EPOKA E RE: A është interesuar dikush tjetër përveç mediave për këtë korrupsion dhe shpërdorime të tjera, p.sh. prokuroria?
    Bukoshi: Mendoj se po.

    EPOKA E RE: Nëse nuk është interesuar askush nga prokuroria, çka me tutje, do t’i publikoni faktet në media apo do të heshtni edhe ju?
    Bukoshi: Unë jam politikan e jo detektiv ala Sherlok Holms. Unë po përpiqem të alarmoj për fenomenet e mbrapshta. Por ne po shohim se me çfarë mospërfillje sillen këta liderë që vjedhin ardhmërinë e këtij vendi dhe të gjeneratave që vijnë pas nesh. Pesë para që vetëm unë, apo edhe ndonjë tjetër, apo të gjitha mediat tona së bashku po ngrisin zërin! Shpërdoruesit e votës së qytetarit kanë vetëm një hall: të zgjasë kjo gjendje mjegulle sa më shumë, sepse gjithçka amorale dhe joligjore qenka e pandëshkueshme. Nëse tërë shoqëria kosovare nuk tregon reaktibilitet ndaj këtij trendi të thyqafjes, ardhmëria e këtij vendi do të jetë më se e zymtë. Qysh tani rinia e dëshpruar kosovare po bën çmos që ta braktisë vendin, se këtu me të drejtë nuk po sheh perspektivë. Do të dëshiroja që i tërë opinioni kosovar, me të gjitha segmentet e shoqërisë të alarmohet, sepse ne kemi të bëjmë thjeshtë me shpërdorimin e votës nga ata që e morën atë votë, kemi të bëjmë me qeverisje të keqe dhe kjo është shumë e rrezikshme.

    EPOKA E RE: Ku mund të shkon Kosova me këtë gjyqësi, kur ndaj konstatimeve të një personaliteti politik për korrupsion nuk reagon?
    Buksohi: Nuk është puna vetëm te një personalitet politik. Mjafton të shikosh rreth vetes dhe të shohësh se në këtë vend asnjë sferë e jetës së organizuar nuk funksionon as për së afërmi sa duhet. Ju mund të më demantoni menjëherë nëse thoni se p.sh. shërbimet me taxi në Prishtinë funksionojnë mirë, se brenda 3-4 minutash pas thirrjes jeni në taxi, ose mund të furnizoheni brenda 3-4 minutash me cigare dhe kartela telefonike dhe unë nuk do të kem argumente të ju bind për të kundërtën. Mirëpo, të gjithë ne e dimë se çka nuk po funksionon në këtë vend. Gjyqësia në Kosovë ka shumë punë për të bërë, përkundër përpjekjeve të vlefshme të saj.

    EPOKA E RE: A keni informacione, apo të paktën a jeni në dijeni se edhe ministrat tjerë i kanë blerë postet, kryesisht nëpërmjet djalit të Rugovës, Ukës?
    Buksohi: Unë, edhe ju, edhe shumë e shumë të tjerë jemi në dijeni mbi gjendjen skandaloze të shpërdorimeve nga më të ndryshmet. Me këtë rast, për tërë këtë intervistë më duhet të bëj vetëm një përkufizim: ka përjashtime, ka ministra të ndershëm, ka funksionarë partiakë të ndershëm etj., mirëpo dominantja është shthurrja, dhe në shthurrje, sipas proverbit afër drurit të thatë digjet edhe i njomi.

    Kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale

    EPOKA E RE: Si i komentoni zërat se Uka, është ai që vendos çdo gjë në LDK, madje edhe në presidencë nëpërmjet klanit të tij, madje thuhet se ai ka vendosur edhe për emrimin e ministrave të LDK-së në Qeveri, pasi që ka marrë shumë të konsideruseshme të të hollave?
    Bukoshi: Jo çdo gjë, por mjaftë gjëra të palejueshme. Unë, ashtu si edhe në intervistën që përmenda në KTV pohoj se kemi të bëjmë edhe me një strukturë mafioze familjare presidenciale.

    EPOKA E RE: A ka qenë Uka i tillë edhe në kohën kur ju keni qenë kryeministër i Kosovës, apo atëherë ka qenë i vogël…?
    Bukoshi: Nuk më ka rënë ta njoh atë, por të jatin e tij e kam njohur dhe e njoh.

    EPOKA E RE: A ka ndodhur që edhe gjatë qeverisjes tuaj të blihen postet me pare?
    Bukoshi: Vetë pyetja e juaj po më trishton. Mund ta imagjonoj se blerja e posteve është bërë në Perandorinë Otomane apo në ndonjë perandori tjetër, ose në ndonjë shtet afrikan pas dekolonizimit, por në vendet demokratike këto veprime siç janë blerja e postit, korrupsioni, hajnitë dhe shpërdorimet e parave publike, dënohen me ligj, bile dënohen rreptë. Bile edhe kur ndonjë refer e kurdis rezultatin e lojës, ai ha burg. Në Kosovë, blerja e disa posteve të ministrive nuk skandalizon askënd, bile edhe arsyetohet si zotësi, aftësi, shkathtësi, pra konsiderohet si vlerë! Dhe në të njejtën kohë, me po atë amoralitet, klasa politike gënjen popullin e Kosovës se edhe ky vend u bë shoqëri demokratike për merak, prandaj edhe po na takuaka pavarësia edhe hyrja në Bashkimin Evropian po se po, por edhe në strukturat evroatlantike, bile kurrsesi pa miqësinë e përhershme me SHBA e lere më pa bekimin e Papës në Romë!…

    EPOKA E RE: Si e shihni të ardhmen e Kosovës, duke marrë parasysh se në krye të saj janë Rugova, kryeministri Haradinaj, zv/ kryeministri Salihaj, dhe ministra kryesisht të pa aftë, madje ndonjëri nga ta edhe pa shkollim superior?
    Bukoshi: Nuk shoh kurrëfarë të ardhme të mirë e të mbarë përderisa ky vend prihet e qeveriset nga një klasë politike e papërgjegjshme, pa kapacitet për t’i bërë këto punë, pa vullnet dhe përkushtim për të nxjerrë vendin nga kriza që nuk po i shihet fundi. Nuk ecën asnjë vend përpara me udhëheqje të pamoralshme, me injorantë dhe hajna.

    Për ditë e më tepër më forcohet kjo bindje për tragjizmin e Kosovës me këtë qeverisje

    EPOKA E RE: Si e keni parë në fillim koalicionin LDK-AAK dhe si e shihni atë tash? Mendoni se do të ketë jetë të gjatë kjo qeverisje?
    Bukoshi: E kam parë si koalicion jo të natyrshëm. Për ditë e më tepër më forcohet kjo bindje për tragjizmin e Kosovës me këtë qeverisje. Nuk e di sa do të jetë e gjatë kjo qeverisje, por mund ta imagjinoj se sikur kjo, mos e bë zot, të ndodhte në Austri, Gjermani apo Britani të Madhe në mëngjes, ajo qeveri do të shpërbëhej gjatë po asaj paradite. Bile, gazetat e tyre, po e zëmë alla gazeta juaj “Epoka e Re” të nesërmen do të dilnin me tituj alamet të mëdhenj, si p.sh.: “Çka dreqi e gjet vendin tonë?”, “Kush na mori msysh?” ose “Kush i dha Serbisë ryshfet që ajo ta formojë qeverinë tonë?” dhe tituj të ngjashëm…

    EPOKA E RE: Si e vlerësoni akuzat e opozitës se Qeveria Haradinaj vetëm në dy javët e fundit të dhjetorit i ka shpenzuar 176 milionë euro?
    Bukoshi: Opozita?… Unë ende nuk po shoh opozitë. Partia Demokratike e Kosovës poashtu ishte këmbë kryq në përbërjën e qeverisë së kaluar që ishte e dobët. Për shumën që ju përmendni duhet pritur raportin e ministrit aktual të financave, për të parë sa para bëri rrush e kumbulla qeveria e kaluar dhe çfarë vrulli për të bërë të njejtën gjë konstatohet nga qeveria aktuale.

    EPOKA E RE: Cili është mendimi i juaj për planin e Qeverisë për Decentralizim?
    Bukoshi: Si po e shoh unë, kësaj i thonë ndarje e Kosovës, ose shteti i Serbisë në shtetin e ardhshëm të Kosovës!

    Ndiej keqardhje të madhe për anëtarësinë e LDK-së që nuk ka idenë se çfarë poshtërsira bëhen pas perdeve

    EPOKA E RE: A i keni rënë pishman që e këni lëshuar LDK-në, ndoshta sot do të ishe në krye të ndonjë institucioni të lartë?
    Bukoshi: Jo nuk jam penduar, por ndiej një keqardhje të madhe se çfarë ngjau në atë parti. Ndiej keqardhje të madhe për anëtarësinë e LDK-së që nuk ka idenë se çfarë poshtërsira bëhen pas perdes. Ndiej poashtu keqardhje edhe për ata aktivistë të LDK-së që me vite të tëra punuan dhe sakrifikuan prej fillimit për LDK-në, parti e cila atë kohë identifikohej me lëvizjen tonë gjithëpopullore për çlirimin e Kosovës. Më vjen keq edhe për ata funksionarë të LDK-së që angazhohen ndershmërisht në atë parti, por njëkohësisht tolerojnë, për arsyet që vetëm ata i dijnë, që para hundëve të tyre dhe pas fasadës, një strukturë paralele dhe mafioze të bëjë kërdinë në atë parti dhe rrjedhimisht të bëjë kërdinë edhe në vendin tonë. Mua më vjen keq për këto zhvillime, se edhe vetë unë kam dhënë një pjesë jo të vogël të jetës sime në atë parti. Nuk është ky vajtim, por është për t’u trishtuar kur sheh se si shumë gjëra degjeneruan dhe morën teposhtëzën.

    Nuk pihet kafja me pejgamber

    EPOKA E RE: Kur jeni takuar apo kur keni pirë kafe për herë të fundit me Rugovën?
    Bukoshi: Ka disa vite. Nuk pihet kafja me pejgamber.

    EPOKA E RE: Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e juaj nuk e ka zënë asnjë vend në Kuvend. Jeni i dëshpruar nga kjo?
    Bukoshi: Fare shkurt po e them: Jo, nuk jam i dëshpruar.

    EPOKA E RE: A do të vazhdoni të merreni prap me politikë, apo do t’iu ktheheni profesionit tuaj?
    Bukoshi: Do të vazhdoj sa të mundem, se mendoj se ky vend ka nevojë edhe për politikanë si unë. Do të vazhdojë me modesti t’i ofroj vizionin tim politik elektoratit dhe me ashpërsi të denoncoj dhe të luftoj gjithçka që i sjell dëm këtij vendi.

    Jo, nuk e kontrolloj Qendrën Tregtare “Ben-af”

    EPOKA E RE: A e kontrollon Bujar Bukoshi Qendrën Tregtare “Ben-af”?
    Bukoshi: Jo, nuk kam kurrfarë lidhjesh me atë firmë. Pronari është nga Suhareka, edhe unë jam nga Suhareka. Unë nuk e njoh atë, por kam dëgjuar se ai me familjen e tij janë shumë të vyeshëm dhe se atë pasuri e kanë arritur me punë, me nder e me zell. Unë nga pronari nuk kam patur rastin që të më paguhet as një kafe. Por e di dhe po dëgjoj thashethënat se unë qenkam disi si bashkëpronar i kësaj firme. Nuk ka asgjë të vërtetë nga kjo. As nuk e kontrolloj as nuk posedoj diçka në këtë firmë. E di që gruaja ime, kur i viziton prindërit e saj në Prizren, ndonjëherë blen fli në “Ben-af”, pra e paguan, përkundër asaj se është bashkëshortja e ish-kryeministrit.

  8. #18

    Kosovell nese debatojme per diqka nuk eshte fer te behet vetem copy-paste e aq me i krymbur behet postimi kur merret nga pseudogazetar qe nuk kane idene as qka shkruajne.Ketyre gazetarucave qe po i citon dhe poston ti eshte mire te jau japesh ndonje link te New York Times,ose The Guardian,ose te Newsweek,ose Washington Post,sepse ketyre gazetarucave linkat nuk ju shkojne me larg sesa tek RTS i serbise.Le te mesohen edhe keta pak se qysh shkruhet e mos te mbeten si parazite dhe pakurrizore amebian.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Kosovell nese debatojme per diqka nuk eshte fer te behet vetem copy-paste e aq me i krymbur behet postimi kur merret nga pseudogazetar qe nuk kane idene as qka shkruajne.Ketyre gazetarucave qe po i citon dhe poston ti eshte mire te jau japesh ndonje link te New York Times,ose The Guardian,ose te Newsweek,ose Washington Post,sepse ketyre gazetarucave linkat nuk ju shkojne me larg sesa tek RTS i serbise.Le te mesohen edhe keta pak se qysh shkruhet e mos te mbeten si parazite dhe pakurrizore amebian.
    Kjo tregon sa i ulët që ësthë Bukoshi.

    Një herë dora e djadhët e RUGOVËS-TAHIR ZEMËS e që del nëpër GJERMANI bërtet se edhe ne e KEMI NJË USHTRI TONËN! kur në Kosovë UÇK-ja dirdhte gjakun duke mbrojtur trojet e tyre, e tash ai na tregon neve se Rugova qenka i përzirë me Mafinë...

    Atyre që nuk kanë mbrojtë Kosvoën gajtë luftës them kështu:

    SHKONI MËSONI HYMNIN E SHQIPËRISË

    .... Prej luftës vetëm ai largohet që është i lindur tradhëtar.....

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rrëfehen për Fondin

    Jahja Lluka e Milazim Abazi rrëfehen para trupit gjykues, kurse Hashim Sejdiu, si mbrojtje ka zgjedhur heshtjen. Jahja Llukës iu kërkuan sqarime për deponime parash deri 39 herë brenda ditës me nga 9 mijë euro secila, kurse ai tha se i tërë aktiviteti për“Fondin Haradinaj”, ka qenë transparent. Seanca për fjalën përmbyllëse mbahet me 9 shkurt.

    Nga Jeton Musliu më 29.01.2010 në ora 8:02

    Për llogaritë e “Fondit Haradinaj”, kanë dhënë para 150 mijë qytetarë, prej të cilëve janë mbledhur 1 milion e 969 mijë euro.

    Numrin e qytetarëve që kanë kontribuar e tha i akuzuari Jahja Lluka, kurse shumën e parave, prokurori special i çështjes, Nazmi Mustafi.

    Madje sipas prokurorit, i akuzuari Jahja Lluka, brenda një dite, ka pasur rast kur ka depozituar në llogaritë e këtij fondi, deri 39 herë, nga 9 mijë euro.

    Këto të dhëna dolën në seancën gjyqësore të së enjtes, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në procesin kundër Jahja Llukës, Milazim Abazit dhe Hashim Sejdiut.

    Ata akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave dhe deklarimit të rrejshëm, rast i cili drejtohet nga gjyqtarët të EULEX-it dhe ata vendorë.

    Para trupit gjykues, Jahja Lluka, i akuzuar në këtë rast, në pjesën më të madhe të seancës, u pyet nga prokurori Nazmi Mustafi, rreth dyshimeve për mënyrën e deponimeve, tërheqjes dhe transaksioneve të parave në llogaritë e këtij fondi.

    Lluka e pranoi se ka qenë person i autorizuar në lidhje me këtë fond dhe se janë bërë deponime të shumave të ndryshme të parave, të cilat janë përdorur për mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë procesit gjyqësor në Tribunalin e Hagës.

    Por Lluka, atëbotë shef i protokollit në Zyrën e Kryeministrit, insistoi se e tërë veprimtaria e tij dhe e të tjerëve, ka qenë konform ligjit, transparente dhe e hapur për të gjithë të interesuarit.

    Lluka tha se “Fondi Haradinaj” është themeluar nga Komiteti, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe është drejtuar nga ish ministrat Ethem Çeku dhe Astrit Haraqia, kurse ky vetë ka qenë i treti me radhë për nga rëndësia.

    Sa i përket llogarive, të cilat tha se kanë qenë të njohura publikisht, Lluka sqaroi se ato ishin të hapura në disa banka të ndryshme, kurse me autorizimin e Ethem Çekut dhe Astrit Haraqisë, ka pasur mundësi të bëjë deponime dhe transaksione të parave.

    Prokurori Mustafi kërkoi të dijë nga i akuzuari Lluka, lidhur me deponimet që janë bërë gjatë disa datave të ndryshme, si ajo e 24 nëntorit 2005, kur brenda një dite, në llogarinë e këtij fondi në “Kasabank”, janë kryer 39 deponime me nga 9 mijë euro secila.

    Në këtë rast, Jahja Lluka tha se nuk është në gjendje të mbajë mend secilën datë kur janë kryer deponime, pasi ato kanë qenë kontribute të qytetarëve.

    Prokurori pyeti edhe për rreth 500 mijë euro, për të cilat gjatë marrjes në pyetje në fazën e hetimeve, i akuzuari Lluka kishte thënë se Ramush Haradinaj i ka marrë hua nga një person me emrin Hysen Geci.

    “Po, por nuk e di kur janë deponuar paratë e Hysen Gecit. Unë kam deponuar para që qytetarët kanë dhënë dhe me listë të emrave të tyre të përgatitur nga rreth 100 vullnetarë të Komitetit, i kam dorëzuar në bankë”, shpjegoi Lluka.

    Përveç kësaj date, prokurori i çështjes e pyeti të akuzuarin edhe për disa data të tjera, si ajo e 7 shtatorit 2005, kur sipas tij, bazuar në prova, Lluka ka depozituar 10 herë nga 9 mijë euro dhe 2 herë nga 5 mijë të tjera.

    Megjithëkëtë, i akuzuari Lluka edhe në këtë rast ritheksoi se ai ka qenë i autorizuar të deponojë paratë e atyre që i kanë dhuruar dhe se nuk mund të mbajë mend secilën datë.
    Arsyeja përse në pjesën më të madhe të rasteve, paratë e mbledhura i ka dorëzuar në filialen e “Kasabankës” që ndodhej afër Kino ABC në Prishtinë, sipas Llukës, ka të bëjë me faktin e thjeshtë se ajo ishte afër zyrës së tij si nëpunës qeveritar.

    Shuma e parave të këtij fondi që prokurori special përmendi se janë hedhur brenda shtatë ditëve në llogari të “Kasabankës” dhe një herë në atë të “Bankës Ekonomike”, ka qenë 1 milion e 969 mijë euro.

    Sa i përket huas që Haradinaj ka marrë nga Geci, i akuzuari Jahja Lluka tha se datën e saktë nuk e di, por sqaroi se është kontrata ndërmjet tyre që e dëshmon këtë.

    Prokurori pyeti nëse i akuzuari Lluka është takuar ndonjëherë me dy persona, Hashim Sejdiun dhe Milazim Abazi, nga i cili mori përgjigje të prerë: “Asnjëherë”.

    I pyetur nga prokurori nëse e njeh Michael O’Raillyn, i akuzuari Lluka e pohoi duke sqaruar se ai ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit Haradinaj dhe më vonë koordinator i mbrojtjes së tij në Tribunalin e Hagës.

    Lidhur me transaksionet që janë kryer nga Kosova për ndonjë shtet tjetër, prokurori Mustafi kërkojë të dijë nëse ka ndodhur ndonjëherë që kjo të bëhet me shumë më të lartë se 10 mijë euro.

    Këtë pyetje prokurori special e arsyetoi me faktin se sipas ligjit, në rast se ka ndodhur kjo, atëherë personi i autorizuar është dashur të njoftojë drejtorin e doganave.
    Në këtë pikë, kryetari i trupit gjykues tha se kjo është një pikë e cila mund të çojë në zgjerim të aktakuzës apo ndryshim të saj, për të cilën prokurori insistoi se këtë edhe mund ta bëjë.

    Por i akuzuari Lluka tha se për të gjitha, janë të dhënat, faturat dhe dokumentacioni i nevojshëm, por shuma e transaksioneve nuk i kujtohej ngase varej nga këstet se sa ka qenë obligimi i tyre të paguajnë mbrojtjen e Haradinajt.

    Edhe në këtë rast ndërhyri kryetari i trupit gjykues i cili i tërhoqi vërejtjen prokurorit se këto të dhëna nuk janë të rëndësishme për akuzat ndaj të akuzuarit Jahja Lluka.

    Prokurori më tej pyeti në lidhje me donacionet e dhuruara në këtë fond nga Shkumbin Demalijaj dhe Rasim Selmanaj, të dy këta deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Jahja Lluka tha se i njeh këta persona dhe sqaroi se ata me siguri kanë sjellë para në Komitet, por ai personalisht nuk i ka pranuar.

    Por prokurori i sqaroi trupit gjykues se Demaliaj dhe Selmanaj të cilët në deklaratat para prokurorit kanë thënë se paratë ia kanë dorëzuar Jahja Llukës.

    Në pyetjet e avokatit mbrojtës, Ramë Gashi, i akuzuari Jahja Lluka sqaroi se të gjitha llogaritë në Kosovë e këtij fondi në Kosovë, kanë qenë të hapura dhe transparente dhe të gjithë qytetarët kanë mundur të japin para.

    “Interesimi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i madh. Sipas të dhënave, 150 mijë persona kanë kontribuar për këtë fond, duke shtuar edhe artistët përmes koncerteve të ndryshme”, tha Lluka, duke sqaruar se fondi ka mbajtur çdo javë konferenca për media dhe llogaritë kanë qenë të publikuara në të gjitha mediet.

    Në këtë seancë, prokurori mori në pyetje edhe ish drejtorin e Përgjithshëm të “Kasabankës”, Milazim Abazin, i cili tha se e ka ditur për “Fondin Haradinaj”, disa javë pas krijimit nga Qeveria e Kosovës.

    Ai sqaroi se Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në atë kohë, Nexhat Daci dhe të tjerë nga Qeveria, ishin ftuar në takim me shumicën e afaristëve të Kosovës dhe drejtorëve të bankave.

    “Atëherë nuk e kam njohur Llukën, më vonë e kam takuar nëpër kokteje të ndryshme të organizuara nga vendorët dhe ndërkombëtaret. Një herë Lluka më ka pyetur në telefon se në cilën filial mund ta hapë një xhirollogari për ‘Fondin Haradinaj’. I kam thënë se banka ka 73 të tilla dhe ju mund ta hapni ku ta keni më afër”, tha Abazi.

    I pyetur për të akuzuarin tjetër në këtë rast, Hashim Sejdiun, Abazi u përgjigj duke thënë se e njeh si ekspert të mirë. “Kam biseduar më të për ‘Fondin Haradinaj’ një herë në fillim të 2006 dhe Hashimi me ka thënë se Aferdita Mexhuani ka disa shqetësime rreth ‘Fondit Haradinaj”, tha ish drejtori i kësaj banke, tash i akuzuar.

    Ai tregoi edhe për rastin kur në zyrën e tij ka shkuar Ganimete Salihi dhe Anilda Meçaj, të cilat i kanë treguar një dokument në të cilin ishin transaksionet e “Fondit Haradinaj”.
    “Më thanë se një person ka deponuar 150 deri 170 mijë euro në disa pjesë. Unë iu thashë se po më duket një gjë e pahijshme dhe e panevojshme, sepse më mirë do të ishte që ato para të depozitoheshin në atë shumë dhe jo të ndaheshin në pjesë”, u shpreh i akuzuari Milazim Abazi, sipas të cilit, sikurse shumica e bankave në Kosovë, edhe Bordi i Drejtorëve të “Kasabankës” kishte vendosur të japë donacion për këtë fond në shumë prej 70 mijë euro.

    Avokati mbrojtës i Hashim Sejdiut, të akuzuarit të tretë në këtë çështje, tha se klienti i tij do të mbrohet në heshtje, ndërkohë që seanca përmbyllëse është paralajmëruar të mbahet me 9 shkurt, duke filluar nga ora 9 e 30 minuta.

    Dëshmitarja
    Para se të pyetet i akuzuari Jahja Lluka, para trupit gjykues ka dëshmuar edhe Anilda Meçaj, drejtoreshë e menaxhimit të riskut në “Kasabank’. Ajo tha se në shtator 2005, kishte hetuar disa deponime të dyshimta pasi atë ditë ka parë se në sistem futeshin çdo 3-5 minutash nga 9 mijë euro. Deponimet sipas saj, ishin bërë nën emra të ndryshëm, por nënshkrimi në fund ishte i të njëjtit person. Ajo sqaroi se menjëherë, së bashku me kolegen e saj Ganimete Sahiti , i kanë raportuar drejtorit të “Kasabankës”, Milazim Abazi, se deponime të tilla nuk janë në rregull dhe se duhet të merren menjëherë masat, pasi deponimet bëheshin nga e njëjta pikë, ajo pranë kinemasë ABC. Ajo tha se drejtori iu kishte thënë se kjo duhet të ndalet, por më vonë nuk kishin folur më për këtë çështje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •