Close
Faqja 43 prej 206 FillimFillim ... 3341424344455393143 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 2056
  1. #421
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    hahahhahhah,ndoshta do te shkojm bashk te varri i Rugoves ,por jo per ta nderuar.

    Pikrisht ti keme qen ai njeri ku do te thuash,me fal o ZOT qe e kam perkerahur kete servil,qyqar,tradhetar,ne kemi gabuar shum por ky me rrenat e veta na ka mashteruar se Pavaresia do te vije,por ajo nuk erdhi me punen e Rugoves,por erdhi fal gjakut te deshmorve qe ran per liri dhe pavaresi.
    haha a po a,po deshka hala kohe per ty edhe pse koha ka kaluar qe ta kuptosh ,LOOOOL

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    hahhahahahhaha

    a ka humor ma t'forte se kur ta nijsh budallen tu iu thane tjerve budalle.
    A ka humor ma te forte se kur njish budall qe nuk e din qe jan budall.

    Ky eshte krimi me i madha qe mund ti ndodh dikujt qe eshte budall por i shkreti nuk e din qe eshte budall

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    haha a po a,po deshka hala kohe per ty edhe pse koha ka kaluar qe ta kuptosh ,LOOOOL
    Ani ani ,une po pres prit edhe ti dhe pastaj e shofim se kush e ka pas mir dhe kush gabim.

  4. #424
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Pse po ofendohuni pa nevoje?
    pershendetje te gjitheve.

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    Pse po ofendohuni pa nevoje?
    pershendetje te gjitheve.
    Shiko se kush po ofendon dhe kush ja filloj i pari te ofendoje.

  6. #426
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Shiko se kush po ofendon dhe kush ja filloj i pari te ofendoje.
    (jashte teme)
    si eshte Prishtina,a keni te ftofet,dic me te re,pershendetje

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    (jashte teme)
    si eshte Prishtina,a keni te ftofet,dic me te re,pershendetje
    Mir e kem Prishtine edhe ftofte kemi sa dushe,po Kumanova si eshte po bije bora te ju?

    A e shikove o vella se kush ja filloj te ofendoj i pari?

    Me t'mira

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Interesant qysh edhe pse e kishin hunen e gate si Pinokio shum shkurt po pashin.
    E vertete eshte se per mendjen e disa njerezve sherim i vetem i atyre mendjeve eshte vetem koha.Me kohe do e shohin fuqin e ketij burri.

  9. #429
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    E vertete eshte se per mendjen e disa njerezve sherim i vetem i atyre mendjeve eshte vetem koha.Me kohe do e shohin fuqin e ketij burri.
    Problemi eshte qe nuk ka kohe ne boten e endrrave.

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Lexoni o shqiptart injorat shikojeni se si ka vepruar Rugov coftina.

    Ja cfar thojn Bashkepuntoret e Rugoves.

    Shkëlzen Maliqi: Ibrahim Rugova - Pllaka monotone e gramafonit!

    Kryetari “historik” i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t´i radhisim, (pa i ripërsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata…apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete. Ibrahim Rugova edhe në takimet me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politikë të z.Rugova, më së miri e sipërfaqëson i biri i ish’udbashit Mehmet Maliqi, Shkëlzen Maliqi, një mik i hershëm i tij, gjatë një turneje politike nëpër disa shtete perëndimore.

    Sh.Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftësi të panjohura të Ibrahim Rugovës. Gjatë takimeve thotë Maliqi: ”Ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...”, konstaton Maliqi. (Për më tepër lexo te revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).

    Dhe, gjatë krejt karierës politike, pak gjëra kanë ndryshuar në atë pllakën monotone të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulimet në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët e tij politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë e strategjisë politike që proklamonte në opinion.

    ...................................

    Bujar Bukoshi: Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!
    Qeveria e Kosovës në exil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995-1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.
    Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ - „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik…, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj. Bosi i 3% Bukoshi, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“, i lëshon një sërë akuzash në adresë të kryebosit të vet Ibrahim Rugova. Me këtë rast po i shkëpusim disa pyetje-përgjigje.

    - Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:

    ”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”

    - Bujar Bukoshi përgjigjet (citoi):

    “Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

    - Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:

    ”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”

    - Bukoshi pa hezitim përgjigjet:

    “IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:

    - deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;

    - mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;

    - dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;

    - aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;

    - papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.”

    -përfundon citati.

    - Ndërkaq në një pyetje të V.A - në Zvicër:

    “A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”

    - Bujar Bukoshi do të përgjigjet:

    “Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati.

    .................................

    Milazim KrasniqI: Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë UÇK-në
    Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, dhe bashkëpunëtor i afërt i z. Rugova, i pakënaqur me politikën diletante të Ibrahim Rugovës, në qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bën të njohura në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000. Ai para gazetarëve vuri në pah se “njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontestin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës, për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës” - ka thënë Milazim Krasniqi.

    “Siç e dini, Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie, madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë, por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara”. - thekson bindshëm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës, është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës. “Nëse një parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheqë popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimensioni moral se a ia vlen të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja”, thotë z. Krasniqi.

    Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova

    Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, atëherë kur ai ishte përpjekur të ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të mbrapshtë të Ibrahim Rugovës për UÇK-në. “Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, thotë para gazetarëve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Millosheviqin pa prani ndërkombëtare më 15 maj të vitit 1998.

    Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e qeverisë së përbashkët

    Në konferencën me gazetarë Krasniqi shpërfaq edhe veprimet e dëmshme të Rugovës gjatë vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorësh për dialog me Serbinë duke shpërfillur kështu rolin e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me kët rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarëve, si vijon: “E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane, për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve. E dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve, tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshje për formimin e një qeverie të përbashkët (në krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj, mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie”.

    LDK-ja, parti private e Rugovës, e cila punon me programin e vitit 1990!

    Milazim Krasniqi, më pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak: “Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them, ajo mund të quhet parti private e Rugovës”. Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë, duke rikujtuar se “statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm, ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t’i propozojë vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë”.

    Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi një fjali, “LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim”, dhe më pastaj theksoi “se ky është programi zyrtar i LDK-së”. Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vetë. “Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës, i cili harton lista, dërgon njerëz nëpër departamente, krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutor për të marrë vendime”.

    Smirëziu Ibrahim Rugova!

    Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri në pah edhe faktin se në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së, që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur marshimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin për ditën e çlirimit të vendit, vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremte të 12 qershorit në Prishtinë, e quajti disfatë totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajëson z. Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij, ku thotë se “ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë. Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kësaj deklarate të z. Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar”- përfundon Milazim Krasniqi, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    ...................................

    Fadil Hysaj: Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe!
    - “Sekreti i parë për të ditur me folë në shoqëri, qëndron në të diturit për të dëgjuar” - thotë H.G. Watson.

    Duke u bazuar në këtë thënie, për temën që po shtjelloj, shtrohet pyetja: A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t´i dëgjoi deri në fund, kur i flisnin njerëzit e oborrit të tij?!

    Bashkëpunëtorët e tij të brendshëm thonë JO, katërcipërisht JO! Për të argumentuar këtë JO, po marrë një shembull konkret. Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njëri nga bashkëpunëtorët shumëvjeçarë i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë revistës “Kombi“, flet shumanshëm për politikbërjen e Rugovës, gjatë viteve kur ishte pjesë e oborrit të tij politikë.

    Në pyetjen e gazetarit:

    - “Kuluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtetë kjo?”


    Fadil Hysaj përgjigjet (citoi):

    “Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe. Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip. Është kjo një sindromë e çuditshme. Ai të njëjtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip. Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të. Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip. Në të njëjtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vijë një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra, edhe pse nuk ka thënë asgjë, ka folur bosh. Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip, Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte. Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jepte këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që di. Por, për të qenë fatkeqësia më e madhe, ka edhe mjaft shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që di ndërsa shqiptarët tjerë nuk dinë asgjë. Kjo do të thotë se ne jemi viktimë e një koncepti injorant në politikë, të një mazohizmi në këtë plan, sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetër duhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë. Pra, është ky kompleksi i jetimit”. - përfundon citati. (Burimi: Lexoni më gjerësisht revistën “Kombi”, Viti IV Nr. 29, datë 05. 08. 2000, faqe 30).

    Mos t´ju vjen çudi, ky ishte Ibrahim Rugova i vërtet, sepse këtë gjë e faktojnë bindshëm pikërisht bashkëpunëtorët e tij më të afërt !!!

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •