Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Jahja Lluka depozitonte në Fondin Haradinaj nga 8000-9000 euro në ditë

    Jahja Lluka depozitonte në Fondin Haradinaj nga 8 ( tetë ) e 9 ( nëntë ) mijë euro në ditë

    Jahja Lluka nëpërmjet llogarisë bankare të emërtuar si Fondi Haradinaj, ka kryer veprën penale të pastrimit të parave e deklarim të rrejshëm.

    Lluka dyshohet se në këtë llogari ka derdhur shuma të mëdha parash, në emër edhe të personave të tjerë. Nga procesi gjyqësor që ka filluar ditë më parë, ende nuk është vërtetuar se sa është kjo shumë. Por sipas dëshmitarëve të Prokurorisë, Lluka ka deponuar shumë herë nga tetë e nëntë mijë euro.

    Jahja Lluka është i akuzuar së bashku me Milazim Abazin, ish-drejtorin e bankës Kasabank, dhe Hashim Sejdiun.

    Në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të martën, ata dëgjonin Nazmi Mustafin, prokurorin e Prokurorisë Speciale, i cili me ligj e arsyetoi vonesën e tij në seancë.

    “Sipas ligjit, kam të drejtë të vonohem 15 minuta”, i tha Mustafi, njërit prej avokatëve të palës së akuzuar.

    Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dëshmitarë të Prokurorisë, thirrën Toska Ferrin dhe Fatmire Mehmeti-Gashin.

    E para tha se punon auditore e brendshme në Bankën Ekonomike. Ajo sqaroi se puna e saj në këtë detyrë i jep mundësi të shikojë të gjitha llogaritë, duke përfshirë edhe emrin e atij që e ka hapur atë.

    “Ka pasur llogari me emrin ‘Fondi Haradinaj’. Emrat e atyre që e kanë hapur, janë Et’hem Çeku, Jahja Lluka dhe Astrit Haraçija”, tha dëshmitarja Ferri, e cila shpjegoi se personat në fjalë nuk i njeh personalisht.

    Për shkak se ngjarja ka ndodhur gati katër vjet më parë, dëshmitarja Ferri tha se nuk ishte në gjendje të tregojë se kush i ka treguar se në këtë fond mblidhen shumë para.

    Avokati i njërit prej të akuzuarve, Ramë Gashi, kërkoi nga dëshmitarja të dijë nëse në këtë fond kanë deponuar para personat fizikë dhe juridikë, nga e cila mori përgjigje pohuese.

    Pak më specifike ishte dëshmia e Fatmire Mehmeti-Gashit, e cila tha se për katër vjet ka punuar në Bankën Ekonomike. Duke përshkruar vendin e punës si arkëtare, ajo sqaroi se ka dëgjuar se Fondi Haradinaj ishte për të mbledhur para që të paguhet mbrojtja e Ramush Haradinajt. Personi kryesor i kësaj llogarie ka qenë Jahja Lluka, për të cilin dëshmitarja tha se për shkak të punës si arkëtare, disa herë ka pasur takime me të, sikurse me çdo klient tjetër.

    “Për klientët që bëjnë deponime në shuma mbi 5 mijë euro, është zyra e veçantë dhe Lluka disa herë ka qenë aty”, u shpreh dëshmitarja Mehmeti-Gashi.

    Ajo sqaroi se me deponime kishte lista me emra të personave dhe shumat e parave që ata kanë dhënë për këtë fond. Këto para, ajo tha se i ka dorëzuar Jahja Lluka. “Kur unë kam qenë në punë, një herë brenda ditës ka deponuar para, kurse shuma me e lartë ka qenë tetë dhe nëntë mijë euro”, tha Fatmire Mehmeti-Gashi, e cila në pyetjen e avokatit mbrojtës, Ramë Gashi, sqaroi se deponimet janë kryer në përputhje të plotë me rregulloret e brendshme të bankës. Deri më tash, për këtë çështje, janë dëgjuar nëntë dëshmitarë, nga lista prej 55 sa janë gjithsej.

    Për të kursyer kohën, gjyqtari kryesor, Francesko Florit, kërkoi që palët të bien dakord për më pak dëshmitarë. Por prokurori kërkoi të lexohet dëshmia me shkrim e 21 dëshmitarëve, e mbrojtja që nëntë prej tyre të rrëfehen para gjykatës. Në këtë rast, pas pauzës dyorëshe, trupi gjykues vendosi që vetëm dëshmitarja Anila Metaj të japë dëshminë. Sipas tij, ky person mund të ketë relevancë dhe rëndësi që të sqarohen disa rrethana për të akuzuarin Milazim Abazi.

    Ndër emrat që janë përmendur si dëshmitarë të mundshëm, ishin edhe Mustafë Muçaj, Rasim Selmanaj, Pal Lekaj e Shkumbin Demalijaj.
    Seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 11.

    Kërkesa e avokatit
    Avokati mbrojtës, Bajram Tmava, disa pjesë të akuzës i quajti të parëndësishme duke i kërkuar trupit gjykues që të heqë disa prej tyre. Ai klientin tij e quajti të pafajshëm.
    Por në këtë pikë reagoi prokurori Mustafi, duke i kujtuar avokatit se është tjetërkush që vendos për relevancën e provave. Ai i tha avokatit se po përpiqet ta vërë në lajthim atë dhe trupin gjykues. Në lidhje me këtë çështje, kryetari i trupit gjykues, Francesko Florit nuk përkrahu kërkesën e avokatit Tmava, me arsyetimin se një kërkesë e tillë është dashur të bëhet më herët.

    Mbrojtja
    Avokati Arianit Koci tha se lista e dëshmitarëve që është dorëzuar nga prokurori i çështjes, është e gabuar. Sipas tij, në Kosovë ka shumë persona me emër dhe mbiemër të njëjtë, prandaj shumica e dëshmitarëve të intervistuar nga ana e policisë për rastin “Fondi Haradinaj”, janë të gabuar. “Mustafë Muçaj ka dhënë deklaratë, por nuk është intervistuar personi i duhur, por një Mustafë tjetër”, tha avokati Koci.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kosobell..

    thx per informacionet ne lidhje me fondin haradinaj.
    besoj do na sjellesh dhe per fonde tjera.
    psh fondi vendlindja therret a eshte bere transparent?
    ku i kini cue paret?
    po per fondin Limaj?
    na trego dicka.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Derisa bujar Bukoshi akuzon zëvendës Kryeministrin Adem Salihajn për malverzime financiare dhe blerje të postit me 180 mijë Euro... në Tiranë vazhdon prcesi gjyqsor i Dardania Bankës me Klient të saj rreth deponimit të Parave nga Firmat Piramidale që atbotë plasoheshin si Blerje Aksionesh...

    Ja përfshirja e Dardania Bankës në këto malverzimesh dhe transaksionesh "blerje Aksionesh" e që në fakt ishin Manipulime të Firmave Piramidale në të cilat ishte zhytur edhe Bujar Bukoshi....

    -------------------------------------------------------------------------

    Nga gazeta “Biznesi"

    Një klient padit Bankën Dardania

    Isa Kreka kërkon kthimin e shumës prej 55.200 dollarësh nga banka. Por kjo e fundit pretendon të ketë vepruar në bazë të një autorizimi të rregullt

    Banka Dardania paditet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga një klient i saj. Ai quhet Isa Kreka dhe kërkon nga banka që t’i paguajë shumën e 55.200 dollarëve. Kjo shumë pretendohet të jetë hequr nga llogaria që ky person kishte në Bankën Dardania. Kreka tha për “Biznesin” se nuk është vënë në dijeni për këtë cënim. Faktin e cënimit të llogarisë bankare ai e ka kuptuar nga përgjigjet e personelit të kësaj banke pasi kishte kërkuar që të bëhej llogaritja e interesit bankar që nga viti 1997. Ai e ka kërkuar atë në mënyrë zyrtare nga pala e paditur, por ajo nuk ka kthyer përgjigje zyrtarisht. Kjo shumë është hequr nga banka me autorizim të Shpend Shalës. Sipas këtij të fundit, kjo shumë është derdhur nga ai vetë në vitin 1997 dhe është hequr mbas 24 ditësh po me autorizim të tij. Kjo pasi nuk është arritur që të blihen disa aksione me këtë shumë lekësh. Këtë fakt e ka mbrojtur edhe përfaqësuesi i Bankës Dardania, i cili foli me konsiderata të larta për Shpend Shalën. Konflikti është në fazën paraprake të tij dhe palët kanë dhënë shpjegime në lidhje me kërkesëpadinë.

    Konflikti
    Përfaqësuesi i palës paditëse pretendoi se llogaria bankare e klientit të tij në Bankën Dardania ishte cënuar. Ai u shpreh: “Në datën 10 mars 1997 kam hapur pranë kësaj banke llogarinë me numër 34300/01/1404 dhe kam depozituar një shumë prej 55.200 dollarë. Këtë shumë e kam depozituar me të drejtë tërheqjeje në çdo kohë. Kohët e fundit kam kërkuar që banka të bëjë përllogaritjen e interesave që nga viti 1997. Pala e paditur nuk ka pranuar, me gjithë kërkesën time të përsëritur nuk më ka kthyer përgjigje zyrtare. Nga personeli që punon pranë kësaj banke kam kuptuar se depozita ime është cënuar pa dijeninë time. Pretendohet nga pala paditëse që llogaria të jetë hequr me autorizim të Shpend Shalës. Më duhet të theksoj se ky veprim bie ndesh me dispozitat e Kodit Civil. Në këtë kod përcaktohet se kur depozitohet një shumë lekësh në bankë, kjo është e detyruar që të këtë shumë në të njëjtën lloj monedhe kur skadon afati i depozitës dhe me kërkesën e depozituesit. Në librezën time nuk ka asnjë shënim në bazë të kërkesës sime për tërheqjen e lekëve. Më duhet të them se ndërhyrja e mësipërme është e pabazuar në ligj dhe bie ndesh me vetë rregullat e kësaj banke” - thot Isa Kreka .

    Ai vazhdoi: ”Nga legjislacioni në fuqi konstatohet dhe pranohet se depozitat e kursimit janë sekrete, si dhe nuk kryhen veprime pa autorizimin e pronarit të kësaj depozite. Në rastin konkret është shkelur ruajtja e sekretit të depozitës dhe janë bërë veprime pa prezencën time. Pra, është mohuar e drejta ime si pronar për të disponuar pa kufizime depozitën time. Autorizimi i paraqitur nga Shpend Shala është i panjohur në momentin e depozitimit të shumës objekt gjykimi. Unë nuk kam vënë firmë dhe nuk ekziston asnjë dokument tjetër ku unë të kem vënë firmën time ku të kem marrë përsipër ndonjë detyrim. Ky dokument ka disa të meta logjike dhe kemi mendimin se nuk provohet në çfarë rruge ka ardhur dhe se këtë duhet ta provojë pala e paditur. Ajo pretendon për blerjen e disa aksioneve, por nuk thotë se ku ndodhen këto, ku dhe sa do të blihen. Lind pyetja se kush e vërtetoi se këto aksione nuk ishin blerë. Ne nuk e dimë se ku ka kaluar shuma dhe kërkojmë që të na kthehet”, - përfundoi ai.

    Përfaqësuesi i bankës pretendoi se paditësi nuk është pronar dhe as disponues i shumës objekt gjykimi. Ai u shpreh: “Banka i ka kryer të gjitha veprimet e autorizuar nga pronari i vërtetë i kësaj shume që është Shpend Shala. Kemi të bëjmë me një veprim bankar ku shuma e mësipërme duhej të kalonte në llogarinë bankare 34300/01/1288. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një kalim shume nga një llogari bankare në një tjetër, me pëlqimin e të dyja palëve. Këto veprime kontabiliste janë kryer nga ne në emër dhe për llogari të Shpend Shalës. Nëse pala paditëse do t’i blinte aksionet dhe do t’i dorëzonte tek pronari Shala ne nuk do të bënim një veprim të tillë. Për këtë problem kemi kontaktuar edhe me Bankën e Shqipërisë, e cila ka thënë se veprimet tona janë të drejta.
    Shpend Shala, në pozitën e ndërhyrësit dytësor, tha: “Kam qenë klient i rregullt i kësaj banke që prej shumë kohësh. Kjo bankë ka vepruar në bazë të autorizimit dhe të udhëzimeve të mia. Unë e depozitova shumën e mësipërme dhe autorizova paditësin që të kryente blerjen e disa aksioneve. Këto aksione nuk u blenë dhe unë brenda 24 ditësh autorizova bankën që të bënte kalimin e shumës në llogarinë time. Theksoj dhe deklaroj se kjo shumë është e imja dhe se unë jam pronari i vetëm i saj. Paditësi nuk ka derdhur asnjë lekë dhe lekët kanë kaluar nga llogaria ime në llogarinë e hapur nga paditësi. Ne nuk kemi patur asnjë detyrim ndaj njëri – tjetrit dhe nuk e di përse ai kërkon këtë shumë lekësh”, - përfundoi ai.
    Seanca tjetër u caktua të zhvillohet në datën 30 prill dhe palët do të vazhdojnë me pyetje – përgjigjet në lidhje me sqarimin e çështjes.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosobell..

    thx per informacionet ne lidhje me fondin haradinaj.
    besoj do na sjellesh dhe per fonde tjera.
    psh fondi vendlindja therret a eshte bere transparent?
    ku i kini cue paret?
    po per fondin Limaj?
    na trego dicka.
    Bujar Bukoshi, Hajdin Sejdia, Vehbi Alimuça “Vefa Holding” Dardania Banka ......

    ja lëmshi i Firmave Piramidale......

    Gjykata e Zyrihut ka dënuar me 2.5 vjet burg avokatin zvicerian Von Planta, i cili akuzohet për pastrimin e parave
    Paratë e VEFA u pastruan në Zvicër

    Von Planta u kap më ‘96 me plot 10.5 milionë franga të VEFA-s. I depozitoi nëpër banka të ndryshme

    Zyrih, 5 nëntor 2004 – Në fund të vitit 1996, në aeroportin e Zyrihut u arrestua një person, i cili po vinte nga Tirana. Shkaku i këtij arrestimi ishte çanta plot me para, që ai kishte me vete. Gjatë pyetjeve të policisë zvicerane mbi prejardhjen e parave, i arrestuari kishte deklaruar se ato ishin të firmës piramidale të Vehbi Alimuçës, “Vefa Holding” dhe se po i sillte në Zvicër, për t’ia dorëzuar një firme. Më vonë, autoritetet zviceriane zbuluan se ishte fjala për një firmë të biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia. Sipas burimeve nga Gjykata e Zyrihut, këtë firmë dhe firma të tjera në Zvicër, për Hajdin Sejdinë i administronte një avokat zviceran. Të mërkurën, avokati 79 –vjeçar Von Planta ka dalë para gjyqit, i akuzuar se në vitin 1996 për Sejdinë ka pastruar 10,5 milionë franga, të dërguara në Zvicër nga piramidat shqiptare. Sipas gjyqtarit, akovati kishte bërë biznese në favor të Hajdinë Sejdisë, i cili nga ana e tij mbante lidhje me biznesmenin e dyshimtë nga Tirana, Vehbi Alimuçaj.
    Vendimi
    Të mërkurën, Gjyqi i Qarkut në Zyrih e shpalli fajtor avokatin e moshuar, Von Planta me akuzën e pastrimit të parave. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg, pasi paratë e administruara prej tij kanë pasur prejardhje kriminale. Gjykata e shpalli fajtor avokatin, një ish-kolonel në ushtrinë e Zvicrës, për futjen në Zvicër të 10.5 milionë frangave nga një piramidë mashtruese financiare, e cila ishte ngritur në Shqipëri nga Vehbi Alimuça. Sipas gjykatës, për këtë gjë ka pasur mjaft të dhëna, ndaj edhe avokati zvicerian duhej të dyshonte.
    Pastrimi i parave
    Akt-akuza kundër avokatit tregon mënyrën sesi janë pastruar në Zvicër, paratë e kreditorëve shqiptarë. Avokati, pasi merrte paratë nga Shqipëria, punonte si bankë private e Sejdisë. Ai i shpërndante paratë në 10 llogari të ndryshme në gjashtë banka në Zvicër. Më pas fillonte një tjetër shpërndarje e parave, nëpër shtatë banka të tjera. Sipas akt-akuzës, shpërndarja e dytë është bërë në 21 llogari të depozituara në shtatë banka të tjera në Zvicër. Kështu synohej të humbisnin gjurmët e prejardhjes së parave dhe të bëhej pastrimi i tyre. Sa herë që Hajdin Sejdisë i duheshin para, ai shkonte te avokati i tij dhe i merrte. Sipas të dhënave, të bëra publike në gjyqin e avokatit Von Planta, ky i fundit kishte tërhequr disa herë para për llogari të Sejdisë. Me paratë e kreditorëve të VEFA-s, avokati zvicerian ka blerë një vilë luksoze për 1,6 milionë franga, për Sejdinë. Mësohet se kjo vilë e konfiskuar, gjendet në Küsnacht afër Zyrihut, buzë liqenit; kjo pjesë nga zviceranët quhet “bregdeti i artë”. Avokati Von Planta u shpall fajtor jo vetëm për pastrim të parave, por edhe për shkeljen e ligjit për blerjen e pronave. Gjykata e Zyrihut ka vendosur që avokati i Sejdisë duhet të paguajë një gjobë prej 250 mijë frangash, 12 mijë për shpenzimet gjyqësore dhe gati 1,2 milionë franga për shitjen e vilës luksoze.
    06/11/2004
    Avokati Von Planta rrëfeu në gjyq se ç’e kishte tërhequr tek biznesmeni kosovar
    “Me Sejdinë u njoha në vitin ‘85”
    Shekulli

    ZVICËR- Avokati zviceran Von Planta , i cili rrjedh nga kantoni Graubünden dhe Hajdin Sejdia ishin takuar për herë të parë në vitin 1985, në Vilën Teufen afër Zyrihut. Në takim kishte qenë i pranishëm edhe princi Fajzal i Arabisë Saudite, i cili ndërkohë ka vdekur. Mbrojtësi i avokatit të Sejdisë tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte magjepsur nga ky bashkëbisedim. Sejdia e kishte tërhequr avokatin edhe nga kontaktet e tij me Adnan Kashogin, kontrabandistin e njohur të armëve nga Arabia Saudite dhe me një fotografi, ku shihej Sejdia duke e përqafuar liderin palestinez, Jaser Arafat. Biznesmeni nga Kosova, i kishte mundësuar avokatit të tij një vizitë te emiri i Abu Dabit. Aty, avokati ishte pritur në një pallat, para të cilit kishin qëndruar të parkuara 100 vetura Rolls-Royce. Prokurori Michael Frank tha se gjykimi i avokatit tregon se si një person i huaj, pra Hajdin Sejdia, me vite mund të qëndrojë në Zvicër dhe mund të bëjë një jetë shumë të këndshme. Sipas akt-akuzës, Sejdia kishte jetuar për shumë kohë ilegalisht në Zvicër. Avokati i dënuar ishte kujdesur për qarkullimin e parave, për pasuritë e Sejdisë si dhe për sigurimin e leje-qëndrimit për të në Zvicër. Por ajo që e implikoi Von Plantën ishte transportimi i 10.5 milionë frangave që i përkisnin “Vefa Holding”, e rrjedhimisht qytetarëve shqiptarë që investuan paratë e tyre tek kjo firmë piramidale, nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës.
    06/11/2004

    Avokati i Sedisë: Gjithçka është trillim
    A.Bogdani

    TIRANË- Avokati i biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia, pohon për “Shekullin” se asgjë nga ato që thuhet nuk është e vërtetë. “Këto janë lojëra dhe trillime. Asgjë nuk është e vërtetë për klientin tim”,-thotë avokati Shefqet Dizdari. Sipas tij, Sejdia nuk ka ndërmend të replikojë me askënd, pasi ato që fliten nuk i interesojnë. “Ne nuk na interesojnë këto gjëra, ndaj nuk kemi ndërmend të replikojmë për to. Por mund të them se personi i gjykuar në Zvicër nuk është avokati i Hajdin Sejdisë”,-thotë Dizdari për “Shekullin”. Ky reagim vjen pas pyetjes nëpërmjet linjës telefonike të avokatit Dizdari, për lidhjet që Hajdin Sejdia ka me personin që u dënua në Zyrih me 2.5 vjet burg për veprën penale të pastrimit të parave të firmës piramidale “Vefa Holding”.

    Të dhënat e gjyqit

    1997

    Në Shqipëri shpërtheu një kryengritje e armatosur për shkak të rënies së firmave piramidale, ku kishin investuar paratë e tyre shumë qytetarë shqiptarë

    400

    Është 400 milionë franga, dëmi që i kanë shkaktuar firmat piramidale ekonomisë shqiptare. Firma piramidale me numrin më të madh të kreditorëve ka qënë VEFA

    58 000

    Plot 58 mijë shqiptarë supozohet të kenë humbur jo vetëm kursimet, por edhe shtëpitë e tyre duke futur para nëpër firmat piramidale

    20

    Vehbi Alimuça, ish-bosi i firmës piramidale “Vefa Holding” është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit
    06/11/2004

  5. #5

    1. Mjetet të cilat janë grumbullue në Kosovë, ato ishin gjithmonë të pamjaftueshme për të mbulue të gjitha "pagat" e arësimit , shëndetësisë dhe institucioneve tjera në Kosovë vetëm me grumbullimet që bëheshin mbrenda në Kosovë. Për qdo muaj kan rrjedhë mjete plotësuese nga jashtë diku deri në 35-40% të masë¨s së përgjithëshme, nëse nuk gaboj, diku rreth 1.5 deri në 2 milj. DM në muaj, ato siguroheshin nga 3% i mërgatës.

    2. Në vitin 1997/98, u shpall akcioni ndihmë për Studentët e UP, të cilët, unë mendoj, se e kan përshpejtu proceset dhe kan bër një jehonë të pakontestueshme në diplomacin e jashtme. Për këto grumbullime, asnjëher ose KURRË, nuk është dhën Raport në organizmat e 3% se sa mjeta janë grumbulluar, edhepse për 3% vazhdimisht në Kuartale bëheshin raporte dhe u informonim se sa jan grumbulluar??!!.

    3. Në Vitin 1998, u organizue akcioni NDIHMË DRENICËS, dhe është grumbullue masë e madhe e mjetev, KURRË nuk është dhën informacion se sa jan grumbullue, fjalën e kam në mekanizmat në diasporë???!!!!.

    4. Në fund të vitit 1998, u Organizue akcioni NDIHMË PËR PAVARËSINË E KOSOVËS, Dhe mund të them se masovikisht ju ka përgjegjë mërgata, ishte aq shumë e madhe e mjeteve, sa banka na i ndaloj pagesen përme tyre kët me qëllim transferi për në Tiranë, asnjëher nuk është dhënë informacion se sa mjete janë grumbullue, une mundem me tregue, vetëm në një lokalitet të një qyteti këtu, kujt i intereson, përmes E-mail sa jan grumbullue, sepse posedoj me dokumentacione burimore. KURRË nuk është tregue se sa mjete janë Grumbullue në këtë akcion.

    5. Të gjitha mjetet e grumbulluara, ishin djersa e puntorëve tanë të cilët me mundë fituan këto para, qe ata që jan jasht¨¨e e dinë si fitohen pratë këtu, dhe me zemër kanë dhënë paratë e tyre vetëm e vetëm për ta qlirue Kosovën. Ato para askush nuk i ka dhën për individ e as Parti, por ato janë dhënë enkas për ta ndihmue jetësimin e vullnetit tonë për liri.

    6. Banka DARDANIA në Tiranë, kurrë nuk ka pasë transparencë në punen e saj, flitet se aty, sidomos në vitet 1996 dhe 1997, janë bër keqpërdorime të mëdha të djersës së puntorëve tanë, në atë kohë ishte themeluar një komision kontrolli nga KQFK, dhe në vitin 1996, ka bërë kontrollin dhe nuk "dihet" qka asht gjetë??????????!!!!!!!!. Vetëm një fakt të sigurtë se kjo bankë ka marrë pjesë në Piramidat në Shqipëri si dhe përmes ca biznismenve Kosovarë në Shqipëri, ka ba thyerjen e sanksioneve ndaj Sërbisë, duke bër biznes me derivate të naftës, përmes Malit të Zi, sufinansier thuhet se ishte Banka DARDANIA. Ndërsa në ate Kohë Z. Bukoshi ia nali mjetet Kryesisë sonë në Prishtinë me pretekst se kan bër shumë shpenzime të telefonit, dhe vërtetë ju patën ndërpre telefonat qendrës sonë në Prishtinë. Ndërsa përsoneli i bankës, shiko, se qfarë kanë blerë në Shqipëri me "pagat" e tyre të vogla.

    7. Meqë jam shumë mirë i njohëtuar për këto procese, ASKUSH ASKEND nuk e ka pyetur, bile jo organizimin e 3% në perëndim që të formohet UFORK, mos të them RREN, por ky është manipulim me mërgaten. Këtë e ka bër një rreth i ngushtë me Bukoshin dhe Isa Mustafen.

    8. Nuk është e vërtetë, se ka mundur Kushner të përvehtësoj këto mjete, sepse koto mjete janë grumbulluar përmesë shoqatave të themeluara në perëndim, sepse ti e din ndoshta që nuk kemi mundur të regjistrohemi si qeveri jasht, por në emër të shoqatave kemi ba grumbullimin e mjeteve për KOSOVËN, dhe ato mjete ishin në Banka, dmth. ajo nuk ka mund të jet pronë e dikujt që Kushner të i merr parat.

    9. Publikisht Z. Bukoshi ka pranuar se ka diku rreth 60.000.000 DM. gjë që une dyshoj, sepse vetëm në Akcionin e fundit përafërsisht, thuhet, se aq janë grumbullue vetëm në zvicër, por nejse ne të mbesin aq, llogarite sa është kamata vjetore në bankat e perëndimit për këto mjete, dhe e shef se Zotëri Bukoshishi dhe ky far uFORKU ka investuar vetëm KAMATAT nga këto para në Kosovë.

    10. Nuk qëndron fakti, se siq thua ti, me këto para, do të paguheshin edhe ata që na kan vra e djegë, sepse këto para kan mundur të qëndrojnë aty ku janë dhe KONTROLLIN ndaj tyre ta marrin INSTITUCIONET të cilat i ka zgjedhë populli, i cili i ka dhanë këto para, me votën e vet dhe vetëm ata kanë legjimtimitet të shfrytëzojnë këto para. Nuk jemi në situatë që dikush të na hjedhë hi syve!!.

    11. NUK ka të drejtë askush, me këto para të thot se po ndërtoj këtë apo ate, si me ken të baballëkut të vet, ky është TURPË, ky veprim është shkelja më e rëndë që i bahet njeriut të rëndomtë që ka lën jetë e shëndet në mërgim, dhe i ka dhënë paratë e kursyera, për kosovën e jo që dikush të rreh gjoks për MERITAT e mëdha që po ka në ndërtimin e Kosovës.

    13. Pyes, sa para janë dhënë për stimulimin e zhvillimit ekonomik, dhe krijimin e vendeve të punës, e mos të flasim për invalidët e luftës dhe jetimët që kan mbetë pa më të dashurit e tyre???.

    14. Transparenca duhet, NËSE DËSHIROJMË TË JEMI SI POPULLË TË NDERSHËM DHE TË KEMI ETIKË NJERËZORE.

    Të gjitha këto të i shkruajta, për me të thën se, jemi të vetëdijshëm se paraja gjithëmonë është ma pak se jeta, jetën e kan dhënë shumë trima për ta gëzuar ne sot Lirinë, ato para janë dhënë për këtë LIRI i nderuar, dhe mu për këtë BORGJI është më i madhë edhe për Bukoshin , që bile më në fund ta bëjnë transparente këtë që ta hekin dyshimin nga vehtja.

    Po shkruaj, sepse fundja, borgj u kam të gjithëve atyre të cilët më kan besuar dhe i kan dorëzuar parat tek une. Vetëm një fakt dua të ta them, Një plakë diku rreth 60 vite i thyer sikur të ishte 80 vjet, i pruni dhe i dorëzoj 10.000 Fr. Zvicrane dhe më tha: "Shiko bre migjë, në luftë nuk muj me shku se jam invalid dhe i sëmurë, shpirti peshë po më qon, por kisha këto para dhe me zemer po i jap për ata trima që po e kërsasin pushken atje" dhe filloj të i shkojnë lotët, pra mës për vehte, këtyre borgjë u kan, që të kenë transparenc ztë plotë dhe bartje të tyre aty ku duhet.

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosobell..

    thx per informacionet ne lidhje me fondin haradinaj.
    besoj do na sjellesh dhe per fonde tjera.
    psh fondi vendlindja therret a eshte bere transparent?
    ku i kini cue paret?
    po per fondin Limaj?
    na trego dicka.
    Mire do ishte qe te behen transparente te gjithe keto fonde, ke haruar te shtosh
    dhe fondin e ashtuquajtur te Republikes se Kosoves te adminstruar atehere nga Bujar Bukoshi dhe ldk..!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosobell..

    thx per informacionet ne lidhje me fondin haradinaj.
    besoj do na sjellesh dhe per fonde tjera.
    psh fondi vendlindja therret a eshte bere transparent?
    ku i kini cue paret?
    po per fondin Limaj?
    na trego dicka.
    Bujari ka blere zyra per qeveri ne ate kohe ne nje vend qe as ne harten e gjermanise nuk gjindet, po e gjet dikush le tme therras e shkojme e ngrehim nji pllake perkujtimore per tubuesit e 3% ne krye te tije me pjeter colin.
    Keto mjeti ai i futi permes Sylejman Gergurit ( nje biznismen i deshtuar) ne piramida ne shqiperi, Beri trans aksione me Turqine e mu ne ate kohen kur Kosova digjej dhe vriteshin njerzit ma eminent te Luftes.
    Ky gjeja per te tubuar Arme qe kurr nuk erdhen ne Kosove ai la shume para ne aksionet e turqise.
    Ky fare Bujari se bashku me Sylejman... ne nje bisede qe eshte mbaj´te ne shtepine e Isa Mustafes jan marr vesh se ti merre fondin tane dhe na i le edhe do miljona neve e ne nuk te perzihemi ma e per tonin mos pyet fare dhe keshtu si shperblim i eshte falur jeta ketij dhe do tjerve qe e kan perkrahur.
    Ky Bujari u shukat nga ai takim dhe kurr nuk foli ma per dosjen qe gjeja posedonte ai per vrasjen e Ahmet Krasniqit qe dha para te majme duke sjell deshmitare te rrejshem nga Kosova e zvicra kaq sa per keta marifetgji te Kosoves

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per informacionet o kosovell..

    nga cfar shkruan ketu ne forum del se me xhavitin halit kini qene dhe jini ne nji llogore..

    a mund te na e shpjegosh o kosovell.. se si arritet ju moralisht me e ul vehten aq poshte qe bujarit bukosh me i lyp miljona dojco marko euro athere.. megjithse bujarin bukosh ju e kishit trajtuar si armik.. megjithse partin e bukoshit bujar ..pra ldk -n e kishit pase qe nga fillimi e deri sot qe po shkruajm.. armiken nr 1 dhe te 10001 -te te llogores tuaj.. megjithse.. dhe fondin 3 % gjithashtu e kini trajtue prej fillimit si objekt armiqesor qe duhej izolue e demaskue e ftof prej bashkatdhetareve.. e megjithse dhe qeverin e zotni bukoshit e kini pas objekt te luftes tuaj "qlirimtare"..

    po pres sqarime meqe je shum i mir informuar me nga krejt veprimtaria anti-ldk e llogores tuaj.. pra lpk e shik e tjera derivate tyre..sikurse pdk-ja sot..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thx per informacionet o kosovell..

    nga cfar shkruan ketu ne forum del se me xhavitin halit kini qene dhe jini ne nji llogore..

    a mund te na e shpjegosh o kosovell.. se si arritet ju moralisht me e ul vehten aq poshte qe bujarit bukosh me i lyp miljona dojco marko euro athere.. megjithse bujarin bukosh ju e kishit trajtuar si armik.. megjithse partin e bukoshit bujar ..pra ldk -n e kishit pase qe nga fillimi e deri sot qe po shkruajm.. armiken nr 1 dhe te 10001 -te te llogores tuaj.. megjithse.. dhe fondin 3 % gjithashtu e kini trajtue prej fillimit si objekt armiqesor qe duhej izolue e demaskue e ftof prej bashkatdhetareve.. e megjithse dhe qeverin e zotni bukoshit e kini pas objekt te luftes tuaj "qlirimtare"..

    po pres sqarime meqe je shum i mir informuar me nga krejt veprimtaria anti-ldk e llogores tuaj.. pra lpk e shik e tjera derivate tyre..sikurse pdk-ja sot..
    Bujar Bukoshi, Hajdin Sejdia, Vehbi Alimuça “Vefa Holding” Dardania Banka ......

    ja lëmshi i Firmave Piramidale......

    Gjykata e Zyrihut ka dënuar me 2.5 vjet burg avokatin zvicerian Von Planta, i cili akuzohet për pastrimin e parave
    Paratë e VEFA u pastruan në Zvicër

    Von Planta u kap më ‘96 me plot 10.5 milionë franga të VEFA-s. I depozitoi nëpër banka të ndryshme

    Zyrih, 5 nëntor 2004 – Në fund të vitit 1996, në aeroportin e Zyrihut u arrestua një person, i cili po vinte nga Tirana. Shkaku i këtij arrestimi ishte çanta plot me para, që ai kishte me vete. Gjatë pyetjeve të policisë zvicerane mbi prejardhjen e parave, i arrestuari kishte deklaruar se ato ishin të firmës piramidale të Vehbi Alimuçës, “Vefa Holding” dhe se po i sillte në Zvicër, për t’ia dorëzuar një firme. Më vonë, autoritetet zviceriane zbuluan se ishte fjala për një firmë të biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia. Sipas burimeve nga Gjykata e Zyrihut, këtë firmë dhe firma të tjera në Zvicër, për Hajdin Sejdinë i administronte një avokat zviceran. Të mërkurën, avokati 79 –vjeçar Von Planta ka dalë para gjyqit, i akuzuar se në vitin 1996 për Sejdinë ka pastruar 10,5 milionë franga, të dërguara në Zvicër nga piramidat shqiptare. Sipas gjyqtarit, akovati kishte bërë biznese në favor të Hajdinë Sejdisë, i cili nga ana e tij mbante lidhje me biznesmenin e dyshimtë nga Tirana, Vehbi Alimuçaj.
    Vendimi
    Të mërkurën, Gjyqi i Qarkut në Zyrih e shpalli fajtor avokatin e moshuar, Von Planta me akuzën e pastrimit të parave. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burg, pasi paratë e administruara prej tij kanë pasur prejardhje kriminale. Gjykata e shpalli fajtor avokatin, një ish-kolonel në ushtrinë e Zvicrës, për futjen në Zvicër të 10.5 milionë frangave nga një piramidë mashtruese financiare, e cila ishte ngritur në Shqipëri nga Vehbi Alimuça. Sipas gjykatës, për këtë gjë ka pasur mjaft të dhëna, ndaj edhe avokati zvicerian duhej të dyshonte.
    Pastrimi i parave
    Akt-akuza kundër avokatit tregon mënyrën sesi janë pastruar në Zvicër, paratë e kreditorëve shqiptarë. Avokati, pasi merrte paratë nga Shqipëria, punonte si bankë private e Sejdisë. Ai i shpërndante paratë në 10 llogari të ndryshme në gjashtë banka në Zvicër. Më pas fillonte një tjetër shpërndarje e parave, nëpër shtatë banka të tjera. Sipas akt-akuzës, shpërndarja e dytë është bërë në 21 llogari të depozituara në shtatë banka të tjera në Zvicër. Kështu synohej të humbisnin gjurmët e prejardhjes së parave dhe të bëhej pastrimi i tyre. Sa herë që Hajdin Sejdisë i duheshin para, ai shkonte te avokati i tij dhe i merrte. Sipas të dhënave, të bëra publike në gjyqin e avokatit Von Planta, ky i fundit kishte tërhequr disa herë para për llogari të Sejdisë. Me paratë e kreditorëve të VEFA-s, avokati zvicerian ka blerë një vilë luksoze për 1,6 milionë franga, për Sejdinë. Mësohet se kjo vilë e konfiskuar, gjendet në Küsnacht afër Zyrihut, buzë liqenit; kjo pjesë nga zviceranët quhet “bregdeti i artë”. Avokati Von Planta u shpall fajtor jo vetëm për pastrim të parave, por edhe për shkeljen e ligjit për blerjen e pronave. Gjykata e Zyrihut ka vendosur që avokati i Sejdisë duhet të paguajë një gjobë prej 250 mijë frangash, 12 mijë për shpenzimet gjyqësore dhe gati 1,2 milionë franga për shitjen e vilës luksoze.
    06/11/2004
    Avokati Von Planta rrëfeu në gjyq se ç’e kishte tërhequr tek biznesmeni kosovar
    “Me Sejdinë u njoha në vitin ‘85”
    Shekulli

    ZVICËR- Avokati zviceran Von Planta , i cili rrjedh nga kantoni Graubünden dhe Hajdin Sejdia ishin takuar për herë të parë në vitin 1985, në Vilën Teufen afër Zyrihut. Në takim kishte qenë i pranishëm edhe princi Fajzal i Arabisë Saudite, i cili ndërkohë ka vdekur. Mbrojtësi i avokatit të Sejdisë tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte magjepsur nga ky bashkëbisedim. Sejdia e kishte tërhequr avokatin edhe nga kontaktet e tij me Adnan Kashogin, kontrabandistin e njohur të armëve nga Arabia Saudite dhe me një fotografi, ku shihej Sejdia duke e përqafuar liderin palestinez, Jaser Arafat. Biznesmeni nga Kosova, i kishte mundësuar avokatit të tij një vizitë te emiri i Abu Dabit. Aty, avokati ishte pritur në një pallat, para të cilit kishin qëndruar të parkuara 100 vetura Rolls-Royce. Prokurori Michael Frank tha se gjykimi i avokatit tregon se si një person i huaj, pra Hajdin Sejdia, me vite mund të qëndrojë në Zvicër dhe mund të bëjë një jetë shumë të këndshme. Sipas akt-akuzës, Sejdia kishte jetuar për shumë kohë ilegalisht në Zvicër. Avokati i dënuar ishte kujdesur për qarkullimin e parave, për pasuritë e Sejdisë si dhe për sigurimin e leje-qëndrimit për të në Zvicër. Por ajo që e implikoi Von Plantën ishte transportimi i 10.5 milionë frangave që i përkisnin “Vefa Holding”, e rrjedhimisht qytetarëve shqiptarë që investuan paratë e tyre tek kjo firmë piramidale, nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës.
    06/11/2004

    Avokati i Sedisë: Gjithçka është trillim
    A.Bogdani

    TIRANË- Avokati i biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia, pohon për “Shekullin” se asgjë nga ato që thuhet nuk është e vërtetë. “Këto janë lojëra dhe trillime. Asgjë nuk është e vërtetë për klientin tim”,-thotë avokati Shefqet Dizdari. Sipas tij, Sejdia nuk ka ndërmend të replikojë me askënd, pasi ato që fliten nuk i interesojnë. “Ne nuk na interesojnë këto gjëra, ndaj nuk kemi ndërmend të replikojmë për to. Por mund të them se personi i gjykuar në Zvicër nuk është avokati i Hajdin Sejdisë”,-thotë Dizdari për “Shekullin”. Ky reagim vjen pas pyetjes nëpërmjet linjës telefonike të avokatit Dizdari, për lidhjet që Hajdin Sejdia ka me personin që u dënua në Zyrih me 2.5 vjet burg për veprën penale të pastrimit të parave të firmës piramidale “Vefa Holding”.

    Të dhënat e gjyqit

    1997

    Në Shqipëri shpërtheu një kryengritje e armatosur për shkak të rënies së firmave piramidale, ku kishin investuar paratë e tyre shumë qytetarë shqiptarë

    400

    Është 400 milionë franga, dëmi që i kanë shkaktuar firmat piramidale ekonomisë shqiptare. Firma piramidale me numrin më të madh të kreditorëve ka qënë VEFA

    58 000

    Plot 58 mijë shqiptarë supozohet të kenë humbur jo vetëm kursimet, por edhe shtëpitë e tyre duke futur para nëpër firmat piramidale

    20

    Vehbi Alimuça, ish-bosi i firmës piramidale “Vefa Holding” është dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia shqiptare, me akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit
    06/11/2004

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ato milionat qe bukoshi ja ka dhen xhavitit jane te 3%-dhensave.. e jo te bukoshit.. prandaj ato duhet tja ktheni atyre o kosovell..
    keshtu thuaj xhavitit kur pini kafe ne ato qoshkat e sheratonit ne tirane.. por dhe bukoshit kur vjen e raporton tek ju ne SHIK.

    mos-kthimi perben hajni..

    si gjith shqiptaret dhe un e deshiroj sqarimin e plote te piramidave..

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •