
Postuar mė parė nga
Albo
Me duket se po shkruani emocionalisht dhe pa menduar fare. Nese nderkombetaret e pranojne se ne Kosove eshte bere genocid apo jo, kjo nuk ka asnje fare rendesie. Edhe sikur nderkombetaret te pranonin me plot goje genocidin ne Kosove, cfare do te fitonte populli i Kosoves? ASGJE!
E rendesishme eshte qe NATO dhe bota i erdhen ne ndihme Kosoves ne oren me te veshtire te saj ne histori dhe nuk e kane braktisur ne kete 11 vjetet e fundit. E rendesishme gjithashtu eshte fakti qe Gjykata e Hages i ka nxjerre kryekriminelet qe i bene ato krime para drejtesise.
Dhe akoma me e rendesishme per popullin shqiptar eshte qe te mos harroje vuajtjet e se kaluar, por ne te njejten kohe te mos mbetet peng e se kaluares. Sot Kosova eshte e lire, e pavarur, me mbeshtetje nderkombetare, dhe po punon per ndertimin e institucioneve, shtetit, jetes. Brezi i ri i lirise, 10 vjecaret e Kosoves jane brezi qe nuk u linden e nuk po rriten ne lufte e genocid, eshte brez qe po rritet ne paqe. Dhe duke qene se keta jane e ardhmja e Kosoves, te gjithe brezat e vjeter te Kosoves qe u dogjen nga flaket e luftes, duhet te punojne e sakrifikojne nga jeta e tyre per hir te ketij brezi te ri.
Varroseni te shkuaren, ushqeni te ardhmen!
Albo
Krijoni Kontakt