-
Thesaret e Salomonit
Rreth Tempullit u ndertua kompleksi i pallateve te Salomonit.Edhe ketu mbreti nuk mendoj per shpenezimet,mermer dru e materjale te cmuara u perdoren,dhe ne abjentet kushtuar haremit dukej potenca e lluksit.Troni i Salomonit ishte i mbuluar me avor e flori,e natyrisht per ta harritur duhej shkuar nepermjet shkalleve,ishte qendra e mbizoterimit.Duheshin njezet vjet qe Salomoni te kishte nje kryeqytet qe ti pershtatej emerit te tij.
Kur Salomoni inaguroj Tempullin,mbrekullia e festave ishte e paharitur deri ne ate kohe,e keto festime nuk sherbenin vetem si argetim,por kishin dhe nje qellim politik qe nuk ishte sekret,Salomoni kishte kuptuar qe thesari me autentik qe mund ti linte si trashegim popullit ishte;Sentimenti i bashkimit nacional.
Kur Arka u trasportua ne tempull,te gjithe "njerezit" e Izraelit u mblodhen ne Jeruzalem.Salomoni i ofroi santuarin popullit Ebre e Zotit,ishin te dy kontraktaret e paktit,edhe se ne ato momente mbase Salomoni mendonte nje pakt tjeter,ate te emerit te tij e te Ebrenjve me historin,e keto dy pakte do vareshin nga cerimonia e fjalimi i Salomonit.
Fjalimi i thene nga Salomoni nuk tregon vetem qellime fetare,por me teper shqetesime e kujdese politike,e mban edhe nje profeci lidhur me fatin e popullit te tij.
Salomoni shfaqet me gjithe madheshtin e tij,e nga Tempulli i flet popullit te mbledhur:
"Zoteri,ti qe ke vene diellin ne qiell,qe e ke dashur ta tregosh ne eresirre;une kam ndertuar nje shtepi ku te jetosh,nje vend ku do qendrosh pergjithmon!".Pastaj i drejtohet popullit:"Deri tani asnje fis,asnje qytet i ka dhene Zoteris nje vend per te ndejtur fiks.Dhe ja tani kjo gje kryhet"
Salomoni i drejtohet perseri Zotit ne emer te popullit qe lutej:
"Degjona,o Zoteri,lutjen e sherbetorit tend e te popullit Izraelit,degjona kur ne do te falemi ne kete vend."......
"Kushdo qe te vi ketu e te kerkoj Zotin e vetem universal......Edhe i huaji,qe nuk eshte i popullit Izraelit,se vjen e lutet ne kete tempull,plotesoja e jepi ate cfare kerkon,ateher te gjithe popujt e Tokes do ta njohin emerin tend!"
I huaji...Salomoni si dhe mbreti David,e kishin kuptuar rrezikun qe do kishte Izraeli nga te huajt,sepse pushtuesit nuk do ti peruleshin kurr ne tempull,po do kerkojne ta shkaterojne...
Kur mbaron fjalimin Salomoni mendon i shqetesuar duke pyetur veten se diskutimi ishte pranuar o miratuar...Salomoni vazhdon me ritet e sakrifikimin e 22 000 demave e 120 000 dele....Si mbret duhet te jete i kenaqur,mendon se ka krijuar ne popullin e tij,nje shpirt te perbashket,mendon se eshte thesari i vertet qe mund te le si trashegim.
-
-
Thesari i Salomonit..
Nje udheheqes duhet te kete inteligjence o zgjuarsi ,e historia ka treguar qe Salomoni ishte nje gjeni,themeloi pushtetin e tij thjeshtesisht mbi idete,edhe se shprehnin drejtesin e profetesin.Ne ate kohe nuk mund te qeveriseshin popujt,ishin fise,qe i bashkonte vetem intuicjoni dhe jo institucioni,ishin njerez qe luftonin e vdisnin per konflikte familjare,nje zenie,nje vdhjedhje baqetie,o per dicka qe nuk ishte e varur nga ligji,por nga tradita e trasheguar.Ishin edhe te gatshem te gjynjezoheshin perpara forces shpirterore te nje mbreti,por ne qofte se autoriteti i tij ishte i bazuar mbi potencen materjale.
Edhe ketu Salomoni arrin te iponoj idete.Cfar do te thote potenca materjale?Ai do te tregoj,qe nuk eshte thjesht mledhja e floririt,gureve te cmuar,o e metaleve te ndryshem.Problemi kryesor dhe i menjehershem eshte ai i vendosjes se paqes,eshte i vetmi kondicjon qe ben te mundur shfrytezimin e pasurive.
Veprimi i pare politik i Salomonit,per sa i perket paqes me shtetet fqinj,eshte ai i kerkimit te aleances me Egjyptin.E faraoni i asaj kohe ishte nje potenc,kishte nje ushteri te pergatitur e nje administracion te mire,por donte te vinte kushtet e tij:Izraeli duhet te blinte nga Egjipti kuaj e materjale ushtarake,dhe tregetia fitimprurese midis Egjiptit e Fenikeve,te kontrollohej nga vet Egjipti...
Salomoni pranon,e per me teper ben nje propozim sensacjonal,eshte i gatshem te martohet me vajzen e Faraonit.Kjo ishte nje gje e paimagjinuar,asnje egjyptjane e rangut te larte ishte martuar me nje te huaj,e asnje ebre kishte martuar nje grua te huaj.
Edhe se vajza e Faraonit kishte nje bukuri qe i pershtatej gustos te Salomonit,ai nuk harron interesin e tij politik.Kerkon nga vjerri keshtjellen ne Gezer,e cila ndodhej ne verilindje te Jeruzalemit e mbronte portin ne Giafa.Ishte pushtuar e shkateruar nga egjipjanet,dhe Faraoni e pronon kete kerkese.Mbasi martohet Salomoni ngarkon gruan e tij per rindertimin e qytetit,e per shekuj do te flitet per te dhe qytetin Gezer,edhe se per Ebrenjt ajo do te jete gjithmon nje "pagane",dhe se eshte gruaja e mbretit..
Per perparimin e mbreteris se tij,Salomoni ka nevoje per shume para,e ne qofte se do te ndiqte traditen e do te kenaqej vetem te mbreteronte,natyrisht qe do ti mjaftonte jeta e pasur,modeste qe i kerkonte populli,por jo ambicia e tij politike.
Ishte udhetimi ne Tiro,qe i hapi syte,per here te pare shikon nje qytet i ndertuar simbas nje plani harmonioz,admiron artin,perdorimin e materjaleve te cmuara e kryesisht perdorimin e floririt,trasformimin e tij ne flete te holla si zbukurim i kthyer ne art.Ishte kjo habi qe e beri Salomonin te mendonte qe vetem Feniket ishin te zotet te ndertonin Tempullin e Jeruzalemit.
Edhe ne kete vizite,Salomoni organizoi nje martese:si shperblim per ndertimin e Tempullit,mbreti i Izraelit i dha mbretit te Tiros Iram,doren e vajzes se tij..
Nga ky moment Salomoni behet padron i politikes madheshtore qe ai mendon,thesari i tij jane gjerat qe ai do te realizoj,dhe veprat qe realizon bejne pjese ne legjende e pjese ne histori.
-
-
Thesari i Salomonit.
Salomoni kerkon te krijoj nje "shtet",eshte i vendosur te harije zhvillimin e vendeve te huaja qe kishte pare,dhe e vetmja politike per te aritur eshte tregetia.Po si duhet ta beje?.Deri tani kishte blere vetem kuaj e mjete ushtarake nga Egjipti,sepse kishte nevoje.Mbret apsolut i nje shteti qe shtrihej nga Palmira deri ne detin e Kuq,Salomoni e kupton qe per te organizuar tregetin,ka nevoje te shesi e te bleje.Ka rreth nje shekull qe kameli eshte zbutur,e eshte bere nje kafshe udhetimi e tregetie,ne qofte se nje njeri nuk ka nxitim mund te harije dhe vendet me te largeta,e kjo eshte nje zgjidhje.Por per te shitur duhet edhe prodhuar,nuk mjafton te prodhosh vetem stofa,miser,vaj, o vere.Egjipti kishte kohe qe kishte perfituar eskluzivitetin,po ashtu si dhe per metalet e cmuara o floririn qe e nxirte nga "Nubia".Cfare mund te prodhonte Izraeli? Pervec se gjera te thjeshta buqesore,qe varen nga thatesira e nga karkalecat qe e shkaterojne.
Nis te ndertoje varka,qe te pershkojne Detin e Madh (Mesdheun),qe te shkojne e te kerkojne ne vendet e largeta e te pashfrytezuara.Po duhet te bente dhe llogarin me Feniket,qe ne ate kohe kishin monopolin e pothuajse te gjithe tregetise te asaj epoke.I bllokuar ne veri,Salomoni mendon te shfrytezoj tregetin me jugun,e jugu eshte Deti i Kuq,qe ishte i perbere nga shume gjire,nje nga keta shtrihej ne perendim te Suezit te sotem,e tjetri gji ne lindje ne Elath (Ezeon-Geber per Bibien),e ardhmja Aqaba.Dhe aty ne Ezeon-Geber,Salomoni vendos te themeloj portin,e ndertimin e anijeve,te cilat do perballonin tregetin e udhetimet e gjata.Me mijera punetor,vullnetarisht o jo,vendosen ne ate rajon,te cileve u jepet vetem nje urdhet:beheni shpejt. Nje teori qe per Salomonin ishte e domosdoshme.Edhe ketu Salomoni e di,qe vetem Feniket jane te zotet te ndertojne kantiere per anijet e medhaja,si dhe perpunimin e trajtimin e mineralit te papaster.Dine te ndertojne furrat e larta per shkrirjen e bakrit,e qymyri i drurit qe duhet per shkrirjen,do te trasportohet nate e dite.Nje imprez prallore,nje ushtri e vertete sklleverish nderton per pak kohe nje qytet prej 678 hektar,nje qytet qe eshte dhe nje keshtjelle,e rrethuar me nje mure te larte tete metra e i larget kater metra,e tille qe munt ti hiqte kurajon dhe pushtuesit me te vendosur.
Inxhinieret Fenih,kerkojne vetem metal e akoma metal.Ne ato male te kuq qe jane ne shkretetiren e Negev,egziston minerali,duhet vetem te nxiret.Ushterit e skelverve punojn nate e dite poshte vapes,po asnjerit si intereson,duhet baker e vetem baker.Salomoni eshte gjithmon prezent,inkurajon,shperblen,e denon shklleverit,simbas punes.
Ne keto momente politikani mendon madheshtin,cdo gje duhet bere,por duhet bere shpejt,e mbizotron lavdia.E tani ka gjetur dhe prodhimin,ka gjetur pasurin.E gjithe ai metal i mbledhur,e furrat qe nxjerin tyme nate e dite,jane i vetmi thesar materjal i potences Izraliane.
-
-
Thesari i Salomonit.
Anijet e mbushura plote,nisen nga Ezeon-Geber per ne nje qytet tjeter,nje port misterioz,asnje nuk do ta dije me ekzaktesi se vertet ku ndodhej.Ofir keshtu quhej te pakten ne Librin e Mbreterve "Ofir e Mbrekullueshmja".Sipas disave ajo ndodhej ne Arabi,e simbas te tjereve ne Indi.Bibia precizon vetem qe duheshin tre vjete per te bere udhetimin,shkuar e ardhur.Dihet qe anijet ktheheshin te karikuar plot me flori e me kafshe te panjohura te asaj kohe si papagallet.
Shkarkuar nga anijet,floriri trasportohej ne vendin e duhur,Jeruzalem.(Simbas Bibies,cdo ngarkes floriri duhet te vlente afersisht dy o tre milion Euro).Salomoni kupton qe gjithe kjo pasuri mund ti prishi mendjen popullit,per kete ndalon hedhjen e floririt ne treg qe mund te sherbej si pagim,e ndalon edhe shitjen e tij per perdorimin e fabrikimin e gjerave artistike e lluksoze.Floriri depozitohet ne tunele te mbrojtura e kontollohet shpesh here ne menyre precize.
Salomoni kerkon qe populli i tije te kujtoje forcen e vertet te Shtetit ebraik,qe ndodhet edhe ne virtut e mbrojtjes.Me floririn e mbledhur do te behen 200 mburoja qe peshojne 10 kile cdonjera,dhe 300 mburoja qe peshojne 3 kile njera,te gjitha te mbajtura e te vena si Pasuri e Shtetit.
Simbolizmi eshte i dyfishte:Floriri ka vlefte vetem se eshte ne sherbim te kombit,dhe potenca financjare duhet te sherbeje vetem per te siguruar perparimin ushtarak-mbrojtes e politik.
Nje potenc e tille e asaj kohe duhet te provokonte xhelozin e Egjyptjaneve.Por Faraonit nuk nder mend te sulmonte nje shtet kaq te forte,e mendon ta sulmoje me vone,kur Salomoni te kete vdekur.Ateher hakmarja egjiptjane eshte e barabarte me xhelozin e mbajtur per shume kohe;Ezeon-Geber do te fshihet nga faqja e dheut dhe flota tregetare teresisht e shkateruar.
Do te duhen 100 vjet me mbrapa,nen mbreterin e "Giosafat,qe qyteti te rindertohet e furrat e shkrirjes te fillojne e punojne.Si Salomone edhe Giosafat do te jete i fiksuar me Ofir e me mbrekullit e tij.E per ta harritur nderton nje flote te re;por tani mbreteria e Izraelit duket e mallkuar,anijet prishen qe ne fillim neper shkembijt perpara se te marin rrugen
Ne kohen e mbreteris te Salomonit,fama e tij kishte kaluar tokat e detet e njohura,asnje potence nuk mund te barazohej me shtetin e tij.Udhetaret e marinaret Izraelit pershkruajn kudo qe shkojne mbrekullit e mbreteris Salomone.Keshtu lind edhe nje legjende umane- njerezore:ajo e dashurive te Salomonit me mbretereshen e Saba.Studiuesit kane kerkuar ta zvogelojne kete odise dashurie,duke e shpeguar thjeshte si raport midis dy shteteve Izraelit e Arabis,.Por Salomoni edhe ne legjende qendron nje person njerezor.
-
-
Thesaret e Salomonit.
Saba,gjendet ne jugun ekstrem te gadishullit Arabik,e kishte si kryeqytet Marib,sot nje qyteze e vogel e ndodhur afersisht 65 km ne veri-lindje te Sana,kryeqyteti i Jemenit te sotem.Saba,duhet te ishte nje vend i pasur,sepse gjeografi grek Staboni,thote qe kishte miniera floriri e zmeraldi.Gezonte dhe nje tregeti lulezuese me Indin,nga ku importonte opio,incens,e specie te ndryshme,Saba si mbreteri kishte aritur te shtrinte influencen e saj pothuajse ne gjithe jugun e Arabis.
Mbreteria dallonte nga te gjitha mbreterit e tjera fqinje per strukturen e saj sociale;ishte e pranuar poliandria,kjo shpegon faktin se troni i saj ishte udhehequr edhe nga mbreteresha gra.
Per mbretereshen e Saba,qe mbreteronte ne kohen e Salomonit,nuk dihet asgje precize;legjenda natyrisht e pershkruan si nje femer te zgjuar e shume e bukur,e duhet te kete qene dhe inteligjente,sepse shkoi ne Izrael per te pare personalisht administrimin shteteror dhe tregetin per te cilat kishte degjuar aq shume.Beri udhetimin ne kuriz te kamelit,kaloi shkretetirat e Arabis per te aritur ne Jeruzalem.Si dhurata solli parfume e incens.Mbasi ariti ne Jeruzalem,kjo mbretereshe qe komandonte tribu o fise nomadi u habit nga mrekullit,sic e pershkruan dhe Bibia:"Kur mreteresha shikoi mensen e Salomonit,apartamentet e sherbyesve te tij,uniformat e ushtarakeve,e kurbanet qe ai bente ne Tempull e Zoteris,mbeti pa fryme e i drejtohet Salomonit:Ate qe kisha menduar te shprehesha mbi zgjuarsin e drejtimin tend,qenka ateher e vertete.Une nuk desha ta besoja,ate qe me kane treguar qe nuk eshte as gjysma e madheshtis tende.Pasuria dhe mencuria juaj kalojne edhe famen qe kisha degjuar.
Nuk duhet te kete qene e lehte per nje grua te terhiqte dashurin e nje mbreti si Salomoni,te cilit per tradicion tregohet se kishte nje harrem me 1000 femra.Dhe ne fakt ne ate kohe,kushdo qe vinte ne Jeruzalem per tju betuar mbretit,i dhuronte femra e skllave mundesisht te pamartuara.Ne pergjithesi edhe se nuk takoheshin me mbretin ato femera bashkoheshin me te tjerat ne harem,ku sherbenin jo vetem per kenaqesi e sherbim personal,por duheshin edhe per te nderuar nje mik qe i takonte rruga.
Per mbretereshen,Salomoni shton festat,asgje nuk eshte e tepert per mysafiren e cuditshme,e ardhur nga larg.Pak nga pak politika i le vendin sentimentit.Gjate festave ne pallat e lulishte e ndricuara,festa e lojera.Mbreteresha tregon gjeagjeza (formulimi i tyre nuk dihet).E cfar mund ti pergjigjet nje mbret i civilizuar nje gruaje te tille,qe edhe se kishte mbreterin e saj dhe pasurit,ishte gjithmone nje mbreteresh e nje populli te "eger"?Mreteresha qendron ne Jeruzalem me teper se gjashte muaj,e kur niset per ne mbreterin e saj prej rere,mere me vete jo vetem kenaqesit e kujtimet;ajo pret nje femi nga Salomoni.
Si te gjithe pushtuesit e medhej,edhe mbreti i Jeruzalemit enderonte te shkonte larg,e gjithmon me larg.Mbreteresha ariti te pushtoje dhe mbretin pushtues?.
-
-
Thesaret e Salomonit.
Mundet qe Salomoni,si te gjithe pushtuesit qe kerkojne te zgjerojne influencen e tyre,kishte pare tek mbretesha e popullit Saba,nje mundesi per te perparuar tregetin e tij,per te shtuar famen personale,e mbase edhe te hapte fene e Zoteris se tij.Fituesi ka menduar ta beje kete grua prezantuese te politikes Izraeljane ne token e larget te Arabis.Por problemi mbetet i pazgjidhur.
Mbreteresha ka ikur e Salomoni eshte i trishtuar.Koha kalon,thesaret mbidhen gjithmon e me shume,por per cfare duhen?.Mbreti ka ngelur vetem.E perballe pasuris se tij madheshtore,populli pak e nga pak nis te protestoj,sepse nga gjithe keto bankete ati i mbesin vetem therimet.Salomoni kerkon per vete e per popullin,populli kerkon natyrisht vetem per vete.
I vetmuar ne pallatin e tij te madh,mbreti i kerkon grave te tij;te ndolojne kohen qe po iken,me cdo kusht e cdo magji.Gra moabite,hitite,e te cdo fisi qe njihej jetojne ne shtepine e mbretit.Jane valltare,aktore,kengetare,muzikante e gra per shoqeri.Here pas here i japin dhe femi Salomonit,por ati nuk i interesojn.Te gjitha keto gra te feve te ndryshme,kerkojne nga mbreti qe edhe perendit e tyre te nderohen.Mbreti u ploteson deshirat e ngre per ato tempuj gjithmon e me te bukur.Ka hikur koha kur Salomoni luftonte ne emer te Zotit te vetem.
Duhet te kete qene ajo kohe o ajo atmosfere trishtimi,qe se dhe i rrethuar nga shume fytura femerore,por qe nuk arinin ti hiqnin imazhin e zgjuarsin e mbretereshes Saba,qe Salomoni kompozoi "Kengen e Kengeve",Himnin e dashurise me te bukur e sensual qe eshte shkruar ndonjeher:
"Dashuria eshte force si vdekja,pasioni eshte si varri,ndezjet e tij jane si flaka e zjarrit,zjarret e tij,zjarri i Zoteris....
Une jam e zeze,po jam e bukur,bija e Jeruzalemit.....
Dhembet e tua jane si nje tufe delesh kur kthehen nga e lara....Gjinjte e tu jane si dy gazela binjake,qe kullosin midis zambakeve............"
Salomoni do ta shprehi dhimbjen ne pasion,pasuria ne jete duhet,po jeta pa pasion,ne keto momente...nuk duhet.
-
-
Thesaret e Salomonit.
Salomoni kerkon te rihmar veten,e kupton qe koha vazhdon e iken,por bashke me te nuk duhet te zhduken dhe veperat,ai do te lere si trashgim pasardhesve te Jeruzalemit;leksione mencurie.Shkruan nje traktat mbi artin e qeverisjes,i njohur si titull "Proverbat".(Ishte orientalisti anglez Wallis Budge qe ne vitin 1923,shpegoi qe "Proverbi"ishte shkruar vetem nga Salomoni.).
Ne kete veper vihet ne drite kultura universale e mbretit te Izraelit.Ai kishte pasur shume lidhje me Egjiptin (kishte martuar te bijen e Faraonit,e kishte shume femra Egjiptjane) per te mos u ndikuar nga kultura qe mesohej ne bregun e Nilit..Faraoni Amenemhet kishte thene:"Degjo se cfar kame per te thene....Mos i be keq asnjehere nje te varferi,mos perfito nga forca qe ke kunder nje te dobeti......nje sherbues i zoti ne zanatin e tij eshte i denje te marri pjese ne rrethin e mbretit".Keto jane pak a shume dhe keshillat e Proverbit "Degjo me kujdes fjalet e mia...Mos shkatero nje te varfer,mos shtyp nje te dobet.Se nje njeri eshte i mire ne zanatin e tij,mund te marri pjese ne sherbimin e mbretit"
Salomoni e kishte gjithmone terhequr pasuria intelektuale e Egjiptit te asaj kohe.Ne Egjiptin e asaj periudhe kishte nje kohe te gjate qe pervec mesimit te lendeve kryesore (Shkrimi, matematika),mesohej e jepeshin leksione per edukaten civile,per te mesuar femite,o shtetasit e ardhshem,regullat e sherbimin kundrejt Shtetit.Ky mesim kishte dicka te vecante,ndryshe nga lendet e tjera mesohej ne formen e gjeagjezave o enigma.Kjo formule ishte hapur dhe ne Arabi;ishte mbreteresha e Saba qe ja kishte shprehur Salomonit ne formen e lojrave,(midis te tjerave ishte inteligjenca e saj qe mbreti kishte admiruar).
Ne vepren e tij Salomoni shpreh lartesin e mendimit te tij.Rregullat morale qe populli duhet te pranoje e respektoje,kane vetem nje qellim;Shtetin,te gjithe duhet te identifikohen ne respektin ndaj tij,e sigurisht edhe ne respektin ndaj Zoteris "Trebmja nga Zoti eshte principi i mencuris".Zoti percakton mbreterit sepse jane te mire e te zgjuar;si mund te mos perulet populli ligjeve te atyre qe Zoti ka zgjedhur?"......
Nga keto formula,te mencura,e te ndara midis tyre,te shkruara nga mbreti me i madh i asaj kohe,nga keto mendime,mbi njerezit,mbi fene,mbi pushtetin,jane te destinuara ti perkasin popullit ebre,per shum e shum kohe,si ne ditet e mira e si ne kohet fatkeqe.
-
-
Thesaret e Salomonit.
Fjalet e Salomonit "PROVERBAT"nuk do te haroen kurre gjate historise fatkeqe te popullit ebre.Keshtu si nuk do te haroet "Eccleasiaste"(Dokument fetar).Dokumenti personal,nga me te trishtueshmit,nga me te vertetat,qe nje njeri i ka lene si trashegim umanitetit.
"Te jesh mbret e te jesh njeri......te jesh i tille e te mos duash forcen.....te jesh i dobet e te mospelqej dobesia......."
Perballe njerezve me te mencur te Jeruzalemit te mledhur ne nje asamble,Salomoni ben bilancin e jetes se tij:
"Mendjemadhesi ne mendjemadhesi,(i lehte nga mendja)...gjithcka eshte mendjemadhesi.....cfare i mbetet njeriut nga e gjithe puna o vuajtjet qe ka duruar ne jete?....Njeriu e kafsha ecin bashke ne drejtim te te njejtit vend,bashke kane dalur nga pluhuri e bashke do rikthehen ne pluhur"
Salomoni vazhdon ne tregimin e vertete shpirteror;
"Te gjitha gjerat qe Zoti ka krijuar jane te mira ne kohen e tyre;ka nje kohe per te lindur e nje kohe per te vdekur,nje kohe per te dashur e nje kohe per te urryer....Mencuria e nje njeriu ndricon fytyren e tije.....".E vazhdon akoma:
Une kam qene mbret i Izraelit ne Jeruzalem,po gjithcka eshte mendjemadhesi e gjermimi mbas eres"
Pse ky qendrim negativ,nga mbreti me potent i asaj kohe?.Tani Salomoni eshte plakur e kujtimet antike kalojne neper mendjen e tij.I kujtohet rinia,jeta me gjithe kapricot e saj,i kujtohet koha e dashurise,e per hir te femrave te dashuruara kishte ngritur tempuj e altare per te nderuar Perendit e tyre.I kujtohet kercenimi qe Zoteria e tij Geova i kishte bere:Do te heq te gjithe mbreterine.
