Close
Faqja 42 prej 206 FillimFillim ... 3240414243445292142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 2056
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Ti po e pyet ate, ndersa na e dime shum mire ku t'dhem ty.
    oooo Doktore he.... ku pom dhimka mu sipas teje?

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Ku po t'dhem?

    E kam vrejt ti kur nuk ke argumente fyen te tjeret marre.
    Jo jo nuk cuditem nga injoranta sikur ti.
    Cfare faktesh me i dhane nje kuqaloshi si ty. Ti s'je per tjeter gja, me te sha me nane e babe, e gjak e cka ki...

    Ty te ka pa met me na kallxu kush ishte Presidenti Rugova.

    E tregoj vete populli per rreth 20 vite, e tregoj edhe ne ditet e ndarjes me te.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #413
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Cfare faktesh me i dhane nje kuqaloshi si ty. Ti s'je per tjeter gja, me te sha me nane e babe, e gjak e cka ki...

    Ty te ka pa met me na kallxu kush ishte Presidenti Rugova.

    E tregoj vete populli per rreth 20 vite, e tregoj edhe ne ditet e ndarjes me te.
    O ZOT fale se eshte injorant.....................................

  4. #414
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    oooo Doktore he.... ku pom dhimka mu sipas teje?
    Nuk ka kurrfar mundesie me t'dhimte kryet.

    Hajt shko drejtohu kah meteori i zi, qoe bothen perpjete e lutju permendores t'Allahit q'ashtu qysh ja ka ba Muhamet tregtari e politikani, se tjeter sen s'munesh me dite ti ... s'jan kto gjana pur trunin e shpurlame t'ni viktime t'feve si ty.

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po te hapej kjo teme ne ndonje forum ku ata qe bejne postime bile dijne diqka edhe jane te pjekur,e shohin me larg,mirepo te vleresohet nje figure e madhe e dr.Rugoves nga disa forumist qe me siguri ende nuk e kane te kryer shkollen e mesme ose nese e kane te kryer e kan falso,kjo eshte keq.Mirepo demokracia dhe liria e te shprehurit po lejojka gjithkend me fol.

    Dikush nuk sheh pertej hundes se vet.

  6. #416
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    O ZOT fale se eshte injorant.....................................
    hahhahahahhaha

    a ka humor ma t'forte se kur ta nijsh budallen tu iu thane tjerve budalle.

  7. #417
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Nuk ka kurrfar mundesie me t'dhimte kryet.

    Hajt shko drejtohu kah meteori i zi, qoe bothen perpjete e lutju permendores t'Allahit q'ashtu qysh ja ka ba Muhamet tregtari e politikani, se tjeter sen s'munesh me dite ti ... s'jan kto gjana pur trunin e shpurlame t'ni viktime t'feve si ty.
    O ZOT fale edhe kete se edhe ky eshte injorant.....................................

  8. #418
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Dikush nuk sheh pertej hundes se vet.
    Interesant qysh edhe pse e kishin hunen e gate si Pinokio shum shkurt po pashin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 21-01-2010 më 13:59

  9. #419
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Akademi kushtuar Rugovës


    Fjala e Presidentit Sejdiu në manifestimin përkujtimor me rastin e katërvjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Ibrahim Rugova
    Sot, nën Patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u mbajt një manifestim përkujtimor me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në vijim e keni fjalën e Presidentit Sejdiu mbajtur në këtë manifestim.


    E nderuara familje e Presidentit Rugova,

    I nderuari Kryeministër Thaçi,

    I nderuar Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Piter Faith,

    Të nderuar deputetë e ministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës,

    Të nderuar ambasador dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë

    Të nderuar drejtues të KFOR-it,

    Të nderuar drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës,

    Të nderuar kryetarë komunash dhe përfaqësues të jetës shkencore, kulturore e fetare,

    Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit,

    Zonja dhe zotërinj,

    Sot është katërvjetori i shkuarjes në amshim të burrështetasit të parë të Kosovës, Presidentit historik Ibrahim Rugova. Çdo vit, ne jemi mbledhur kështu së bashku për t’i shprehur jetës dhe veprës së tij kolosale nderimet tona më të larta, për t’i shprehur Atij falënderimin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë Ai për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë, Kosovës së dashur.



    Katër vjet më parë, ne, populli dhe institucionet e Kosovës, mbetëm pa Prijësin që na kishte prirë me urtësi e me largpamësi në etapën më të vështirë që kaloi jo vetëm vendi ynë, po i gjithë rajoni.

    Janari i vitit 2006 sigurisht ka qenë ndër më të acartët në Kosovë. Por, as moti skajshmërisht i ftohtë, as temperaturat konstante 15 celsius nën zero nuk i ndalën dot qytetarët e mbarë Kosovës për ta rishprehur adhurimin për Presidentin Rugova. Sheshi “Nëna Terezë”, gjatë ditëve të homazhit për Presidentin Rugova, ishte përplot me qytetarë të të gjitha moshave. Asnjëherë më parë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që i gjithë populli, i madh e i vogël, të kishte vetëm një cak – Kuvendin e Kosovës, aty ku i bëheshin nderimet e fundit Presidentit Rugova. Ajo javë do të mbahet mend si java e Besëlidhjes së Re të popullit të Kosovës me veprën e Presidentit Rugova. Besëlidhja e Parë, e pathyer asnjëherë, ishte lidhur qëkur Ai ishte vënë në krye të subjektit të parë politik demokratik në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila me kohë u shndërrua në një lëvizje të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.

    Ndërsa Kosova ishte veshur me petkun e zisë kombëtare për humbjen e madhe, nga mbarë bota vinin ngushëllimet dhe vlerësimet me konsideratat më të larta për figurën brilante intelektuale, humaniste e politike të Ibrahim Rugovës. Liderët e kombeve më të mëdha të botës shprehnin nderimin e tyre për Presidentin Rugova. Edhe kësaj radhe, kujtojmë se me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova, vetë Presidenti Bush theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një mik të vërtetë. Të kësaj shkalle ishin edhe vlerësimet e Presidentit Bill Klinton, i cili me të marrë lajmin për vdekjen e Presidentit Rugova, tha se, po citoj, “Presidenti Rugova çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Havier Solana, vdekjen e Presidentit Rugova e quajti “ironi të vrazhdë të historisë”, sepse “Rugova u nda nga jeta në momentin kur duhej më së shumti, në momentin kur pritej që si lider të ndihmonte në zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës”.

    Atributet që e shoqëruan në përjetësi Ibrahim Rugovën janë të pafundme, por këto duken të jenë më të goditurat: njeriu simbol për Kosovën, njeriu flamur për Kosovën.


    E nderuara familje Rugova,

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Zonja e zotërinj,

    Po bëhen dy vjet që vizioni i Presidentit Rugova për Kosovën shtet sovran, të lirë e demokratik është bërë realitet. Republika e Kosovës është njohur nga 65 vende demokratike anekënd botës dhe ne po punojmë, bashkë me miqt tanë, me tërë përkushtimin që ky numër të shtohet sa më parë.

    Procesi i njohjes së Republikës së pavarur të Kosovës është me rëndësi jetike për ne. Këtë e kanë kuptuar drejt edhe miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa dërrmuese e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera nga mbarë bota, të cilat na kanë ndihmuar pa hezitim në këtë proces. Po ashtu, tani së fundi, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë vende e mbështetën legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të drejtën e popullit të saj për të jetuar i lirë duke shtruar argumente të bollshme, që ne i kemi cilësuar si argumente të parrëzueshme në favor të Kosovës.

    Republika e Kosovës, gjatë këtij dyvjetëshi të shtetësisë së saj të njohur ndërkombëtarisht, ka dëshmuar se është e zonja të jetojë e pavarur dhe të sigurojë shkallë të admirueshme të demokracisë në vend, të garantojë dhe të sigurojë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore e individuale për secilin qytetar të sajin pa dallim kombi e besimi.

    Ndonëse jo pa vështirësi e pa sfida të shumta, gjatë kësaj kohe, me politikën e fqinjësisë së mirë dhe me gatishmërinë për marrëdhënie të mira bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, Kosova është dëshmuar si një faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i së ardhmes së përbashkët evropiane të rajonit. Kjo frymë politike ka dhënë rezultatet e veta. Ne kemi raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje, me përjashtim të Serbisë, e cila po e vazhdon politikën e saj destruktive kundrejt Kosovës. Megjithatë, ne u bëjmë thirrje sërish autoriteteve të Beogradit zyrtar që të heqin dorë nga mendësia e vjetër e dominimit mbi të tjerët dhe t’i hapin udhë perspektivës më të ndritshme të popujve tanë.

    Ndërkohë, vendi ynë ka arritur të faktorizohet duke marrë dita-ditës vendin që i takon në kuadër të familjes së madhe të kombeve të lira dhe ne nuk do të ndalemi derisa ky mision të mos jetë përmbyllur tërësisht.

    Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi,

    Studiuesit e veprës së dr. Ibrahim Rugovës, kujtoj me të drejtë, e kanë vërejtur se Mendimi dhe Veprimi janë dy nyjat e jetës së Rugovës. Citojmë: Edhe pse në fushë pragmatike, Rugova, së pari, është politikan meditans, ai është prijës, pra krijues, ideolog. Ashtu siç e krijoi një model kulturor, Rugova krijoi një model politik, me parabazë humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë bosht – pavarësinë e Kosovës.

    Rugova, studiues, kapërceu nga Poetika në Polikë. Ky kapërcim nënkupton kalimin nga fusha e ideve në atë të veprimit. Nga poezia, nga kritika e studimi letrar, ku me bashkëmendimtarët e me bashkëkohësit e tij krijoi Shkollën e Prishtinës, e cila dekada me radhë u dha dhe po u jep ende vulën e saj meritore studimeve në fushë të dijeve albanologjike, Ibrahim Rugova kaloi në arenën e veprimit politik, në të cilën, po kështu, u shqua si emër prijatar e plotësisht i veçantë.

    Përderisa në fushën e studimeve albanologjike Rugovën e bënin të veçantë qasjet e tij krejtësisht të reja dhe jokonformiste të mbrujtura nga thellësia e dijeve shkencore, të cilat ai i përsosi edhe me përvojën e mësimeve të fituara nga Rolan Barti, në fushën e veprimit politik Rugovën e bënte të veçantë urtësia e tij e paimagjinueshme, e cila u proklamua dhe u zbatua në jetë si doktrinë nacionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur kjo pjesë e Evropës Juglindore ishte bërë arenë e luftërave dhe e tragjedive të mëdha për popujt që s’ishin të dashur për Millosheviqin dhe për kastën e tij gjenocidiale.

    Krejt në fund, rikujtoj se Rugova është cilësuar arkitekt dhe ikonë e pavarësisë së Kosovës, shenjë me të cilën identifikohet shteti më i ri në botë – Republika e Kosovës.

    Ibrahim Rugova, krijues i një modeli kulturor në Kosovë, u bë fuqishëm figura më e madhe politike e historisë moderne të Kosovës. Identifikimi me të, prandaj, paraqet vlerë! Këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe do ta kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me dashuri të paskajshme. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë ne të gjithë, për një njeri që e solli koha për t’i prirë Kosovës, për një njeri që në Kosovë bëri epokë, bëri kohën e vet!

    Të nderuar pjesëmarrës,

    Siç e dini, duke u mbështetur në përgjegjësitë dhe kompetencat e mia kushtetuese, si president i vendit, unë kam themeluar dekoratën “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”. Kjo medalje u jepet qytetarëve të vendit dhe të huaj, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

    Sivjet, për herë të parë, me këtë medalje nderohet ish-Presidenti i Republikës së Çekisë, dijetari e burrështetasi shquar Vaslav Havel. Ftoj Ambasadoren e Çekisë në Prishtinë, zonjën Janina Hrebickova që të vijë në këtë podium dhe të marrë këtë medalje në emër të Presidentit Havel, të cilit i shprehim konsideratat tona për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë për lirinë, demokracinë dhe humanizmin në vendin e tij dhe kudo në botë dhe i dëshirojmë shëndet e fat.

    Ju faleminderit!

  10. #420
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    mfalni dua te ju pyes pse cato ikone,apo si filma vizatimor kur po komentoj po me dalin si ne komentin tim number 413.kurse une skam shtipur,LOOL
    faleminderit ne pergjigje

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •