Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 144
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Citim Postuar mė parė nga sdi-gja Lexo Postimin
    Gjalle? Ka disa fe qe te vrasin, pyet Talibanet.

    Po Jerusalemi ka qene mijra vjete para se gabelt arab me fe muslimane e pushtuan. Muhameti e ka shpike islamin, shume vone.
    Mund te shkruash si te duash e cfar te duash.
    Nuk jan fete qe te vrasin...jane fetaret qe vrasin...
    Shpresoj qe dhe ju mos jeni fetar,se shkrimi eshte i tille.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 24-01-2010 mė 00:22

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anėtarėsuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    sdi-gja
    sa i perket asaj qe Muhammedi a.s. ka shpikur fen nuk eshte e vertete....por per kete ceshtje nuk flas me njerz qe jan nacionalishta dhe nuk din si ta bejne dallimin ne mes fejes dhe kombit

    Busavat......ajo qe thua ti per fen nuk e ka than askush me herep perpos ato qe jan mbeshtete ne materie.....
    Feja e mban njeriun te gjalll e jo historia

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Citim Postuar mė parė nga mujoislam Lexo Postimin
    sdi-gja
    sa i perket asaj qe Muhammedi a.s. ka shpikur fen nuk eshte e vertete....
    Ku e din ti?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Jeruzalemi ebraik ka kaluar momente te vecanta,vetvrasje masive o kryengritje te shtypura me gjak,ku besimi fetar o ebraizmi dhe eshte lekundur por asnjerere i vene ne dyshim.Dhe sot shtepin e tije te ndertuar ne bote Izraeljani le nje pjese te paperfunduar,kjo tradite do te simbolizoj;ki kujdes e ki shprese,ki kujdes simbolizon perkohshmerine e shtepise dhe jetes bashke ndersa ki shprese do ti tregoje shpresen se njedit do te rikthehet ne Jeruzalem.

    Ne ato ane kishte kaluar dhe i madhi Aleksander ku kishte perzene Persianet,Aleksandri vdes ne 323 dhe mbas tij gjeneralet filluan te ndajne perandorin.Tolomeo zgjedh Egjiptin me qender Aleksandrin ku i perkiste dhe Jeruzalemi e Palestina,ndersa gjenerali tjeter Seleuko mban e krijon qytete te reja si Antiokia ne Siri o Seleukia ne Babiloni.Kjo eshte koha e fillimit te Helenizmit ne Jeruzalem.
    Ne vitin 198 ne Historin e Jeruzalemit i Seleukidet e Antiokies sulmojne e mundin ushterine e Tolomeasve,dinastia e Tolomenjve kishte qeverisur ato zona per nje shekull.Dinastia e Tolomenjve perfaqesonte kulturen e Greqise jugore ndersa Seleuket perfaqesonin kulturen e zones veriore Greke e pereth.

    Keshtu dhe me vone ne Jeruzalem arin pushtues te rinj me teori te reja,e sic dihet qe nje pushtues nje diktator o nje "profet" qe duhet te respektohet nuk kerkon qe populli ti pershtatet jetes,po kerkon qe jeta e popullit ti pershtaten atij,gjithmon ne emer te Zotit o te perendive greke te asaj kohe.
    Te tille mendim kishte dhe Antioko IV Epifane mbret i Antiokes,kur ebrenjte zbatonin ligjin grek perse nuk duheshin ti faleshin dhe perendive greke.Por qe ti futesh ebrenjve nje besim te ri ka vetem nje menyre,tju a futesh me majen e shpates.

    Antioko mbas kalon Egjiptin shkon te beje nje vizit ne Jeruzalem te shikonte se si po shkonte Hellenizacjoni,shkonte shume keq,egzistonte por egzistenca e tij nuk kishte te bente me jeten reale te ebrenjve.Me te mira o me te keqia ai popull duhej te helenizoej dhe elenizmi kishte filluar me te mira duke zhveshur te rinjte ebrenj per pergatitjen fizike "ginnasio",e duke pare qe nuk funksjononte me te mira Antioko vendosi te perdore te keqen o dhunen.Si fillim Tempulli i shenjte u shndua ne tempullin e kushtuar Zeusit,por prap izraelitet nuk jane te mposhtur,ateher duhen gjunjezuar e turperuar,e para duhet te fillojne te hane mishin e derrit qe per ebrenjte ishte nje kafshe e ndyre....

    Dhe nje histori qe mbase ja vlen te tregohet,Eleazaro nje plak 90 vjecar njeri i ditur i respektuar njeri i ligjit ebraik,donin ta detyronin te hante mishin e derrit...por ai nuk pranonte,ateher per mos ta torturuar meqe ishte plak i propozuan qe te bente sikur ta hante,te shtirej....As mos e coni nder mend-u pergjigj ai-ne moshen time nuk ka kuptim te shtirem; tha i vjeteri Eleazaro.E i filluan torturen qe ishte vdekja nga te rahurrit me shkop,nga toka ku rinte shtrire ai trup i thare e i mbuluar me gjak,ngriti koken dhe me nje shikim admirues drejt qiellit u lut me nje ze te embel qe mezi degjohej:Zoteria-zoti jone-ti e di mire qe mund te lirohesha nga vdekja, e se mbahem tani poshte drurit dhe tortures e bej si pernderim qe kam per ju.Fundi i tij nderon njeriun,nderon Jeruzalemin qe nuk dorezohet.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Mbi te gjitha ne Jeruzalem nuk dorezohen grate,jane nenat mbajteset e verteta te besimit.Po ne ate kohe ndodh edhe nje ngjarje ku mund te tregohet besimi i nje nene dhe i femijeve te saj,ne kete rast arestohen shtate vellezer dhe nena e tyre,e duke i torturuar donin ti detyronin te hanin mishin e derrit...

    I pari nga vellezerit sfidon diktatorin Antioko duke i thene:-cfar kerkon? une vdes e nuk do ta tradhetoj ligjin(besimin)......Ateher mbreti i nxehur urdheron ti pritet gjuha,ti priten kembe e duar dhe ta vendosin siper nje pllake bronci te perveluar nga zjarri.Ne ajer ndihej era e mishit te djegur dhe zeri i nene qe u jipte kurajo vellezerve te tjere...
    -Zoteria jone na sheh dhe mallengjehet me ne,ai ka meshire per sherbyesit e tij.
    I dyti vella gjate tortures thote:Ti o i urryer qe na heq jeten e tanishme,por mbreti i universit do te ringjalli te ne jeten e perhereshme.
    I takon dhe vellait te trete,dhe ai shprehet:Ti je i vdekshem,e me pushtetin qe ke be si te duash,por mos kujto se fara jone do te harrohet nga Zoti.E me rradhe dhe vellezerit i katerti dhe i pesti,vellai i gjashte i thote:mos mendo se nuk do te denohesh, Zoti na shikon.
    Dhe nena shikonte femijet me rradhe,u jepte kurajo duke ju lutur me fjale te embla:
    -Bijte e mi,nuk jam une ajo qe u ka dhene shpirtin e jeten,eshte krijuesi i botes,ai qe krijoi njeriun e gjithcka reth tij....zoteria jone ka meshire per ju e do tu rikthej shpirtin e jeten.
    Me vone arin dhe i shtati i fundit nga vellezerit,Antinoko duke pare te gjashte te tjeret qe nuk pranuan vendos ti premtoj se do ti fale jeten e do ta beje edhe te pasur ne qofte se ai do te hante mishin e derrit,por ai nuk pranon.Ateher i drejtohet nenes qe te binte djalin-shko ti flasesh e ta bindesh.
    Nena i shkon prane djalit dhe i flet:Biri im,ki meshire per mua,qe per nente muaj te mbajta ne bark,per tre vjet te kam dhene per te pire e pastaj te kam ushqyer deri sa je rritur,tani te lutem... shiko qiellin e token e gjithe gjerat qe permajn.....mos ki frike,po tregohu i denje vellezerve te tu,pranohe vdekjen deri sa koha e Zoteria te bashkoje bashke me ta.
    Ne fund edhe kjo nene u denua me vdekje...o Jeruzalem o Jeruzalem.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Jeruzalemi eshte i lodhur kerkon paqen cfar do lloj paqe,do qetesin qetesi te cfardollojshme,ku burrat te kthehen ne shtepi e nena te risi femin,te gjitha keto pa harruar kryesoren Jeruzalemi do te ri izraelit.
    Jeruzalemi ecen ne histori e nga historia kane pranuar ligjet,jane popull i zotit ky eshte thjesht mendimi i tyre.Jane per thjeshtesi e qartesi e kete kerkojne nga qeveraret Izralit o te huaj,e te gjithe keta qeveritar ebrenj o pushtues shprehen se jane per demokracin e thone dhe sterthone aq shume sa ne fund perfundojne ta besojne dhe vet ata.E te gjitha keto premtime jane si gjithmon ne emer te popullit,genjejn popullin per te fituar simpatin,genjejn veten per pak pushtet e genjejn perendin per te mboshtur friken,e midis gjithe ketyre mashtrimeve dhe populli perfundon te genjej vetveten.

    Keto arsye sollen dhe ardhjen e pushtuesit Roman,e nje nga prokuratoret roman i Jeruzalemit qe dhe Poncio Pilati,nje njeri i bere i njojtur ne histori sepse nuk vendosi o nuk donte te vendoste.Pilati zevendeson Valeri Grato si prokurator i Jeruzalemit ne nje kohe ku perandoria romake ishte ne kulmin e zhvillimit....Mbi karakterin e keti njeriu eshte folur shume sic e do historia te gjykoj ata qe behen te famshem jo mbi gjerat qe bene por per faj te momentit qe ata jetuan,e pershkruajn kundershtues violent e grindavec por sido te ishte nje gje duhet te jete e vertete Pilati nuk kishte simpati per te mos thene urrejtje per popullin qe e kishin caktuar te qeveriste.
    Ardhja e tij ne Jeruzalem qe nje ardhje e pafat,porsa erdhi dha urdher te viheshin stemat e Romes e imperatorit,reaksjon i menjehershem i popullit per pese dite i luten e sterluten governatorit por Pilati nuk pranon,diten e gjashte populli shtrihet ne toke duke u shprehur se jane gati edhe per vetvrasje se sa te heqin dore nga principet e qytetit te shenjte,Pilati terhiqet nuk ja priste mendja nje rezistenc e tille,nuk mund te fillonte qeverisjen me nje gjakderdhje edhe se nuk e kishte problem.Aksidenti i dyte ndodh kur Pilati kerkon te sjelli ujin ne Jeruzalem,te gjithe ankoheshin per thatesiren,e si roman ishte i fiksuar me ujesjellsin por nuk i mjaftonin fondet e vendos ti plotesoje me nje pjese te vogel te pasuris i mare nga tempulli i shenjte i Salomonit,pse e beri!fundi i botes protesta,ngrihet i gjithe populli e proteston,por Pilati kesaj radhe vendos te shpernaj protesten me dhune....
    E ne fund dhe aksidenti i trete o me mire dhe aksidenti qe e beri kete njeri te famshem ne histori per shum e shum breza te tjere mbas tij.Sic dihet i sjellin perpara nje ebre nje fare Jezu nga Nazareti,Pilati nuk i interesonte nuk kishte kohe te merej me njerez te thjeshte...
    -Kush eshte ky njeri? pyet prifterinjte e tempullit,cfare ka bere? per cfar e akuzoni?.
    -Eshte nje keqberez,i pergjigjen prifterinjte,e nje me i zgjuar shton-po te mos ishte i tille nuk do ta sillnim ketu tek ju.
    Pilati degjon kupton hilen,ne fund eshte roman jo budalla,e pergjigjet;
    -E kuptova por meqe eshte njeriu juaj merreni e gjykoheni simbas ligjeve qe kini.
    I pergjigjen-i takon prokuratorit ta denoje me vdekje.
    -Me vdekje!shprehet i habitur-deri ketu kemi haritur?
    Atehere edhe se pa deshire pyet te akuzuarin,u pa puna keta prifterinjt e lene ne duart e tij,duan ta denojne por duan te jene dhe te pafajshem.
    Prifterinjt kemmgulin-pohon se eshte mbret eshte biri i zotit.
    Pilati i merzitur nga gjithe kjo komedi i drejtohet te akuzuarit qe deri ne ate moment rinte ne heshtje e nuk pergjigjej,i drejtohet per ti shpeguar se sa e rende eshte te vetshpallesh mbret,e ne fund duke humbur durimin e pyet;
    -Eshte e vertet?
    -Mbreteria ime,pergjigjet njeriu-nuk eshte e kesaj bote.
    Ateher Pilati i drejtohet te gjitheve:
    -Eshte a seshte mbret?si mund ta quaj veten mbret kur nuk eshte mbret.
    -I akuzuari vazhdon-une erdha ne kete bote te deshmoj te verteten.
    Pilati nuk pret- E cfare eshte e verteta.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Ku je me Busavate,mirmroma......

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    mirmrama Serafim , si je , si po kalon ..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Mir busavate flm,ckemi ndonje te re apo te vjeter...

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •