Ti qka mendon nuk e di e as qe dua ta di se ti je njeri nder ata te cilet deshiron zhdukjen e ti ganiut,,,ata jam i sigurte ...po jo nuk e bejen nje gje te till luftetaret e liris,se ata ja kan kthy pushken shakut e jo shqiptarit,,e ti je i till sikur gani geci ne ket raste ket do ta deshmoj drejtsija edhe nuk shkon gjat ket e din edhe aj vete..edhe ti,,po nje gje te till kunder nje komandanti e ka be aj,po besoj si edhe ti je i till..po ti je thik me dy teha ..po ne keto raste fjalori i juaj nuk shitet,,se ata me pas pas deshir vrasjen e ti e kishin be gjate lufte po ata ja kane lane drejtsis..edhe drejtsija e flet fjalen e vete edhe aj ka me marr denimin e merituar ...ne vitin 2010
Abedin Regja ishte komandanti i pare i brig.112 ,e per me zbrit nga ku poste kariqet u deshte ta vrasin at dhe te hypin vete,,ket as serbija ne antaret e vet nuk e ka ba,,se ata e hiqin njerin e qojen perpjet e jo teposhte e ket e bejen gecet edhe klyshet e tyre.......
Po ti ski kapacitet as me mendu per mu,as kush jam une,e qka kom bo une,sepse sje i ktij niveli njerzor se pari!!
Pushken shkaut ja kom kthy edhe une,bashke me disa ktu qe shkruajn,e qe i kan mbrojt institucionet e Kosoves,si ne lufte,dhe pas saj!
Leni kto gjona se shum amatera pe dilni,ide spo keni as qka po shkruani!!
Koha e atentateve ka përfnduar dhe askush s'besoj se i përkrah ato forma sidomos kur rrezikohet jeta e civilëve përreth.
Nuk po reagohet me sinqeritet ndaj çdo akti kriminal në Kosovë,dhe apriori po gjindet vrasësi pikërisht nga "përkrahësit" më të mëdhenj të gjyqeve.
Askush sot nuk e përmend se ç'po bënë Teuta Balaj e cila pa një këmbë,po e rritë fëmiun e traumatizuar.Besoj se Ketri,Brigada,Juniku etj. e dinë se ajo ishte pre e atentatorëve.E dinë që ajo e humbi fëmiun në bark vetëm pse ishte gruaja e togerit,e dinë se ajo sot jeton pa burrë,pa foshnjen e humbur dhe pa këmbën e saj.Por ndërgjegja e juaj është false.Juve nuk iu ha palla sepse togeri nuk ishte i LDK-së dhe nëse i shuhet e gjithë familja nuk ka gajle.Pse asnjëherë nuk paragjykuat vrasësit eventual?
Juve iu intereson shëndeti i Tahir Zemës dhe kompanisë.
Nëse juve iu dhimbsen shqiptarët e vrarë pse nuk iu dhimbset edhe Tahir Meha me të birin të cilët i vrau pikërisht i adhuruari juaj?Pse nuk iu dhimbset edhe Yll Morina të cilin i adhuruari i juaj e la me shumë plagë në trup midis asfaltit të Strellcit,me të vetmin "mëkat" se ai paska qenë ushtarë i "kaubojit" Ramush?
Ju jeni vazhdimësi e tij.Për ju shqiptarë janë vetëm ata që përkrahin LDK-në dhe presidentin.
Ju që përkrahni "me zell" institucionet,nuk gjeni edhe një kompliment sa do të vogël për kryeministrin tonë.
Nuk dua të besoj se ju bashkë me të adhuruarin tuaj punuat me KOS-in dhe UDB-në.
Por KOS-istët dhe UDB-ashat UNMIK-u nuk i dënon sepse për ta nuk është mëkat apo krim të jesh punëtor i KOS-it dhe UDB-së,por për popullin që vuajti kaq shumë nga këto krijesa këta mëkatarë duhet t'i paguajnë zullumet që i bënë familjeve më atdhetare të këtij populli.
Rrëfimi nr 2:
Teuta Morina ishte një vajzë e re nga Gjakova dhe punonte si teknike e stomatologjisë.Pas çlirimit ajo u martua me Idriz Balën i njohur me emrin e luftës "togeri".
Ai ishte nga Gllareva,por pas çlirimit u vendos në Gjakovë,sepse ishte rritur pa familje (pa nënë,baba,motër apo vëlla) dhe në Gjakovë gjeti për herë të parë ngrohtësinë familjare.
Thonin se ka kaluar luftat e Kroacisë,Bosnjës dhe në fund erdhi t'i ndihmojë edhe Kosovës.Si i frustruar për jetën e tij pa ngrohtësi familjare thonin se ishte i ashpër gjatë luftës.Ardhja e tij në qytetin tonë shikohej me frikë sepse njerëzit mendonin se tipa të tillë shkaktojnë probleme në mjediset urbane.
Por (po flas për qytetin tim) ,familja Balaj jetuan një jetë të qetë dhe të lumtur,pa i shkaktuar askujt ndonjë të keqe.Punonin dhe respektoheshin nga fqinjët dhe qyteti filloi ta njoh atë si një djalë që s'flet shumë dhe gjithmonë ngritet në këmbë kur takohet me qytetarët.
Teuta u punësua në TMK në sektorin e mjeksisë.Kurse Idrizi ishte zëvëndëskomandant i Gardës së Dukagjinit.
Ata bënë edhe një fëmijë dhe thoshin se ajo prap është shtatzëne.Si duket kishin vendosur ta mbushnin shtëpinë me hare.
Por një natë janari,kur po këtheheshin nga disa miq dhe tek Teuta po hapte derën e shtëpisë me djalin në dorë,kishte krisur një shpërthim i madh i cili u ndëgjua në gjithë qytetin tonë.
Dikush kishte dashur ta shuaj gjithë familjen Balaj.
I kam parë ato skena të tmerrshme atë natë në spitalin e Gjakovës,kur e gjithë familja Balaj përpëlitej për vdekje,e ndër ta edhe djali 16 muajsh.
Tek unë,edhe pse s'i kam njohur më parë këtë familje,ndodhi një simpati se po luftonin që të mbijetonin të keqen.Të keqe që s'e kemi pasur traditë.T'i mbysim edhe fëmijët vetëm për një inat ndaj një personi apo rryme.
Sot Teuta Balaj jeton me një këmbë të amputuar,duke e rritur djalin që për fat i shpëtoi vdekjes,kurse Idrizi u arrestua bashkë me gjeneral Daut Haradinajn.
Sot askush nuk flet për atentatorët e mundshëm.Kjo po më dhemb shumë sepse po të ishin Idrizi dhe Teuta antarë të LDK-së do të mbushej forumi në mbrojtje të tyre,duke i gjetur apriori vrasësit,ende pa u hetuar asgjë.
Apo po të arrestohen pjestarët e UÇK-së për këtë tentimvrasje,prap atyre (Teutës dhe Idrizit) do t'u thuren oda.Kështu ishte edhe rasti i Komandant Drinit.Ai përmendet vetëm kur u arrestuan të dyshimtit.Kështu ishte edhe rasti i Ilir Konushevcit.Edhe ai u vra në atentat , por përmendet vetëm Ahmet Krasniqi,sepse Iliri nuk ishte i vijës së FARK-ut.
Mllefosja ime po rrjedh nga këto fakte se shumë po flitni për shqiptarizëm e pak për dukuri.Nëse shqiptar sipas jush ishin vetëm ata që sot janë në LDK dhe dikur ishin në FARK,atëherë formoni republikën e LDK-së.
Por Kosova është edhe e atyre që nuk mendojnë si LDK-ja.
Kjo po më shtynë të dyshoj se shkrimet tua nuk kanë karakter të luftës kundër krimit,por janë vetëm fushatë parazgjedhore,në shërbim të një individi.Kosova kurr më nuk do të jetë e një individi.Enveri dhe Fadili kanë vdekur , mos të mundohet dikush t'i zëvëndësoj,sepse do të përfundoj në ujrat e turbullta të historisë.
Cka paske dasht me thon me ket shkrim??
Krijoni Kontakt