Megjithate per nder te Davidit,Zoteria i kishte premtuar Salomonit qe nuk do ti hiqte mbreterin deri sa ai te ishte ne jete:
"Do ta rembej mbreterin nga duart e djalit tend,por do ti le nje tribu,per dashurin qe kisha ndaj Davit e per Jeruzalemin,qytetin qe une vet e zgjodha....."
Mbas vdekjes se Salomonit,profetesia realizohet,keshtu thote Bibia,ndodh ndarja e shtepise se Izraelit,qe vazhdon akoma dhe sot.
Keto ishin thesaret e Salomonit.Edhe sot perdoret fjala Salomoniko,qe do te thote:Te jeshe i denje si ai,i mencur e i drejte.O nje sentence Salomonike.
-
-
Mbas vdekjes te Salomonit profetesia realizohet.Mbreteria ndahet midis Roboamo e Geroboamo,bijte e Salomonit.I pari me personalitet te thjeshte kenaqet vetem me Jeruzalemin;ndersa i dyti,rebel,qeveris teritorin pereth qe mbetet.Ketu fillon ndarja e shtepise Izraeljane.(Simbas Bibies).Me mungesen e Salomonit fillojne te shperthejne the armiqesit e vjetera.-"Ateher populli ebre ndogji rrugen e padrejte e Zoteria e abandonoi dhe ja dorezoi armiqeve"....
Teritori i mbreteris fillon e te pushtohet nga te gjitha anet nga popuj qe ishin te shtyre nga hakmarja kunder nje mbreti qe i kishte gjynjezuar me anen e potences se tij,dhe me shprese se mund te mernin thesarin e famshem,qe ishte bere i famshem dhe i egzaxheruar nga vet tregimet e marinareve e tregetareve Izralian.
Ne kohen e mbreteris te Ezekia fillojne sulmet kunder gjithe qyteteve te mbreteris,nga ana e Sennacherib,mbreti Asir.Sennacherib kerkon treqind "talenti"argjendi e tridhjete talenti floriri.Per te shpetuar popullin e tij Ezekia urdheron qe ti hiqet portes se Tempullit veshja e floririt per tja dhene pushtuesit.
Sennacherib i kenaqur nga fitorja e lehte fillon nga mendjemadhesia.Shan Zotin e Izraelit:"Midis gjithe Perendive te vendeve qe kam pushuar,asnje nuk ka mundur te shpetoje token e tije nga duart e mia.Perse Zoteria do ta mbroje Jeruzalemin?"
Por Zoteria i pergjigjet me nje profetesi:"Ai nuk do te hyje ne kete qytet,nuk do te hedhi shigjetat e tije,une do ta mbroje kete Jeruzalem,per dashurin qe kam per Davidin,sherbetorin tim."
Qe ate nate nje shemundje e pashpeguar ben qe te vdesin 185 000 ushtare asire,mbreti i terrorizuar kthehet nga kishte ardhur ne Nivie,ku mbas pak ditesh vritet nga vet djemte e tij.
Jeruzalemi shpeton,por jo per shume kohe.Mbas vdekjes te Ezekia,mbreterit e Izraelit largohen nga Tempulli e i kushtohen magjise.Nuk e vrasin mendjen nga armiqte,nuk degjojne lutjen e profetit Izaia qe i paralajmeron:"Degjoni fjalen e Zoteris......dita eshte afer".
Dhe ne fakt Nabukodonosor,mbreti i Babilonis,eshte ne marshim drejt Izraelit per te te pushtuar popullin e per tu bere padron i thesarit te Salomonit.
Jeruzalemi eshte e rethuar.Nuk eshte me qyteti i Salomonit qe shkelqente.Njerezit mendojne vetem kenaqesite e parate.Perendi e tjera "fallse"jane te nderuara njesoj si i Perjeteshmi Zot i Izraelit.Mbreti Joakim eshte mbyllur prenda ne pallatin e tij,kalon kohen midis deshirave e magjistareve.Nuk mendon se duhet luftuar kunder Nabukodosonor,po dorezohet me gjithe nenen e sherbetoret e tij.Asnje nuk ka meshire per Jeruzalemin.Joakim do te cohet i burgosur ne Babiloni,i lidhur me zinxhire si nje skllav i thjeshte.Do te lirohet mbas 37 vjetesh,e arin te ulet ne tavolinen e mbreteris Babiloneze...
I etur nga hakmarja,Nabukodonosor shkateron cdo gje qe sheh ne Jeruzalem:"Asnje nuk u kursye,as vajza e as adoleshenti".
Te gjithe burrat e vlefshem u shiten si skllever.Qyteti u shkaterua sistematikisht.Muri i ngritur nga Salomoni u shkaterua deri ne fund,qyteti u be shrumb e hi.
Nga Tempulli,simboli i madheshtis politike,pushtuesit hoqen,moren, te gjitha zbukurimet e sendet e cmuara.Tempulli nuk eshte me,mer fund dhe egzistenca e tije.Zhduket keshtu dhe thesari i dyfishte i Salomonit qe i la popullit:Pasuria materjale dhe Shteti.
-
-
Vazhdimi nuk ka me histori.
Ne Jeruzalem e ne vendet pereth ish mbretria e Giuda,eshte e shkateruar nga lufta,Babilonezet kane lene vetem shkaterim.Po edhe ne nje vend te shkateruar duhet vendosur nje mbret,e Babilonezet vendosin nje mbret kukull,Gododia.Po meqe Jeruzalemi eshte i pabanueshem,Godolia vendos banimin e tij ne Mipah,nje fshat i cili ndodhej dymbedhjet kilometra afer ish kryeqytetit.
Deportacioni,shperngulje masive,kampe internimi:fatkeqesi ne fatin ebraik,dhimbje qe kthehen e rikthehen ne jeten e tyre,tragjedi kolektive.
Shvendosja e sklleverve Izraeljan,kishte origjinen nga sistemi Asir,i trasmetuar Babilonezeve,e sic duket i trasmetuar edhe......Gjermaneve.
Tufa njerezish,vendosen ne kampe te ndryshme "ndarjesh" ( edhe njerezit duhet te cilesohen).Nje nga keta eshte Rama,vend i ndodhur tete kilometra larg Jeruzalemit,nga ketu fillon udhetimi.Pothuajse te gjithe jane te lidhur me zinxhire njeri mbas tjeterit,te vendosur ne kollone,me ane te drurit e shkopit,degjohen vetem renkime e uluritje.Avash,avash qe largohen nga atdheu u hiken dhe shpresa e hikjes,problemi eshte te mbijetosh.Pjesa e pare e udhetimit eshte e tmereshme,vetem grate nuk jane te lidhura,duhet te terheqin femijet,te hecurit midis shkretetires Siriane nuk eshte e lehte.Kush rezohet e nuk reziston etjes o mundimit,lihet ne vend nuk ka problem,ne fillim uria e pastaj cakallet do te bejne punen e tyre.
Nga Jeruzalemi ne Babel,ky eshte udhetimi i atyre mbeturinave njerezore qe kane ngelur,keta ishin te pafatet.Mbasi ariten ne Babiloni,u shperndane ne pika te ndryshme,e me vone u shfrytezuan si krahe pune ne ndertimin e veprave te ndryshme,sidomos ato vaditese pereth zones ne Babel.
Me kalimin e kohes gjendja pak a shume permiresohet,disa fitojne dhe te drejten te ndertojne nje kasolle,e disa mund te ndertojne dhe familjen,(kerkohen dhe skllever te rinj).
Po per nje popull ebre,sentimenti me i rendesishem eshte nostalgjia.Nostalgjia eshte gjithmon presente nuk i le asnjehere.Nostalgjia per Jeruzalemin,e per atdheun e humbur.Nga lumejt e Babilonis ngrihen vajet e tyre,ku eco e tyre eshte e destinuar te degjohet nder shekuj.Eshte nje kenge,nje kendim qe shpreh adhurimin e tyre per ate qytet,qe djeresin nostalgji:
"Anes brigjeve te lumejve te Babilonis jemi ulur/ e kemi qare duke te kujtuar Sion/Ne shelgjet e kesaj toke/kemi varur tonat "mandolina"/.
Ata qe te cilet na zhvendosen na kane kerkuar kenge/ata qe na kane shtypur,na kerkojne kenge gezimi:/kendoni ndonje kenge di Sion/Si mund te kendojme kenget e Zoterise/ne nje toke te huaj/Se sikur te haroj o Jeruzalem/mu thafte e gjithe e djathta ime/Mu ngjihte gjuha me qiellezen/se nuk vendos Jeruzalemin/me siper se cdo gezim".
Me nostalgjin e atdheut,del dhe nostalgjia per Tempullin e humbur,nga ky grusht njerezish te deportuar lind dhe nostalgjia e besimit ne Jeruzalem.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt